12.1 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025
Home Blog Page 363

Vrasje në tentativë në Rahovec, viktimat thonë se persona të maskuar e me uniforma ushtarake kanë shtënë me armë drejt tyre

0

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një vrasje në tentativë në Rahovec.

Sipas viktimave, dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Poashtu sipas tyre, të dyshuarit ishin të maskuar dhe me uniforma ushtarake.

Rahovec  30.10.2024 – 13:30. Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar  se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar  dhe të veshur me uniforma ushtarake. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Horoskopi sot: Dashuria, puna e paratë

0
Dashi

Në punë, vonesat e vogla mund të sfidojnë durimin tuaj, por këmbëngulja do të shpërblehet. Gjestet e vogla në dashuri mund të sjellin gëzim. Në aspektin shëndetësor rekomandojhet të bëni kujdes me ushqimin.

Demi
Një shpërthim energjie ju shtyn përpara, duke rritur aftësitë e komunikimit. Mund t’ju shfaqen mundësi të reja në aspektin profesional. Në marrëdhënien në çift bëni kujdes të mos jeni shumë intensive dhe imponues.

Binjakët
Në planin financiar shmangni blerjet impulsive. Në punë do t’ju kërkojnë më shumë takt në mënyrën e komunikimit. Në dashuri, qartësia do të vijë përmes bisedave domethënëse.

Gaforrja
Financat do të jenë të qëndrueshme, ndonëse është mirë të shmangni investimet e mëdha. Jeta e punës sjell përparim, por mund të lindin tensione të vogla me kolegët. Në dashuri, një bisedë me zemër mund të çojë në përparime.

Luani
Marrëdhëniet në çift do të kërkojnë durim. Në punë, planifikimi i kujdesshëm siguron sukses, megjithëse bashkëpunimi do të jetë i nevojshëm. Romanca mund të ndihet në vështirësi, por përballimi i sfidave mund t’a çojë lidhjen tuaj në tjetër nivel.

Virgjëresha
Financat përfitojnë nga thjeshtimi i shpenzimeve. Në punë, është një ditë e shkëlqyer për të përfunduar projektet e vjetra. Në marrëdhënie, fokusohuni në kufijtë emocionalë për të shmangur keqkuptimet. Ekziston mundësia e një udhëtimi të papritur.

Peshorja

Mundësitë financiare do të vijnë nga një buri mi papritur. Në punë, idetë krijuese do të rrjedhin lirshëm. Në dashuri, ka gjasa të përjetoni aventura mjaft të bukura. Nga ana shëndetësore do të ndiheni mirë, Shëndeti ndihet mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik.

Akrepi
Në dashuri, emocionet e thella mund të dalin në sipërfaqe, duke kërkuar komunikim të hapur. Shëndeti do të përmirësohet përmes regjimit ushqimor. Ndërveprimet sociale do të sillen rreth bisedave kuptimplote.

Shigjetari
Përpiquni të jeni sa më të qartë në komunikim. Financat shohin fitime modeste por shmangni marrjen e rreziqeve të mëdha. Jeta e dashurisë përfiton nga bisedat me zemër të hapur. Shëndeti mbetet i qëndrueshëm.

Bricjapi
Nuk parashikohen probleme në aspektin financiar. Në punë, bashkëpunimet mund të ndihen të ngadalta, por do të japin rezultate solide. Në marrëdhënie në çift, përpiquni të jeni më realist për të shmangur zhgënjimin.

Ujori
Në dashuri, ndjenjat e fshehura mund të shfaqen papritur. Do të keni përfitime shëndetësore nga reflektimi i qetë dhe relaksimi mendor. Ka gjasa të realizoni një “arratisje” relaksuese përmes një udhëtimi të papritur.

Peshqit
Në aspektin financiar, është koha për t’u fokusuar në kursime dhe jo në shpenzime. Në punë, mbështetuni tek intuita për tu orientuar në disa situata komplekse. Jeta e dashurisë ndihet magjike, megjithëse vendosja e kufijve është e rëndësishme.

Pasi përuruan rrugën gjashtë kilometra në Dragash, Kurti dhe Durmishi hynë në valle

0

Përurimit të një rruge në komunën e Dragashit, me valle, surle e tupana, i është bashkuar dje edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kjo rrugë për të cilën dje u festua, lidh fshatrat e Kosovës me ato të Shqipërisë.

Në ato momente, edhe Kurti shihet me energji të mirë ndërsa hedh hapat bashkë me valltarët, i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se dje është përurur ndërtimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra me investim 2.6 milionë euro, e cila i lidh këto fshatra me Prizrenin dhe Dragashin.

Me rastin e përurimit morën pjesë udhëheqës shtetëror nga Kosova dhe Shqipëria.

“Kemi shtruar një rrugë e cila është edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella, të cilët edhe mungesa e infrastrukturës në të kaluarën i ka detyruar në migrim. Shpresojmë që me këso projekte infrastrukturore gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë”, u shpreh kryeministri me rastin e përurimit”, bëhet e ditur në kumtesën e djeshme për media.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Policia shqiptoi 2.456 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2456 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 17 aksidente kanë qenë me lëndime e 29 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

 

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Vranësira më të fokusuara  parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.

Abrashi: Opozita po ‘shpikë’ sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49 për qind

0

Deputeti i Vetëvendosjes Artan Abrashi, nuk beson aspak në sondazhet të cilat partinë të cilës ky i takon, e paraqesin rreth 35% fituese në zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Në emisionin “DPT Te Fidani” ai thotë se të tilla rezultate po rrjedhin prej qarqeve të caktuara që lidhen me partitë opozitare.

Për Abrashi, sondazhi i fundit, sipas tij serioz, e nxjerrë VV-në në 49%.Ai shtoi se pretendimet e partisë që udhëheq aktualisht me vendin, janë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare t’i siguronjë 60 deputetë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përurohet rruga Kërstec-Pakishtë-Zapod, që lidh Kosovën me Shqipërinë

0

Sot u përurua ndërtimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra dhe investim 2.6 milionë euro, e cila i lidh këta fshatra me Prizrenin dhe Dragashin.

 

Me rastin e përurimit mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri, Hysen Durmishi, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Bislim Halilaj, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko, njëherësh ish-kryeministër i Shqipërisë dhe ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

 

 

Kryeministri Kurti theksoi se është shtruar një rrugë e cila është e arritur e përbashkët e Republikës së Kosovës dhe e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella.

“Është përfitim i jashtëzakonshëm për lëvizjen e lirë, për zhvillimin ekonomik e kulturor të këtyre zonave që i kanë dhënë shumë edhe Kosovës, edhe Shqipërisë, kombit shqiptar në të gjitha epokat e përparimit tonë”, tha kryeministri.

Sipas tij, ka qenë mungesa e infrastrukturës e cila ka detyruar banorët e këtyre zonave të thella të migrojnë, andaj me projekte të tilla infrastrukturore, siç tha kryeministri, këta të fundit gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë.

“Kemi shtruar një rrugë e cila është edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella, të cilët edhe mungesa e infrastrukturës në të kaluarën i ka detyruar në migrim. Shpresojmë që me këso projekte infrastrukturore gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë”, u shpreh kryeministri me rastin e përurimit.

Falënderime për punë e përkushtim për këtë të arritur, kryeministri Kurti pati jo vetëm për ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi, por edhe për ambasadorin aktual të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, dhe ish – ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kjo rrugë është njëra nga tri projektet rrugore pjesë e protokollit të nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në shtator të viti 2023. Rruga Blinishtë – Dobrunë është ndërtuar, ndërkaq rruga Gorozhup – Pogaj është në ndërtim e sipër.

   

Takim kundër bullizmit në Prizren

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj – Gutaj, morën pjesë sot në një takim të rëndësishëm për parandalimin e bullizmit, një fenomen që vazhdon të shqetësojë shkollat e qytetit.

Ky aktivitet shërbeu si një platformë bashkëpunimi për të mbrojtur nxënësit dhe për të promovuar një ambient më të sigurt në shkolla.

Takimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë, duke përfshirë nxënës, mësimdhënës, psikologë, prindër, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si Shoqata Kosovare për Psikodiagnostikë dhe Psikoterapi dhe Aleanca Kundër Bullizmit. Pjesëmarrësit kontribuuan me ide dhe strategji për të adresuar këtë dukuri shqetësuese.

Totaj shprehu angazhimin e Komunës për të krijuar një mjedis edukativ të sigurt dhe mbështetës.

Ai theksoi se bullizmi është një problem që kërkon vëmendjen dhe angazhimin e të gjithëve, duke inkurajuar bashkëpunimin midis institucioneve, prindërve dhe shoqërisë civile.

“Ne jemi të përkushtuar për të siguruar një ambient ku çdo nxënës ndihet i sigurt dhe i respektuar. Kjo është përgjegjësia jonë kolektive,” tha ai./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Gjykimi ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit, eksperti thotë se pagesa u realizua në bazë të tri dokumenteve

0

Në Gjykatën Themelore në Prizren, në gjykimin ndaj ish-drejtorit të shërbimeve publike në Komunën e Prizrenit, Osman Krasniqi, eksperti Visar Bibaj ka deklaruar se pagesa në shumën prej 247 mijë e 360 euro e 40 centë është realizuar në bazë të tri dokumenteve, të cilat janë bërë me kërkesën e të akuzuarit.

Krasniqi akuzohet se, duke vepruar jashtë objektit të kontratës për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e asfaltuara në Komunën e Prizrenit”, i ka mundësuar operatorit ekonomik “Eurovia BI” të shuajë zjarrin përmes transportimit dhe hedhjes së dheut në deponinë e fshatit Zhur, e cila nuk ka parashikuar pozicionin e transportit dhe hedhjes së dheut për shuarjen e zjarrit në deponi. Sipas aktakuzës, dëmi i shkaktuar Komunës së Prizrenit është rreth 280 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi“.

I pyetur se në çfarë dokumenti përfundimtar është bërë pagesa e lartpërmendur, Bibaj deklaroi se pagesa është realizuar në bazë të tri dokumenteve: dy urdhër-blerjeve të datës 04.11.2021 dhe pagesave të datës 10.11.2021 dhe 10.05.2022, të certifikuara nga Ministria e Financave – Thesarit, pas urdhrit përmbarimor.

“Pagesa nuk është realizuar përmes një dokumenti të vetëm, por është realizuar në bazë të tri dokumenteve,” tha Bibaj, duke sqaruar se dokumenti përfundimtar në të cilin bëhet pagesa është urdhër-blerja, që duhet të nënshkruhet nga personat përgjegjës, përfshirë menaxherin e kontratës.

Eksperti gjithashtu sqaroi se tri dokumentet, apo tri urdhër-blerjet, të cilat janë nënshkruar nga zyrtarët e ZKA-së dhe ZKF-së të AK-së, janë bërë dhe janë aprovuar me kërkesën e menaxherit të projektit, në rastin konkret, menaxher i projektit ka qenë i akuzuari Krasniqi.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 9 nëntor 2022, e ngarkon Osman Krasniqin se, nga 8 prilli 2021 deri më 5 maj 2021, në kohë të pacaktuar, si drejtor i shërbimeve publike në Komunën e Prizrenit, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror për operatorin ekonomik “Eurovia BI”, me seli në Prizren.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ai akuzohet se, si menaxher i kontratës në tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara në Komunën e Prizrenit”, ka nxjerrë urdhra për “Eurovia BI” për shuarjen e zjarrit përmes transportimit dhe hedhjes së dheut, duke i mundësuar kështu operatorit ekonomik përfitim pasuror, në një kontratë që nuk parashikonte pozita për këtë shërbim.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Sipas Prokurorisë, Krasniqi akuzohet se ka pranuar faturat dhe ka mundësuar pagesat nga pozicioni i paraparë sipas pikës C për shërbime me zhavorr në vlerën prej 8.02 euro për njësinë matëse m3, në kundërshtim me objektin dhe pozicionet e kontratës, duke anashkaluar zyrën e prokurimit dhe duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Prizrenit për shumën totale prej 247 mijë e 360 euro e 40 centë.

Në aktakuzë thuhet se, me këto veprime, i akuzuari ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik dhe rregullat e udhëzuesit operativ për prokurim publik.

Krasniqi po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 i KPRK-së, e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 10 vjet.

Bashkimi i reagon FBK-së për mosftesën e kapitenit Morina te Përfaqësuesja e Kosovës

0

Klubi i Bashkimit ka shprehur sot shqetësimin e tij për mosftesën e kapitenit të ekipit, Altin Morina, në listën e zgjeruar të Përfaqësueses A të Kosovës. Në reagimin e tyre, ata theksojnë se preferencat personale po zëvendësojnë meritokracinë, duke sugjeruar se zgjedhjet e lojtarëve bëhen për arsye subjektive më shumë se sa për performancat e tyre në fushë.

“Qëndro i fortë, kapiteni ynë. Fatkeqësisht, preferencat personale po e dominojnë meritokracinë,” shkruan klubi prizrenas.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar dje listën e gjerë me lojtarë për dy ndeshjet që do të zhvillohen në nëntor.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri