Home Blog Page 416

ATK shënon rritje të qëndrueshme të të hyrave në periudhën janar-gusht 2025

0

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që në periudhën janar–gusht të viti 2025 të mbledh gjithsej 713.3 milionë euro të hyra, duke tejkaluar të hyrat e së njëjtës periudhë të vitit 2024 për 71.2 milionë euro.

Sipas njoftimit të ATK-së, ky rezultat dëshmon për një trend të qëndrueshëm të rritjes së të hyrave tatimore, që pasqyron jo vetëm përkushtimin e ATK-së në zbatimin e ligjit dhe forcimin e administrimit tatimor, por edhe vetëdijen gjithnjë e më të lartë të tatimpaguesve për përmbushjen e obligimeve të tyre.

“Rritja e të hyrave ka rëndësi të veçantë për stabilitetin fiskal të vendit, sepse garanton më shumë mjete për investime publike, zhvillim ekonomik dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve. Kjo është dëshmi se partneriteti i ndërtuar ndërmjet ATK-së dhe tatimpaguesve po jep rezultate të prekshme dhe afatgjata”.

“Në këtë kuadër, ATK rikujton se qëllimi i saj nuk është ndëshkimi i tatimpaguesve, por edukimi dhe ndërgjegjësimi i tyre, me qëllim që obligimet tatimore të trajtohen si përgjegjësi e natyrshme qytetare dhe biznesore. Prandaj, institucioni do të vazhdojë të investojë në trajnime, fushata informuese dhe shërbime digjitale që u lehtësojnë tatimpaguesve procesin e përmbushjes së obligimeve”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“12 kilogramë narkotikë”, Prokuroria ngre aktakuzë kundër tre personave në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve N.I., E.M., dhe H.H., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga muaji Mars 2025, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 lidhur me nenin 275, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në aktakuzë thuhet se i pandehuri N.I., fillimisht me datë 28.02.2025, pa autorizim shet, transporton, dorëzon dhe dërgon në transit substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë – me qëllim të shitjes në atë mënyrë që pasi pajtohet paraprakisht përmes telefonit me blerësin, takohen në afërsi të fshatit Landovicë të Komunës së Prizrenit, të cilit ia shet substancën narkotike të llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme (neto) prej 972.30 gram, në këmbim të vlerës prej 2,400.00 € (Dymijë e katërqind euro), duke kryer kështu veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të KPRK-së.

“Derisa me datë 07.03.2025 rreth orës 21:30, i pandehuri N.I., në bashkëveprim me të pandehurit E.M., dhe H.H., pa autorizim shesin, transportojnë, dorëzojnë dhe dërgojnë në transit substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë në atë mënyrë që pasi pandehuri N.I., pajtohet paraprakisht përmes telefonit me blerësit e tij, takohet me të njëjtit në afërsi të fshatit Landovicë dhe pasi vërteton se blerësit i kishin paratë për blerjen e substancës narkotike, të cilat para i numëron edhe personalisht dhe menjëherë e merr në telefon të pandehurin H.H., me ç’rast ky i fundit duke qenë i shoqëruar edhe nga i pandehuri E.M., pas pak minutash afrohen me veturën e tyre në vendin ku ishte i pandehuri N.I., duke negociuar me blerësit për shitblerjen e substancës narkotike, me ç’rast dalin nga vetura dhe së bashku nxjerrin një qese me ngjyrë të kaltër brenda së cilës ishin 11 (njëmbëdhjetë) foli alumini me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 10,510.36 gram (Dhjetë kilogram e pesëqind e dhjetë gram e tridhjetë e gjashtë miligram) në vlerë prej 25,000.00 Euro (Njëzet e pesëmijë euro) dhe duke qenë se të njëjtit ishin nën aplikimin e masave të veçanta hetimore, arrestohen në flagrancë nga forcat e Policisë së Kosovës, përveç të pandehurit H.H., i cili ka arritur të arratiset, mirëpo megjithatë arrestohet disa ditë më vonë, derisa pas bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të pandehurit N.I., policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë edhe një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë në peshë të përgjithshme prej 1,218.00 gram (një kilogram e dyqind e tetëmbëdhjetë gram). Gjithashtu të njëjtit i janë sekuestruar edhe dy peshore të cilat shërbejnë për matjen – peshimin e substancave narkotike, të cilat destinohen për shitje si dhe një shumë parash prej 3,965.00 Euro (Tremijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë euro), të cilat para janë dobi pasurore e fituar nga kryerja e veprës penale, me ç’rast të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Tutje në njoftim bëhet e ditur se përveç tjerash, pas arrestimit të të pandehurit N.I., në vendngjarje policia arrin të sekuestrojë nga i njëjti një pistoletë të kalibrit 7.62 mm M57 së bashku me një karikator me tetë (8) fishekë brenda tij, ku pas zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e tij, gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe katër (4) fishekë të pistoletës dhe pajisje për pastrimin e armës, me ç’rast duke vepruar kështu, i njejti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të KPRK-së.

“Prokurori i shtetit, me ngritjen e aktakuzës ka propozuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve dhe sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me vepër penale, për të cilat është lëshuar Urdhër Ndalues Përfundimtar nga Gjykata, dhe atë: Substancë narkotike të llojit marihuanë: një pistoletë kalibrit 7.62 mmM57 me një karikator me 8 fishekë, katër fishekë të pistoletës, pajisje për pastrimin e armës, foli plastike, një peshore, 3.965 euro, një veturë e markës ‘Audi’, një veturë e markës VW ‘Bora’ “.

Po ashtu në njoftim thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Drini i Bardhë prezanton fanellat e reja për sezonin 2025/26

0

Drini i Bardhë nga Hasi ka prezantuar sot fanellat zyrtare për sezonin e ri 2025/2026. Fanellat mbajnë ngjyrat tradicionale bardh e blu, duke sjellë një dizajn modern dhe atraktiv për skuadrën dhe tifozët.

Sipas njoftimit, këto fanella janë realizuar falë mbështetjes së vazhdueshme të Kastriot Shatrit dhe kompanisë së tij “Kas Foods”, e cila tashmë për të tretin vit me radhë është partner zyrtar i klubit, raporton PrizrenPress.

Nga klubi kanë shprehur mirënjohje të veçantë për këtë partneritet të qëndrueshëm, duke theksuar se përkrahja e “Kas Foods” është një forcë shtesë në rrugëtimin e ekipit drejt arritjes së objektivave të reja në sezonin që po afron.

Fanellat e reja do të jenë në dispozicion për lojtarët dhe tifozët në ndeshjet e ardhshme, duke e bërë këtë prezantim një moment të veçantë për historinë e klubit./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Adifete Shiti: Poezia për mua është zemra që flet në heshtje

0

Në një botë ku fjala shpesh humbet mes zhurmës, Adifete Shiti e ka zgjedhur poezinë si udhërrëfyes të shpirtit dhe si mjet për të mbjellë humanizëm.

Ajo nuk e sheh krijimtarinë si garë për çmime, por si një rrugëtim për të prekur zemrat e lexuesve. Në këtë intervistë, ajo ndan rrënjët e pasionit të saj, filozofinë krijuese dhe mesazhet që i japin kuptim jetës.

QendraPress: Ju lutem, na jepni një biografi lidhur me veprimtarinë tuaj?

Adifete Shiti: Veprimtaria ime buron nga fjala e shkruar. Vargu është udhërrëfyesi im, shkrimi është shtegu im, e humanizmi është forca që më shtyn të jem dorë ndihmëse për të tjerët. Më pëlqen të mbroj të drejtën e gruas aty ku ajo ka të drejtë, sepse zëri i saj shpesh mbetet i heshtur. Në konkurset poetike ku kam marrë pjesë, kurrë nuk e kam parë çmimin si synim. Çmimi im i vetëm janë lexuesit, janë miqtë e rinj që më dhuron krijimtaria. Nuk ka shpërblim më të madh se të mbetesh në mendjen dhe zemrën e njerëzve. Farat që mbjell me fjalë, një ditë japin fryt.

QendraPress: Kur keni filluar të merreni me poezinë?

Adifete Shiti: Me poezinë u njoha herët, në moshë të brishtë. Shkruaja shumë, por i fshehja shkrimet nga frika e gjykimit. Shoqëria jonë shpesh gjykon më shumë sesa kupton, prandaj heshtja dukej si mburojë. Por fjala nuk mund të rrijë gjatë e mbyllur – ajo shpërthen, del në dritë.

QendraPress: Çfarë paraqet poezia për ju?

Adifete Shiti: Poezia për mua është zemra që flet në heshtje. Është brendësia që nuk mund të rrijë e burgosur. Dora ime nuk bën gjë tjetër veçse i jep formë atij zëri të brendshëm – qoftë gëzim, dhimbje, natyrshmëri apo kujtim.

QendraPress: Kur shkruani poezi, sa ia përkushtoni ndjenjën tuaj shpirtërore?

Adifete Shiti: Mesazhet e mia nuk kanë një formë të vetme; ato rrjedhin sipas ndjenjës. Metaforat që përdor janë pasqyra e jetës sonë, sepse populli e kupton të vërtetën më thellë përmes figurave, jo vetëm përmes fjalës së drejtpërdrejtë.

QendraPress: A i paraqitni mesazhet në vargje, apo metaforat janë dëshmi letrare?

Adifete Shiti: Nuk kam kufij në krijim. Çdo gjë që më rrethon – dashuria, brengat, hidhërimet, gëzimet – gjen strehë në poezi.

QendraPress: Cili është relacioni mes jetës suaj dhe poezisë?

Adifete Shiti: Mesazhi im është i qartë: duajeni jetën, punoni për të, mos u dorëzoni. Edhe kur ajo ju hedh prapa, mos u ligështoni – ngrituni më të fortë, bëni dhjetë hapa para. Mos lejoni të bëheni vegël në duart e të tjerëve; bëhuni vetë dritë, prioritet dhe shembull për njerëzit./Intervistoi:Qazim Thaçi 

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Yll Limani më në fund publikon versionin e tij të këngës “Po të pres te shadërvani”

0

Artisti shumë i dashur për publikun, Yll Limani, ka publikuar më në fund versionin e tij të shumëpritur të këngës “Po të pres te shatërvani”.

Kënga, e cila fillimisht u interpretua nga ai gjatë një prej koncerteve të tij live, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

“Po të pres te shatërvani” është një këngë ikonike që mban firmën e dy emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare: Nexhmi Mehmeti dhe Ganimete Jashanica.

Ylli ka sjellë një version të përpunuar dhe të regjistruar në studio, duke i shtuar një frymë të tij autentike.

Pas publikimit, reagimet nuk kanë munguar. Ndër komentet e shumta, disa fansa e shprehën mendimin se interpretimi live i Yllit ishte më i mirë se versioni në studio.

Megjithatë, edhe versioni i incizuar është pritur me padurim dhe tashmë mund të gjendet në platformën YouTube. /Telegrafi/

Grapeland ndryshon emrin në “KB Rahoveci 029”

0

Klubi i basketbollit nga Rahoveci, Grapeland, ka vendosur të ndryshojë emrin, duke u identifikuar nga tani me emërtimin e ri “KB Rahoveci 029”. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të klubit, ku shumica e anëtarëve votuan pro këtij ndryshimi, raporton PrizrenPress.

Nga drejtuesit e klubit është theksuar se ky hap synon të forcojë identitetin e ekipit dhe të rrisë përfaqësimin dinjitoz, si në qytetin e Rahovecit, ashtu edhe në arenën e basketbollit kosovar.

“Ky hap është ndërmarrë me qëllim që të kemi një përfaqësim sa më dinjitoz dhe identitet të qartë, si brenda qytetit tonë ashtu edhe në arenën e basketbollit kosovar”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në fund, klubi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të tifozëve dhe përkrahësve, duke i ftuar ata të vazhdojnë të jenë pjesë e rrugëtimit të ri me emrin “KB Rahoveci 029”./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Etrit Hoti, 2-shi i Vetëvendosjes garon për Kuvendin Komunal të Rahovecit

0

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti, Etrit Hoti kandidon për Kuvendin Komunal të Rahovecit, si pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, ku mban numrin 2.

Hoti ka shprehur përkushtimin e tij për të kontribuar në zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Rahovecit.

Ai kërkon mbështetjen e qytetarëve në këto zgjedhje, duke theksuar vlerat dhe idealet që përfaqëson.

“Do të punoj me përkushtim për mirëqenie më të mirë për çdo qytetar të Rahovecit, si dhe do të qëndroj besnik ndaj idealit tonë të përbashkët, të trashëguar nga heronjtë dhe dëshmorët tanë”, premton Hoti.

KLIKO VIDEON E HOTIT: https://www.facebook.com/etrit.hoti/videos/24774757032158472

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Alishani: Vetëvendosje synon rikthimin e Prizrenit

0

Zëvendësshefja e shtabit zgjedhor të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Dafina Alishani, ka deklaruar se subjekti politik që ajo përfaqëson është plotësisht i mobilizuar për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, me objektiv të qartë: fitoren dhe vazhdimin e qeverisjes në komunën e Prizrenit.

Sipas saj, LVV ka përmbyllur të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fushatë të suksesshme, duke përfshirë listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, kandidatin për kryetar të komunës dhe një program të detajuar që adreson nevojat e qytetarëve.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Ajo tregon se fushata do të fokusohet në transparencë, zhvillim të qëndrueshëm, përmirësim të shërbimeve publike dhe përfshirje aktive të komunitetit.

“Jemi të përgatitur dhe të vendosur për të fituar. Besimi i qytetarëve në vizionin tonë është motivimi kryesor për të vazhduar punën në shërbim të Prizrenit”, tha  Alishani për TV Prizrenin.

Të dielën, LVV do të prezantojë zyrtarisht 45 kandidatët që synojnë ulëse në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Me numrin 105 në fletëvotim, LVV hyn në garën zgjedhore të 12 tetorit me synimin për të rikthyer qeverisjen në Prizren.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?ABI BIPLATINUM MERIDENCE 8:D DE E N NGRIT STANDARTIN Elegant Luksoz Modern ? +38349456999 +383 49 456 999 www.abiplatinum.com?"?

Në Suharekë prezantohet projekt-buxheti i vitit 2026

0

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi, sot në Suharekë është mbajtur takim me shefat e grupeve të asamblesë dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).

Gjatë këtij takimi u prezantua projekt-buxheti për vitin 2026, ku u diskutuan prioritetet buxhetore dhe planifikimet e investimeve për vitin e ardhshëm, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit të komunës, diskutimet u përqendruan në sigurimin e një buxheti gjithëpërfshirës dhe transparent, që adreson nevojat e qytetarëve dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

“Ky projekt-buxhet do të dorëzohet për shqyrtim dhe miratim në Asamblenë Komunale, ku pritet të marrë formën përfundimtare pas debatit dhe vendimmarrjes së përfaqësuesve të zgjedhur”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com