Home Blog Page 351

Lidhje e jashtëligjshme me ujë identifikohet në fshatin Hoçë e Vogël

0

Ekipet e kontrollës të Njësisë së Prizrenit, nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, kanë zbuluar një lidhje të jashtëligjshme me rrjetin e ujësjellësit gjatë një kontrolli të rregullt në terren, në fshatin Hoçë e Vogël.

Nga kompania kanë bërë të ditur se ky është një veprim i ndaluar me ligj, i cili përbën shkelje të rëndë sipas rregulloreve të Autoritetit Rregullativ për Ujëra dhe Mbeturina (ARRU), dhe mund të sjellë pasoja ligjore për personat përgjegjës.

“KRU Gjakova” ka apeluar tek qytetarët që të shmangin çdo ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit, duke theksuar se inspektimet në terren po vazhdojnë në të gjitha zonat e shërbimit, me synim sigurimin e furnizimit të barabartë dhe të rregullt me ujë për të gjithë konsumatorët.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi niset drejt Zagrebit për përballjen me Cibonën në FIBA Europe Cup

0

Bashkimi është nisur sot për në Zagreb të Kroacisë, ku do të përballet me ekipin vendas Cibona, në kuadër të FIBA Europe Cup, raporton PrizrenPress.

“Po nisemi për Zagreb! Ekipi gati për një tjetër sfidë të madhe ndaj Cibones! Udhëtojmë me besim dhe energji pozitive, të motivuar për të dhënë më të mirën në parket”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kjo ndeshje shënon një tjetër hap të rëndësishëm për Bashkimin, që synon të përfaqësojë denjësisht Prizrenin dhe Kosovën në arenën evropiane./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

E trishtë: Varroset sot i riu 17-vjeçar që humbi jetën me motor në Prizren

0

 

Sot në orën 16:00 do të varroset në varrezat e Arbanës i riu 17-vjeçar nga Prizreni, i cili humbi jetën dje në një aksident me motor.

Sipas policisë, i riu ishte raportuar i zhdukur pasi kishte dalë nga shtëpia dhe nuk kishte kontaktuar familjen.

 Ai u gjet pa shenja jete në rrugën Landovicë–Gjonaj.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar mbrëmë  për Klankosova.tv  se dyshohet se 17-vjeçari, ndërsa po drejtonte një motoçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke ndërruar jetë në vend.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

 

Zafir Berisha pas rezultateve preliminare: Kam marrë ofertë nga PDK-ja dhe VV-ja, të gjitha opsionet i kam hapur

0

Berisha, i cili arriti të marrë 4,94 për qind të votave në Komunën e Prizrenit, ka deklaruar për Gazetën Insajderi se i ka të gjitha opsionet e hapura, ndonëse ka shtuar se është herët të flitet për koalicione.

Unë për dy muaj këtë iniciativën qytetare që e kam formu, menoj që mesatarisht mirë kam dalë edhe pse kam prit pak më mirë, por për dy muaj ka qenë e pamundshme me arritë më mirë sesa që kam dalë partia e katërt në Prizren. Në anën tjetër, kam pasë kërkesa prej të dy taborreve edhe prej PDK-së edhe LVV-së, por jemi duke e analizu njëherë“, deklaroi Berisha.

Megjithatë, unë e kam një ekip dhe elektorat tradicional tash e 25 vite që më ndjekin dhe duhet me u konsultu me ta, përndryshe të gjitha opsionet i kam hapur. Në fakt dje të dy taborret kanë shprehur interesimin me bashkëpunu, por në anën tjetër unë i njoh të dy shkollat politike, edhe PDK-në edhe VV-në, sepse unë tash e 25 vite jam aktiv në Prizren, i njoh mirë si veteran i politikës të dy taborret“, shtoi më tej Berisha.

Berisha ka shtuar se pret që të jetë mirë në votat e diasporës dhe se pritshmëritë e tij janë që ta sigurojë edhe asamblistin e katërt përmes tyre.

Sido që të jetë, unë po e pres rezultatin, sepse pres me marr kuvendarin e katërt, jam duke i pritur votat e diasporës, po pres me dal mirë. Pastaj, me i konsultu miqtë edhe shokët që kemi qenë në këtë betejë politike. Për mu, unë i njoh të dy shkollat, unë bashkëqeveris bashkë edhe me VV-në. Unë Mytën (Mytaher Haskuka) e kam pru në pushtet më 2017-ën, u desht më 2021-ën me e rrëzu e me e pru Shaqën“, ka thënë Berisha.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Komuna e Prizrenit, në bazë të rezultateve preliminare, ka gjasa të mëdha që të shkojë në balotazh. Dy partitë që pritet të jenë në balotazh janë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me Shaqir Totën dhe Lëvizja Vetëvendosje me Artan Abrashin.

Tota ka marrë 41,99 për qind të votave, ndërsa Abrashi ka 29,80 për qind sosh.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Driton Selmanajn ka marrë 10,66 për qind të votave. /Insajderi.org/

Ja me cilën parti pret bashkëpunim Shaqir Totaj në Prizren

0

Kryetari aktual i Prizrenit Shaqir Totaj, ka treguar se me cilën parti pret bashkëpunim.

Totaj, i ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se nga komuniteti boshnjak kanë pasur numër të madh të votave sepse kanë marrëdhënie të mira, dhe presin ta kenë prapë të njëjtin raport.

Ai potencoi se raporte të mira ka edhe me komunitetin turk, me të cilët tha se pret të ketë takim.

“Me komunitetin boshnjak kam raporte shumë të mirë, edhe nga puna ime e mëhershme, natyrisht që presim përkrahje sepse kemi pas bashkëpunim e marrëveshje. Edhe numri i madh i votave në lagjet me boshnjakë nuk ka ardhë rastësisht”, tha Totaj.

Sa i përket blerjes së votave, Totaj tha se VV në mënyrë ilegale, tre ditë para zgjedhjeve i kanë dhënë 25 milionë për studentët, dhe kjo sipas tij është dyshim për qëllime elektorale.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Në Dragash mbahet “Karvani për Promovimin e Shëndetit”

0

Në qendër të Dragashit u mbajt sot aktiviteti “Karvani për Promovimin e Shëndetit”, i cili kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për kujdesin shëndetësor dhe parandalimin e sëmundjeve kronike jo ngjitëse.

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim ndërmjet Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Berisha” – Dragash dhe projektit AQH (Accessible Quality Healthcare), me mbështetjen e Komunës së Dragashit.

Gjatë ditës, qytetarëve iu ofruan shërbime falas shëndetësore, matje të parametrave bazë dhe këshilla profesionale nga stafi mjekësor dhe infermierët pjesëmarrës.

Në njoftimin e komunës theksohet se kujdesi për shëndetin e qytetarëve mbetet një përgjegjësi e përbashkët, që kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe komunitetit.

Express Kredi nga BiCredit

Rënia e blegtorisë rrezikon resurset e Sharrit

0

Resurset e shumta të Bjeshkëve të Sharrit ngelen të pashfrytëzuara, për shkak të rënies së numrit të bagëtive. Resurse të shumta të Bjeshkëve të Sharrit kanë ngelur të pashfrytëzuara, për shkak të rënies së numrit të bagëtive.

Në komunën e Dragashit çdo vit e më pak banorë po e shfrytëzojnë mundësinë për t’u marrë me blegtori. Mbarështimi tradicional i kafshëve, që dikur zinte vendin kryesor në jetesën e banorëve të kësaj ane, dalëngadalë po kthehet në ferma e fermerë të mëdhenj.

 

Komuna e Dragashit në vazhdimësi është njohur për rritjen dhe mbarështimin e blegtorisë. Treva e Opojës e kishte njërën ndër zejet tradicionale që mbante familjen.

“Personalisht kam 500 krerë, bashkë me vëllezërit 1300 krerë. Ka treg të mjaftueshëm, vetëm a ke prodhimtari. Meqenëse nuk ka fuqi punëtore, jemi duke e mbajtur numrin adekuat që e kemi”, tha Emon Kolloni, blegtor.

Resurset natyrore të Maleve të Sharrit janë të shumta për këtë sektor.

“Ka kullota të mjaftueshme të pashfrytëzuara, meqenëse numri i deleve është në zvogëlim e sipër”, theksoi Kolloni.

Express Kredi nga BiCredit

Kjo ka bërë që fermerët e kësaj komune të mos mund të mbijetojnë individualisht. E ata të tjerët të mendojnë për të ardhmen e biznesit të tyre, qoftë edhe si grumbullues të qumështit.

“Në disa fshatra janë eliminuar komplet fermerët e vegjël dhe janë krijuar fermat e mëdha, mirëpo në disa fshatra të tjerë ende ekzistojnë ata të blegtorisë tradicionale, ku ka ferma të vogla që krijojnë të ardhura për shumë familje”, theksoi Burim Piraj nga shoqata Expo–Sharri.

E fermeri Alemi Hajredini ka theksuar se “përpara kanë pasur individualisht, tash janë ferma të mëdha, ata që i kanë, i kanë fermat e mëdha, i kanë bërë 30 apo 40 e 50 lopë, varet prej fermës si e kanë”.

E sipas Burim Pirajt, në Opojë dhe Gorë produktet e qumështit janë organike, që mund të joshin edhe turistë.

“Barinjtë e këtej i dinë teknikat e përpunimit të qumështit për ta përfituar një djathë sa më cilësor, ndërsa i gjithë djathi që prodhohet këtu është organik, për arsye se delet kullotin në bjeshkë, të cilat nuk janë as të spërkatura, as të plehëruara me pleh artificial. Nga qumështi i cilësisë së lartë përfitohet edhe cilësi e lartë e djathit, kështu që kjo ka filluar të tërheqë turistë”, tha Piraj.

Sipas fermerëve dhe Burim Pirajt, vështirësia kryesore me të cilën përballen blegtorët e kësaj ane është mungesa e infrastrukturës, pasi Malet e Sharrit janë shpallur Park Kombëtar dhe për këtë arsye nuk lejohet asnjë lloj punimi.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

PDK kërkon ndërhyrjen e KQZ-së në Malishevë: Procesi i numërimit po rrezikohet!

0

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj siç thotë shkeljeve të procesit të verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve në Malishevë.

Sipas një deklarate të degës së kësaj partie nga kjo komunë, është vërejtur prezenca e kandidatëve dhe strukturave të paautorizuara nga Nisma Socialdemokrate në hapësira të rezervuara për komisionerë dhe vëzhgues të certifikuar.

”Procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve në Malishevë po rrezikohet!
Në qendrën e verifikimit të fletëvotimeve në Malishevë është vërejtur prezenca e kandidatëve për Kuvend Komunal nga subjekti Nisma Socialdemokrate, Safet Morina, Hafir Rexha, gjë që është rreptësisht e ndaluar me ligj dhe me rregullat e KQZ-së!
Përveç tyre, persona të paautorizuar, struktura të Nismës dhe portale të afërta me ta po lëvizin lirshëm në hapësira të rezervuara vetëm për komisionerë dhe vëzhgues të certifikuar, duke e vënë në dyshim integritetin e procesit zgjedhor.

Kjo është shkelje flagrante, që rrezikon të komprometojë vullnetin e qytetarëve të Malishevës!

Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga KQZ-ja dhe organet përgjegjëse për ta ndalur këtë ndërhyrje të papranueshme dhe për të garantuar numërim të ndershëm, transparent dhe të drejtë.
Vota e qytetarëve është e shenjtë — mos lejoni që të nëpërkëmbet!”

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Suspendohen dy policë në Rahovec për keqpërdorim të detyrës

0

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Rahovec, të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/2339247183192513

Bazuar në të dhënat preliminare dhe provat e siguruara deri më tani, sipas IPK-së, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Express Kredi nga BiCredit

“Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve eventualisht të kundërligjshme të zyrtarëve policorë të përfshirë.

Rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve.”/ Klankosova.tv

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rexhaj: Në balotazh do të ketë ndryshim në Prizren

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në komunën e Prizrenit, ku kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, prin me 41.99% të votave, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, renditet i dyti me 29.80%.

Express Kredi nga BiCredit

Në Debat Plus, Rexhaj u shpreh se pavarësisht epërsisë aktuale të Totajt, balotazhi do të sjellë ndryshim, ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara.

“Unë besoj që partitë opozitare në Prizren që i ka larguar kryetrari aktual prej qeverisjes dhe në atë formën më brutale të mundshme. Mendoj që edhe qytetari i Prizrenit, ka treguar që Sahqir Totaj nuk e përbën shumicën. Prandaj rëndom siç ka ndodhu përherë, edhe këtë herë në balotazh do të ketë ndryshim. Mendoj që elektorate, subjektet politike që janë opozitare, ku LVV-ja ka bashkëpunim të ngushtë me to, mendoj që kanë derën e hapur”, ka thënë Rexhaj.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.