21.3 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 377

LDK i vazhdon tubimet sot në Malishevë

0

Lidhja Demokratike e Kosovë, e cila po mban ‘’Turneun e Ndryshimit’’ nëpër qytetet e Kosovës, tash e një kohë, sot do të jetë në Malishevë, në sallën e sporteve të shkollës ‘’Ibrahim Mazreku’’, prej orës 19:00.

Sipas të parit të kësaj partie Lumir Abdixhikut, në këto tubime po tregohet “një frymë e jashtëzakonshme dhe se LDK po merr mbështetje të gjerë popullore”.

Tashmë partitë politike kanë filluar të aktivizohen meqë më 9 shkurt janë zgjedhjet parlamentare.

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në gjashtë gradë Celsius

0
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes parashihen ngrica, ndaj edhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus katër deri në minus nëntë gradë Celsius, derisa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet tre dhe gjashtë gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verillindjes.

 

Në mars pritet të nisë vendosja e paneleve në Parkun Solar në Rahovec

0

Në 110 hektarë tokë bujqësore në mes të fshatrave Kramovik-Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, pritet të ndërtohet Parku Solar.

Në këto hapësira disa vjet më parë banorët e kësaj zone kishin hapur puse për të siguruar ujë të pijshëm. Por tani puset duhet të mbulohen për t’i hapur rrugë realizimit të projektit.

“Në fshatin Guri i Kuq para luftës, para viteve 98-99, ç’do banor i këtij fshati ka menduar që në mënyra të ndryshme të bëjë sigurimin e ujit të pijshëm dhe atëherë nuk është menduar që do të vijnë panelet solare e do të intervenohet diqka nga pushteti”, tha Maliq Fetahu- banor i zonës.

“Marrëveshjen e kemi bërë për me ju vendos kacat e mi mbulu ato, edhe mos me shku më, vetëm kur të kemi nevojë ne me i thirrë ata e me i shiku puset, përndryshe, na kanë thënë se nuk keni të drejtë me shku te ato puse. Të nevojshme i kemi, me qato furnizohemi”, tha Qamil Braha, banor i zonës.

Megjithatë, Ilaz Mustafa e vlerëson Parkun Solar si diçka pozitive.

“Investim shumë i mirë për gjeneratat e reja, njerëzit që kanë aftësi punësohen”, tha ai.

E përfaqësuesi i fshatit Guri i Kuq, Drilon Mustafa, thotë se ka një marrëveshje të brendshme mes investitorit dhe banorëve.

“Ky ujë është i shfrytëzueshëm vetëm për ujitjen e parqeve, sepse fshati furnizohet nga KRU Gjakova, do të thotë për nevoja elementare të pijes ne e kemi ujin. Edhe qytetarët i kemi informuar që brenda këtyre hapsirave ku do të vendosen panelet nuk do të ketë qasje më për banorët”, tha Drilon Mustafa.

Pas këtyre marrëveshjeve mes operatorit ekonomik dhe banorëve, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se është në kontakt me investitorin.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Deri në shkurt të vitit 2025, ai duhet ta rregullojë dokumentacionin, pëlqimet, lejet, kushtet nëpër institucionet kompetente, ndërsa nga marsi i vitit 2025, 21 muaj sipas kontratës ka afat për ta përfunduar investimin. Mirëpo mos të harrojmë faktin se ‘Orllati Grup’ e ka një zotim që 12 muaj, që do të thotë në mars të vitit 2026 ta përfundojë komplet investimin”, tha Latifi.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Sipas të parit të Rahovecit, në nivel lokal ka ngelur vetëm vendimi i ridestinimit të tokës ku do të vendosen panelet

solare, nga tokë bujqësore në atë ndërtimore, të cilin sipas tij sapo të vijë në kuvend do ta miratojnë me kohë./rtk/

Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, takon ish-komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Erhard Bühler

0

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka takuar ish-komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Erhard Bühler, dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për përkushtimin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës.

Gashi theksoi se Gjermania mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Kosovës, duke kontribuar në përparimin dhe zhvillimin e vendit drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.

“Angazhimi i KFOR-it dhe mbështetja e Gjermanisë janë shembull i bashkëpunimit ndërkombëtar që ka ndihmuar Kosovën të ecë përpara si një shtet i qëndrueshëm dhe i sigurt”, tha ai. /029/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Profesori Engjëll Kajtazi i bashkohet AAK-së në Prizren

0

Profesori dhe eksperti i arsimit, Engjëll Kajtazi, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren.

Kryetari i degës së AAK-së në këtë qytet, Besnik Krasniqi, e ka mirëpritur angazhimin e Kajtazit në këtë parti, duke e cilësuar si një figurë të shquar të arsimit dhe politikës.

“Sot kemi nderin të mirëpresim një figurë të shquar të arsimit dhe politikës në Aleancë! Engjëll Kajtazi, profesor dhe master në menaxhimin e arsimit, me 37 vjet përvojë në edukimin e brezave, vendosi të kontribuojë në zhvillimin e Prizrenit dhe të Kosovës nëpërmjet angazhimit të tij politik në AAK”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Sipas tij,  me karrierën e pasur dhe të suksesshme, Kajtazi do të sjellë vlera të çmuara dhe përkushtim në çdo hap të rrugëtimit të përbashkët.

“Na priftë e mbara në këtë rrugëtim të ri drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetarët tanë!”, shkruan ai./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

U mbajt turneu tradicional i shahut ndërmjet Kukësit dhe Prizrenit

0

Në qytetin e Kukësit u zhvillua edhe këtë vit turneu tradicional i shahut, një ngjarje që përfshin dy ekipe të qyteteve Kukës dhe Prizren.

Ky turne i shoqëruar me një histori të gjatë, u organizua me qëllimin për të ruajtur dhe forcuar lidhjet mes dy qyteteve.

Në fillim të garës, u hodh shorti dhe garuesit zunë vendet e tyre në 11 tavolina, ku çdo lojtar u përpoq të jepte maksimumin për të siguruar fitoren për veten dhe ekipin e tij. Pas një përballjeje, ekipet e Prizrenit dolën triumfues, duke siguruar fitoren me një rezultat përfundimtar 6.5:4.5.

Zylfi Tola, një nga emrat më të njohur të shahut në Kukës, e vlerësoi këtë turne si një mundësi për të forcuar më tej marrëdhëniet mes qyteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai theksoi se kjo ngjarje është një mundësi për të ruajtur traditën dhe për të promovuar miqësinë, veçanërisht në muajin e shënuar të Nëntorit.

“Jemi shumë të lumtur që po arrijmë ta ruajmë traditën e organizimit të këtij turneu. Në emër të mikpritësve, ju dëshirojmë mirëseardhje në Kukës, në muajin e Festave të Nëntorit. Urojmë që koha që kaloni këtu të jetë sa më e këndshme, në një qytet që ka pritur gjithmonë me zemër të hapur, sidomos në kohët më të vështira”, tha Tola.

Ideatori i këtij turneu, Berat Batiu, e shfrytëzoi mundësinë për të falënderuar kuksianët për mikpritjen dhe e vlerësoi këtë ngjarje si një festë të vërtetë vëllazërore.

Ai gjithashtu kujtoi festat e shënuara të muajit nëntor, duke u ndalur në rëndësinë e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme për popullin kosovar.

“Së pari dua t’ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Po ashtu, në Kosovë kemi ngjarje të tjera historike gjatë këtij muaji, si daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Le të festojmë gjithmonë dhe ky turne të vazhdojë përgjithmonë!”, tha Batiu.

Turneu i ardhshëm do të zhvillohet në Prizren, në muajin prill të vitit 2025, duke garantuar kështu vazhdimësinë e kësaj tradite të bukur, që promovon miqësinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar./029/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rregullohet sistemi i ngrohjes në shkollën ‘Hysen Rexhepi’ të Prizrenit

0

Drejtoresha e Shkollës “Hysen Rexhepi”, Lumnije Rakaj, ka njoftuar se është vënë në funksion ngrohja e re me pelet në këtë institucion edukativ.

Ky përmirësim i sistemit të ngrohjes do të mundësojë që procesi mësimor të zhvillohet në kushte normale dhe me orar të plotë, duke rikthyer situatën në normalitet.

“Ju njoftoj se në ShMU ‘Hysen Rexhepi’ sapo hyri në funksion ngrohja e re me pelet. Pas një pune intensive nga Kompania Euroing dhe angazhimit të gjithsecilit nga ne, mësimi nga kjo e hënë do të zhvillohet normalisht, me orar të rregullt dhe me kushte optimale,” shkruan Rakaj./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Malisheva merr një fitore të vlefshme ndaj Dukagjinit

0

Malisheva ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Bekim Isufit ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat, duke ia shkaktuar humbjen e parë ekipit të Ismet Munishit pas pesë ndeshjeve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve për një nuancë, por të dyja ekipet arritën të shënojnë nga një gol.

Goli i parë erdhi në minutën e 19-të me anë të Drilon Hazarollajt, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Theophilous Solmonon (43’) barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë dhe duke shënuar edhe një gol për të siguruar fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 56-të me anë të Laurant Xhylanit, i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Malisheva zë vendin e tretë me 25 pikë dhe afrohet me dy vendet e para, ndërsa Dukagjini bie në pozitën e shtatë me 17 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, malishevasit luajnë në udhëtim te Gjilani, ndërsa klinasit e presin Prishtinën. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Fahrije Hoti thërret konferencë për media, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

0

Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin të martën do të mbajnë konferencë për media.

Kjo pasi sipas tyre, ata do të demantojnë shpifjet e ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit ndaj “KB KRUSHA” dhe Fahrije Hoti.

“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë. Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë. Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci”, thuhet në njoftimin e Krushës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rexhep Qosja: Rëndësia e Kongresit të Manastirit për kombin shqiptar

0
Mes datave 14 dhe 22 nëntor të vitit 1908 është mbajtur Kongresi i Manastirit që kulmoi me caktimin e alfabetit të Gjuhës shqipe më 22 nëntor.

 

Në përvjetorin e kësaj date, është publikuar një dorëshkrim i akademikut Rexhep Qosja.

Përmes dorëshkrimit të tij, që e ka publikuar “Euronews Albania”, Qosja kujton përpjekjet dhe përkushtimin e delegatëve të këtij Kongresi, të cilët hodhën themelet për një identitet kulturor të qartë dhe të bashkuar.

Akademiku thekson se Kongresi i Manastirit është një ngjarje historike për kombin shqiptar, pasi i dha shqiptarëve për herë të parë një alfabet të standardizuar, si dhe ndërtoi politikën për krijimin e Gjuhës standarde në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe.

Dorëshkrimi i Rexhep Qosjes, sipas EuronewsAlbania:

Gati të gjitha veprat, monografitë, studimet, trajtesat dhe shkrimet për Kongresin e Manastirit, fillojnë me shprehjen e bindjes se ky Kongres është ngjarje shumë e rëndësishme e Kulturës dhe kombit shqiptar. Ka një varg arsyesh e të dhënash për një vlerësim të tillë të Kongresit të Manastirit, por megjithatë dy janë kryesoret.

E para, Kongresi i Manastirit është ngjarja historike që gjuhës shqipe, kombit shqiptar, ia solli një alfabet, alfabetin e bazuar në alfabetin latin.

E dyta, Kongresi i Manastirit është ngjarja që me alfabetin, me një alfabet dhe me qëndrimet e organizuesve të tij dhe delegatëve të zgjedhur prej viseve të ndryshme shqiptare ndërtoi politikën për krijimin e Gjuhës së përbashkët letrare, domethënë të Gjuhës standarde në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe, të mbajtur në Tiranë në vitin 1972.

Dy të arriturat e sipërtheksuara të Kongresit të Manastirit janë çështje të mëdha, më të mëdhatë të Gjuhës Shqipe.

Dy të arriturat e sipërtheksuara të Kongresit të Manastirit, duke qenë çështje të mëdha, më të mëdhatë e gjuhës shqipe, janë njëkohësisht çështje të Shkollës Kombëtare. Gjuha, alfabeti dhe Shkolla ishin dhe janë përbërës gjithëjetshëm e gjithëkohshëm të rëndësishëm të kulturës së çdo populli, prandaj edhe të Popullit shqiptar.

Në Kongresin e Manastirit do të merrnin pjesë 32 delegatë me të drejtë vote që përfaqësonin 26 qytete dhe shoqëri të ndryshme shqiptare, brenda dhe jashtë Atdheut.

Delegatët me të drejtë vote ishin shkrimtarë dhe publicistë të njohur, lëvrues të gjuhës shqipe, laikë e klerikë, veprimtarë të lëvizjes kombëtare.

Në mbledhjen e pasdites së parë të Kongresit do të zgjidhej Kryesia që do të udhëhiqte e drejtonte punimet e Kongresit. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, nënkryetarë Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi, ndërsa sekretarë Hilë Mosi, Thoma Avrami dhe Nyzhet Bej Vrioni.

Duke parë se sa e përbërë do të ishte zgjidhja e dëshiruar, e rëndësishme e gjithëjetshme e çështjes në fjalë, disa nga diskutuesit e quajtën të nevojshme të propozojnë që të krijohet një Komision, të cilit do t’i besohej vendimi për çështjen e alfabetit.

Komisioni do të përbëhej prej përfaqësuesve të alfabeteve të Stambollit, të “Bashkimit” e të “Agimit” dhe të disa publicistëve e intelektualëve të njohur. Komisionit iu besua me vota të fshehta vendimi për një alfabet të cilin delegatët e Kongresit zotoheshin se do ta pranonin detyrimisht si alfabet të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Kryetar i Komisionit u caktua Gjergj Fishta, i cili mori numrin më të madh të votave.