20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 454

82-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit shënohet me veprimtari përkujtimore, akademike dhe kulturore

0

Nesër festohet 82-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit. Në kuadër të ditëlindjes së tij, Komisioni Qeveritar për Persona e Zhdukur do të zhvillojë aktivitet përkujtimore, kulturore dhe akademike si shprehje e ndërgjegjes shoqërore, e nderimit të pashuar dhe apelit të vazhdueshëm për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së tij.

Në ora 11:30 organizohet visit te Shtëpia Muze e Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe.

Gjysmë ore më vonë, mbahet tribunë mbi veprën e Hotit. Nga ora 13:00 mbahet ceremonia e ditëlindjes së tij, derisa nga ora 19:00 hapet ekspozita me fotografitë e Ukshin Hotit.

Aktivitetet përmbyllen në ora 20:00 me ceremoninë e ndarjes së dekoratës komunale “Ukshin Hoti”./PrizrenPress.com

Marketing

 

Konsultim publik në Prizren për përfshirjen e PAK-ve në politikat publike

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të hënën është mbajtur konsultimi publik me akterët e shoqërisë civile për përfshirjen e nevojave të personave me aftësi të kufizuara në politikat publike.

Qëllimi i takimit, në kuadër të projektit EMPOËERED – Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara, organizuar nga PREDA Plus dhe Komuna e Prizrenit, sipas njoftimit ka qenë mbledhja e ideve dhe propozimeve për politika sa më gjithëpërfshirëse dhe një mjedis më të qasshëm për të gjithë.

“Bashkë me nënkryetarin Kujtim Gashi, përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe qytetarë, diskutuam mbi përfshirjen dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara. Theksova rëndësinë e përfshirjes së tyre si një detyrë të përbashkët dhe prioritet të komunës sonë”, ka bërë të ditur kryetari Totaj.

Ndërkaq nënkryetari Gashi ka pohuar se PAK-të janë pjesë e çmuar e shoqërisë.

“Prandaj, po zhvillojmë konsultime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e tyre, për të ndërtuar së bashku projekte të reja që i përgjigjen realisht nevojave dhe kërkesave të tyre. Është detyrë e jona që zëri i tyre të dëgjohet dhe të shndërrohet në veprim konkret”, është shprehur Gash

Marketing

 

Valencia Basket fiton Prizren Lite Quest në 3×3

0

Gjatë fundjavës, qyteti i Prizrenit ishte nikoqir i një spektakli të vërtetë basketbolli, ku u zhvillua turneu “Prizren Lite Quest” në formatin 3×3.

Pas dy ditë garash intensive dhe përballjesh të forta, skuadra Valencia Basket doli fituese, duke triumfuar në finale dhe siguruar një vend të çmuar për FIBA 3×3 Prishtina Challenger 2025, që do të mbahet më 19-20 korrik në kryeqytet me pjesëmarrjen e 16 ekipeve nga e gjithë Evropa.

Turneu në Prizren mblodhi 16 skuadra, ku të shtunën u luajtën ndeshjet në fazën e grupeve, ndërsa të dielën vijuan emocionet me çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen. Përveç ndeshjeve garuese, organizatorët ofruan edhe lojëra shpërblyese për tifozët, duke krijuar një atmosferë festive dhe të gjallë në zemër të qytetit.

Ky event u organizua nga 3×3 Prishtina, me mbështetjen e Federatës së Basketbollit të Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

“Hidroregjioni Jugor” nesër nis aksion për shkyçjen e lidhjeve ilegale dhe mospagesën e faturave me asistencë të policisë

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a., në bashkëpunim dhe me asistencën e Policisë së Kosovës, ka njoftuar se më 17 qershor 2025 do të nisë një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që janë lidhur në mënyrë të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, si dhe për ata që kanë borxhe të papaguara për një periudhë të gjatë kohore.

Aksioni do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të zhvillohet në zona të ndryshme të shërbimit, sipas planifikimit të ekipeve teknike dhe menaxheriale të kompanisë.

“Qëllimi i këtij aksioni është parandalimi i keqpërdorimit të shërbimeve publike, rritja e përgjegjësisë qytetare dhe respektimi i ligjit”.

KRU “Hidroregjioni Jugor” u bën thirrje konsumatorëve që të shlyejnë borxhet e tyre dhe të largohen vullnetarisht nga lidhjet ilegale, për të shmangur masa ndëshkuese dhe procedura ligjore.

Ky veprim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për sigurimin e një shërbimi cilësor dhe të ligjshëm për të gjithë qytetarët./PP/

Marketing

Aktakuzë kundër katër personave për shitblerje të narkotikëve në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të shitblerjes së narkotikëve.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Sh.L., D.L., A.K., dhe K.Z., për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Kliko linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258

Sipas aktakuzës, me datë 07 nëntor 2024, rreth orës 19:00,  në Prizren, konkretisht në shtëpinë e të pandehurit D.L., të pandehurit në bashkëkryerje pa autorizim posedojnë dhe paketojnë me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe ofrimit për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.

35 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë”me peshë neto 900 gram;

21 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 27.71 gram;

2 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 17.42 gram;

1 qes substancë narkotike e llojit “marihuanë e me peshë 13.26 gram;

1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 22.83 gram;

Mbetje e substancës narkotike e llojit “marihuanë me peshë 0.48 gram;

3 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 4.18 gram;

1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 0.38 gram;

1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 0.86 gram;

1 qese substancë narkotike e llojit “marihuanë me peshë 1.16 gram;

3 qese substancë narkotike e llojit “kokainë” me peshë totale 0.71 gram;

20 copë  tableta të llojit Xanax – Alprazolam 0.5 mg”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, aty theksohet se janë sekuestruar edhe materiale të tjera që shërbejnë për përgatitjen dhe paketimin e narkotikëve për shitje, përfshirë: qese najloni të zbrazëta, një  peshore digjitale, një  grinder dhe dy grindera të tjerë me mbetje marihuane.

“Pesha totale e substancës narkotike të llojit marihuanë e sekuestruar është 989.72 gram, ndërsa e kokainës është 4.4 gram”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, raporton Telegrafi.

Marketing

 

Prizreni blindon mbrojtjen: Argjend Qela rinovon kontratën

0

Klubi futbollistik Prizreni ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me qendërmbrojtësin shtatlartë dhe të pathyeshëm, Argjend Qela.

Klubi e cilëson këtë lëvizje si vazhdimësi të një bashkëpunimi të suksesshëm, duke theksuar rolin e rëndësishëm që lojtari ka pasur në prapavijë, por edhe në fazën sulmuese.

“Jemi krenarë të njoftojmë se Argjend Qela ka rinovuar kontratën me FC Prizrenin”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.”Një lojtar që nuk njeh kompromis në duele, lider i heshtur në fushë dhe shpesh vendimtar edhe në zonën kundërshtare – Argjendi ka ditur të shënojë gola që i kanë dhënë ekipit fitore të mëdha”.

Rinovimi i Qelës, sipas klubit, është dëshmi e besimit në cilësinë e futbollistëve që kanë dhënë gjithçka për fanellën verdhezi dhe pjesë e vazhdimësisë së projektit të klubit.

“Argjend Qela mbetet pjesë e familjes. Vazhdojmë së bashku drejt majave!”, përfundon njoftimi i FC Prizrenit./PrizrenPress.com

Marketing

Malisheva shënon Ditën e Çlirimit

0

Me aktivitete të shumta, Malisheva ka shënuar 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve. Kjo datë lidhet ngushtë me rënien e dëshmorit të parë, të fundit, dhe çlirimin e Komunës së Malishevës.

Kryetari Ekrem Kastrati priti mysafirët në një ceremoni zyrtare, pas së cilës u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë.

Po ashtu, u përurua pllaka me “Betimin e ushtarit të UÇK-së”, pranë muzeut dhe shtëpisë së OVL të UÇK-së në Malishevë, si dhe u hap zyrtarisht objekti i ri i dedikuar veteranëve të luftës, përkatësisht OVL të UÇK-së në Malishevë.

Manifestimi qendror u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, ku përveç fjalimeve solemne, u ndanë edhe çmimet tradicionale për trimëri, heroizëm, kontribut në arsimin shqip dhe shëndetësi.

Me këtë rast, drejtuesit e komunës dhe të organizatave të dala nga lufta uruan të gjithë qytetarët për Ditën e Çlirimit, duke përkujtuar me nderim 85 dëshmorët e Malishevës, të rënë në luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Kjo është dita e krenarisë sonë. Shënojmë 26-vjetorin e çlirimit të Malishevës, kujtojmë dëshmorët dhe sakrificën e secilit luftëtar, që bashkë me përkrahjen e popullit dhe të botës demokratike, sollën lirinë. Malisheva ishte zemra e luftës: selia e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, vendi i zërit të lirisë dhe i diplomacisë ndërkombëtare”, ka theksuar Kastrati.

Sipas njoftimit, ai ka thënë se liria nuk është e plotë pa lirimin e krerëve të luftës që po mbahen padrejtësisht në Hagë, si Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Isni Kilaj, Haxhi Shala dhe të tjerë.

Kastrati foli edhe për zhvillimin e përgjithshëm të komunës pas luftës, duke theksuar investimet dhe lirimin e hapësirave publike në mandatin e tij.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës, Argjend Thaçi, theksoi se “Malisheva ishte zemra e rezistencës dhe luftës çlirimtare”, duke përmendur kronologjinë e përpjekjeve për liri dhe rolin e veçantë të dëshmorëve, të cilët, siç tha ai, “nuk e panë lirinë, por janë drita e saj”.

Edhe Thaçi, shprehu shqetësimin e përgjithshëm për mbajtjen të padrejtë të krerëve të luftës, në nga ana e gjykatës në Hagë.

Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, bëri thirrje për bashkim të spektrit politik në shërbim të interesave të vendit.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin e të gjithëve, për mbajtjen e padrejtë të krerëve të UÇK-së në gjykata ndërkombëtare, duke uruar qytetarët për këtë ditë të rëndësishme.

Në fund të manifestimit, u ndanë çmimet tradicionale:

Për trimëri dhe heroizëm – Çmimi “Imer Krasniqi”:

Naser Shala (pas vdekjes), Tahir Ulluri, Feim Thaçi (pas vdekjes), Hajdin Berisha (pas vdekjes) dhe Hajrullah Mazreku (pas vdekjes).

Për kontribut në mjekësi – Çmimi “Dr. Shpëtim Robaj”:

Dr. Haki Balaj (pas vdekjes), Fatime Gashi-Mazreku dhe Shehide Hoti-Gashi.

Për kontribut në arsimin shqip – Çmimi “Hamdi Berisha”:

Sylejman Telaku dhe Haxhi Kastrati.

Në fund, është dhënë edhe një program kulturor dhe artistik.

Marketing

Komuna e Prizrenit anulon tenderin për kulmet e familjeve skamnore

0

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/10046792598768386

Në njoftimin e publikuar në platformën elektronike thuhet se një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit në fjalë.

“Nuk kemi Operator Ekonomik të përgjegjshëm”, thuhet në njoftim, tek pjesa dedikuar informatave shtesë.

Ky tender ishte shpallur në prill të këtij viti, me vlerën e parashikuar prej afër 625 mijë eurove.

Afati për dorëzimin e ofertave ka qenë 22 maji i këtij viti.

Në njoftimin për anulim, thuhet se në kuadër të këtij aktiviteti të prokurimit është pranuar vetëm një ofertë.

Furnizimi me material ndërtimor për kulme për familjet skamnore është projekt që zbatohet prej vitesh nga Komuna e Prizrenit.

Marketing

Arrestohet dhe suspendohet polici në Prizren, dyshohet për dhunë ndaj një qytetari

0

 

E gjitha ndodhi pas një incidenti gjatë ndalimit të një qytetari për kundërvajtje në trafik.

Zyrtari është suspenduar dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Marketing

Vetëvendosje mirëpret hetimet për shkeljet urbanistike në Prizren: Prokuroria po vërteton shqetësimet tona

0

Lëvizja Vetëvendosje  në Prizren, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve për shkelje ligjore dhe procedurale në fushën e ndërtimit në Komunën e Prizrenit. Objekt i hetimeve është ndërtimi i një objekti në pronësi të vëllait të shefit të kabinetit të kryetarit të komunës, Nehat Elshani.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/10046792598768386

Në një komunikatë për media, VV tregon  se hetimet e nisura janë rezultat i kallëzimeve të mëhershme penale nga këshilltarët e saj komunalë dhe i raportimeve mediatike.

“Fakti që Prokuroria Themelore në Prizren ka konfirmuar tashmë nisjen e hetimeve, është një dëshmi e qartë për seriozitetin dhe përkushtimin e Grupit tonë të Kuvendarëve në luftën kundër keqpërdorimeve dhe korrupsionit”, thuhet në reagim.

VV rikujton se kallëzimi penal është bërë për disa zyrtarë komunalë pas publikimit të fakteve nga emisioni investigativ “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tyre, presioni është ushtruar mbi zyrtarët e urbanizmit nga vetë kryetari i komunës, Shaqir Totaj, dhe shefi i tij i kabinetit.

“Të dhënat e raportuara nga mediat, përfshirë rastet e prezantuara në emisionin ‘Betimi për Drejtësi’, dëshmojnë për një presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve të urbanizmit nga ana e kryetarit të komunës, z. Shaqir Totaj, dhe shefit të tij të kabinetit”.

VV kërkon nga organet e hetuesisë që hetimet të zgjerojnë fokusin edhe te veprimet e dyshuara të Totajt dhe Elshanit.

“Sipas raportimeve, ndikimi i tyre konkret është ushtruar ndaj një zyrtareje të urbanizmit në lidhje me lejen ndërtimore të objektit të përmendur”.

“Lëvizja shpreh shqetësim të thellë për “degradimin urban” në Prizren, të cilin e lidh me qeverisjen aktuale të PDK-së dhe nepotizmin e rritur”.

“Premtimet e dhëna në fushatën zgjedhore janë braktisur, ndërsa është thelluar nepotizmi dhe favorizimi i një rrethi të ngushtë të lidhur me njerëz të fortë të PDK-së”.

Duke e konsideruar rastin e publikuar vetëm si “maja e ajsbergut”, VV pohon se në Komunën e Prizrenit ekziston një sistem i tërë i keqpërdorimeve me leje ndërtimore, që po e dëmton rëndë karakterin urbanistik të qytetit.

VV i bën thirrje drejtësisë që të veprojë pa kompromis.

“I bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të ndërmarrin një hetim të gjithanshëm, të pavarur dhe profesional ndaj të gjithë personave të përfshirë, pa përjashtuar edhe z. Totaj dhe z. Elshani”./PrizrenPress.com

Marketing