20.2 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 679

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

0

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e kampionit ekipit “zikaltër”.

“Nerazzurri” fituan me rezultat 2:1 në “San Siro” në atë që quhet si “Derby della Madonnina” për ta hipotekuar kështu titullin e 20-të të kampionit në Itali dhe njëherësh për ta vendosur yllin e dytë në fanellë.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Për ish-trajnerin e Lazios ky është trofeu i gjashtë që e fiton me Interin që kur u emërua në krye të gjigantit italian para tri vjetësh.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Këta njerëz, pasioni i tifozëve më gëzon më shumë se çdo gjë tjetër. Unë shoh 3 vite me 6 trofe dhe një finale në Champions Legaue. Ishte e vështirë të imagjinohej se do arrihej. Falë këtyre djemve jemi matematikisht kampion të Italisë pas derbit ndaj Milanit. Do të doja ta nderoja Milanin, nuk ishte e lehtë për ta psikologjikisht të luanin sot dhe ata dhanë gjithçka deri në fund, ata ishin kundërshtarë shumë të vlefshëm në këto tri vjet dhe do të jenë të tillë edhe në vitet e ardhshme”, u shpreh fillimisht trajneri italian pas lojës.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Ne donim ta fitonim atë sonte. Mendova se dikush do të thoshte diçka këtë mëngjes për stërvitjen në shi, por askush nuk u ankua. Ne punuam këtë mëngjes në detaje që ishin shumë të rëndësishme”, përfundoi Inzaghi.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

0

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar.

Shuma e bartur kap vlerën e 2 milionë eurove dhe është shpërndarë në projekte të ndryshme për të përmbushur nevojat e komunitetit.

Procesin e bartjes së mjeteve e kanë mbështetur 23 asambleistë.

Megjithatë, seanca e jashtëzakonshme është bojkotuar nga asambleistët e Vetëvendosjes./PrizrenPress.com/

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zhduket një person në Prizren

0

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00 në Malësi të Re, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se rasti është në hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se axha i tij që vuan nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

0

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi këtë të hënë pranimin si akademikë edhe të disa personaliteteve të tjera, si koreografi Angjelin Prejlocaj, shkrimtarja Lea Ypi, Gëzimi Alpion dhe Lulzim Tafa.

Mbledhja u mbajt në sallën “Aleks Buda” në praninë e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi, kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe anëtarëve të Asamblesë.

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave!

“Ermira (Mira) Murati është studiuese e drejtuese ekzekutive në degëzimet më të reja të shkencave të informatikës; përgjegjëse në të mirënjohurën Open Artificial Inteligence që nga viti 2018.

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm si studiuese prej më shumë se shtatë vjetësh dhe u bë zyrtari kryesor i teknologjisë, duke udhëhequr punën në ChatGPT. Është supervizore e përparimeve teknike dhe e drejtimit të projekteve shkencore parësore të Open AI, duke përfshirë zhvillimin e modeleve dhe mjeteve të avancuara të inteligjencës artificiale”, thuhet ndër të tjera për Mira Muratin në njoftimin e publikuar.

 

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

0

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend.

Në apelin e PK-së kërkohet që të vozitet duke përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet atmosferike, mbajtjen e distancës mes automjeteve.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet nga policia.

Gjatë ditës në Kosovë është paraparë të ketë mot të vranët dhe me reshje shiu. E në kushte të tilla atmosferike, zakonisht në Kosovë krijohen kolona në rrugë por edhe ndodhin aksidente të shumta.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

0

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024.

Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë matematikisht kreun e paarritshëm të renditjes falë triumfit në derbin e kryeqytetit përballë Milan.

Edhe njëherë, kjo ndeshje e jashtëzakonshme u vesh zikaltër, me fitoren e djemve të Inzaghit me rezultatin 1-2.

Ishte Acerbi ai që shënoi i pari për Interin në minutën e 18 të takimit. Zikaltërit kishin mundësi të dyfishonin rezultatin, por u treguan të pasaktë.

Me fillimin pjesës së dytë vjen dhe goli i Thuram, teksa për Milanin e shkurtoi rezultatin Tomorri.

Në minutën e fundit të takimit pati dhe një konfrontim mes lojtarëve, teksa arbitri vendosi të dërgojë më herët në dhomat e zhveshjes Dumfries dhe Theo Hernandez e më pas Calabrian.

Me këtë sezon të jashtëzakonshëm Interi shënon 20 kampionate në historinë e Serie A, duke vendosur dhe yllin e dytë në fanellë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

0

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim.

Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike, kështu duke shtuar edhe numrin e vdekjeve si rezultat i nxehtësisë, raporton Klan Kosova.

Si pasojë e ndryshimeve të shpeshta të motit, të njëjtit thonë se pritet të ndodhin shumë fatkeqësi natyrore.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

0

 

 

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

0
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, thotë se presidenti serb Aleksander Vuçiq, është një mjeshtër i mashtrimeve, dhe se Bashkësia Ndërkombëtare po i kupton të pavërtetat që ai i thotë.

“Vuçiqi vazhdimisht vazhdon me shpifjet e veta, ky është një mjeshtër i shpifjeve, këtë edhe populli serb është duke e njohur në vendin e vet, dhe është duke luftuar ndaj një regjimi autokratik të tij. Është e mirë shumë që edhe Bashkësia Ndërkombëtare është duke e kuptuar se sa mashtrues është, dhe sa të pavërteta flet”, u shpreh Avdyli.

“E para për shembull nëse e kemi dëgjuar në fjalimet e tij, ai vazhdimisht thoshte që popullata serbe janë e diskriminuar, sepse janë larguar nga institucionet. Dëgjoni, një president në mënyrë kaq vulgare shpif para opinionit botëror thua se kemi larguar serbët nga Policia e Kosovës, kemi larguar gjykatësit, kryetarët e komunave, është krejt e kundërta”, shtoi ai.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka nisur mbledhjen ku do po raportohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, kurse Serbia nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

E lidhur me këtë ngjarje, deputeti Avdyli, tutje në emisionin Info Magazine, tha se presidenti serb, është i “tmerruar” nga faktet që presidentja kosovare i paraqiti para Këshillit të Sigurimit.

“Janë fakte, jo propagandë janë realitete. Por, ne duhet të jemi edhe më proaktiv t’i prezantojmë botës faktet tona, sepse ne kemi shumë për të prezantuar, kemi shumë për të treguar. Në anën tjetër Serbia çdo gjë që e prezanton është një lloj politike e masakrimit, zgjerimit territorial, aksioneve apo sulmeve ndaj fqinjëve. Nuk ka problem vetëm me Kosovën, ka edhe me Bosnjën, Malin e Zi, e të gjitha vendet fqinje si edhe Kroacinë”, u shpreh Avdyli/Klan Kosova