18.4 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 356

11 vjet nga vdekja e publicistit, Adnan Abrashi

0

Sot janë bërë 11 vjet nga vdekja e publicistit të njohur, Adnan Abrashi, një figurë e rëndësishme e mediave në Kosovë.

Historiani Sheradin Berisha e vlerwson lartw figurën e Adnan Abrashit.

“Vdekje e tij ishte një humbje e madhe për politikën shqiptare, familjen Abrashi dhe për të gjithë kombin shqiptar”, shkruan ai.

“Abrashi ishte një figurë e rëndësishme, e njohur për kontributet e tij në fushën e politikës dhe për angazhimin në çështjet kombëtare”.

Vdekja e tij, sipas Berishës, ka lënë një boshllëk të ndjeshëm në skenën politike dhe në jetën shoqërore shqiptare.

“Kjo tregon se si figura të tilla ndikojnë në zhvillimet historike dhe politike të një kombi”.

Abrashi ishte jurist dhe një aktivist i palodhur, i njohur për kritikat e tij ndaj fenomeneve negative në shoqërinë tonë.

Ai kontribuoi në shumë media në Kosovë dhe Shqipëri, duke ofruar një zë të fortë për çështjet sociale dhe politike.

Shkrimet e tij mbeten një frymëzim për shumë gazetarë dhe aktivistë, duke promovuar vlerat e drejtësisë dhe transparencës./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Gjendja e fëmijës që u plagos nga vëllai në Suharekë është stabile

0

Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suharekë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime te rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK.

Për Klankosova.tv, drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla deklaroi se i mituri është në gjendje stabile pas kryerjes së ekzaminimeve.

“Një 10-vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, kardiovaskulare , ortopedisë dhe kardioplastike, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja e tij është stabile”, tha Syla për Klankosova.tv.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prishtina sfidon Prizrenin, Ylli përballet me Borën

0

Elita e basketbollit kosovar sot vjen me dy sfidat e fundit dhe mjaft interesante në kuadër të xhiros së tetë.

Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku sfidën e parë në këtë kampionat e kishin fituar prizrenasit 100:88.

Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, kurse prizrenasit dy fitore e pesë humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Borës.

Therandasit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit një fitore e gjashtë humbje.

Superliga/Java 8

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni

19:00 Golden Eagle Ylli – Bora

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Trajneri i Bashkimit: Na zgjuan, që të shohim ku jemi

0

Trajneri i Bashkimit, Darko Radulovic, në deklaratën e tij dhënë pas humbjes nga Trepça ka thënë se ekipi i mitrovicasve disi e zgjoi ekipin e tij dhe e bëri ta sheh veten ku është e çka po bën.

Verimaqedonasi e ka përshkruar shkurtë humbjen e parë të ekipit të tij këtë stinor, por të thellë dhe të pashpjegueshme me lojë, derisa ka thënë se në fund kjo humbje do të shfrytëzohet për ta këndellur ekipin mëtutje.

“Kemi qenë plotë vetëbesim, por këtë nuk e kemi treguar në terren. Ata ishin më të fortë, më të shpejtë dhe kanë reaguar më mirë. Nuk na lejuan të hynë në ritmin tonë. Ne ishim të butë, të pavendosur. Kjo nuk është fytyra jonë. Por, na u desht një shok i tillë për të na zgjuar,” ka thënë trajneri i Bashkimit pas ndeshjes.

Bashkimi mbylli ciklin e parë të ndeshjeve të Superligës me seri prej shtatë fitoreve radhazi, duke shkruar historinë e klubit. Skuadra prizrenase shkroi historinë me këtë ecuri, ndërsa në ndeshjen e tetë jo që përjetoi humbjen e parë sezonale, por atë e pësoi të thellë dhe nuk ishte hija e ekipit që kishte rreshtuar fitoret përgjatë muajve të kaluar!

Jonida Vokshi: Si do ia bëj pa ty o bushi im!

0

Moderatorja e njohur Jonida Vokshi po kalon një periudhë të vështirë pasi humbi babanë e saj. Ai vuante prej disa kohësh nga demenca. Moderatorja i ka shkruar një letër të atit në Instagramin e saj. Ndërsa publikon foto të momenteve të lumtura me të atin, Jonida shkruan:

“Nje pjese e shpirtit tim eshte prane teje tashme, ma more me vete bush, pika ime e dobet ti! Boshllekun e madh qe me le do mundohem ta mbush me kujtimet tona te bukura dhe te tilla ne kemi pambarimisht. Dhembje e papershkrueshme, nuk di si do ja bej pa ty, qe te kisha kudo me vete, askund pa te marre. Dhemb shpirti, sa nuk e di si po mundem ti shkruaj keto fjale mes lotesh. Por te premtoj do ta kthei ne force per ty, se keshtu do doje ti, se keshtu me ke mesuar ti. Jam e bekuar qe jam gjaku yt! Jam e bekuar qe tashme kam engjellin mbrojtes me te mire ne qiell! Te dua shpirti im, perjete bushi im.”, shkruan Jonida në Instagram.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

I mituri plagos aksidentalisht vëllanë e tij të mitur në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur e ka plagosur aksidentalisht vëllain e tij në Suharekë.

Sipas raportit të PK-së, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK.

“Viktima mashkull kosovar-fëmijë ka pësuar lëndime, pasi që i dyshuari kosovar (i mitur)-vëllai i viktimës, duke përdorur pushkën e gjuetisë dyshohet aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vërshimet në Dragash, banorët të pakënaqur me vlerën e kompensimeve

0
Vlerësimet e komisionit për dëmet nga vërshimet në fshatrat e Dragashit kanë përfunduar dhe të njëjtëve, u është bërë e ditur vlera e kompensimit. Por të pakënaqur mbesin disa banorë të cilët thonë se dëmet ishin më të larta se nga sa u caktua nga komisioni. Nga komuna thonë se nuk ka vend për dyshime tek vlerësimi kurse shprehen optimistë se qeveria do t’i ekzekutojë ato në nëntor.
Ka tre muaj që dheu i ka rrëshqitur nga vërshimet duke ia dëmtuar oborrin por edhe shtëpinë. Pjesët e murit i kishin ardhur në gjysmë të oborrit e uji kishte depërtuar në çdo kënd të shtëpisë.
E Myzafer Riza nga fshati Kuklibeg i Dragashit dëmet e vërshimeve i ka mbuluar me shpenzimet e tij, me shpresën se të njëjtat do t’i kompensoheshin në atë vlerë e ndoshta më shumë.

”Ma plasi murin. Ishte 25 metra i gjatë, rreth 3 metra i lartë. Në dhomën këtu bëri dëme, edhe në këtë tjetrën, duhen riparuar. Dheun që e hoqa e paguva vet, bagerin për me larg.  E kam hek vet dheun. Ka 30 euro kamioni m’i ka marrë. Nuk më bëhen as barabartë me shumën që ma kanë dhënë”, ka thënë Myzafer Riza, i dëmtuar.

Por vlera që i është përcaktuar nga komuna, e ka lënë të zhgënjyer.

”Vlera e caktuar është 5840 euro, ato dëme nuk janë aq. Dikush pak ka dhe kanë dhënë vlerë të madhe. I kam dërguar të gjitha dokumentat, komuna e di sa e kanë vlerësuar. Ankesën e kam bërë, përgjigje kanë marrë se e kanë pranu e mua më kishin caktuar shumën 5840 euro…2000 e kusur vetëm dhoma më kushton. Edhe shporetin e ka dëmtuar por komshitë më ndihmuan”, ka thënë Myzafer Riza, i dëmtuar.

”Nga të dhënat e komisionit del që vetëm një familje  në vlerë pak mbi 16 mijë euro, një tjetër pak më tepër se 12 mijë euro tek të tjerat, të gjitha janë nën 11 mijë euro. Ka pas ankesa që s’kanë qenë të kënaqur me vlerësimin, kanë mendu se është dashur më shumë mirëpo komisioni mendoj se ka bërë punë të mirë. Ka mundur të ketë subjektivizëm, ndonjë gabim të vogël por 99,9% puna e komisionit ka qenë reale dhe e drejtë”, ka thënë Behxhet Xheladini, kryetar i Dragashit.

Xheladini shprehet i bindur se kompensimet do të ekzekutohen nga Qeveria deri në fund të muajit nëntor.

Por Qeveria nuk shprehet njësoj.

“Sa i përket kompensimit të dëmeve shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, Ne kemi kërkuar nga komunat që të bëjnë plotësimet e nevojshme në kërkesat përkatëse. Lidhur me këtë, akoma nuk kemi pranuar raportet e plota me të gjitha përditësimet e nevojshme për të proceduar me ekzekutimin e pagesave”, ka deklaruar  Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Televizioni raportoi edhe para disa jave për vlerën e dëmeve në Pejë dhe kohën kur të njëjtat vlera do të ekzekutoheshin.

MAPL në dorë ia linte Qeverisë e kjo e fundit, sikurse herën e kaluar, nuk i është përgjigjur interesimit të Dukagjinit.

Dëmet në infrastrukturë në komunën e Dragashit arrijnë në 541, 431.84 euro. Ato në ekonominë familjare 542,567.10 euro ndërsa në bujqësi 34,900 euro./Dukagjini/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kremtohet `Darka e Lamës` në Gjonaj të Hasit

0

Në Gjonaj të Hasit të Prizrenit në Ditën e Bereqetit u gatua flija e përmasave më të mëdha të mundshme. Për përgatitjen e saj, janë dashur katër orë. E në kremtimin e kësaj festë të lashtë, morën pjesë mysafir të shumtë.

Në Has të Prizrenit pati festë. Për herë të dytë në këto anë u kremtua “Dita e Bereqetit”.

Kjo festë e lashtë deri më tani ishte kremtuar vetëm në familjet hasjane, por disa banorë të Gjonajve, menduan që kjo traditë të rikthehet dhe tek brezat e rinj. Si mbretëresha e kësaj dite është menduar flija tradicionale, por jo në përmasa të zakonshme, ajo ishte një “fli gjigante”.

Për ta përgatitur një fli të këtyre përmasave, është dashur që edhe pajisjet e tjera të krijohen ekstra. Saçin për pjekjen e saj e rregulloi i riu hasjan Zeka.

“Dita e Bereqetit”, apo “Darka e Lamës” siq e quajnë hasjanët, synohet ti kalojë kufinjtë e lokales.

E kryetari i Prizrenit që vjen nga Gjonaj, premton se organizime të tilla do të kenë përkrahje edhe më të madhe.

Për “Ditën e Bereqetit” hasjan u angazhuan i gjithë fshati, ku i gatuan ushqimet e njohura të zonës, të cilat i shijuan mysafirët e shumtë që morën pjesë në edicionin e dytë./rtk/