Takim kundër bullizmit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj – Gutaj, morën pjesë sot në një takim të rëndësishëm për parandalimin e bullizmit, një fenomen që vazhdon të shqetësojë shkollat e qytetit.

Ky aktivitet shërbeu si një platformë bashkëpunimi për të mbrojtur nxënësit dhe për të promovuar një ambient më të sigurt në shkolla.

Takimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë, duke përfshirë nxënës, mësimdhënës, psikologë, prindër, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si Shoqata Kosovare për Psikodiagnostikë dhe Psikoterapi dhe Aleanca Kundër Bullizmit. Pjesëmarrësit kontribuuan me ide dhe strategji për të adresuar këtë dukuri shqetësuese.

Totaj shprehu angazhimin e Komunës për të krijuar një mjedis edukativ të sigurt dhe mbështetës.

Ai theksoi se bullizmi është një problem që kërkon vëmendjen dhe angazhimin e të gjithëve, duke inkurajuar bashkëpunimin midis institucioneve, prindërve dhe shoqërisë civile.

“Ne jemi të përkushtuar për të siguruar një ambient ku çdo nxënës ndihet i sigurt dhe i respektuar. Kjo është përgjegjësia jonë kolektive,” tha ai./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit