Home Blog Page 7

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

0

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar tre persona.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, incidenti ka ndodhur mes dy grupeve të personave, ndërsa dy nga të përfshirët raportohet se kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Përleshja ka eskaluar me shpejtësi, duke çuar në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Policia e Kosovës ka konfirmuar  se rasti është në trajtim dhe se njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Aktualisht po mblidhen prova dhe dëshmi me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë incident.
Tre personat e lënduar janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht.

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të Konferencës Rajonale për Kripto-Asetet dhe Paranë Digjitale, të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Delegacioni udhëhiqej nga Tobias Adrian, ndërsa gjatë takimit u diskutua për potencialin që ofron Prizreni në fushën e zhvillimit dhe inovacionit.

“Me kënaqësi takova sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të Konferencës Rajonale për Kripto-Asetet dhe Paranë Digjitale. I njoftova mysafirët për potencialin e Komunës së Prizrenit në fushën e zhvillimit dhe inovacionit”, ka deklaruar Totaj.

Ai bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Prizren, mysafirët patën mundësinë të njihen nga afër edhe me vlerat historike, kulturore dhe turistike të qytetit.

“Gjatë vizitës, mysafirët i panë edhe vlerat historike, kulturore dhe turistike të qytetit të Prizrenit”, ka shtuar Totaj./ PrizrenPress.com

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

0

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe nesër.

“Për të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar për masat nga Pako e Përballjes me Inflacion 2.0 (studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik), afati për aplikim është i hapur edhe nesër. Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se studentët mund të aplikojnë përmes eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar, kurse punëtorët e sektorit jo-publik mund të aplikojnë përmes formularit në faqen e ATK-së.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

0

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me banorë, të rinj dhe gra në zonat e Sharrit, Buzezit dhe Shajnës.

Nën moton “Krejt për Shtet e Shtet për Krejt”, në këto takime u diskutua për mbështetjen që qeveria ka ofruar për qytetarët, projektet zhvillimore dhe mundësitë e krijuara në fushat e arsimit, ekonomisë dhe zhvillimit profesional.

Haxhiu theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve që votojnë për herë të parë, si dhe rolin e grave në ndërtimin e së ardhmes së vendit, duke vlerësuar angazhimin e tyre në proceset shoqërore dhe zhvillimore.

Një ndalesë e veçantë ishte në fshatin Shajnë, i njohur për kontributin e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Haxhiu kujtoi se ky fshat është vendlindja e dy dëshmorëve të kombit, Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi.

“Fshati Shajnë, me një kontribut të veçantë në Luftën Çlirimtare të Kosovës, është vendlindja e dy dëshmorëve të kombit, Fetah Sylejmani, emrin e të cilit me krenari e mban edhe shkolla e fshatit, dhe Fisnik Ibrahimi. Sot u informova se, me organizimin e banorëve të fshatit, do të përurohet përmendorja kushtuar tyre”, ka deklaruar Haxhiu.

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

0
Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës së dëshmorëve të kombit.

Aktivitetet hapëse do të zhvillohen në Memorialin Porta e Lirisë në Dedaj, ku do të mbahen homazhe për dëshmorët e kombit, si dhe një program artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollave të Hasit. Ky aktivitet synon të nderojë figurat që kontribuuan në lirinë dhe historinë e vendit, duke përcjellë mesazhe respekti dhe kujtese për brezat e rinj.

Në mbrëmje, aktivitetet do të vazhdojnë në Kodra e Pajtimit në Gjonaj, me ceremoninë zyrtare të hapjes së turneut tradicional. Programi përfshin edhe ndeshjen miqësore ndërmjet Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Veteranëve të klubit KF Drini i Bardhë, si dhe ndeshjen zyrtare hapëse të turneut.

Organizatorët ftojnë qytetarët, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe dashamirët e sportit që të marrin pjesë në këto aktivitete përkujtimore dhe sportive.

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

0

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit, për atë që e ka cilësuar si neglizhencë dhe zvarritje të procesit të subvencioneve kulturore për vitin 2026.

Sipas RrOK-së, si pasojë e kësaj qasjeje, organizata që prej vitesh kontribuojnë në zhvillimin e kulturës dhe turizmit në Prizren, përfshirë edhe ato që promovojnë trashëgiminë, identitetin dhe diversitetin e komuniteteve të qytetit, janë lënë anash dhe përjashtuar nga proceset mbështetëse “pa kritere të qarta, transparente dhe të qëndrueshme”.

“Kultura nuk është lëmoshë, por identiteti i Prizrenit! Mjaft me injorim administrativ”, thuhet në reagimin e RrOK-së, teksa i bëhet thirrje udhëheqësisë së komunës për veprim të menjëhershëm.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

RrOK ka paraqitur edhe tri kërkesa, duke kërkuar publikimin e listës përfundimtare, trajtim transparent të ankesave dhe rishikim të buxheteve.

“Publikimi i menjëhershëm i listës përfundimtare të subvencioneve”, “Shqyrtim transparent, i drejtë dhe profesional i të gjitha ankesave të dorëzuara” dhe “Rishikim i buxheteve dhe kthim i mbështetjes për organizatat që mbajnë gjallë jetën kulturore në qytet”, janë kërkesat e paraqitura në reagim.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Në reagim thuhet se zbehja e mbështetjes në vitin 2026, sipas RrOK-së, nuk paraqet vetëm dështim administrativ, por “goditje direkte” ndaj skenës së pavarur kulturore, duke pretenduar se kjo qasje synon të cenojë autonominë operative dhe të zbehë zërin kritik të organizatave.

“Zbehja e mbështetjes në vitin 2026 nuk përbën thjesht një dështim administrativ, por një goditje direkte në tendencën e kontrollit dhe dobësimit të skenës së pavarur kulturore”, thuhet në reagim.

RrOK ka kërkuar zgjidhje të drejtë, duke theksuar se komuniteti kulturor ka qenë “hisedar kyç” i Prizrenit për dekada.

“Presim zgjidhje të drejtë TASH!”, përfundon reagimi.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

0

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj.

Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit dhe ka rënë me dëshmorë më 4 qershor të vitit 1999 .

Ai, ishte komandant i UÇK-së në Brigadën 126 në Zonën Operative të Pashtrikut.

Bashkëluftëtari Halil Cikaj tregon se dëshmori Zenun Çoçaj ka qenë njëri ndër figurat më të çmuar të UÇK-së. Sipas tij, Çoçaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftë deri në ditën e fundit të rënies.

“Dëshmori Zenun Çoçaj ka qenë figura kryesore e UÇK-së në Has dhe më gjerë”, tregon Cikaj, pwr “PrizrenPress”

Zenun Çoçaj ka rënë dëshmor pak ditë para çlirimit të Kosovës. Ai është vrarë nga forcat serbe në fshatin Gjonaj të Hasit.

Cikaj kujton rënien e dëshmorit Zenun Çoçaj.

“Na ndanin minutat kur ra Zenuni në altarin e lirisë. Ai e fitoi lavdinë, kurse unë humba shumë nga ajo krenari që fituam së bashku”, shprehet ai.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati ndarë urdhërin “Hero i Kosovës”/PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

0

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës “Remzi Ademaj”, ku prezantuan programin e tyre dhe dëgjuan nga afër shqetësimet e sipërmarrësve lokalë.

Ata bashkëbiseduan me pronarë dhe përfaqësues të bizneseve, duke diskutuar për sfidat me të cilat përballen dhe për mundësitë e zhvillimit ekonomik në qytet.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“Programi i Lëvizjes Vetëvendosje synon të krijojë më shumë mundësi për zhvillim ekonomik, mbështetje për bizneset dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve”.

Sipas kandidatëve të këtij subjekti politik, programi i tyre fokusohet në krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset, nxitjen e investimeve, hapjen e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e ekonomisë lokale./PP/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i seguej, skuter dhe teksti që thotë "Trotinet Elektrik WY TrotinetElektrikWY-ZH01 ZH01 BRUNG ? TECH ? 319.00€ 199,00€ € 199 16.58 € X x 12 Muaj 66eT ? ?????????? ?? 83 LadDuplay BRENTONI HOME +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 ??? VISA VISA"

Mund të jetë një imazh i skuter, seguej dhe teksti që thotë "BRUN + TECH Trotinet Elektrik· Per fëmijë BrunoTech ???? 149,00€ € 12.41×12Muaj 12.41 Muaj 1 BRENTONI HOME +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 VISA VISA"

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

0

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë.

Komuna e Suharekës nënvizon se këtë vit nuk është në gjendje t`i vijë në ndihmë familjes Destani, për shkak të mungesës së buxhetit emergjent.

“Ditë e shtunë ka qenë, atë ditë në orën gjysmë në pesë, më ka thirr djali, më tha a po vjen pak te dhentë, sepse dhentë diçka nuk janë mirë, u dola para dhenve, i pash që nuk janë mirë, e kam thirr policinë, veterinerët e komunës së Suharekës, kanë ardhur, i kanë marr analizat ditën e diele, ditën e hanë i kanë dërguar mostrat atë ditë mi kanë kthye në orën 10-të dhe më kanë thënë se dhentë nuk guxojnë me u lëvizë nga stalla, duhet mi izolu, kanë ardhur ditën e enjte në mëngjes e i kanë asgjësuar, gjithsej kanë qenë 130 copa”. ka thënë Desatni.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Stallat e tij, tani është e zbrazur, ndonëse kishte filluar të bëjë gati edhe ushqimin për dimër për tufën e tij. E blegtoria për familjen Destani është i vetmi burim financiar.

“I kam pas të shitur kurbanet krejt, krejt i kam anuluar, nuk kam lënë asnjë kurban me me dal prej stallës, sepse me helmu një fëmijë apo dikënd nuk ma vyen mua, sepse 130 copa dhen shkojnë e vijnë a një fëmijë i dikujt ma nuk vjen. Kisha bërë apel për me më ndihmu diçka se shumë keq i kam punët, s’mundem të rrijë pa ta, sot me më ndihmu nga ministria sot i bëj prapë”, ka shtuar ai

Ndërkohë, që autoritetet komunale nënvizojnë se pas izolimit të tufës së sëmurë, nuk ka pasur tufa të tjerë të infektuara.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“Faktikisht ku e kemi pasur këtë problematik nuk janë afër dhe kjo ka ndihmuar që të mos shpërndahet kjo sëmundje sepse është sëmundje virusale dhe shpërndahet shumë shpejt, mirëpo nuk kemi siç e thash edhe më parë nuk kemi ndonjë njoftim tjetër nga fermerët dhe vazhdimisht që jemi në terren nuk kemi ndonjë sëmundje të këtij lloji në ferma të tjera”, ka thënë Armend Krasniqi – Drejtor i bujqësisë në Suharekë.

Fshati Delloc i Suharekës, është një ndër fshatrat malorë jo shumë afër me fshatrat e tjera, ndërsa kjo komunë regjistron afërsisht 50 blegtorë të merren me rritjen dhe mbarështimin e deleve./rtk/