Home Blog Page 398

Aksident mes 8 veturave në Zhur të Prizrenit

0

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tetë veturave të ndodhur pasditën e sotme në Zhur të Prizrenit.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1487564235480956

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Tutje Hoxha, ka bërë të ditur se rruga është e bllokuar përkohësisht.

Ndërsa apelohet të përdoren rrugë tjera alternative.

“Apelojmë tek të gjithë shoferët, qe gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë, dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të tjerëve.

Pas raportimeve shtese nga kompetentet do te njoftoheni per informacione tjera”, tha Hoxha.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

0

200 vjet më parë lindi ideologu i Rilindjes Kombëtare, Pashko Vasa.

Me këtë rast Bashkia Shkodër, Biblioteka Publike e qytetit si dhe institucione të tjera kanë përgatitur aktivitete kushtuar poetit, publicistit e rilindasit Pashko Vasa.

Në mëngjes u kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe bustin e tij në Shkodër. Ndërkohë më vonë do të zhvillohet një Konferencë Shkencore për jetën dhe veprën e Pashko Vasës, në shtëpinë-muze Pashko Vasa.

Veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare lindi në Shkodër, më 17 shtator 1825 dhe ndërroi jetë në Bejrut, më 29 qershor 1892.

Arsimin fillestar e mori në qytetin e lindjes, ndërsa më pas punoi si sekretar pranë konsullatës britanike në Shkodër. Në vitet 1878–1882, Pashko Vasa ishte një nga figurat kyçe të Komitetit të Stambollit, që punoi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Më 1879 ishte ndër veprimtarët më aktivë të “Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja shqip”. Ai shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes; “Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe” (“L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise”, Konstandinopojë 1878, “Gramatika shqipe për t’u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi” (“Grammaire albanaise à l’usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maître”, Londër 1887).

Pashko Vasa ka një rol të veçantë në historinë e letërsisë shqiptare. Ai është autor i vjershës së njohur “Moj Shqypni, e mjera Shqypni” (1880). Pashko Vasa vdiq në Liba/rtsh

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

20-shi i LDK-së – Do të jem zëri i familjeve të varfëra

0

Unë jam Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga LDK-ja, dhe mbaj numrin 20 në fletëvotim.

Si drejtor i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit në vitin 2019, pata nisur për herë të parë programin e meremetimit të shtëpive të familjeve në nevojë. Gjatë atij viti, u përfunduan meremetimet e 40 shtëpive, përfshirë dyer, dritare, banjo dhe instalime të plota.

Për vitin 2020, të gjitha procedurat ligjore ishin të përfunduara dhe gati për t’i përfshirë 40 familje të tjera në këtë program jetik.

Nëse zgjidhem anëtar i Kuvendit të Prizrenit bashkë me LDK-në, do të realizojmë meremetimin e mbi 200 shtëpive të familjeve në nevojë në komunën tonë, duke siguruar kushte më të mira për jetesë për çdo qytetar.

Në katër vitet e fundit, ne pamë shpesh neglizhencë ndaj më të dobëtëve – unë premtoj se kjo do të ndryshojë!

Zgjidhni përvojën, përkushtimin dhe një të ardhme më të mirë për Prizrenin.

Dr. Fejzë Kabashi, numër 20 në fletëvotim.

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zhbllokohet kanalizimi në banesat sociale në Petrovë të Prizrenit

0

Pas raportimit të problemit me kanalizimin në njërën nga ndërtesat e banimit social në Petrovë të Prizrenit, dhe pas shqetësimeve të shprehura nga banorët në mediumin tonë ditën e djeshme, është ndërmarrë një reagim i menjëhershëm nga institucionet përkatëse.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1487564235480956

Mëngjesin e sotëm, Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, ka ndërhyrë në zhbllokimin e rrjetit të kanalizimit.

Si pasojë e bllokimit, bodrumet e objektit ishin përmbytur me ujëra të zeza, duke krijuar kushte të papranueshme për banorët dhe rrezik serioz për shëndetin e tyre.

Situata kishte kohë që po zgjaste, duke krijuar erëra të padurueshme dhe një ambient të rrezikshëm për banorët, veçanërisht për fëmijët.

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Hoti: Për kosovarët është tepër me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë

0

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai është shprehur optimist që deri në fund të vitit Shqipëria do t’i hapë edhe pesë kapitujt e mbetur.

Në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se për kosovarët është tepër e rëndësishme që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë.

Postimi i plotë:

Përgëzoj Qeverinë e Shqipërisë, dhe Kryeministrin Edi Rama në veçanti, për hapjen e 28 kapitujve në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shpresoj së shpejti të hapen edhe 5 kapitujt e mbetur dhe negociatat të përmbyllen në kohë rekord. ????

I gjithë spektri politik në Shqipëri, pavarësisht dallimeve, ka përgjegjësi në kuadër të këtij procesi. Shpresoj të gjithë të tregojnë maturi politike dhe të kontribuojnë e të mbështesin pa asnjë rezervë këtë rrugëtim historik të Shqipërisë.

Më 2029, në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, qytetarët e Shqipërisë votojnë krahas qytetarëve të vendeve të BE-së për deputetët shqiptarë në atë parlament.

Pas hyrjes në NATO, kjo është arritja tjetër historike jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Ëndrra historike e shqiptarëve për rikthim në familjen evropiane po realizohet hap pas hapi.

Për kosovarët është tepër me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë, e pastaj na mbetet neve që këtë kufi ta lëvizim më tutje në Merdare.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Policia konfiskon mbi 500 kg marihuanë në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në një fshat të Suharekës, ku ka konfiskuar mbi 500 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia në Prizren, kishin siguruar informacione operative për kultivim të bimëve narkotike dhe pas veprimeve hetimore kanë lokalizuar vendin e dyshuar.

Në një objekt (stallë), policia ka gjetur sasi të madhe marihuane në proces tharjeje. Pas peshimit, rezultoi se lënda narkotike arrinte peshën prej 512 kilogramë e 89 gramësh, me vlerë tregu të përafërt prej 750 mijë eurosh, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie.

Në lidhje me rastin është identifikuar një person i dyshuar, i njohur për policinë, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka njoftuar se hetimet po vazhdojnë.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

66 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 29 aksidente me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2383 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 16 persona, prej të cilëve 15 ka dërguar në mbajtje.

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Uji, kanalizimi – Parkingjet – Unaza e qytetit”/ Selmanaj flet në detaje për planet e tij për Prizrenin

0

Kandidati i LDK’së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj ka folur në detaje për planet e tij për këtë komunë, ku ka përmendur problemet themelore që ky qytet posedon.

Selmanaj në emisionin Pressing në T7 tha se Prizreni, problemin jetik e ka ijin e pijes dhe kanalizimin.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/watch?v=1487564235480956

Ai premton që nëse arrin të bëhet kryetar i kësaj komune, ky problem do të zgjidhet brenda 4 viteve.

“Problemet jetike që i kanë lon qeverisjet në Prizren 17 vitet e fundit. A e dini që problemin themelor Prizreni e ka ujin e pijes dhe kanalizimin. Mbi 26 fshatra të rajonit të Zhupës që ne i themi, i derdhin në Lumbardhin tonë. Sot kemi bërë krim ndaj dhuntisë që zoti na ka fal si shpërblim natyror. Prej punëve të para do ta kem Ujin e pijes dhe kanalizimit, 24 orë ujë të pijes.

Tri burime do të jenë për ujin e pijes. Unë po them që brenda 4 viteve, Prizreni nuk do ta ketë më problemin e ujit të pijes. Impianti për ujrat e zeza punon vetëm 15 për qind. Ne e kemi propozu që të gjitha kanalizimet t’i fusim nën Lumbardh, nën gypa, ndërkohë që Lumbardhi edhe të ketë ujë dhe pamje të bukur, por edhe të jetë i pastër….Gjatësia është 30 km. Do t’i ndërtojmë dy impiante për trajtimin e ujërave të zeza”.

Tutje ai tha se problem tjetër janë edhe parkingjet, ku gjatë mandatit të tij do të realizohen 5 parkingje nëntokësore.

“Parkingu nëntokësor do të jetë nën Sheshin e Kujtesës. Problem themelorë janë edhe parkingjet nëntokësore, ne kemi propozu 5 zona që do të ndërtojmë 5 parkingje nëntokësore”.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nisma Socialdemokrate çel zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren

0

Nisma Socialdemokrate ka zhvilluar sonte hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në Prizren, me një tubim publik në Kejin e Shatërvanit, ku morën pjesë qytetarë dhe mbështetës të këtij subjekti politik.

Kandidatja për kryetare të Komunës së Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, prezantoi programin dhe vizionin e saj për zhvillimin e qytetit, duke theksuar pjesëmarrjen aktive të qytetarëve dhe të rinjve në vendimmarrje.

“Prezenca juaj në këtë tubim është dëshmia më e fortë se Prizreni ka nevojë për ndryshim.
Ky qytet i përket të rinjve dhe të rejave që e duan vendin dhe punojnë për të mirën e tij.
Prizreni nuk është pronë e askujt, është i qytetarëve”, theksoi ajo.

Më tej Balaj-Halimaj shtoi: “Tek ne, nuk mbeteni vetëm një numër votuesi. Për dallim nga të tjerët, tek ne secili përkrahës ka vlerë”.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e mbështeti Balaj-Halimajn dhe vizionin e saj për Prizrenin.

“Përjetë Prizreni 186! Albulena Balaj-Halimaj, ish-zëvendëskryeministre dhe deputete, është një grua e guximshme, me një vizion të qartë për të ardhmen e Prizrenit dhe qytetarëve të tij.
Me përkushtim të plotë dhe gatishmëri për të vënë në shërbim gjithë potencialin e saj intelektual dhe njerëzor, ajo qëndron krah qytetarëve për një Prizren më të zhvilluar dhe më të avancuar”, ka deklaruar Limaj.

Sipas tij, Prizreni, qyteti i Lidhjes, i kulturës, rinisë dhe sportit, meriton një qeverisje me duar të pastra, një administratë që garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe përparim për të gjithë.

“Prandaj, Lista për Kuvend Komunal dhe Albulena janë zgjidhja më e mirë për qytetarët e Prizrenit”, tha ai./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Bashkimi e mbyll me fitore edhe ndeshjen e pestë kontrolluese

0

Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar formën e mirë në fazën përgatitore, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në ndeshjet kontrolluese. Portokallezinjtë triumfuan ndaj Trepçës me rezultat të ngushtë 70-73, duke treguar edhe një herë se janë gati për sezonin e ri, raporton PrizrenPress.

Pas këtij suksesi, ekipi prizrenas tashmë e ka të gjithë fokusin te sfida e parë zyrtare në FIBA Europe Cup, e cila do të zhvillohet më 24 shtator.

Entuziazmi dhe besimi në skuadër janë të larta, teksa Bashkimi synon ta nisë me këmbë të mbarë aventurën ndërkombëtare./PrizrenPress.com