Home Blog Page 336

Barazim dramatik në Suharekë, Ballkani dhe Gjilani ndajnë pikët. Malisheva kthehet te fitorja

0

Dy ndeshjet e para të xhiros së 10-të të Albi Mall Superligës së Kosovës sollën emocione, me ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit që u mbyll me barazim dramatik 1:1, derisa Malisheva arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Prishtinës së Re.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani i Orges Shehit shpëtoi nga humbja në minutat shtesë. Gjilani, nën drejtimin e Debatik Currit, kaloi në epërsi në minutën e 69-të me golin e Edi Bashës, i cili shënoi me prekjen e parë pas aktivizimit në lojë, pas një asisti të bukur nga Albin Prapashtica.

Këtij të fundit, më herët, në minutën e 50-të, iu anulua një supergol me gjuajtje nga distanca pas ndërhyrjes së VAR-it, që konfirmoi faull të Sabit Bilallit gjatë ndërtimit të aksionit.

Në minutat shtesë, ndeshja mori ritëm të jashtëzakonshëm. Giovanni Ribeiro barazoi rezultatin në minutën e 90’+4, me gjuajtje me kokë, duke i dhuruar skuadrës vendase një pikë. Vetëm një minutë më vonë, Bleart Tolaj goditi traversën, duke qenë për herë të dytë shumë pranë golit ndaj Gjilanit. Krejt në sekondat e fundit edhe gjilanasit patën mundësi të mirë, por gjuajtjen e fortë të Armend Thaqit e priti portieri Iljazi. Ballkani e përfundoi ndeshjen me një lojtar më pak, pasi kapiteni Bajram Jashanica u ndëshkua me karton të kuq për reagim ndaj gjyqtarit Egzon Dakaj.

Pas këtij barazimi, Ballkani renditet në vendin e dytë me 19 pikë, tri më pak se Prishtina, e cila sot në orën 18:30 luan kundër Dukagjinit, ndërsa Gjilani me 11 pikë mban pozitën e shtatë në tabelë.

Ndërkohë, Malisheva e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani i është kthyer fitoreve pas dy humbjeve radhazi, duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 2:0 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Të dy golat për Malishevën i realizoi sulmuesi Altin Aliu, në minutat 9’ dhe 39’, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të vlefshme dhe ngjitjen në vendin e pestë me 13 pikë pas dhjetë javësh. E Prishtina e Re mbetet në pozitën e fundit me vetëm shtatë pikë, duke vazhduar serinë e rezultateve negative./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ndahet nga jeta Arben Fondaj, ish-lojtar dhe ish-anëtar i bordit të Yllit dhe FBK-së

0

Basketbolli kosovar humb një figurë të shquar. Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli nga Suhareka ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të Arben Fondajt, ish-lojtar, ish-anëtar i bordit të klubit dhe ish-anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në komunikatë, klubi ka theksuar se Arbeni do të mbahet mend për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e klubit dhe për dashurinë e madhe ndaj basketbollit dhe qytetit të Suharekës.

“Arbeni ishte pjesë e familjes së Yllit në periudha të rëndësishme të historisë sonë, duke lënë pas kujtime të bukura, respekt dhe mirënjohje të përhershme”, thuhet në njoftim.

Në fund, KB Golden Eagle Ylli ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fondaj dhe të afërmit e tij, duke uruar që Arbeni të prehet në paqe.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mbahen “Takimet e Gjeçovit” në Zym të Hasit – zbulohet shtatorja e Pjetër Bogdanit

0

Në Zym të Hasit sot u zhvillua edicioni i 54-të i manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit”, i cili i kushtohet jetës dhe veprës së shkrimtarit të shquar Shtjefën Gjeçovi.

Ky vit solli një moment të veçantë përmes zbulimit të shtatores së Pjetër Bogdanit, duke e bërë këtë edicion edhe më madhështor dhe të paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit, raporton PrizrenPress.

“Takimet e Gjeçovit” vazhdojnë të jenë një ngjarje kyçe kulturore, që promovon trashëgiminë e pasur të Hasit dhe kontribuon në zhvillimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare në mbarë rajonin.

Nëpërmjet këtij manifestimi, komuniteti lokal dhe vizitorët nga rajoni nderojnë figurat më të shquara të historisë dhe letërsisë shqiptare, duke ruajtur gjallë traditat dhe vlerat kulturore./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

“Sezoni më i mirë në karrierë”, Neki Emra thotë se dasmat janë ‘lloj menaxhimi’

0

Sa i përket menaxhimit të situatave në dasma, Emra tha se e ka një qetësi dhe një pjekuri të mjaftueshme që ta menaxhojë çdo situatë.

“Ka qenë sezona më e mirë në karrierën time, asnjëherë nuk kam pasur verë më të dendur. Jam falënderues ndaj atyre që më kanë besu me iu këndu në dasma. Është një besim tepër i madh”, tha Emra në “Weekend” në Klan Kosova.

Ai përmendi një nga situatat që i kishte ndodhur në një dasmë, kur nuses nuk kishte mundur t’i vinte babai në ahengun e dasmës.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rahoveci 029 sfidon Prishtinën sonte në “Mizahir Isma”

0

Sonte nga ora 19:00, palestra “Mizahir Isma” në Rahovec do të presë përballjen e xhiros së tretë të Superligës, ku Rahoveci 029 do të përballet me Prishtinën, raporton PrizrenPress.

Klubi ka njoftuar se biletat mund të blihen që nga ora 11:00, përballë palestrës, duke ftuar të gjithë tifozët të jenë prezent dhe ta mbështesin skuadrën në këtë sfidë të rëndësishme për vazhdimin e rrugëtimit drejt objektivave sezonale.

Rahoveci 029 kërkon mbështetje maksimale nga tifozët për të siguruar një performancë të fortë në këtë takim vendimtar, ndërsa atmosfera pritet të jetë emocionuese dhe e mbushur me energji të tifozëve besnikë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Dy ndeshje, dy fitore — P.C Prizreni mposht Dritën

0

Proton Cable Prizreni vazhdon dominimin në Ligën e Parë, duke regjistruar fitore të dyta radhazi këtë sezon.

Ndeshja e zhvilluar në Palestrën “Sezai Surroi” u mbyll me rezultatin 85-55 në favor të vendasve, duke treguar fuqinë dhe vendosmërinë e ekipit, raporton PrizrenPress.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mbi 2300 gjoba për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente trafiku, arrestohen 31 persona

0

Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në vend janë shqiptuar mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku.

Nga policia është deklaruar edhe se gjatë kësaj kohe janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, dhe, 24 me të lënduar.

Po ashtu, është theksuar edhe se janë arrestuar 31 persona.

`Takimet e Gjeçovit` në Zym të Hasit sot nderojnë figurën e Pjetër Bogdanit me shtatore

0

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Takimet e Gjeçovit”, që mbahet çdo vit në Zym të Hasit, dita e dytë e aktivitetit u zhvillua në shenjë nderimi për figurën e shquar të Imzot Pjetër Bogdanit.

Në ditën e dytë të manifestimit tradicional kulturor “Takimet e Gjeçovit”, në Zym të Hasit, inaugurohet shtatorja e Imzot Pjetër Bogdanit, e vendosur në amfiteatrin e fshatit. Pas ceremonisë, mbahet ora letrare tradicionale “Anton Pashku”, në kuadër të së cilës u ndanë tri çmimet “Pjetër Bogdani” dhe çmimi “Unaza e Katit”.

Express Kredi nga BiCredit

Në përmbyllje të ditës, në programin kulturo-artistik do të marrin pjesë tri ansamble kulturore-artistike.

Ndërsa të premten, në kuadër të manifestimit, u mbajt tribuna shkencore kushtuar figurës madhështore të Imzot Pjetër Bogdanit.

Në këtë aktivitet me kumtesa morën pjesë studiuesit Mark Palnikaj (Tiranë), prof. dr. Anton N. Berisha (Prishtinë) dhe Prend Buzhala (Klinë). Tribunën e udhëhoqi prof. dr. Besim Muhadri, ndërsa organizimin e saj e realizoi Frrok Kristaj.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Gjatë tribunës u promovua romani “Zhvarrimi” i autorit Gani Mehmetaj, vepër e cila i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së Pjetër Bogdanit. Për librin foli dr. Femi Cakolli. Në fund të aktivitetit u përurua edhe përmbledhja me poezi e autorit Nikë Lekaj.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nait Hasani: Kurti më premtoi se do t’i vizitojë krerët e UÇK-së, nuk e realizoi

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka premtuar se do t’i vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Hasani, u shpreh se është mashtruar nga Kurti dhe pikërisht për këtë nuk do të ketë votë për të formimin e Qeverisë në seancën që do të mbahet të dielën.

Hasani, mes tjerash, u shpreh se sipas tij Kurti i është ankuar për kalimin e shumë dyerve gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe nënshkrimin e shumë dokumenteve.

“Mua ma kanë kontaktuar të Vetëvendosjes më herët, më kanë kërkuar votën edhe për kryetar të Kuvendit edhe për Qeverinë dhe kam thënë jo – Albini vetë i ka dërguar njerëzit dhe kam thënë jo dhe kur më kanë pyetur se cila është arsyeja kam thënë se Albini më ka mashtruar dhe kaq. Nuk kisha asgjë personale i kam thënë para dy vitesh ka qenë kjo – ‘je kryeministër dhe të takon të shkosh në Hagë t’i vizitosh Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin’ pasi ata kanë nevojë si kryeministër t’i japë mbështetjen në mbrojtje të vlerave të luftës dhe UÇK-së – ai (Kurti) tha po. Më tha që ka shumë dyer për të kalu e shumë letra me i nënshkru – unë i thash se dyert t’i qelin të tjerët dhe letrat i nënshkruan të tjetër nuk i nënshkruan vetë – tjetër asgjë s’kam. Po të kishte shkuar atje, Albini do të ishte shqiptari më i madh këtu”, u shpreh Hasani në Dukagjini.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” shkyç 13 lidhje ilegale të ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” njofton se gjatë kësaj jave ekipet inspektuese kanë ndërmarrë aksione në terren, ku janë identifikuar dhe shkyçur gjithsej 13 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, rastet e evidentuara janë regjistruar në: Prizren – 9 lidhje ilegale, Suharekë – 4 lidhje ilegale.

Nga “Hidroregjioni Jugor” bëhet e ditur se aksionet për zbulimin dhe parandalimin e keqpërdorimeve me ujin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Kompania thekson se ndaj të gjithë personave të përfshirë në raste të tilla do të ndërmerren masat përkatëse ligjore.

“Apelojmë tek të gjithë konsumatorët që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

KRU “Hidroregjioni Jugor” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre në ruajtjen e një sistemi të drejtë dhe të qëndrueshëm të furnizimit me ujë.