Home Blog Page 55

Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve, seria shkon në ndeshjen e pestë në Prizren

0

Bashkimi është mposhtur nga Bora me rezultat 104:99 pas vazhdimeve, duke bërë që seria gjysmëfinale të barazohet dhe të vendoset në ndeshjen e pestë.

Në një duel të jashtëzakonshëm dhe plot dramë, koha e rregullt përfundoi 85:85, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm pas vazhdimeve. Në momentet vendimtare, Bora tregoi më shumë qetësi dhe efikasitet për të siguruar fitoren, raporton PrizrenPress.

Më të dalluarit për skuadrën prishtinase ishin Tyler Cheese me 25 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime, Alex Hunter me 18 pikë e 10 asistime (double-double), si dhe Ukaj me 18 pikë e 6 kërcime.

Te Bashkimi, më efikasi ishte Shannon Shorter me 30 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Me këtë rezultat, seria barazohet dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e pestë në Prizren, ku pritet një tjetër spektakël i madh./PrizrenPress.com/

Marketing

Më 11 maj, organizohet manifestimi tradicional “Shtigjet e Lirisë”, në nderim të heroit Ilir Konushevci

0

Të hënën, më 11 maj 2026, organizohet manifestimi tradicional “Shtigjet e Lirisë”, në nderim të heroit dhe komandantit të logjistikës së UÇK-së, gjeneral major Ilir Konushevci.

Këshilli Organizativ njofton se edhe këtë vit do të mbahet ky aktivitet përkujtimor, duke ftuar shokë, miq dhe bashkëluftëtarë të marrin pjesë në këtë rrugëtim simbolik.

Për mbarëvajtjen e organizimit, janë bërë publike këto detaje:

* Marshimi do të mbahet të hënën, më 11 maj 2026
* Nisja do të bëhet me autobus nga “Hib Petrol” në Fushë Kosovë, në ora 07:00 (pjesëmarrësit rekomandohen të jenë të pranishëm të paktën 10 minuta më herët)
* Udhëtimi me autobus do të zhvillohet deri në Prifç, Viçidol
* Nga Prifçi, pas një pauze prej 30 minutash, marshimi vazhdon në drejtim të Morinës, gjatë së cilës do të ketë edhe evokime kujtimesh nga pjesëmarrësit
* Mbërritja në Morinë parashihet rreth orës 13:00, ku do të bëhet zbulimi i një pllake përkujtimore që simbolizon themelimin e Shtabit të UÇK-së në këtë zonë
* Takimi me pjesëmarrësit nga rajone të tjera do të bëhet te pika kufitare në anën e Kosovës, rreth orës 08:30–09:00

Organizatorët bëjnë thirrje që pjesëmarrësit të jenë të përgatitur me pajisjet e nevojshme për marshim, përfshirë këpucë të përshtatshme për terrene malore, ujë, veshje rezervë dhe ushqime të lehta.

Sipas njoftimit, marshimi pritet të zgjasë rreth katër orë dhe shtigjet nuk janë shumë të vështira. Kolona do të udhëhiqet nga guida dhe pjesëmarrësit duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara.

“Duke dëshiruar që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe, ju urojmë një përvojë sa më të lehtë dhe të këndshme”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar shokë, miq dhe bashkëluftëtarë,
Edhe këtë vit do te organizojme manifestimin tradicional “Shtigjet e Lirisë” ne nderim te komandantit të logjistikës së UÇK-së General Major Ilir Konushefci.

Në mënyrë që rrugëtimi ynë “SHTIGJET E LIRISË” të jetë sa më i qartë, po ju paraqesim në pika të shkurtra organizimin:

• Marshimi do të mbahet ditën e hënë, më datë 11.05.2026

• Nisja do të bëhet me autobus nga Hib Petrol në Fushë Kosovë në ora 07:00
(Ju lutem të jeni të saktë dhe mundësisht, të jeni të pranishëm së paku 10 minuta më herët)

• Me autobus do të udhëtojmë deri në Prifç, Viçidol

• Nga Prifçi nisemi pas një pauze prej 30 minutash në drejtim të Morinës
(gjatë rrugës, disa nga shokët do të evokojnë kujtime)

• Në Morinë parashihet të arrijmë rreth orës 13:00, ku do të bëhet zbulimi i pllakës që simbolizon themelimin e Shtabit të UÇK-së në Morinë ku nga ai vend u nisën dhe u armatosën mijëra luftëtarë të lirisë nga të gjitha zonat e UÇK-së, shumë prej të cilëve ranë heroikisht
(gjatë qëndrimit në Morinë disa nga shokët do të evokojnë kujtime)

• Takimi me pjesëmarrësit që vijnë nga rajone të tjera (p.sh. Dukagjini) do të bëhet te pika kufitare nga ana e Kosovës, rreth orës 08:30–09:00

Pajisjet e nevojshme për marshim:

Ju lutem që secili pjesëmarrës të përgatitet paraprakisht dhe të ketë me vete:

• Çizme ose këpucë për terrene malore
• Çantë shpine me ujë (minimum 1 litër)
• Maicë për ndërrim (në rast djersitjeje)
• Dy palë çorape
• Pantallona të përshtatshme për ecje
• Krem për mbrojtje nga dielli
• Kapele
• Shtaga për ecje (të preferuara)
• Çokollata proteinike
• Pemë dhe ushqime të lehta
• Xhaketë e hollë, mundësisht rezistente ndaj shiut dhe erës

Marshimi parashihet të zgjasë rreth katër orë dhe shtigjet nuk janë shumë të vështira.

Kolona do të jetë nën përcjelljen rigoroze të guidës dhe nuk guxon të dalim jasht rregullave të përcaktuara nga udhëheqësit e shtegut.

Duke dëshiruar që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe, ju urojmë një përvojë sa më të lehtë dhe të këndshme.

Me respekt,
Këshilli Organizativ.

Marketing

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

0

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale të “Play-Off”-it.

Junior 06 dominoi takimin në shumicën e kohës, duke krijuar epërsi të qëndrueshme dhe duke e menaxhuar atë deri në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, vajzat e Junior 06 hedhin një hap të madh drejt titullit kampion, ndërsa gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen e kthimit./PrizrenPress.com/

Marketing

Në Prizren përkujtohet dëshmori Halil Gashi

0

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe për të përkujtuar dëshmorin Halil Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij për liri.

Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, theksoi se dëshmorët duhet të nderohen gjithmonë, pasi liria që gëzon vendi sot është fryt i sakrificës së tyre sublime.

Me emocione foli edhe xhaxhai i dëshmorit, Shefqet Gashi, i cili u shpreh krenar për trimërinë dhe kontributin e nipit të tij në rrugën drejt lirisë.

Dëshmori u kujtua me respekt edhe nga bashkëluftëtarët e tij, Faik Berisha, Alush Shala dhe Nait Hasani, të cilët e përshkruan si një djalë të heshtur, por tejet trim dhe të vendosur.

Gjatë luftës, Halil Gashi ishte i angazhuar në bartjen e armatimit nga Shqipëria, përcjelljen e grupeve të ushtarëve, si dhe në ndihmën për të plagosurit dhe evakuimin e familjeve civile pas betejës së 26 marsit në Landovicë.

Ai ra dëshmor gjatë përgatitjeve ushtarake në Burrel të Shqipërisë, duke lënë pas një emër të nderuar në historinë e luftës për liri./TV Prizreni/

Marketing

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

0

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali.

Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku heroi doli të jetë sulmuesi Altin Aliu.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra nga skuadrat nuk arritën t’i konkretizojnë rastet.

Prishtina ishte më kërkuese megjithatë edhe Malisheva zhvilloi disa kundërsulme fantastike.

Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, kur Prishtina mbeti me një lojtar më pak pasi Samatic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga loja.

Heroi i Malishevës doli të jetë Altin Aliu që shënoi në minutën e fundit të ndeshjes pas një topi të kthyer nga goditja e bashkëlojtarit (90+5’).

Marketing

“Hasi Jehon” çel siparin, mbrëmë nisi nata e parë e festivalit treditor në Gjonaj

0

Mbrëmjen e së premtes, në fshatin Gjonaj të Hasit, filloi edicioni i 37-të i festivalit tradicional folklorik “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin një numër i madh qytetarësh, si dhe përfaqësues institucionesh dhe ansamblesh nga troje të ndryshme shqiptare.

Kjo ngjarje artistike, si çdo vit, nisi me defileun e ansambleve pjesëmarrëse, si dhe me një performancë muzikore me kavall nga përfaqësuesit e SHKA “Malësori”, në nder të kolegut të tyre të ndjerë, instrumentistit dhe valltarit hasjan, Besnik Osmanollaj.

Në vazhdim, anëtarët e kësaj shoqërie, rapsodët Përparim Brati dhe Avni Metalia, të përlotur në skenë, interpretuan një këngë kushtuar artistit të ndjerë.

Ndërkaq, një fjalë rasti për të pranishmit mbajti kryetari i SHKA “Malësori” dhe drejtuesi i festivalit “Hasi Jehon”, Haziz Hodaj.

E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, Ajlin Shishko, e cila theksoi se “Hasi Jehon” nuk është vetëm një aktivitet artistik, por një zë i gjallë i traditës shqiptare – një jehonë nga e kaluara që vazhdon të frymëzojë të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Gjatë ceremonisë së hapjes, Hodaj ndau mirënjohje për rapsodët Përparim Brati dhe Avni Metalia, si dhe për miqtë e festivalit nga Shqipëria për mbështetjen e tyre të vazhdueshme: Avni Hafuzi, konsull nderi i Shqipërisë në Hungari, dhe Sejmen Gjokoli, drejtues i festivalit folklorik “Aulona Interfolk Festival” në Vlorë, të cilët dhuruan edhe disa dhurata domethënëse për organizatorët.

Prej 37 vitesh, SHKA “Malësori” organizon festivalin folklorik “Hasi Jehon”, me qëllim ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e mesazhit të pajtimit, unitetit dhe vlerave kombëtare te brezat e rinj.

Ky aktivitet kulturor shërben si një homazh i përhershëm për një nga momentet më domethënëse të historisë së afërt të shqiptarëve./TV Prizreni/

bashkëlojtarit (90+5’).

Marketing

“Ekoregjioni” nis përditësimin e të dhënave për të gjithë klientët në Prizren

0

Kryeshefi Ekzekutiv i “Ekoregjionit” në Prizren, Burim Shala, ka njoftuar se ekipet e tyre do të dalin në terren për regjistrimin dhe përditësimin e të dhënave të klientëve në të gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.

Ky proces zhvillohet në bazë të një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe ndërmarrjes.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“Duke filluar nga data 04.05.2026, ekipet do të dalin në terren për regjistrimin dhe përditësimin e të dhënave të klientëve në gjithë territorin e komunës. Ky proces do të përfshijë amvisëritë, ku do të regjistrohet vetëm kryefamiljari, si dhe bizneset që operojnë në këtë rajon”, njofton Shala.

Ai  ka bërë thirrje dhe ka lutur të gjithë qytetarët e Prizrenit për bashkëpunim dhe mirëkuptim maksimal gjatë gjithë kohës sa do të zgjasë ky proces i rëndësishëm në terren./PP/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

0

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më .05.2026, rreth orës 18:00, kur i dyshuari, duke qenë nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, përveç dhunës psikike, dyshohet se ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre.

Pas ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet si dhunë në familje.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

0

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit.

Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë ndërsa policia pas pranimit të informacionit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Policia ka bërë të ditur se pas intervenimit dhe veprimeve hetimore, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, e cila dyshohet se mbahej pa leje.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprat penale dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

0

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress.

Mitrovica kryeson tabelën me 73 pikë dhe mbetet favorite për ngjitje në Ligën e Parë, ndërsa Drini i Bardhë renditet në vendin e katërt me 48 pikë dhe synon rezultat pozitiv në këtë sfidë të vështirë.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën, nga ora 16:00, në Mitrovicë./PrizrenPress.com/

Marketing