Home Blog Page 332

Aktakuzë ndaj tre personave për keqpërdorim detyre në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit L.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe ndaj të pandehurve U.M. dhe I.G., për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Sipas aktakuzës, L.B., në cilësinë e drejtorit të poliklinikës “G.” në Prizren, i autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë për lëshimin e certifikatave mjekësore për kandidatët për patentë shofer, më 15 korrik 2023, ka tejkaluar autorizimet e tij duke lëshuar certifikata mjekësore për kandidatët B.V. dhe B.Th., pa i kontrolluar personalisht, ndonëse ata ndodheshin jashtë Kosovës. Me këto veprime, ai ka mundësuar regjistrimin e tyre për provimin e patentë shoferit në auto-shkollat “S.” në Prizren dhe “F.” në Malishevë.

Express Kredi nga BiCredit

Ndërkaq, të pandehurit U.M. dhe I.G., në cilësinë e përfaqësuesve të auto-shkollave të lartëpërmendura, kanë përpiluar dhe dorëzuar kontrata e dokumente të rreme për kandidatët e njëjtë, duke i paraqitur sikur kishin ndjekur ligjëratat teorike, megjithëse ata ndodheshin jashtë territorit të Kosovës.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që pas administrimit të provave dhe shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gjendet i vdekur një person në Llapçevë të Malishevës

0

Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës në fshatin Llapçevë të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se viktima ishte gjetur fillimisht në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Sot rreth orës 07:20, në fshatin Llapçevë-Malishevë, është gjetur në rrugë një person mashkull i moshës madhore në gjendje të rënduar shëndetësore. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor. Viktima është dërguar në QKMF Malishevë, ku edhe ka ndërruar jetë. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Elezaj.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj në bisedime me Zafir Berishën për koalicion në Prizren

0

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka konfirmuar se është në negociata me kryetarin e Bashkimit Demokratik (BD), Zafir Berisha, për një koalicion në balotazhin e 9 nëntorit.

“Me Zafën jemi në bisedime. Besoj se do të vazhdojmë”,  tha Totaj, duke shtuar se takimet me partitë e tjera pritet të zhvillohen së shpejti.

KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/reel/

Totaj përballet në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi. Koalicionet e mundshme mund të jenë vendimtare për rezultatin përfundimtar./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i 1 person, para dhe teksti që thotë "BiCred?t APLIKO APLIKOONLINE: ONLINE: WWW.BICREDIT-KS.COM ??? SAGENTN MAMS ?? ?? ? ??? ?? 50 EURO KREDI exPReSS SHUMA SHUMAENEVOUSHME,PAPRITE. E NEVOJSHME, PA PRITJE."

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "H ABI PLATINUM RESIDENGE Hap dyert e luksit me Abi Platinum +383 49 +38349456999 456 456999 999 www.abiplatinum.com"

Abrashi pa vija të kuqe, ju dërgon ftesë për koalicion të gjitha partive politike në Prizren

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka bërë të ditur se u ka dërguar ofertë të gjitha partive politike për bashkëpunim në balotazh.

Ai tha se nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik, duke lënë të hapur mundësinë për koalicione të gjera.

KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/reel/

“Ju kam dërguar ofertë të gjitha partive politike për koalicione për balotazh. Nuk kam vija të kuqe me asnjë parti politike”, tha  Abrashi.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Abrashi përballet me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "H ABI PLATINUM RESIDENGE Hap dyert e luksit me Abi Platinum +383 49 +38349456999 456 456999 999 www.abiplatinum.com"

“Shko në prokurori”, debati Totaj-Abrashi

0

Dy kandidatët për Prizrenin, Shaqir Totaj dhe Artan Abrashi janë përballë në Pressing.

Në një moment, Totaj i tha Abrashit që “nuk ke kulturë për debat”, derisa ky i fundit i tha që “ska nevojë të flasë për kulturë”.

KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/reel/

Pjesë nga debati mes tyre:

Abrashi: E ke kritiku Haskukën për një ulëse 900 euro, ndërkohë e ke ble 1.700 euro…Ti ke mbajtë konferencë

Totaj: Nuk ke kulturë minimale në debat

Abrashi: Tash je në ballafaqim me idenë, s’ka nevojë me folë për kulturë

Totaj: Procedurat e prokurimit janë të përcaktuara me ligj…Aty nuk ka pas parregullësi, e shkelje, nëse ki argumente që ka pas fryrje të çmimeve shko në prokurori e çoi…

Video:

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i 1 person, para dhe teksti që thotë "BiCred?t APLIKO APLIKOONLINE: ONLINE: WWW.BICREDIT-KS.COM ??? SAGENTN MAMS ?? ?? ? ??? ?? 50 EURO KREDI exPReSS SHUMA SHUMAENEVOUSHME,PAPRITE. E NEVOJSHME, PA PRITJE."

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "H ABI PLATINUM RESIDENGE Hap dyert e luksit me Abi Platinum +383 49 +38349456999 456 456999 999 www.abiplatinum.com"

Përmbytje në Vlashnjë

0

Reshjet e dendura të shiut që ranë mbrëmë në Prizren, kanë shkaktuar probleme në disa zona të fshatit Vlashnjë, ku disa shtëpi janë përfshirë nga uji. Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme për këtë situatë që, sipas tyre, po përsëritet çdo herë që bie shi i rrëmbyeshëm.

Për shkak të reshjeve të mbrëmshme, disa shtëpi në fshatin Vlashnjë të ,Prizrenit janë përmbytur nga uji, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim te banorët. Ata thonë se kjo nuk është hera e parë që përballen me këtë problem dhe kërkojnë nga institucionet komunale që të ndërhyjnë përfundimisht.

“Çka me të thonë tmerr ju lutem i bëj apel komunës le të bëjnë një zgjidhje se kështu nuk shkon më, po duhet me ardhë prej Sllovenisë me ardhë me bë diçka s’po kemi çka me bë më, po e riparojmë prapë, po prishet. Më s’kemi çka bëjmë, ju lutem le të bëhet diçka se më boll u bo. E dyta herë është ky tmerr madh vjet kështu e kemi pas”, tha Mimoza Susuri, banore.

Express Kredi nga BiCredit

“Momenti kur ka ndodhë unë kam qenë jashtë d.m.th. qenë duke u mundu me bo një zgjidhje por nuk ka pasur asnjë shans me bo zgjidhje se gjithçka ka ndodhë brenda minutës edhe na jemi non-stop të dëmtuar edhe uji i autostradës derdhet në këtë vijë. Ajo vija nuk është e pastruar edhe këtu mbrapa e mbushur krejt me bërllog, nuk vijnë me pastrua, disa herë kemi bërë ankesë qe mundeni me pa edhe ju vetë këtu na jemi te detyruar me lëshua shtëpinë prej këtu e me shkua me banuar diku tjetër, sepse nuk bëhet më kështu u mbytëm duke ankuar”, tha Bleron Susuri, banor.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Kryetari i fshatit, Petrit Hoxhaj, ka deklaruar se shkaku kryesor i përmbytjeve është gypi i vogël që nuk përballon sasinë e ujit gjatë reshjeve të mëdha. Ai ka kërkuar që ky gyp të zëvendësohet me një me kapacitet më të madh, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e situatës.

“Një prej shkaktarëve është që edhe gypi i kanalizimit kur është instalua para 20 vjetëve, ka qenë një gyp shumë i ngushtë dhe nuk ka pasur shumë shtëpi ndërsa tash këtu janë mbi 600 shtëpi dhe ende janë me këtë gyp fi-40 që është shumë i vogël dhe si shkak i këtyre ka ndodhë që nëpër shtëpi ju ka hi uji”, tha Petrit Hoxhaj, kryetar i fshatit.

Ndërkohë, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren është bërë e ditur se ekipet komunale kanë dalë që në orët e hershme të mëngjesit për të intervenuar në lagje dhe fshatra të ndryshme, përfshirë edhe Vlashnjën, me qëllim të pastrimit të kanaleve dhe lehtësimit të qarkullimit të ujërave.

“Në të gjitha ato lokalitete ku kanë pasur banorët has shqetësim edhe për vërshimet që ju kanë hyrë në shtëpi ka vepruar drejtoria e shërbimeve publike në këtë rast Drejtoria e Emergjencave, policia, zjarrfikësit, d.m.th. komuna ka qenë në gatishmëri në ndihmë të qytetarëve”, tha Celë Lamaj, drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren.

Deri tani, autoritetet lokale thonë se janë në terren për t’i shmangur dëmet dhe për t’i ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "H ABI PLATINUM RESIDENGE Hap dyert e luksit me Abi Platinum +383 49 +38349456999 456 456999 999 www.abiplatinum.com"

Në Dragobil u përkujtua dëshmori Ali Murat Paçarizi në 27-vjetorin e rënies për liri

0

Sot, në Dragobil të Malishevës, u mbajt ceremonia përkujtimore kushtuar dëshmorit të kombit, Ali Murat Paçarizi, në 27-vjetorin e rënies së tij për lirinë e Kosovës.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryetari i degës së OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, kryetari i nëndegës së OVL-UÇK-së në Dragobil, Habib Paçarizi, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë të shumtë, raporton PrizrenPress.

Në fjalimet e mbajtura pranë lapidarit të dëshmorëve, u theksua se Aliu, në moshë fare të re, zgjodhi pushkën për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

“Jeta dhe gjaku i dëshmorëve janë themel i shtetit që ne sot e gëzojmë”, u tha mes tjerash gjatë ceremonisë, duke theksuar se amaneti i tyre do të ruhet përjetë.

Po ashtu u përkujtua edhe plagosja e luftëtarëve Arsim dhe Haki Paçarizi, të cilët më 27 tetor 1998 ishin bashkë me Aliun, sot të gjithë dëshmorë të kombit.

Pas ceremonisë përkujtimore, pjesëmarrësit bënë homazhe dhe vendosën buqeta lulesh në varrezat e dëshmorëve në Malishevë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ndalohet për 48 orë prokurori që u arrestua për marrje ryshfeti

0

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh të dyshuarit, B.Sh., për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Prokuroria Speciale thotë se me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në zyrën e të dyshuarit janë kryer bastisje dhe janë sekuestruar prova, që sipas tyre do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore.

KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/reel/

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë kryer bastisje në zyrën e punës dhe në vendbanimin e të dyshuarit. Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Express Kredi nga BiCredit

Tutje, ky institucion ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, rithekson përkushtimin në luftën kundër korrupsionit dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale korruptive”, thuhet në njoftim.

Prokurori B.Sh. u arrestua sot gjatë paradites në vendin e tij të punës.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren

0

Vedat Muriqi është bindshëm golashënuesi më i mirë i përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe për një dekadë prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Muriqi është nga Prizreni, ndërsa e ka nisur karrierën te klubi ikonik i këtij qyteti, Liria.

Dhe së shpejti figura e 31-vjeçarit mund të paraqitet edhe në një mural në qytetin e vjetër.

Propozimi për këtë është bërë tashmë. Është Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren (LRFP) që i ka propozuar Komunës së Prizrenit, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, realizimin e një murali në nderim të Muriqit.

Express Kredi nga BiCredit

Sipas njoftimit të LRFP-së, iniciativa për këtë është e kryetarit të kësaj lidhjeje, Mirsad Çollaku.

Lidhjet Rajonale janë pjesë përbërëse e Federatës së Futbollit të Kosovës.

LRFP-ja ka shkruar se Muriqi është kapiten i Kosovës. Në fakt sulmuesi i fuqishëm është njëri prej kapitenëve, ndërsa i pari vazhdon të jetë Amir Rrahmani.

“Ky propozim synon të vendosë një vepër artistike publike në zemër të qytetit, si simbol i krenarisë lokale dhe frymëzim për brezat e rinj. Vedat Muriqi, lindur në Prizren, është shembulli më i mirë i suksesit të arritur përmes përkushtimit, kulturës dhe punës së palodhur. Ai ka arritur majat e futbollit ndërkombëtar, duke mbajtur me dinjitet fanellën e Kosovës dhe duke përfaqësuar qytetin e tij me krenari”, shkruan në njoftimin e lëshuar të hënën nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren.

Pasi shfaqi potencialin te Liria, Muriqi ka bërë rrugëtim të mahnitshëm në karrierë. Luajti më pas për Teutën e Durrësit dhe Besën e Kavajës në Shqipëri. Vazhdoi në Turqi te skuadra si Giresunspor, Gençlerbirligi, Rizespor e Fenerbahçe. Kishte periudhë jo shumë të suksesshme te Lazio në Itali, ndërsa prej fillimit të vitit 2022 është te Mallorca në La Liga të Spanjës.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ka luajtur për Kosovën U21 dhe Shqipërinë U21, ndërsa prej vitit 2016 është pjesë shumë e rëndësishme e Kosovës A. Tani i ka 32 gola në 64 ndeshja dhe vazhdon të shënojë.

“Një mural për Vedatin nuk është vetëm një nder për të si individ, por një mesazh i fuqishëm për të gjithë të rinjtë tanë që ëndrrat janë të arritshme. Ai është model i jashtëzakonshëm që meriton të jetë pjesë e peizazhit kulturor të Prizrenit”, shkruan Lidhja Rajonale e Prizrenit.

Kjo organizatë ka lënë të kuptohet se nuk është caktuar ndonjë lokacion i përshtatshëm për muralin e Muriqit. Shpreson që të jetë në qendër të qytetit.

Muriqi i ka 118 ndeshje, 39 gola dhe 10 asistime në La Liga. Në Superligën e Turqisë i ka 112 ndeshje, 37 gola e 14 paraqitje. Në Serie A ka luajtur 38 ndeshje.

Kulmin e ka arritur te Mallorca, por prizrenasit i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë krenarë me kontributin e madh te Kosova.