Home Blog Page 320

Dogana e Kosovës sekuestron mallra të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë, me vlerë rreth 8,000 euro

0

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, janë evidentuar dy raste të ndryshme të tentativave për kalim të mallrave pa deklarim doganor.

Zyrtarët doganorë kanë ndaluar të dy automjetet, drejtuesit e të cilëve kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrolleve të detajuara, në të dy automjetet janë zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, në vlerë totale rreth 8,000 euro.

“Mallrat e padeklaruara përfshinin:- Veshmbathje dhe tekstil si: trenerka, xhaketa, peshqira, mbulesa krevati, fustane, etj.- Produkte kozmetike dhe farmaceutike si: kremra, vajra, pika për sy, mjaltë mjekësor, ilaçe për përdorim të ndryshëm- Vegla pune elektrike si: sharra elektrike, trapanë, aku-veglash të markave të ndryshme, pajisje ndërtimi- Produkte elektronike dhe aksesorë për automjete si: pajisje audio, kamera, drita LED, ndëgjuese, mbajtëse telefoni, jastëkë automjeti, etj.- Artikuj tjerë të ndryshëm si: çanta, parfume, libra, sete pedikyri, pajisje pastrimi, etj”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Tutje, thuhet se në të dy rastet, mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë nisur procedurat për kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

“Dogana e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, me qëllim mbrojtjen e tregut dhe ekonomisë vendore, si dhe rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët se deklarimi korrekt i mallrave në kufi është detyrim ligjor, ndërsa mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore”, vijon komunikata.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fitorja e shpresës mbi urrejtjen

0

Mytaher Haskuka

Demokrati socialist, mysliman, imigrant, fitoi qytetin e Nju Jorkut. Zohran Mamdani fitoi me shumicë, si kandidati i parë që fiton më shumë se 1 milion vota që nga viti 1969.

Fitorja e tij edhe njëherë tregon se mobilizimi qytetar mund të triumfojë kundër, parasë, mediave, oligarkëve dhe atyre që e kontrollojnë sistemin.

Fitorja e tij është e madhe pasi që këtë e bëri këtë pavarësisht kundërfushatave të pamëshirshme raciste, islamofobe, shpifëse, dhe shumave të mëdha të shpenzuara nga miliarderët.

Oligarkët, mediat dhe establishmenti i partive shpenzuan shumë para që ta ndalnin fitoren, por gjeneratat e reja të njujorkezëve vendosën fitoren. Këta janë gjeneratë e amerikanëve të politizuar nga kriza financiare dhe nga gjenocidi në Gaza.

Mandani ishte I vetmi kandidat që ju drejtua këtij grupi, dhe i vetmi kandidatë që pati guximin të quaj “luftën ne Gaza” ashtu si është pra gjenocid. Zemërimi i të rinjve ndaj gjenocidit luajti një rol kyç në sigurimin e nominimit të tij nga Demokratët dhe në fitoren. Guximi i tij elektrizoi masat të cilat nuk I shohin interesat e tyre në lajmet e mediave dhe agjendën e politikanëve të mbështetur nga miliarderët.

Gjersa antifushata ishte e fokusuar në frikë dhe urrejtje, në racizëm dhe thellimin e ndarjeve ndërmjet njerëzve, fushata e Mandanit ishte bashkuese, përqafuese dhe unifikuese për amerikanët. Ai iu drejtua hebrenjëve, krishterëve, myslimanëve, hispanikëve por edhe personave transgjinorë dhe homoseksual, sepse e majta demokratike është kundërhelmi kundër urrejtjes, racizmit dhe fashizmit.

Në një epokë islamofobie, e cila është e zakonshme, e pranueshme, dhe e normalizuar në shumicën e vendeve perëndimore e sidomos në Amerikë, fitorja e një kandidat myslimani socialdemokrat në Nju Jork ka rëndësi. Kjo fitore është një dritë shprese në një epokë errësire globale.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gjendet shëndoshë e mirë Suela Krasniqi nga Prizreni, e raportuar e zhdukur më 31 tetor

0

Është gjetur shëndoshë e mirë 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar e zhdukur më 31 tetor në Prizren.

Në fshatin Pastasel të Rahovecit, vëllai sulmon vëllanë

0

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në fshatin Pastasel të Rahovecit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, ngjarja ka ndodhur më 04.11.2025, rreth orës 18:00, kur viktima rreth 26-vjeçar ka njoftuar Policinë se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, rreth 31-vjeçar. Sipas të njëjtave burime, i dyshuari e ka goditur viktimën me grushte dhe shkelma në fytyrë dhe në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Rahovecit për tretman mjekësor dhe më pas është shoqëruar në stacion për deklarim. I dyshuari ndërkohë është ndaluar dhe është intervistuar në Stacionin Policor Rahovec.

Me udhëzim të Prokurorit të çështjes, rasti është iniciuar si “Dhune në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet po vazhdojnë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Shaqa bie viktim e pazargjinjëve të PDK-së e LDK-së”, Berisha: Do t’i kushtojë me 9 nëntor

0

Zafir Berisha, ka komentuar qëndrimet e kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë emisionit Adresa

 Ai e ka cilësuar Totajn si të papjekur politikisht, duke paralajmëruar se kjo qasje mund t’i kushtojë në ditën e zgjedhjeve.

“Në këtë lojë, Shaqa është i papjekur politikisht dhe kjo do t’i kushtojë më datën 9, nëse bie viktimë e pazargjinjve të PDK-së e LDK-së,” tha Berisha.

Berisha gjithashtu bëri të ditur se më herët i ishte kërkuar bashkëpunim apo koalicion i përbashkët me Totajn, por ai kishte vendosur të shmangte këtë temë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ndahet nga jeta aktivisti i LDK-së në Prizren, Liri Gashi

0

Me pikëllim të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e Liri Gashit, aktivist dhe nënkryetar i nëndegës së LDK-së në Atmaxhë të Prizrenit.

Kryetari i LDK-së, Driton Selmanaj, ka dërguar telegram ngushëllimi, duke theksuar angazhimin e pandalshëm të Gashit në jetën shoqërore dhe politike të qytetit, si dhe përkushtimin e tij të sinqertë ndaj vlerave të partisë.

“Liri Gashi do t’i mungojë familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë strukturave të LDK-së. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në mesin tonë. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, thuhet në telegramin e Selmanajt./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Totaj kërkon edhe një mandat: Qeverisja lokale në Prizren ka performancë të lartë

0

Kandidati dhe kryetari aktual i Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet pse ai dhe ekipi i tij meritojnë një mandat të tjetër në balotazhin e 9 nëntorit.

Në Debat Plus, Totaj ka theksuar se qeverisja e tij lokale ka shënuar një performancë jashtëzakonisht të mirë gjatë katër viteve të fundit.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BCredit BICred?t SHPEJT, MIRE, DHE LIRE MERR KREDI BIZNESI INVESTO NE RRITJEN E BIZNESIT T?ND, NE E FINANCOJME. WWW.BICREDIT-KS.COM"

“Mendoj që është e rëndësishëm të theksohet që qeverisja lokale në Prizren e ka pas një performancë jashtëzakonisht të mirë në katër vitet e fundit. Dhe kjo performancë shumë e mirë është vlerësuar nga agjensione të jashtme. Jemi komuna më transparente për vitin 2024. E kemi fituar grantin performancës në vlerë prej 2 milionë 50 mijë eurove. Kurse granti i performancës fitohet, kur komuna ka performancë të mirë dhe i plotëson kriteret. Pastaj shpenzimin e buxhetit e kemi pas në nivel të lartë, 96 për qind. Nga MAPL-ja jemi vlerësuar si komuna e katër më e mira, kemi qenë në vendin 21 në vitin 2021. Kemi një ngrite nga 50 poena në 81.5 poena. Kjo ka ardhur si një rezultat i një performancë të mirë. Realizmi i projekteve shumë serioze”, ka thënë Totaj.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "? ABIPLATINUM ABI RES ESIDENCE DENG ABI PLATINUM MES RITMIT të qytetit, një hapësirë që flet me qetësi. STORE ORE ? STORE 10 +38349456999 49 456 999 +383 www.abiplatinum.com"

Abrashi synon të udhëheqë Prizrenin: E njoh qytetin dhe sfidat e tij

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet e tij se pse duhet të jetë kryetar i kësaj komune.

Abrashi ka theksuar se njohja e thellë e komunës dhe përvoja e tij politike janë faktorë kyç për të udhëhequr Prizrenin.

Express Kredi nga BiCredit

“Në këtë garë kam vendosur të hy, për shkak se besoj që e njoh Prizrenin. Ka kohë që kam filluar aktivitetin tim politik, fillimisht si aktivist, i cili është marrë tema politike, që kanë qenë brengë e komunitetit një kohë të gjatë. Në vitin 2013 jam zgjedhur anëtar i Kuvendit komunal, kam vazhduar me mandatin e dytë po ashtu si anëtar. Kam pasur rastin që për dy vite të jem kryesues i kuvendit Komunal.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Pastaj, në zgjedhjet në zgjedhjet e 2019 jam zgjedhur deputeti i Kuvendit të Kosovës, tri herë radhazi dhe se besoj e njoh edhe mënyrën se si funksionin institucioni. E njoh komunën e Prizrenit, i njoh problemet e Prizrenit, lagjet, fshatrat dhe sfidat që qytetarët ballafaqohen”, ka thënë Abrashi.