Home Blog Page 354

Punimet në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren drejt përfundimit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren janë drejt përfundimit.

“Punimet në rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Rr. Xhemë Gostivari në Prizren janë drejt përfundimit”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Sipas KRU-së, gjatë procesit të punimeve janë hasur dëmtime të rrjetit të vjetërsuar (më të vjetër se 70 vite), dëmtime të cilat kanë shkaktuar rrjedhje të shumta nëntokësore për vite me radhë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Punime në rrugën Kobaj–Grazhdanik për zëvendësimin e gypit të ujësjellësit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se në rrugën Kobaj–Grazhdanik do të zhvillohen punime për zëvendësimin e një segmenti të gypit të ujësjellësit në gjatësi prej 200 metrash, raporton PrizrenPress.

Ky intervenim, sipas njoftimit, është i domosdoshëm pasi gjatë dhjetë ditëve të fundit në këtë pjesë të rrjetit janë kryer mbi katër ndërhyrje për shkak të defekteve të përsëritura.

Përmes kësaj ndërhyrjeje synohet të sigurohet furnizim i rregullt dhe i qëndrueshëm me ujë për konsumatorët, pasi gypi ekzistues është amortizuar.

“Hidroregjioni Jugor falënderon konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin e tyre gjatë periudhës së punimeve. Ekipet tona do të jenë në terren deri në përfundimin sa më të shpejtë të punimeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Totaj: Do të vazhdojmë edhe katër vite në Prizren

0

Ai do të garojë në balotazh me kandidatin e Vetëvendosjes, Artan Abrashi.

Në një intervistë për Klan kosova, Totaj është shprehur i bindur se do ta marrë edhe mandatin e dytë në krye të Prizrenit.

“Ne do të vazhdojmë plus katër vite në Prizren. Konsideroj se përparësitë tona, duke filluar nga performanca e mirë dhe qeverisja e mirë që kemi bërë në këto katër vite, janë të mjaftueshme që neve të na krijojnë një besim të argumentueshëm se gjasat i kemi reale për ta fituar mandatin e dytë”, tha Totaj, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ai shtoi se për herë të parë pas luftës, një parti ka arritur të sigurojë mbi 7 mijë vota diferencë në rundin e parë, duke e cilësuar këtë si një rezultat të shkëlqyer për PDK-në në Prizren.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ndalohen disa raste të tentimeve për shmangie doganore në Vërmicë

0

Gjatë kontrolleve të kryera në Pikën Kufitare Vërmicë gjatë vikendit, zyrtarët doganor kanë parandaluar disa raste të hyrjes së mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.

Express Kredi nga BiCredit

Bazuar në analizat e riskut dhe sjelljet e dyshimta të disa udhëtarëve, janë selektuar për kontroll të dytë disa automjete, nga të cilat janë identifikuar mallra që nuk ishin deklaruar sipas legjislacionit doganor në fuqi.

Në të gjitha rastet, personat përgjegjës kanë deklaruar se nuk posedonin fatura për mallin, ose kanë paraqitur dokumentacion të pjesshëm dhe jo të mjaftueshëm për arsyetuar sasinë e mallrave te transportuara.

Dogana njofton se mallrat e ndaluara përfshijnë: Produkte tekstile në sasi prej gjithsej 200 copë, produkte ushqimore në peshë totale prej 140.72 kg, produkte kozmetike dhe parfume, përfshirë dhe artikuj të ndryshëm: CD për lojëra (PS5), mallra të ndryshme të përziera, gjithsej 104 artikuj, nga të cilat një pjesë nuk ishin të pajisura me dokumentacion përkatës.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Për të gjitha rastet është iniciuar procedurë kundërvajtëse sipas nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave ligjore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit ekonomik të vendit. Udhëtarët inkurajohen të respektojnë obligimet ligjore për deklarimin e saktë të mallrave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës”, njofton Dogana.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizren/ 4 persona të ndaluar dhe 14 aktakuza për vepra penale

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një sërë veprimesh të ndërmarra gjatë ditëve të fundit, që përfshijnë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa për masa sigurie dhe ngritje të aktakuzave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë katër persona në dy raste të ndara.

Express Kredi nga BiCredit

Tre prej tyre dyshohen për mbajtje të paautorizuar të armëve dhe posedim të narkotikëve, ndërsa një tjetër është ndaluar për armëmbajtje pa leje sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, është parashtruar një kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj një personi të dyshuar për mbajtje të armëve pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Në kuadër të veprimeve të saj, Prokuroria ka ngritur 14 aktakuza kundër 18 personave për vepra penale si: lëndim i lehtë trupor, sulm, kanosje, vjedhje e rëndë, ndërtim pa leje, dhunë në familje, posedim i narkotikëve dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare./PrizrenPress.com/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Posta e Prizrenit mirëpret vogëlushët e kopshtit “Mini Mouse” dhe nxënësit e shkollës “Mati Logoreci”

0

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Postës, Zyrës Postare Prizren 1 i është dhuruar një atmosferë e veçantë, ku fëmijët e kopshtit “Mini Mouse” dhe nxënësit e shkollës fillore “Mati Logoreci” u mirëpritën për një vizitë edukative dhe interaktive.

Menaxheri i Postës së Kosovës për Regjionin e Prizrenit, Liri Ramadani, së bashku me ekipin e tij, u kujdes që të vegjlit të njihen nga afër me funksionimin e shërbimeve postare, duke përfshirë edhe historikun e Postës së Kosovës, me theks të veçantë në kontributin e saj në qytetin e Prizrenit.

“Vogëlushët e parashkollorës dhe nxënësit e ciklit fillor treguan interesim të jashtëzakonshëm, duke bërë pyetje mbresëlënëse që reflektonin kureshtje, kreativitet dhe dëshirë për të mësuar më shumë rreth sistemit postar”, shkruan Ramadani në Facebook.

Pranë shtandit të Postës, fëmijët patën mundësinë të provojnë rolin e sportelistit dhe postierit, duke përjetuar një eksperiencë edukative dhe argëtuese që i afron më shumë me institucionet publike dhe shërbimet që ato ofrojnë.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të Postës së Kosovës për të ndërtuar ura komunikimi për të promovuar edukimin qytetar që në moshë të hershme./PP/

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, porta e Brandenburgut dhe teksti

Mund të jetë një imazh i fëmijë, skuter, seguej dhe teksti

Mund të jetë një imazh i motoçikletë, skuter, seguej dhe tekstiPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i fëmijë, kostum dhe teksti

Mund të jetë një imazh i fëmijë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i fëmijë dhe duke studiuar

Policia ndalon dy persona në Prizren – dyshohet se kishin bërë pazare me vota për 120 euro

0

Dy persona janë shoqëruar në polici pasi u kapen duke bërë pazar me vota në Prizren. Sipas njoftimit të policisë është tentuar të shitet vota për 120 euro.

Njoftimi i plotë i policisë:

“DHËNIE OSE MARRJE E RYSHFETIT NË LIDHUR ME VOTIME- Prizren / 12.10.2025 – N.N. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri në cilësine e dhënësit dhe tjetri te marrësit të nje shume prej 120 euro në mënyrë që të votohet personi i caktuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.”

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shaqir Totaj dhe Artan Abrashi do të maten me votë edhe një herë në balotazh

0

Zgjedhjet lokale në Komunën e Prizrenit kanë përfunduar me një rezultat që çon në raundin e dytë zgjedhor.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka dalë i pari me 41.99% të votave (24,281 vota), ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka siguruar 29.80% (17,231 vota), duke e siguruar vendin në balotazh.

Gara për kryetar të Prizrenit ka qenë me këtë renditje të kandidatëve të tjerë:
• Driton Selmanaj (LDK) – 10.66% 6,162 vota
• Zafir Berisha (BDP) – 4.94% 2,855 vota
• Furkan Bütüçi (KDTP) – 3.78% 2,188 vota
• Emilija Redžepi (NDS) – 3.63% 2,102 vota
• Besnik Krasniqi (AAK) – 3.45% 1,995 vota
• Albulena Balaj-Halimaj (NISMA) – 1.76% 1,018 vota

Me këto rezultate, qytetarët e Prizrenit do të rikthehen në kutitë e votimit për të vendosur përfundimisht se kush do ta udhëheqë komunën në katër vitet e ardhshme.