Home Blog Page 54

Liria mposht Besën e Pejës, tri pikë jetike në shtëpi

0

Liria ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Besën e Pejës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme para tifozëve të saj.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Dijar Nikqi, pas asistimit nga Fitim Susuri, duke vendosur fatin e ndeshjes në favor të skuadrës prizrenase.

Liria administroi epërsinë deri në fund dhe siguroi një fitore të vlefshme, që e mban në garë për pozitat e larta dhe synimin për ngjitje në Superligë./PrizrenPress.com/

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

0

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë.

Ishte ai që nuk pranoi dorëzimin e armës në Shirokë dhe vrau komandantin famëkeq të milicisë serbe, Dragan Shoshkiq.

I lindur më 10.10.1956 në fshatin Maqitevë të komunës së Suharekës, Besim Ndrecaj, para aktit heroik të rënies, do të mbahet mend si një kundërshtar i madh i regjimit jugosllav, i cili e kishte vënë në shënjestër që në rininë e tij.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

I shkolluar për gjeodezi, Ndrecaj në vitin 1978 nisi ta ushtrojë këtë profesion në komunën e Suharekës, por u largua nga puna dhe u dënua pasi kishte sulmuar fizikisht drejtorin serb të asaj kohe.

Ndjekja ndaj Besimit nuk u ndal kurrë, por këto veprime duket se vetëm sa e forcuan atë.

 Disa vite pas rënies, me vendim të ish-presidentes Atifete Jahjaga, ai u shpall Hero i Kosovës.

I udhëhequr nga kjo bindje, historia tregon një ngjarje në stacionin e autobusëve, kur Besim Ndrecaj merr urdhër të ndalet pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest.

 Por befasia ndodh kur Ndrecaj nxjerr revolen, çarmatos policët serbë dhe i detyron ata të kthehen në stacionin policor në Suharekë, i vetëdijshëm se për të po fillonte një etapë edhe më e rrezikshme.

Me aksionin për mbledhjen e armëve, në vitin 1995, policia niset për ta çarmatosur Besim Ndrecajn, i cili në atë kohë punonte në Shirokë.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Ky aksion udhëhiqej nga komandanti Dragan Shoshkiq, por që doli të ishte i fundit për të.

Gjatë kësaj përballjeje, Besim Ndrecaj e vrau Shoshkiqin dhe plagosi zëvendëskomandantin Dragan Dobrosavleviq.

Beteja e radhës e Besim Ndrecajt, që mbante pozitën e komandantit të njësitit gueril për Suharekë, “Zjarri 002”, ishte në Malësi të Re të Prizrenit, ku jetonte me familjen.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Forcat serbe nisën aksionin, kësaj radhe, siç thonë familjarët, për ta kapur të gjallë Besimin, i njohur me nofkën “Forca”.

 Pas një lufte disaorëshe, Besimi bie në këtë betejë, duke u kthyer në një hero dhe shembull se si vdiset për atdhe.

Haradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë e Sopijë, të cilët po dëboheshin me dhunë drejt Shqipërisë.

Nga ta, 35 vëllezër e motra u ndanë me forcë dhe u masakruan në oborrin e shkollës së Bukoshit, pa kursyer as të miturit e as pleqtë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës.

“Kjo sakrificë na obligon që të mos ndalemi kurrë në kërkimin e drejtësisë dhe në ndëshkimin e atyre që urdhëruan e kryen krime kundër shqiptarëve”, ka shkruar ai.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kjo është pasuria e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren

0

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë për vitin 2025,

Në deklarimin e pasurisë në APK, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra ka deklaruar se përveç punës si gjyqtare, është trajnuese në Akademinë e Drejtësisë.

Ajo ka deklaruar se si para të gatshme në pronësi të saj ka 29,208.80 euro, ndërsa pasuri të paluajtshme ka deklaruar tri banesa në vlerë totale prej 215,000.00 euro.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Po ashtu, Emra ka deklaruar se në pronësi të saj ka edhe një veturë Hyundai e blerë në vitin 2023, në vlerë prej 34,500.00 euro.

Si të ardhura vjetore personale ka deklaruar 27,677.42 euro në formë të pagës vjetore 1,523.20 euro nga meditjet për udhëtime jashtë vendit, 122.90 euro nga trajnimet dhe 3,600.00 euro pensioni i bashkëshortit.

Këtu e gjeni raportin e deklarimit të pasurisë së kryetares Emra./BetimipërDrejtësi

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh të Suharekës: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë

0

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh, tha se ajo çfarë ka ndodhur para 27 viteve në Bukosh, nuk është diçka e izoluar, por është dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik që Serbia e ka bërë në Republikën e Kosovës.

“Më 3 maj të vitit 1999, pra para 27 viteve, nga kolona e familjeve shqiptare u ndanë 25 civilë të pafajshëm, burra e djem nga mosha atëherë prej 85 deri në 5 vjeçare. Ata u morën dhunshëm nga familjet e tyre. Familjet e tyre, në anën tjetër, u detyruan që ta vazhdojnë rrugën e dëbimit, ndërsa civilët e pafajshëm u vendosën në oborrin e shkollës, u vendosën pranë mureve të kësaj shkolle dhe u pushkatuan. Pra, jo në një betejë, jo në një përballje të armatosur, por u vranë e u pushkatuar mizorisht, qëllimisht. Sot, ne jemi këtu për të nderuar martirët e pafajshëm. Kjo cfarë ka ndodhur para 27 viteve këtu në Bukosh, nuk është diçka e izoluar, por është dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik që Serbia e ka bërë në Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Sipas saj, por qëndresa e shqiptarëve të Kosovës, guximi dhe po ashtu bindja që duhet të qëndrojmë të fortë, e ka detyruar Serbinë që të zbrazet.

“Pra, lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndresa e popullit tonë dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë përmes ndërhyrjes, kanë bërë që Kosova të çlirohet, të jetë e lirë dhe të jetë e pavarur. Ne sot nderojmë martirët e pafajshëm, kundër dhunës dhe padrejtësisë. Shumë nga kryerësit e kësaj masakre ende nuk janë ndëshkuar, por ata qëndrojnë si dëshmi se populli ynë është i fortë përballë sfidave që kalon. Sot jemi këtu edhe përkrah familjeve, lavdi dëshmorëve dhe martirëve të luftës, si institucione të Republikës së Kosovës dhe angazhohemi në vazhdimësi që të adresojmë drejtësinë, sidomos në rastet kur bëhet fjalë për krimet e luftës. Nuk mund të vazhdojmë të jemi pa drejtësi për të rënët tanë. Kudo që shkojmë, kërkesa e familjarëve është që të ketë drejtësi për këto raste”, tha ajo.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Haxhiu tha se ka ende shumë krime pa u hetuar dhe pa u gjykuar, sepse Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës.

“Andaj, përkundër faktit që së fundi ka pasur përparime në këtë drejtim, kaq shumë krime të kryera në Kosovë nga Serbia që mbeten pa drejtësi. Prandaj, u bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë punën, angazhimin, hetimin dhe ndjekjen penale, si dhe gjykimin e kriminelëve të luftës”, tha Haxhiu.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

0

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren.

Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë.

Ai ka bërë të ditur se padashje i ka rënë një bombolë e gazit me ç‘rast ka shpërthyer zjarri.

“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin”.

“Sipas informatave shtëpia është e braktisur dhe në të rrinë një person i pa strehë, i cili gjatë bisedës ka njoftuar se pa dashje i ka rënë një bombole e gazit me ç‘rast ka shpërthyer zjarri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njoftoi policia.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

0
Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë më 3 maj 1999.

Në orën 10:00, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, bën homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh.

Më pas, U.D. Presidentja Haxhiu bën homazhe te shtatorja e heroit Besim Ndrecaj, në Therandë.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj të Hasit, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

0

Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026.

Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

Aktualisht, njoftohet se i mituri është jashtë rrezikut për jetë. Policia bën të ditur se i dyshuari në këtë rast është po ashtu i mitur, 16-vjeçar.

Bëhet e ditur, se pas kësaj ngjarjeje, ai së bashku me prindin e tij janë paraqitur në Stacionin Policor në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar se për rastin është njoftuar Prokuroria.

“Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, është duke e hetuar rastin”, ka thënë Bytyqi për KALLXO.com.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

0

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës.

Vëmendja do të jetë padyshim në Suharekë, ku Ballkani do të përballet me Llapin, pavarësisht që skuadrat kanë objektiva të ndryshëm këtë edicion.

Të dy klubet kërkojnë vetëm fitore meqenëse Ballkani mbetet në garë për titull, derisa Llapi po lufton për mbijetesë.

Në anën tjetër, Dukagjini do të jetë nikoqir i Drenicës. Skuadra nga Klina po kalon një formë fantastike prandaj dëshiron të vazhdojë me të njëjtin ritëm, derisa klubi nga Skënderaj ka nevojë për fitore me ëndrrën që të qëndrojë në elitë.

Përballja e tretë është gjithashtu mes Gjilanit dhe Ferizajt. Vendasit po kërkojnë një pozitë që të shpie në Evropë andaj assesi s’bën të gabojnë derisa Ferizaj po synon t’i shpëtojë rënies.

Të gjitha takimet do të nisin nga ora 15:00.