Home Blog Page 417

Ndërtimi i ujësjellësit kryesor për 15 fshatra dhe Dragashin drejt përfundimit

0

Komuna e Dragashit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e ujësjellësit kryesor, që do të furnizojë me ujë të pijshëm 15 fshatra dhe qytetin e Dragashit, janë drejt përfundimit.

Në këtë kuadër, sot është vizituar fshati Rapçë, i cili prej vitesh është përballur me mungesë të ujit të pijshëm, problem që ka prekur edhe shkollën dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare, raporton PrizrenPress.

“Në ditët në vijim, uji do të arrijë edhe në bazene, në fshatrat Rapçë dhe Kërstec. Ky nuk është fundi, por fillimi i punës së mëtejshme që planifikojmë të bëjmë në Rapçë. Rindërtimi i rrjetit të furnizimit me ujë dhe ndërtimi i bazenit të ujit që planifikojmë të ndërtojmë në të ardhmen janë të nevojshme në mënyrë që të gjithë banorët të kenë një furnizim të përhershëm me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, gjatë vizitës është inspektuar edhe një segment i sistemit qendror të kanalizimit, i cili është i dëmtuar dhe pritet të riparohet në periudhën e ardhshme.

“Shëndeti dhe siguria e qytetarëve tanë është prioriteti ynë”, thekson më tej njoftimi./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Edhe nga një muaj paraburgim ndaj Nexhmi Krasniqit dhe 3 tjerëve nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi

0

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga një muaj ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi- aktualisht drejtor rajonal i kufirit perëndimor, që përfshin rajonet e Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit, si dhe ndaj Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe Liman Sallaukës.

Kështu bëjnë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Gjykatës në Prizren.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prizren, përmes vendimit të 6 gushtit 2025, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të dyshuarve nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie nga tatimi.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dy zyrtarë të rinj fillojnë punën në Gjykatën e Prizrenit

0

Kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, dhe U.D. Administratorja, Shpresa Kryeziu, kanë pritur në takim dy zyrtarët e rinj, Durim Kërhanaj – Udhëheqës i Zyrës për Mbështetje Juridike dhe Hazir Kadriaj – Referent, të cilët nga muaji shtator i këtij viti kanë filluar punën e tyre në Gjykatë, të përzgjedhur përmes procedurave të rekrutimit të udhëhequra nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), raporton PrizrenPress.

Me këtë rast, Emra, ka vlerësuar punën dhe përvojën e tyre të mëparshme pranë institucionit, duke iu uruar suksese në përgjegjësitë e reja.

“Kryetarja vlerësoi punën e tyre dhe përvojën pranë Gjykatës në vitet e kaluara, duke i’u uruar suksese dhe mbarësi në detyrat e tyre të reja, si dhe i’u dha mbështetja e plotë dhe bashkëpunimi në realizimin me sukses të përgjegjësive ligjore”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

“Hardh Fest” rikthehet në Rahovec, festë e rrushit, rakisë dhe verës

0

Në qytetin vreshtar të Rahovecit nesër fillon festivali “Hardh Fest”. Nën moton “Për kokërr t’qefit!”, festivali synon të mbledhë mijëra vizitorë vendorë e të huaj. Organizatorët thonë se gjithçka është gati për festën e madhe të rrushit, ku për tri ditë e tre net, do të ketë aktivitete të shumta kulturore e argëtuese. Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se “HardhFest” ka ndikim të jashtëzakonshëm në promovimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. 

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Nga data 5 e deri më 7 shtator, në qytetin e Rahovecit do të mbahet edicioni më i ri festivalit “Hardh Fest”.

Një nga organizatorët e festivalit të vjeljes së rrushit, rakisë e verës, Gardalin Shtavica, thotë për Radio Kosovën se gjithçka është gati për fillimin dhe mbarëvajtjen e festivalit, i cili si çdo vit tjetër, edhe këtë vit, pritet të sjellë në qytetin e rrushit, mijëra vizitorë nga vendi e bota. Shtavica thotë se festivali do të fillojë me prerjen e kalaveshit të rrushit, për të pasuar aktivitete të ndryshme promovuese, kulturore e argëtuese.

“Si zakonisht do të organizohen lojëra të ndryshme të cilat do të promovojnë traditën dhe kulturën tonë, se një turist kur vije këto dëshiron të sheh se si jeton popullata vendëse dhe si i realizon punët nëpër vreshta. Do të promovohen mekanizmat bujqësorë me të cilët punojnë bujqit. Është gara në vjeljen e rrushit, gara në shtrydhjen e rrushit, pastaj demonstrimi i pjekjes së rakisë. kështu që turistët mund të shohin krejt procedurën se si shkon, nga vjelja rrushit që është lënda e parë e deri tek produkti final vera e rakia”, tha ai.

Sipas organizatorëve, “Hardh Fest” është një organizim që bashkon komunitetin, fermerët, artistët dhe vizitorët nga e gjithë bota, duke e promovuar në arenën ndërkombëtare bujqësinë dhe verarinë vendore.

Rëndësinë e madhe të “Hardh Festit” e pranon edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Ai thotë për Radio Kosovën se ky festival ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik e kulturor të komunës.

“Efekti i “Hardh Festit” është i padiskutueshëm është efekt i madh e shumë pozitiv. Ka një hulumtim dhe besohet se janë mbi 6 milionë euro që mbesin nga kjo festë, nga pjesëmarrësit e shumtë vendorë e vizitorë të jashtëm. T’i mbesin një komune si kjo e jona 6 milionë, është gjë e mirë, sepse buxhet vjetor i Komunës së Rahovecit për investime është diku rreth pesë milionë euro”, tha Latifi.

Latifi tha se komuna e tij, sivjet e ka përkrahur festivalin me 70 mijë euro.

Në natën e fundit të këtij festivali, më 7 shtator, do të marrë pjesë edhe Tommy Cash, përfaqësuesi i Estoninsë në Eurovision këtë vit, i cili me këngën “Espresso Macchiato” rrëmbeu vendin e tretë.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Të shtënat me armë në aheng familjar, paraburgim për tre të dyshuarit në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh tre të dyshuarve që u arrestuan lidhur me rastin e të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar në Trepeticë të Prizrenit.

Kështu bëjnë të ditur burime të brenda Gjykatës në Prizren,shkruan Betimiperdrejtesi.

Po ashtu, bëhet e ditur se dy të dyshuar tjerë gjenden ende në arrati.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Policia kishte njoftuar më 2 shtator se në këtë rast janë sekuestruar katër armë zjarri dhe janë ndaluar tre të dyshuar.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se fillimisht të hënën (më 1 shtator) rreth orës 15:30, Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor Prizren-Veri, përmes një video-regjistrimi të publikuar në medie, ka pranuar informacionin për shkrepje me armë zjarri gjatë një ahengu familjar dhe menjëherë pas pranimit të informacionit është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe janë ndërmarrë veprimet e duhura procedurale dhe hetimore.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Sipas Policisë, tre të dyshuar janë arrestuar ndërsa dy të tjerë kishin mbetur në kërkim, por më vonë në Aeroport të Prishtinës ishte ndaluar edhe i dyshuari i tretë.

“Është lokalizuar vendi i ngjarjes dhe janë identifikuar personat e dyshuar dhe me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, janë bastisur tre shtëpi të të dyshuarve. Gjatë bastisjeve janë gjet dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Katër armë zjarri të tipit pistoletë si dhe Sasi e fishekëve dhe gëzhoja. Si rezultat i veprimeve hetimore tre persona të dyshuar janë arrestuar dhe dy tjerë kanë mbetur në kërkim policor, më vonë me datë 02.09.2025 rreth orës 02:08 , në aeroportin e Prishtinës është ndaluar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tret”, njoftoi Policia.

Sipas Policisë, katër të pandehur dyshohen për armëmbajtje pa leje, kurse ndaj këngëtarit në atë aheng- ishte iniciuar rast për moslajmërim të veprës penale.

“Për katër të dyshuar është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ndaj njërit prej të dyshuarve, i cili ishte këngëtar në gazmendin familjar, është iniciuar procedurë hetimore për “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, thuhej në njoftim.

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi kritikon mungesën e stafit për autoambulancat në Gjonaj dhe Zhur

0

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Fejzë Kabashi, ka reaguar ndaj vendimit të Komunës për vendosjen e autoambulancave në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) në Gjonaj dhe Zhur, duke e cilësuar këtë si një veprim të pamjaftueshëm dhe jofunksional për shkak të mungesës së stafit të dedikuar.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Kabashi, i cili mban numrin 20 në fletëvotim, ka theksuar se autoambulancat nuk mund të jenë në shërbim të qytetarëve pa ekipe të posaçme mjekësore dhe teknikë, të trajnuar për t’i operuar ato në raste emergjente.

Ai ka kritikuar Komunën për mënyrën si po e paraqet këtë veprim si përmirësim të shërbimeve, duke e cilësuar si një formë mashtrimi publik që nuk sjell zgjidhje reale për qytetarët e Hasit dhe Zhurit.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Sipas Kabashit, vendosja e autoambulancave pa staf:
• Nuk garanton transport të sigurt për pacientët
• Nuk lejohet ligjërisht që stafi i QMF-së të braktisë shërbimin për të shoqëruar pacientin
• Krijon presion të panevojshëm mbi stafin mjekësor nga familjarët
• Zë hapësira të panevojshme në ambientet e QMF-ve

Ai ka premtuar se me qeverisjen e LDK-së, sektori i shëndetësisë në Prizren do të përjetojë një transformim të thellë, duke u fokusuar në cilësinë e shërbimeve, staf të mjaftueshëm dhe kushte moderne pune.

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Uji është i pijshëm në Prizren

0

Pas turbullirave të shkaktuara nga reshjet e shiut në burimet ujore, furnizimi me ujë të pijshëm në Prizren është rikthyer në normalitet.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjendja tashmë është stabilizuar dhe se qytetarët mund ta përdorin ujin pa asnjë shqetësim.

“Pas eliminimit të turbullirave të paraqitura, furnizimi me ujë të pijshëm është normalizuar dhe uji është i sigurt për konsum”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Autoritetet e ujësjellësit u kanë bërë thirrje konsumatorëve që të vazhdojnë përdorimin e ujit me besim, duke siguruar se monitorimi i burimeve ujore do të vazhdojë për të garantuar cilësinë.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vjedhje në një xhami të Rahovecit, grabitet kasaforta me para

0

Një rast vjedhjeje ka ndodhur gjatë natës në një xhami, ku persona ende të panjohur kanë depërtuar me forcë në ambientet e brendshme dhe kanë marrë një kasafortë, në të cilën ndodheshin rreth 30 euro.

Ngjarja ka ndodhur në intervalin kohor 23:00 – 04:00, ndërsa rasti është denoncuar nga mbikëqyrësi i xhamisë, M.M., i cili ka vërejtur vjedhjen në orët e para të mëngjesit dhe ka njoftuar Policinë.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Sipas autoriteteve, Prokurori i Shtetit është informuar dhe rasti është klasifikuar si “Vjedhje e rëndë”.

Hetimet janë duke vazhduar me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren drejt transformimit modern

0

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren pritet të shndërrohet në një arenë moderne sipas standardeve të UEFA-së. Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ka bërë të ditur se procedurat janë në fazën përfundimtare dhe së shpejti do të nënshkruhet kontrata për realizimin e projektit, raporton PrizrenPress.

Ky projekt kap vlerën prej 13 milionë eurosh dhe parasheh modernizimin e plotë të stadiumit aktual, duke përfshirë rritjen e kapacitetit në 7,750 ulëse.

“Së shpejti, edhe Prizreni do të ketë një stadium që i përgjigjet nevojave të futbollit modern. Ky projekt nuk gëzon vetëm klubin me shumë traditë, FC Liria, por gjithë komunitetin sportiv dhe tifozët e qytetit”, deklaroi Osmani./ PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

U raportua si e zhdukur para dy vitesh, gjendet në Prevallë 27-vjeçarja nga Prizreni – refuzon të kthehet në shtëpi

0

Një rast i raportuar si person i zhdukur është zbardhur nga hetuesit e Policisë së Kosovës në Prizren, të cilët kanë arritur të lokalizojnë vajzën e raportuar të humbur.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për A. G., 27-vjeçare e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga viti 2023, ndërsa më 31 korrik 2025 familjarët e saj kishin ripërtërirë raportimin në polici.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Pas veprimeve hetimore, hetuesit e Sektorit Rajonal kanë arritur ta gjejnë vajzën duke punuar në një prej restoranteve në fshatin Prevallë, Prizren.

Ajo është shoqëruar në stacion dhe është marrë në pyetje, ku ka deklaruar se është madhore dhe ka vendosur të jetojë e pavarur, pa dashur të kthehet në familje.

Të gjitha veprimet janë kryer në koordinim me Prokurorin, ndërsa rasti është cilësuar si i përfunduar.