Home Blog Page 331

Cilësia e ujit në Prizren brenda standardeve, përjashtim fshati Muradem

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. – Prizren ka njoftuar se, pas analizave të fundit laboratorike, cilësia e ujit të pijshëm në të gjitha njësitë punuese rezulton të jetë brenda standardeve të lejuara për konsum njerëzor.

Sipas kompanisë, konsumatorët në këto zona mund të përdorin ujin pa asnjë shqetësim për pije, pasi parametrat fizikokimikë dhe mikrobiologjikë janë në përputhje me normat e përcaktuara.

Express Kredi nga BiCredit

Megjithatë, në fshatin Muradem, testimet e fundit kanë treguar se uji nuk është ende i përshtatshëm për konsum të drejtpërdrejtë, por mund të përdoret për nevoja sanitare, si larje apo pastrim.

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë në mënyrë të rregullt në të gjitha njësitë operative.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nis krasitja e pemëve e bimëve dekoruese në Prizren

0

Komuna e Prizrenit ka filluar punimet për krasitjen e pemëve dhe bimëve dekoruese në të gjitha pjesët e qytetit.

Sipas njoftimit, këto ndërhyrje po bëhen për mirëmbajtjen dhe rigjenerimin e gjelbërimit urban, duke i dhënë pamje edhe më tërheqëse Prizrenit.

“Aktualisht po bëhet krasitja e pemëve dhe bimëve dekoruese në gjithë qytetin, që po i jep sharm pamjes edhe ashtu të bukur të Prizrenit tonë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Punimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim në zona të ndryshme të qytetit dhe parqeve publike./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Duda Balje reagon përsëri pas shkarkimit të anëtarëve të partisë së saj nga postet qeveritare

0
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar sërish pas shkarkimit të dy anëtarëve të partisë SDU, të cilën ajo e drejton, nga postet e tyre qeveritare.

Balje në “Facebook”  u është përgjigjur komentuesve që, sipas saj, e kanë “gozhduar” pas reagimit të djeshëm, ku kishte shkruar: “Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar.”

Me këtë deklaratë, ajo ka lënë të kuptohet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është hakmarrë ndaj saj për faktin që nuk e ka votuar qeverinë “Kurti 3”.

Balje ka bërë me dije se gati 400 njerëz kanë komentuar në reagimin e saj, e të cilat siç ka theksuar ajo, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm “e pastrojnë nga mëkatet”.

“Prej tetë muajsh po përpiqeni në mënyrë të organizuar të bëni të njëjtën gjë, dhe tashmë është bërë monotone, pa asnjë rezultat konkret. Asnjë koment i juaji nuk mund të ndryshojë asgjë në jetën time. Të gjitha ato gënjeshtra, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm më pastrojnë mëkatet. Në emër të kësaj uroj të jeni mirë dhe me shëndet ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar deputetja Balje.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi synon fitoren e parë në FIBA Europe Cup ndaj skuadrës franceze Dijon

0

Bashkimi do të përballet të mërkurën me skuadrën e njohur franceze JDA Dijon, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup. Takimi zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:00, raporton PrizrenPress.

Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion të garës, pasi kanë pësuar humbje në dy përballjet e para të Grupit J.

Për Bashkimin, që po garon për herë të parë në një kompeticion evropian të këtij niveli, kjo ndeshje para tifozëve të vet ka rëndësi të madhe, jo vetëm për rezultatin, por edhe për përfaqësimin e denjë të basketbollit prizrenas dhe kosovar në arenën ndërkombëtare.

Skuadra portokallezi pësoi në dy takimet e para ndaj Cibonës dhe Pallacanestro Reggiana, por ka shfaqur lojë të përmirësuar dhe besim për të arritur fitoren e parë në histori të klubit në FIBA Europe Cup.

Në prag të përballjes, klubi ka bërë thirrje për mbështetje masive nga tifozët, të cilët mund të sigurojnë biletat nga nesër në mëngjes, përpara palestrës “Sezai Surroi”.

“Ejani t’i mbështesim djemtë tanë të mërkurën!”, është mesazhi i klubit për të gjithë dashamirët e basketbollit prizrenas./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

LVV forcon aleancat për raundin e balotazhit në Prizren, bashkëpunim me partinë e Albert Kinollit

0

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi ka njoftuar se ka arritur bashkëpunim me Partinë Rome të Bashkuar të Kosovës që drejtohet nga Albert Kinolli.

Abrashi ka tha se ky bashkëpunim do të jetë për një Prizren multietnik, gjithëpërfshirës dhe solidar.

“Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e PREBK-së, z. Albert Kinolli, deputet që përfaqëson me dinjitet komunitetin rom të Prizrenit. Në takim ishte i pranishëm edhe bashkëpartiaku dhe aktivisti i parë rom në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Sejnur Veshall, i cili, për herë të parë në historinë e Kosovës, u propozua ditë më parë për postin e Ministrit të Zhvillimit Rajonal nga Qeveria Kurti”, ka shkruar Abrashi.

Abrashi ka shtuar se ky bashkëpunim shënon një bashkim forcash për të avancuar mirëqenien sociale, zhvillimin kulturor dhe përmirësimin e infrastrukturës për komunitetin rom në Prizren.

“Ai reflekton vizionin tonë të përbashkët për një qytet që respekton diversitetin dhe promovon barazinë në çdo fushë të jetës publike”, ka shkruar Abrashi.

Ndryshe në raundin e balotazhit në Prizren në garë do të jenë Shaqir Totaj i PDK-së dhe Artan Abrashi i LVV-së.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Artan Abrashi dhe AAK-ja nënshkruajnë marrëveshje koalicioni për qeverisjen lokale në Prizren

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka nënshkruar sot një marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për bashkëqeverisje në nivelin lokal të këtij qyteti.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi. Ai tregoi  se vendimi është marrë në përputhje me Statutin e partisë dhe pas miratimit nga Kryesia e Degës.

Artan Abrashi është në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj./PrizrenPress.com/

Express Kredi nga BiCredit

“Sot kemi nënshkruar marrëveshje të koalicionit qeverisës me z. Artan Abrashi, kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje”, njofton Krasniqi.

Sipas tij, Aleanca në Prizren mbetet e përkushtuar ndaj qytetarëve dhe synon të kontribuojë në ndërtimin e një Prizreni më të drejtë, të zhvilluar dhe të bashkuar.

“Ne zotëhemi se do të përfaqësojmë me dinjitet interesat e qytetarëve tanë në çdo nivel të qeverisjes lokale dhe se do të punojmë me përkushtim për një Prizren të drejtë, të zhvilluar dhe të bashkuar”.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nesër nis shitja e biletave për ndeshjen Bashkimi–Dijon në FIBA Europe Cup

0

Bashkimi ka njoftuar se nesër, nga ora 10:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj ekipit francez JDA Dijon, e vlefshme për garat e FIBA Europe Cup. Shitja do të bëhet para palestrës “Sezai Surroi” në Prizren, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të klubit, secili person mund të blejë maksimumi katër bileta, ndërsa hyrja në palestër do të lejohet vetëm me biletë të vlefshme, pa asnjë përjashtim moshe.

Çmimi i biletës së rregullt është 3 euro, ndërsa biletat VIP do të kushtojnë 15 euro.

Klubi ka ftuar të gjithë tifozët që të jenë të pranishëm të mërkurën për ta mbështetur skuadrën në përballjen evropiane, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së publikut prizrenas në këtë ndeshje të rëndësishme.

“Ejani t’i mbështesim djemtë tanë të mërkurën!”, thuhet në fund të njoftimit të klubit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ballkani shpartallon Malishevën me pesë gola

0

Ballkani, ka shënuar një fitore të thellë dhe bindëse në kuadër të javës së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mposhtur Malishevën me rezultat të thellë 5:0 në stadiumin “Liman Gegaj”.

Që në fillim të ndeshjes, ekipi nga Suhareka e vendosi ritmin e lojës dhe arriti të kalojë shpejt në epërsi. Almir Kryeziu shënoi që në minutën e 7-të nga penalltia, duke i dhënë avantazhin Ballkanit.

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga trajneri Orges Shehi vazhdoi me të njëjtin intensitet, duke treguar efikasitet të lartë në fazën sulmuese. Bleart Tolaj shënoi dy herë radhazi, në minutat 47 dhe 61, duke e çuar rezultatin në 3:0.

Dominimi i Ballkanit nuk u ndal me kaq. Mesfushori brazilian Giovanni realizoi golin e katërt në minutën e 70, ndërsa Valentin Serebe kompletoi fitoren e thellë me golin e pestë në minutën e 76.

Kjo ishte fitorja e gjashtë sezonalë për Ballkanin, që tashmë ngjitet në vendin e dytë të tabelës me 22 pikë, duke qëndruar shumë pranë kreut.

Ndërkohë, për Malishevën, kjo humbje e rëndë është e gjashta në kampionat, dhe ekipi mbetet në pozitën e gjashtë me 13 pikë, duke pasur nevojë për reagim në javët e ardhshme për të shmangur rënien në formë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prokurori Beqë Shala pezullohet nga detyra pas hetimeve për marrje ryshfeti

0

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur të pezullojë përkohësisht nga detyra prokurorin Beqë Shala, pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) se ndaj tij është iniciuar një hetim penal.

Shala, prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, do të mbetet i pezulluar deri në përfundimin e procedurës penale ose deri në një vendim të ri të Këshillit.

KPK thekson se vendimi synon të sigurojë paanshmërinë dhe integritetin e procedurës hetimore, si dhe të ruajë besimin e publikut në sistemin prokurorial të Kosovës.

Vendimi mund të gjendet në faqen zyrtare të KPK-së: Linku i vendimit

SistemiProkurorial #KeshilliProkurorialKosoves #KPK #SKPK