Home Blog Page 701

PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

0

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi para të pranishmëve tha se Bedri Hamza është Kryeministri ma i mirë që mund ta ketë sot Kosova.

“Sot qëndroj para jush për t’ju siguruar se ne ofrojmë një plan konkret, një program të detajuar dhe gjithëpërfshirës, realist dhe të realizueshëm, i cili do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Për ta bërë Kosovën ma të fortë! Për ta bërë Kosovën ma të mirë! Kjo është arsyeja pse zgjodhëm Bedri Hamzën që të na prijë në këto zgjedhje, sepse Kosovës i duhen aftësitë, përvoja dhe personaliteti i Bedriut për të materializuar planin tonë transformues”, theksoi Krasniqi.

 

Lideri i PDK-së tha se aq sa është krenar me Hamzën, punën dhe programin e tij, po aq mburret me listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK-së, e cila është lista ma e mirë në këto zgjedhje, lista fituese.

“Një listë me personalitete të jashtëzakonshme, me kontribute të shquara profesionale e patriotike, ku më shumë se gjysma e kandidatëve garojnë për herë të parë. Kjo është lista e qytetarëve. Kjo është lista e Kosovës. Kjo është lista e Fitores”, shtoi Krasniqi.

“Votoni për shpresë. Votoni për një Kosovë ma të mirë. Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131. Përgjigjuni kësaj thirrjeje me pozitivitet dhe unë ju premtoj një gjë qysh sonte. Me 9 shkurt, së bashku, do të ngritemi. Me 9 shkurt, së bashku, do të fitojmë”, tha Krasniqi.

Këto janë zgjedhjet e dyta që Memli Krasniqi i udhëheqë si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, pas Zgjedhjeve Lokale 2021, ku PDK fitoi në më së shumti komuna dhe ka numrin më të madh të asamblistëve.

“Kjo fitore erdhi sepse ne promovuam kandidatët më të mirë që janë dëshmuar si liderë të denjë. Sot, unë jam krenar me 10 kryetarët e komunave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, që janë kampionë të qeverisjes së mirë. Qytetarët shohin përtej logove dhe flamujve partiak. Sidomos në një vend të vogël si yni, ku është e lehtë të njohim njëri-tjetrin. Qytetarët kërkojnë njerëz që mund t’ju besojnë dhe t’i respektojnë për t’i udhëhequr. Dhe pikërisht për këtë arsye, jam thellësisht i bindur se Kuvendi i Ri dhe Qeveria e Re do të jenë shumë më të mira sesa këto që i kemi sot”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza duke falënderuar të pranishmit dhe të gjithë qytetarët për mbështetjen, është zotuar për rritje të pagave dhe pensioneve, zhvillim ekonomik, siguri energjetike, sigurime shëndetësore, arsim cilësor, si dhe kultivimin e raporteve të mira me aleatëve.

“Kemi shumë shembuj të qytetarëve që e kanë vendosur Kosovën të parën. E kanë vendosur Kosovën edhe para vetes. Gjatë kësaj fushate, kam pasur nderin të takoj shumë heronj të përditshmërisë tonë. Kam takuar burra, që me duar të plasaritura sigurojnë bukën e përditshme. Nëna që me forcë të pashtershme i mbajnë familjet. Kam takuar të rinj të talentuar, gjithandej Kosovës, të cilët me energji të madhe punojnë për një të ardhme ma të mirë. Janë këta njerëz, forca e heshtur e Kosovës, ata që më inspirojnë. Ata më bindin se mund ta ndërtojmë një Kosovë, ku çdo sakrificë shpërblehet. Ky vizion për një Kosovë ma të mirë, ku secili qytetar përparon, nuk është një ëndërr. Është premtim. Një premtim për çdo familje, çdo të ri e të re, çdo të moshuar, që do të punoj pa u ndalur për t’ua përmirësuar mirëqenien në shtetin tonë. Po, Kosova mundet ma mirë”, tha Hamza.

Kandidati i PDK-së për kryeministër u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të zhgënjyer që në të kaluarën e kanë votuar partinë në pushtet të besojnë përsëri, sepse Kosova mundet ma mirë.

“Dua t’ju drejtohem edhe atyre që në të kaluarën e kanë votuar partinë në pushtet. Atyre që e kanë humbur shpresën dhe ndihen të zhgënjyer ose të lënë pas dore.  Shumë prej jush, para katër vitesh, me mirëbesim, votuat për ndryshim. Por, tani keni mbetur të zhgënjyer nga premtimet e thyera dhe fjalët që nuk u mbajtën. Unë mund të flas shumë për dështimet e shumta të kësaj qeverie gjatë katër viteve të fundit. Për stagnimin ekonomik, për izolimin ndërkombëtar, për përkeqësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë, për ngritjen e çmimeve e shumë dështime të tjera me pasoja të mëdha për shtetin dhe juve. Por, sot e konsideroj shumë më të rëndësishme që t’ju shikoj në sy secilin prej jush dhe t’ju kërkoj të besoni përsëri”, theksoi Hamza.

Hamza tha se Kosova meriton më shumë mundësi, dinjitet e prosperitet dhe kjo arrihet duke e votuar PDK-në.

“Le të ecim përpara të bashkuar dhe të vendosur. Ju jeni fryma e ndryshimit dhe forca e zhvillimit. Ju jeni ata që nuk u lëkundët kurrë. Ata që besoni se Kosova meriton ma shumë. Vendosni për PDK-në dhe numrin 131. Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë! Zgjidhni të ardhmen!”, ka përfunduar kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Krasniqi, nga Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ka përshëndetur dy liderët e UÇK-së dhe PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, si dhe Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi dhe shokët e tyre që po zhvillojnë betejën e fundit në Hagë për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit tonë.

“E di që sikur mua, po ju mungojnë shumë secilit prej jush, e mezi po e presim rikthimin e tyre në Kosovë, pranë familjeve e miqve, por, deri atëherë, le t’ua bëjmë një premtim. Kosovën do ta bëjmë ma të mirë, sepse kjo është ajo që ne bëjmë dhe kemi bërë gjithmonë. Partia Demokratike e Kosovës është gati për këtë detyrë. Partia Demokratike e Kosovës është gati për fitore”, tha Krasniqi.

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në një tubim madhështor të organizuar në Prishtinë, kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, prezantoi listën e plotë të 110 kandidatëve për deputetë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“124 është numri jonë, nga Lumiri deri tek Parisi, ne jemi lidhja demokratike e kosovës! Shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës! Bëhu Ndryshimi!”, tha Abdixhiku.

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur para mijëra përkrahësve dhe simpatizantëve të partisë, Abdixhiku theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit, duke u zotuar se LDK-ja do të jetë forca që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Kosovë.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Prizreni zyrtarizon Durim Gashin

0

Sulmuesi i krahut me përvojë dhe ish lojtar i skuadrave të njohura të Superligës, Prishtina, Ballkani, Ferizaji, ndër të tjera edhe Liria e Suhareka – Durim Gashi, është zyrtarizuar si lojtar i ri i FC Prizrenit në Ligë të Dytë.

Ai është 32 vjeçar ndërsa pritet të jetë forcë shtytëse për FC Prizrenin që po kërkon të ngritet në Ligë të Parë të Kosovës për herë të parë në histori të klubit.

“Përvoja e tij në skenën futbollistike kosovare do të jetë një aset i vlefshëm për ekipin dhe një inspirim për lojtarët e tjerë”, ka bërë të ditur FC Prizreni, ndër të tjera në njoftim.

Prizreni aktualisht është i treti në Ligë të Dytë të Kosovës. Dy vendet e para aty çojnë në Ligë të Parë. Prizreni ka mbyllur vjeshtën në Ligë të Dytë me 36 pikë, 3 më pak se liderja Tefik Çanga dhe 1 më pak sesa Dardania që është e dyta në renditje.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj: Kryeministri i ardhshëm s’do jetë Albin Kurti

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Adresa” ka treguar se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm.

Ai ka thënë se sipas tij kryeministri i ardhshëm duhet të jetë kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, raporton Gazeta10.

“Kush do t’i fitojë zgjedhjet nuk e di por besoj shumë që kryeministër i ardhshëm nuk do të jetë zoti Kurti, mendojë që kjo ka rëndësi jetike për të ardhmen e Kosovës, unë kam dëshirë që të jetë kryeministër Bedri Hamza pasiqë mendojë se është kandidati më i miri”, tha ai për Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

U raportua i zhdukur në dhjetor 2024, policia bashkë me FSK-në nisin kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit nga Prizreni

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për 26 vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor të vitit 2024.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për express së kërkimet kanë nisur në lumin “Drini i Bardhë” tek lokacioni afër Urës së Shenjt.

Në këtë operacion po marrin pjesë edhe patrulla policore nga Gjakova dhe ekipi i FSK-së për Kërkim Shpëtim.

“Sot me datë 11.01.2025,rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor 2024.

Kërkimet kanë filluar në lumin “Drini I bardhë” duke filluar në afërsi të “Urës së shenjt” .

Në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave Policore nga Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me ekipin e Kërkim Shpëtimit”, ka thënë Bytyqi.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Zhduket një vajzë në Malishevë

0

Një vajzë është zhdukur në Malishevë.

Më saktë, vajza është nga fshati Drenoc i Malishevës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë rasti është nën hetime.

“PERSON I ZHDUKUR Fsh. Drenoc, Malishevë 06.01.2025 – NN. Me 10.01.2025 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj nga data e lart-cekur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj, rasti nën hetime” – ka shkruar PK-ja.

Trepça kthehet në “Minatori”, sot e pret Yllin

0

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me ndeshjen e 16-të, ku përballen kampioni aktual, Trepça, dhe nënkampioni, Golden Eagle Ylli.

Takimi do të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim nga ora 17:00.

Mitrovicasit kryesojnë tabelën me 11 fitore dhe 4 humbje, ndërsa therandasit janë në vendin e gjashtë me 7 fitore dhe 8 humbje.

Një ngjarje e veçantë për këtë ndeshje është rikthimi i Trepçës në palestrën e saj pas një periudhe rinovimi të parketit./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Prizrenit mbështet financiarisht prindërit për fëmijët e lindur gjatë vitit 2024

0

Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit ka publikuar njoftimin për mbështetjen financiare të prindërve, fëmijët e të cilëve kanë lindur gjatë vitit 2024.

“Njoftohen të gjithë prindërit, veçanërisht nënat (lehona), të cilat kanë lindur fëmijë gjatë periudhës nga 1 janari 2024 deri më 31 dhjetor 2024, se mund të aplikojnë për mbështetje financiare nga Komuna e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e DPMS-së, raporton Telegrafi.

Aty theksohet se aplikimet, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, sipas Rregullores komunale për kushtet, kriteret dhe procedurat për ndarjen e subvencioneve, transfereve dhe granteve, duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale.

Prindërit do të kenë mundësi që aplikimet ti dorëzojnë brenda 30 ditëve të ardhshme.

Sipas kritereve, aplikuesit duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të dy prindërit duhet të jenë banorë të Komunës së Prizrenit, raporton Telegrafi.

Ndërkaq dokumentet e nevojshme për aplikim janë: dokumenti i identifikimit, ekstrakti i lindjes nga regjistri civil, deklarata e bashkësisë familjare dhe vërtetimi për llogarinë bankare të njërit prej prindërve.

Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Rasim Demiri ka bërë të ditur se programi i mbështetjes financiare për familjet me fëmijë të lindur gjatë vitit 2024, ka për qëllim të ofrojë mbështetje shtesë për prindërit në rritjen e fëmijëve dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës së familjeve.

“Shumat e mbështetjes janë: për familjet që kanë një fëmijë të lindur në vitin 2024, jepet ndihmë financiare prej 250 euro; për familjet me dy fëmijë, nga të cilët njëri është i lindur në vitin 2024, jepet ndihmë financiare prej 300 euro dhe për familjet me tre fëmijë, nga të cilët njëri është i lindur në vitin 2024, jepet ndihmë financiare prej 350 euro”, është shprehur Demiri, raporton Telegrafi.

Ai ka theksuar se palët që kanë nevojë për më shumë informacione mund ta kontaktojnë administratën komunale. /Telegrafi/

Vrasje në tentativë në një lokal në Malishevë, plagoset me armë zjarri një person

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vrasjes në tentativë në Malishevë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 03:25.

“Është raportuar se në një lokal, ka ndodhë një rast plagosje me armë zjarri. Viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull, kosovar, i cili ka dorëzuar një armë me gaz me shtatë fishekë kal.9mm dhe një gëzhojë fisheku me gaz, e që dyshohet se është përdorur në rast.

Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kurti prezanton punën para qytetarëve të Prizrenit

0

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë ishin në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, për të prezantuar progresin në trashëgimi kulturore, shëndetësi, punësim, mirëqenie e sundim të ligjit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se ishte në Prizrenin e Lidhjes, të shatërvanit nga burimi i pashtershëm i ujit, sikurse dashuria e tyre për këtë qytet e për Republikën.

“Në jug të Kosovës, në Prizrenin e Lidhjes, të shatërvanit nga burimi i pashtershëm i ujit, sikurse dashuria jonë për këtë qytet e për Republikën. Sonte ishim në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” për të prezantuar para qytetarëve progresin në trashëgimi kulturore, shëndetësi, punësim, mirëqenie e sundim të ligjit. Në Prizren kthehemi sot një javë, më 17 janar, në Sallën e Sporteve “Sezai Surroi” për dhënë zotimet dhe paraqitur planet tona për mandatin e ardhshëm”, ka shkruar Kurti.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri