Home Blog Page 453

Këtë vit ka më pak aksidente në trafik e më shumë gjoba në Prizren

0

Për të eliminuar sado pak kolonat që krijohen gjatë stinës së verës në Prizren, policia rajonale ka hartuar planin operativ, të cilin po e implementon në të gjitha pikat kyçe, ku mendohet që janë problematike.

Qytetarët mendojnë që policia po vepron sipas rregullave, por rrugët dhe hyrja e dalja nga parkingjet e ngushta sipas tyre pengojnë qarkullimin normal të automjeteve.

Qyteti i Prizrenit, në muajt korrik dhe gusht, është shumë i ngarkuar me fluksin e madh të vizitorëve dhe atë të automjeteve në trafik. Qytetarët thonë se janë të përgatitur për një situatë të tillë në pikun e ardhjes së bashkatdhetarëve.

“Prej se kam ardhë unë shumë mirë, veq pak shpejt por shumë mirë. A keni pas vonesa në rrugë? Jo. A ju ka dënu policia, jo jo, shumë në rregull. A të ka kushtu kohë me hy e me dalë nga Prizreni, ajo është normale, ja shikoje” , tha për RTK, Gjergj Morina.

Kurse Kamer Kryeziu, thotë se ka polici dhe dhe kontrollohet nga policia, por guzhëm. “Sa jeni vonu për të hy në Prizren? 1 orë” Disa të tjerë, mendojnë që hyrjet e ngushta në parkingje, po krijojnë pakënaqësi te pjesëmarrësit në trafik”, tha ai.

“Trafiku është në rregul se kuptohet këtu në Kosovë është shumë e ngarkuar, ama tek parkingjet është problem, këtu edhe pse janë parkingjet, ato janë shumë në vende të ngushta, të cilët nuk mundemi me hy me parku e këtu e kemi shumë problem” Për ta menaxhuar sa më mirë fluksin e shmangur incidentet në komunikacion , policia rajonale e Prizrenit ka hartuar planin operativ”, tha Zenel Mulaj.

Ndërsa, Toger Asim Bytyqi- u.d komandant i trafikut, thotë se në gjatë muajit korrik kemi një rritje të numrit të gjobave të pjesmarrësve në trafik dikun me 14% të shqiptimit të gjobave veq për muajin korrik.

“Bëj apel tek të gjithë ngasësit, por edhe pjesmarrësit e tjerë si këmbësorë e të tjerë që të kenë kujdes, të rrespektojnë rregullat e trafikut rrugorë, me qëllim që të arrijnë në cakun ku kanë për të arritur, se për ndryshe do të kemi ngecje”, tha ai.

Stacionimi i patrullave në pikat kyçe të trafikut në territorin e Komunës së Prizrenit ka rezultuar me një rënie të numrit të aksidenteve më fatalitet, ndonëse duhet ende të punohet në vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik për ta mënjanuar më të keqen – humbjen e jetës nga pakujdesia në ngasje, por edhe gjobat të cilat kanë pësuar një rritje, thonë zyrtarët policorë./RTK

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

DokuFest shpall fituesit e edicionit të 24-të

0

Në qytetin e Prizrenit, më 9 gusht 2025 u mbyll me sukses edicioni i 24-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest. Festivali, i cili nisi më 1 gusht dhe zgjati nëntë ditë, solli tek adhuruesit mbi 230 filma nga më shumë se 50 vende të botës, duke përfshirë filma konkurrues dhe shfaqje speciale.

Me temën “Endless Greed, Mental Void”, DokuFest ofroi gjithashtu koncerte dhe aktivitete kulturore, ndërsa ceremonia përmbyllëse u zhvillua në kinemanë verore mbi lumin Lumbardh, në qendër të qytetit.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u shpallën fituesit në kategori të ndryshme:

Çmimi i Shpërndarjes: Ndera – Endrit Qarolli

Çmimi i Publikut: Palace of Youth – Maddie Gwin

Filmi më i Mirë për të Rinj: Coexistence My Ass – Amber Fares

Përmendje e Veçantë e Jurisë Green Dox: May the Soil Be Everywhere – Yehui Zhao

Çmimi Green Dox: Shifting Baselines – Julien Elie

Çmimi i të Drejtave të Njeriut Dox: My Dear Theo – Alisa Kovalenko

Filmi i Shkurtër më i Mirë: Blue Heart – Samuel Suffren

Çmimi Ndërkombëtar për Dokumentarin e Shkurtër: We Were the Scenery – Christopher Radcliff

Çmimi Ndërkombëtar për Dokumentarin e Gjatë: Action Item – Paula ?urinová

Përmendje e Veçantë për Dokumentarin e Shkurtër Ballkanik: Antigona – Ibër Deari & Mirsad Abazi

Çmimi për Dokumentarin e Shkurtër më të Mirë Ballkanik: Merging Bodies – Adrian Paci

Përmendje e Veçantë për Dokumentarin Ballkanik: Soil and Wings – Stefan Maleševi?

Çmimi për Dokumentarin më të Mirë Ballkanik: A Strange Colour of Dream – Yasemin Akinci

Çmimi Kombëtar: SOS – Anita Morina

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Projekti i nënkalimit dhe parkingut nëntokësor në Malishevë, Limaj: Puna e mirë do të vazhdojë

0

Dje në Malishevë është përuruar nënkalimi dhe parkingu nëntokësor. Për këtë ka shkruar sot kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj. Ky i fundit ka thënë se është ndjenjë krenarie kur e sheh vendlindjen e tij duke ‘‘ecur me hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të saj’’.

Limaj ka shtuar se projekte të tilla, si nënkalimi dhe parkingu nëntokësor janë dëshmi konkrete të këtij vizioni të qartë dhe përkushtimit të pandërprerë ndaj qeverisjes së mirë.

‘‘Kjo është Malisheva që duam – një qytet model, ku puna e mirë jo vetëm që po bëhet, por edhe do të vazhdojë me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Faleminderit Malishevë!

Emocione të veçanta dhe ndjenjë krenarie nga nata e mbrëmshme, kur pashë vendlindjen time duke ecur me hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të saj. Malisheva po dëshmon se është në rrugën e duhur, drejt një të ardhmeje më të mirë, më moderne dhe më funksionale për qytetarët e saj.

Projekte si nënkalimi dhe parkingu nëntokësor janë dëshmi konkrete të këtij vizioni të qartë dhe përkushtimit të pandërprerë ndaj qeverisjes së mirë. Kjo është Malisheva që duam – një qytet model, ku puna e mirë jo vetëm që po bëhet, por edhe do të vazhdojë me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion.

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me ekipën e tij të mrekullueshme, meritojnë respekt për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm. Vizioni dhe pasioni i tyre për një Malishevë urbane janë shembull frymëzimi për të gjithë.

Malisheva ka hapur një kapitull të ri historik në zhvillimin dhe urbanizimin e qytetit. Bashkë me kryetarin Ekrem Kastrati, bashkëpunëtorët dhe qytetarët e Malishevës, përuruam hapjen e nënkalimit dhe parkingut nëntokësor – një projekt gjigant, i cili është realizuar vetëm me punë serioze, angazhim të sinqertë dhe përulësi në përmbushjen e premtimeve.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Presidentja Osmani: DokuFest shndërron Prizrenin në kryeqendrën kulturore dhe të ideve të reja

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm që DokuFest ka në qytetin e Prizrenit, duke e kthyer atë në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe artistike në rajon.

Në një postim të fundit, Osmani e përshkroi këtë festival si një përvojë të mrekullueshme, ku bashkohen historitë që frymëzojnë dhe njerëzit që e bëjnë artin pjesë të jetës së tyre të përditshme. Sipas saj, DokuFest nuk është vetëm një festival filmi, por një hapësirë ku kultura, arti dhe idetë e reja takohen dhe ndikojnë në zhvillimin e shoqërisë.

“DokuFesti e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja. Një përvojë e mrekullueshme, ndërmjet historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë artin pjesë të përditshmërisë sonë”, ka shkruar presidentja Osmani.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Isiah Umipig i bashkohet Grapelandit

0

Grapelandi i Rahovecit ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për sezonin e ri të Superligës së Kosovës, duke nënshkruar me organizatorin amerikan Isiah Umipig, raporton PrizrenPress.

Umipig bëhet i huaji i katërt që i bashkohet “vreshtarëve” këtë verë, duke sjellë përvojë të konsiderueshme nga paraqitjet e tij të mëparshme në Superligën e Kosovës dhe në liga të tjera ndërkombëtare. I njohur për shpejtësinë, vizionin në lojë dhe gjuajtjet e sakta nga distanca, ai pritet të jetë një element kyç në skemën e trajnerit për sezonin e ri.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Isiah Umipig i është bashkuar skuadrës sonë për sezonin 25/26! Ai është lojtari i katërt i huaj që i bashkohet skuadrës, duke sjellë përvojën e tij në Superligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Krusha e Madhe hap dyert për “AgroFesta 2025”

0

Dje u bë hapja zyrtare e festivalit të perimekulturës “AgroFesta 2025” në Krushën e Madhe të Rahovecit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve lokale, bujqve, miqve dhe bashkëpunëtorëve, raporton PrizrenPress.

Ky festival, që mbahet në kuadër të muajit të mërgimtarëve, është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme për fermerët e Krushës së Madhe dhe më gjerë. “AgroFesta” synon të promovojë kultivimin e perimeve dhe të nxjerrë në pah rolin e bujqësisë si pjesë e kulturës dhe mënyrës së jetesës në Rahovec.

Gjatë tri ditëve të festivalit, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë produkte vendore, aktivitete kulturore dhe argëtuese, duke e bërë këtë periudhë një festë të vërtetë për komunitetin./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Yll Limani dhuron 10.000 euro për Kinemanë Solare të DokuFest

0

Artisti i njohur shqiptar, Yll Limani, ka dhuruar 10.000 euro për projektin “DokuFest Green Cinema”, një iniciativë për të krijuar një kinema tërësisht të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin. Ky kontribut vjen vetëm pak orë para se ai të ngjitej në skenën e DokuNights, duke e bërë pjesëmarrjen e tij në festival edhe më domethënëse.

Projekti Solar Cinema i DokuFest, i njohur dhe i shpërblyer ndërkombëtarisht, ka sjellë për vite me radhë shfaqje filmash në ambiente të hapura, falas, për publikun në të gjithë Kosovën përfshirë edhe zonat më të largëta. Tani, me përkrahjen e Limanit, festivali po hap një kapitull të ri: krijimin e një kinemaje të bazuar krejtësisht në energji të pastër, që ruan parimet e qëndrueshmërisë dhe kujdesit për natyrën.

DokuFest ka falënderuar artistin për këtë gjest të çmuar dhe ka ftuar edhe artistë, kompani, partnerë dhe individë të tjerë të bashkohen në këtë iniciativë që synon jo vetëm të pasqyrojë botën përmes filmit, por edhe të ndihmojë në ndryshimin e saj.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Policia aksion në parkingjet në Prizren, zbulohen disa shkelje

0

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Prizren, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me asistimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar një aksion inspektimi në njëzet e një auto parkingje në qytetin e Prizrenit.

Aksioni kishte për qëllim parandalimin dhe hetimin e veprës penale “Shmangie nga tatimi”.

Gjatë inspektimeve janë evidentuar këto shkelje: Në të gjitha parkingjet e kontrolluara nuk janë lëshuar kuponë fiskal; Janë identifikuar 9 punëtorë të paregjistruar; 5 parkingje nuk posedonin arka fiskale; 2 biznese të paregjistruara; 2 biznese pa kontrata qiraje.

Për secilin rast, inspektorët e Administratës Tatimore do të ndërmarrin veprimet procedurale sipas kompetencës, ndërsa Policia e Kosovës do të vazhdojë procedurat ligjore për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale në fushën e krimeve ekonomike dhe nxit të gjithë qytetarët të respektojnë ligjin, duke kontribuar në një ambient të drejtë dhe të ligjshëm për të gjithë.