Home Blog Page 337

Festivali i Këngës në RTK pritet të jetë mbresëlënës, sipas Hundozit

0

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, ka bërë të ditur se në ambientet e RTK-së po mbahen provat orkestrale për Festivalin e Këngës, ndërsa në Pallatin e Rinisë po punohet intensivisht në skenografinë e tij.

“Përgatitje, energji pozitive dhe përkushtim nga ekipet tona për të sjellë një edicion madhështor të këtij festivali të dashur për publikun,” ka thënë Hundozi.

Ai ka shtuar se falë angazhimit të profesionistëve të artit dhe produksionit, me përvojë shumëvjeçare në organizime të këtilla, si dhe interesimit të madh të talenteve dhe krijuesve muzikorë, ky edicion pritet të jetë vërtet mbresëlënës.

Festivali i Këngës në RTK do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor.

Edicioni i tretë do të sjell në skenë 20 këngë të reja që do të interpretohen live, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me edicionet e mëparshme. Përveç 20 këngëve garuese, programi do të jetë i larmishëm edhe me këngë të vjetra shqipe./rtk

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Ec ma Ndryshe” del me hulumtim: Pse i hedhim mbeturinat në lum?

0

Organizata “Ec ma Ndryshe” ka publikuar hulumtimin “Pse i hedhim mbeturinat në lum?”, i fokusuar në lumin Lumbardh në Prizren.

Hulumtimi synon të analizojë perceptimet dhe praktikat e qytetarëve lidhur me hedhjen e mbeturinave në lumenj, si dhe të masë nivelin e vetëdijes dhe përgjegjësisë qytetare.

Sipas organizatës, presioni i shtuar nga urbanizimi, industrializimi dhe praktikat bujqësore të pakontrolluara ka kthyer ndotjen e ujërave sipërfaqësore në një sfidë kryesore mjedisore.

Të dhënat e mbledhura ofrojnë një pasqyrë të qartë mbi gjendjen aktuale të lumit dhe përfshijnë mendime e propozime të komunitetit për zgjidhje të mundshme.

Kampioni kundër nënkampionit

0

ProCredit Superliga vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante. Derbi i javës zhvillohet të dielën, ku përballen kampionia Trepça dhe nënkampioni Bashkimi, raporton PrizrenPress.

Duelet e edicionit të kaluar ishin të jashtëzakonshme, me gjashtë super finale të zhvilluara, që ngritën adrenalinën në maksimum. ‘Xehetarët’ fituan 4:2 serinë finale. Të dy skuadrat marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup, duke e bërë këtë sfidë evropiane në “Minatori”. ‘Xehetarët’ kanë një fitore e një humbje, kurse Portokallezinjtë e nisën edicionin me dy fitore.

Java e tretë fillon me përballjen Bora – GO+ Peja. Prishtinasit kanë dy humbje në dy ndeshje, kurse pejanët dy fitore në dy ndeshje. Takimi zhvillohet në “Minatori” të Mitrovicës. 

Rahoveci 029 debuton në shtëpi në elitën e basketbollit të shtunën, ku e pret Sigal Prishtinën, që ka dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara, kurse ‘Vreshtarët’ kanë një fitore e një humbje.

Të dielën përballën skuadrat që ende nuk dinë për fitore në këtë edicion Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë këtë edicion.

ProCredit Superliga – Java 3

E shtunë

16:00 Bora – GO+ Peja

19:00 Rahoveci 029 – Sigal Prishtina

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

19:00 Trepça – Bashkimi

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Biletat për ndeshjen Rahoveci 029 – Prishtina dalin në shitje

0

Rahoveci 029 ka njoftuar se biletat për ndeshjen e së shtunës ndaj Prishtinës janë tashmë në shitje dhe do të jenë të disponueshme edhe në ditën e ndeshjes, duke filluar nga ora 11:00, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të klubit, tifozët mund t’i blejnë biletat në dy pika zyrtare: në Fan Shop-in që ndodhet në rrugën “Xhelal Hajda – Toni” dhe në shtandin pranë lokaleve të palestrës.

Çmimet e biletave janë: 2 euro (Tribunë) dhe 5 euro (VIP).

Rahoveci 029 rikthehet në palestrën “Mizahir Isma” për xhiron e tretë të Superligës, ku do të përballet me Prishtinën, të shtunën nga ora 19:00. Klubi ka ftuar tifozët që të jenë të pranishëm dhe ta mbështesin skuadrën në këtë përballje të rëndësishme për vazhdimin e rrugëtimit drejt objektivave sezonale./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ky’Leo Worriels transferohet te Junior 06

0

Klubi i basketbollit për femra Junior 06 ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit të ri Ky’Leo Worriels. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjete sociale, raporton PrizrenPress.

“Mirë se erdhe në skuadrën tonë, Ky’Leo Worriels”, thuhet në njoftimin e KBF Junior 06.

Ky transferim pritet të forcojë radhët e skuadrës në prag të ndeshjeve të ardhshme të kampionatit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që aktivitetet zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetarë të Komunave, do të jetë nga 3 deri më 9 nëntor 2025

Sipas vendimit të KQZ-së për miratimin e planit të aktiviteteve, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që garojnë në raundin e dytë, do të fillojë më 3 nëntor dhe do të përfundojë në orën 06:59 më 9 nëntor.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Grabitje e armatosur në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi kofirmoi se një shofer 44-vjeçar i një automjeti të postës private është sulmuar në dalje të autostradës në fshatin Duhel.

Express Kredi nga BiCredit

“Sot, më datë 24.10.2025, rreth orës 07:45, një person mashkull, 44-vjeçar, ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar një automjet tip kombi, postë private, në dalje të autostradës në fshatin Duhel, është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur. Të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para. Viktima nuk ka lëndime dhe nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfat kanë qenë të mbyllura”, ka njoftuar ai.

Tutje, ai tha se Policia ka reaguar menjëherë dhe është duke u marrë intensivisht me rastin.

“Deri më tani dyshohet se ishin disa persona dhe ishin të armatosur, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit Golf”, shtoi ai.

Hetimet janë në zhvillim me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

0

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, fundjavën e fundit të tetorit, fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.

Siç ka ndodhur çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën më 26 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas duke na mundësuar atë ditë që të flemë një orë më shumë.

Ndryshimi i orës në kontinentin Evropian u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 16 aksidente me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2394 gjoba trafiku.

Në 21 orët e fundit policia ka arrestuar 24 persona, prej të cilëve 10 ka dërguar në mbajtje.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Këto janë grafitet për të cilat dyshohen tifozët prizrenas që i shkruan në Mal të Zi (FOTO)

0

Policia në Hercegnovi të Malit të Zi, ka ndaluar një autobus me shtetas kosovarë, që raportohet se janë tifozë zë KB Bashkimit.

“Arpagjikt” ishin duke u kthyer nga Italia për në Kosovë, kur, siç raportojnë mediat në Mal të Zi, ata janë ndaluar për pushim në një lokacion të quajtur Meljine, ku edhe thuhet se kanë shkruar grafite me akronimin UÇK-së.

E në pamjet që tashmë janë publikuar, shihet se shkrimi është “ARPZ – UÇK – 1878”.

Si pasojë, policia malazeze jozyrtarisht ka thënë për mediat atje se dy persona janë shoqëruar në stacion policor. /Klankosova.tv