6.2 C
Prizren
E mërkurë, 11 Dhjetor, 2024

Malisheva merr një fitore të vlefshme ndaj Dukagjinit

Malisheva ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Bekim Isufit ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat, duke ia shkaktuar humbjen e parë ekipit të Ismet Munishit pas pesë ndeshjeve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve për një nuancë, por të dyja ekipet arritën të shënojnë nga një gol.

Goli i parë erdhi në minutën e 19-të me anë të Drilon Hazarollajt, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Theophilous Solmonon (43’) barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë dhe duke shënuar edhe një gol për të siguruar fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 56-të me anë të Laurant Xhylanit, i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Malisheva zë vendin e tretë me 25 pikë dhe afrohet me dy vendet e para, ndërsa Dukagjini bie në pozitën e shtatë me 17 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, malishevasit luajnë në udhëtim te Gjilani, ndërsa klinasit e presin Prishtinën. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Darka e Lamës

Hajdar Mallaku Shkas për ta publikuar këtë shkrim ishte lajmi që më 12 nëntor 2024 e bëri Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe..., zot. Faton Peci...

Policia shqiptoi 1.473 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1.473 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit