Home Blog Page 322

Arrestohet një person në Prizren për kanosje ndaj policit

0

Një person është arrestuar pas një incidenti në “Kthesën e Buqes” në Prizren, ku dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë shqiptuarjes së një tikete për kundërvajtje në komunikacion.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Kthesa e Buqes, Prizren / 03.11.2025 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kanosur zyrtarin policor deri sa ishte duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në komunikacion. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ne raport./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Vjedhje e rëndë në një banesë në Prizren, grabiten stoli ari, para e orë

0

Në një banesë në rrugën “William Woker” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, ndërsa është raportuar në polici më 3 nëntor.

“Rr. William Woker, Prizren / 31.10.2025 – 23:50. Më 03.11.2025 është raportuar se në banesën e viktimës femër dhe mashkull kosovarë, ka ndodhur një vjedhje e stolive të arit, parave të gatshme dhe orëve të dorës”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti është duke u hetuar.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shqipëri – Kosovë pa kontrolle deri më 28 shkurt 2026

0
Fundi i tetorit shënoi përfundimin e periudhës një mujore gjatë së cilës, në pikat kufitare Shqipëri- Kosovë u zbatua procedura e kontrollit të dokumenteve të identifikimit për të gjithë shtetasit që kalonin në dy anët e kufirit. Ndërsa që nga 1 nëntori, në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve është rikthyer procedura e kalimit të lehtësuar të kufirit pa kontrolle për qytetarët që udhëtojnë me automjete të pajisura me targat e Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja e përbashkët ndërqeveritare mes dy shteteve për këtë procedure të lehtësuar në kufi do të jetë në fuqi për një periudhe tre mujore deri më 28 shkurt 2026.

Marrëveshja ndërqeveritare përcakton një periudhë 9 mujore përgjatë vitit për procedurën e thjeshtëzuar e ndarë në dy periudha. E para që përkon me sezonin turistik nga data 1 maj deri më 30 shtator, ndërsa periudha tjetër me sezonin e dimrit nga 1 nëntori deri më 28 shkurt. Periudhat në fjalë janë cilësuar me ngarkesën më të madhe të hyrje-daljeve në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën sidomos sezoni i verës por edhe në festat e fundvititi, shkruan rtsh.al.

Marrëveshja në fjale filloi së implementuari gjate verës së shkuar. Sipas marrëveshjes, veç kalimit të lehtësuar të kufirit, patrullat e përbashkëta të policisë rrugore patrullojnë të gjitha rrugët drejt qyteteve bregdetare. Në fillim të implementimit, marrëveshja ndërqeveritare ishte e vlefshme vetëm për pikën kufitare Morin-Vërmicë, ndërsa pas kërkesave të qytetarëve dhe rritjes së numrit të kalimeve u përfshinë edhe pikat e tjera të kalimit të kufirit Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec, Borje dhe Orgjost.

Ndërsa përgjatë brezit kufitar u hapën edhe 22 vendkalime të lehtësuara të kufirit për banorët e fshatrave në një brez 30 kilometra në dy anët e kufirit. Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve përveç lehtësirave kufitare është fokusuar edhe në përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës në këto zona. Kujtojmë se qeveria e Kosovës ndërtoi rrugët Kerstec, Pakisht, Zapod dhe Gorozhup Pogaj, dhe projekte të tjera. Këtë vit sipas të dhënave nga policia kufitare më shumë se 5.5 milion shtetas janë regjistruar në hyrje dhe dalje të Shqipërisë në pikat e përbashkëta kufitare, ku peshën më të madhe padyshim e mban pika e kalimit kufitar në Morinë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Artan Abrashi zbulon arsyen e bashkëpunimit me Zafir Berishën: Na lidh respekti dhe vizioni për Prizrenin

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur sonte në emisionin Politiko për arsyet që e shtynë të lidhë koalicion me Zafir Berishën, kryetarin e partisë Nisma për Kosovën në Prizren.

Abrashi tha se bashkëpunimi me Berishën nuk është i rastësishëm, pasi të dy njihen prej shumë vitesh dhe ndajnë respekt të ndërsjellë, pavarësisht dallimeve politike.

“Unë dhe Zafir Berisha njihemi moti, ka ndoshta 20 vite. Kemi pasur normalisht dallimet tona, por nuk ka munguar asnjëherë respekti i ndërsjellë. Ne dallojmë në mendime sa i përket shumë temave, por që në rastin e Prizrenit të jemi bashkë aty ku pajtohemi, dhe kjo është formula e bashkëpunimit,” tha Abrashi.

Ai shtoi se qëllimi i këtij bashkëpunimi është përqendrimi në zhvillimin e qytetit dhe krijimi i një qeverisjeje lokale që reflekton interesin qytetar, jo atë partiak./kanal10

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Biletat për ndeshjen Bashkimi – Cibona dalin nesër në shitje

0

Klubi i Bashkimit ka njoftuar se nesër, nga ora 11:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen kundër ekipit kroat Cibona Zagreb, e cila zhvillohet në kuadër të FIBA Europe Cup, raporton PrizrenPress. Shitja do të bëhet para palestrës sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Sipas njoftimit të klubit, çdo person mund të blejë deri në katër bileta, ndërsa një biletë vlejnë për një hyrje, pa përjashtim moshe. Çmimi i biletave është 3 euro për tribunë dhe 15 euro për sektorin VIP.

Nga Bashkimi u bë thirrje për përkrahje të madhe në këtë ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

“Të martën, të gjithë në palestër! Përkrahje maksimale për djemtë tanë në arenën europiane!”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ndarja e mandateve në Prizren, PDK merr 13 asambleistë, LVV-9

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendin e Komunës së Prizrenit për zgjedhjet e vitit 2025.

Me gjithsej 41 vende në Kuvendin Komunal, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është fituese kryesore, duke siguruar 13 mandate dhe 19,582 vota (32.34% të totalit).

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 9 mandate me 12,916 vota (21.33%)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 6 mandate dhe 8,310 vota (13.73%)
Bashkimi Demokratik i Prizrenit ka marrë 3 mandate me 4,081 vota (6.74%)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 2 mandate me 3,140 vota (5.19%)
Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) ka fituar 2 mandate me 2,718 vota (4.49%)

Kandidatët fitues:

PDK:

  1. Kujtim Gashi (19,582 vota)
  2. Islam Ukaj (1,593 vota)
  3. Arianit Berisha (1,178 vota)
  4. Adem Morina (1,043 vota)
  5. Driton Sallauka (919 vota)
  6. Nehat Elshani (829 vota)
  7. Luljeta Veselaj Gutaj (795 vota)
  8. Çelë Lamaj (787 vota)
  9. Endrit Zogaj (680 vota)
  10. Simir Krasniqi (667 vota)
  11. Ymran Fusha (496 vota)
  12. Drita Qenaj (374 vota)
  13. Dea Gavazaj (331 vota)

LVV:

  1. Dafina Alishani (12,916 vota)
  2. Ilir Gashi (1,098 vota)
  3. Karanfil Haxhillari (808 vota)
  4. Adem Shabaj (621 vota)
  5. Selman Sokolaj (533 vota)
  6. Zgjim Kryeziu (481 vota)
  7. Mergiton Gavazaj (476 vota)
  8. Nerimane Pllana Gashi (426 vota)
  9. Shqipe Shatri Çoçaj (385 vota)

LDK:

  1. Driton Selmanaj (8,310 vota)
  2. Florent Ukaj (937 vota)
  3. Qemal Krasniqi (735 vota)
  4. Haziz Hodaj (498 vota)
  5. Mimoza Memaj (378 vota)
  6. Agnesa Sinanaj Gavazaj (279 vota)

Bashkimi Demokratik i Prizrenit:

  1. Shukri Quni (4,081 vota)
  2. Sefidin Islamaj (479 vota)
  3. Liridona Veçgishti (307 vota)

AAK:

  1. Besnik Krasniqi (3,140 vota)
  2. Nazife Kokollari (243 vota)

Kandidatët e tjerë të zgjedhur për Kuvendin Komunal të Prizrenit përfshijnë përfaqësues të subjekteve të tjera si NISMA SocialdemokrateGuxoSDUYenilikçi Türk Hareket Partisi dhe NOVA Demokratik Stranka.

 

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj për koalicionet e Vetëvendosjes në Prizren: “Të panatyrshme”

0
Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka reaguar pas finalizimit të koalicioneve zgjedhore në prag të balotazhit të 9 nëntorit. Ai i ka cilësuar marrëveshjet e fundit të kundërkandidatit të tij si “koalicione të panatyrshme”.
Të dielën pasdite, PDK ka zyrtarizuar koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa Totaj ka paralajmëruar edhe arritjen e koalicioneve të tjera në ditët në vijim. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me AAK-në, NDS-në, LPRK-në, PREBK-un dhe, mbrëmë, me Bashkimin Demokratik të Prizrenit (BDP) të Zafir Berishës.

Drejt përfundimit faza e parë e ujësjellësit për katër fshatra të Prizrenit

0

Po vazhdojnë me intensitet punimet në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Krushë e Madhe, Piranë, Zojzë dhe Medvec”, që po realizohet si bashkëfinancim mes Ministrisë së Ekonomisë, KRU “Gjakova” dhe Komunës së Prizrenit.

Ky projekt, që synon të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për banorët e katër fshatrave, është në fazën përfundimtare të fazës së parë të punimeve, përcjell Telegrafi.

Sipas marrëveshjes, Ministria e Ekonomisë ka participuar me 700 mijë euro, ndërsa KRU “Gjakova” dhe Komuna e Prizrenit kanë kontribuar secila me nga 300 mijë euro.

Ky investim i përbashkët vlerësohet si një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për zonat rurale të Prizrenit, që do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe shërbimeve publike për komunitetin lokal.