Shaqir Totaj dhe Artan Abrashi do të maten me votë edhe një herë në balotazh

Zgjedhjet lokale në Komunën e Prizrenit kanë përfunduar me një rezultat që çon në raundin e dytë zgjedhor.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka dalë i pari me 41.99% të votave (24,281 vota), ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka siguruar 29.80% (17,231 vota), duke e siguruar vendin në balotazh.

Gara për kryetar të Prizrenit ka qenë me këtë renditje të kandidatëve të tjerë:
• Driton Selmanaj (LDK) – 10.66% 6,162 vota
• Zafir Berisha (BDP) – 4.94% 2,855 vota
• Furkan Bütüçi (KDTP) – 3.78% 2,188 vota
• Emilija Redžepi (NDS) – 3.63% 2,102 vota
• Besnik Krasniqi (AAK) – 3.45% 1,995 vota
• Albulena Balaj-Halimaj (NISMA) – 1.76% 1,018 vota

Me këto rezultate, qytetarët e Prizrenit do të rikthehen në kutitë e votimit për të vendosur përfundimisht se kush do ta udhëheqë komunën në katër vitet e ardhshme.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit