Home Blog Page 700

Limaj: Koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO

0

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në hapjen e fushatës elektorale në Prishtinë, ka thënë se është koha që ta çojnë Kosovën drejtë NATO-s.

Ai ka thënë se rreth koalicionit AAK-Nisma janë bashkuar njerëz që kanë vepra.

“Ne bëmë ligjin e ushtrisë, dhe koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO – dhe ky koalicion do ta bëjë”.

“Haradinaj, ne e shumë rreth tij, kudo që jemi futur i kemi sjellë fitore Kosovës, vepra, e jemi bashkuar për t’i vazhduar veprat për Kosovën.

Ne bëmë ligjin e ushtrisë, dhe koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO – dhe ky koalicion do ta bëjë”, ka thënë Limaj.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fatos Kongoli sot feston ditëlindjen e 81-të, ndër përfaqësuesit më të mirë të letërsisë shqipe

0

Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 në Elbasan dhe sot feston ditëlindjen e 81-të. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë shqipe.

Kongoli ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”.

Librat e Kongolit janë botuar në disa vende të botës. Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004).

Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për vitin 2006, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani. Në vitin 2016 është shpallur “Shkrimtari më i mirë i vitit”, nga Fondacioni Kulturor “Harpa” në Fier.

Disa nga veprat kryesore të tij janë: “Ne të tre” (1985)”Karuseli” (1990), “I humburi” (1992), “Kufoma” (1994), “Dragoi i fildishtë” (1999), “Ëndrra e Damokleut” (2001), “Lëkura e qenit” (2003), “Te porta e shën Pjetrit” (2005), “Jetë në një kuti shkrepësesh”, roman, 2007.

Dragash: U kap me armë në veturë, i dyshuari deklaron se e gjeti afër një lumi

0

Policia gjatë kontrollit të një automjeti në Dragash ka konfiskuar një armë pushkë-mitrolez pa fishek si dhe ka arrestuar një të dyshuar.

Personi i cili u kap me armë është 43 vjeçari, F. H.i cili deklaroi se armën e gjeti në një lumë afër Vermicës.

I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes


https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/

 

Bashkimi pret Vëllaznimin, Peja sfidon Prizrenin

0

Superliga e Kosovës në basketboll, sot vazhdon me dy ndeshje tejet interesante.

Me fillim nga ora 17:00, në Prizren në palestrën “Sezai Surroi” luajnë Bashkimi dhe Vëllaznimi.

Derisa në të njëjtin termin mes vete luajnë edhe dy rivalët lokal, Prishtina e Bora.

Ndërsa përballja e radhës zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, me Pejës dhe Prizrenit, me fillim nga ora 19:00.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

0
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale bore. Reshje më të shpeshta dhe më intensive priten në jug, jugperëndim dhe juglindje të vendit e më të pakta priten në veri, por në të gjithë territorin priten centimetra të ri me shtresa bore. Në disa vise në jug priten shtresa të mëdha.

Do të fryjnë erëra mjaft të ftohta nga veriu, ndërsa temperaturat nga -5 deri në -1 gradë Celsius.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot dimëror, me reshje të dendura bore ne veri dhe lindje të vendit si dhe në juglindje. Reshjet bore priten edhe në shumë zona në Shqipërinë qendrore dhe po ashtu mund të ketë edhe në zonat bregdetare në veri të vendit. Stuhi të fuqishme me borë intensive pritet të ketë në verilindje të vendit, prandaj ata që do të rrugëtojnë në “Rrugën e Kombit” duhet të kenë shumë kujdes. Në jug dhe perëndim të vendit priten kryesisht reshje dhe rrebeshe shiu. Me uljen e temperaturave bora afrohet në kodrat afër bregdetit.

Reshje të dendura bore dhe shtresa bore do të përfshijnë edhe Maqedoninë Veriore ku priten stuhi lokale bore dhe erëra të ftohta nga veriu. Reshje mjaft të fuqishme bore priten në perëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Reshje bore të herëpashershme sot priten edhe në Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi duke përfshirë edhe bregdetin malazez.

Reshje bore në shumë pjesë të rajonit priten edhe ditën e hënë, por të intensitetit pak më të dobët. Do të vazhdojnë erërat e ftohta veriore dhe rritja e shtresave të dëborës.

Nga e Marta reshjet pushojnë, por vazhdojnë vranësira lokale dhe koncentrimi i ajrit të ftohtë polar. Ende mund të ketë reshje të izoluara bore. Temperaturat do të shëojnë ulje sidomos ato minimale ngase pritet acar i fortë deri në -10 gradë Celsius, madje edhe më ftohtë. Temperaturat maksimale mund të fillojnë të rriten po shumë pak dhe shumë gradualisht./MeteoBallkan

NISMA hap fushatën në Malishevë, Limaj: Vendlindja vendi më i mirë për të filluar faqebardhë

0

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, ka bërë të ditur se kjo parti ka nisur fushatën elektorale në Banjë të Malishevës, vendlindja kjo e vetë Limajt.

Limaj ka thënë se bashkëvendësit e tij janë shfaqur të bashkuar dhe të njëjtit i kanë dhënë motiv.

Ai ka thënë se parlamenti i Kosovës do të jetë i pashmangshëm, bashkë me fitoren.

“Bashkëvendësit e mi në Banjë, si përherë të bashkuar, edhe sonte përmes prezencës masive, na dhanë motiv e mesazh të qartë se rikthimi i zërit tonë nëParlamenin e Kosovës, do të jetë i pashmangshëm bashkë me fitorën tonë më 9 shkurt” .

Postimi i plotë:

Vendlindja ?? është vendi më i mirë për të filluar faqebardhë fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Bashkëvendësit e mi në Banjë, si përherë të bashkuar, edhe sonte përmes prezencës masive, na dhanë motiv e mesazh të qartë se rikthimi i zërit tonë në

Parlamenin e Kosovës, do të jetë i pashmangshëm bashkë me fitorën tonë më 9 shkurt.

#AAKNISMA137
#veçVEPRA
#PërKosovënFituese

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kampionët mposhtin Yllin

0

Kampionët e nisën furishëm ndeshjen dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë që ishte edhe vendimtare në këtë përballje.

‘Xehetarët’ kishin seri prej 27:5, derisa çerekun e parë e fituan 29:7. Më pas u zhvillua ndeshje më e barabartë, megjithatë, mitrovicasit arritën të ruajnë epërsinë për të mos e rrezikuar fitoren dhe fituan në fund 91:68.

Te vendasit më i miri ishte Malik Johnson me 23 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime, derisa te mysafirët më i miri ishte Jan Palokaj me 17 pikë, katër kërcime e tri asistime.

Trepça numëron 12 fitore e katër humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli shtatë fitore e nëntë humbje.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes Sam Moore ikona e soul-it

0

Sam Moore, ikona e muzikës soul dhe i njohur për hitet e fundit të epokës si ”Soul Man” dhe ”Hold On, I’m Comin’”, vdiq në moshën 89-vjeçare, sipas ”The Guardian”.

Publicisti Jeremy Westby tha se Moore vdiq të premten në mëngjes në Coral Gables, Florida, për shkak të komplikimeve gjatë shërimit nga operacioni.

Moore, i cili ndikoi te muzikantët duke përfshirë Michael Jackson, Al Green dhe Bruce Springsteen, u fut me Dave Prater në Rock and Roll Hall of Fame që në 1992-shin.

Moore regjistroi disa nga hitet më të qëndrueshme të muzikës soul, të cilat përfshinin gjithashtu ”You Don’t Know Like I Know”, ”When Something is Wrong With My Baby” dhe ”I Thank You”.

Shumica e hiteve janë shkruar dhe prodhuar nga ekipi i Isaac Hayes dhe David Porter dhe i kanë paraqitur me grupin ”Stax House Booker T & the MGs”.

Ashtu si shumë dukuri shpirtërore të epokës së tij, grupi i tij ”Sam & Dave” u zbeh pas viteve 1960.

Por, ”Soul Man” doli sërish në krye të klasifikimeve në fund të viteve 1970, kur ”Blues Brothers”, John Belushi dhe Dan Aykroyd, e regjistruan atë me shumë nga të njëjtët muzikantë.

Moore bëri shumë padi gjyqësore me pretenddimet se industria e diskografisë e kishte mashtruar atë nga përfitimet e pensionit.

Moore dhe artistë të tjerë paditën kompani të shumta diskografike dhe Federatën Amerikane të Artistëve të Televizionit dhe Radios në 1993.

Moore shkroi këngën ”Dole Man”, modeluar sipas ”Soul Man”, për fushatën presidenciale të republikanit Bob Dole në 1996.

Në vitin 2017, ai ishte ndër të paktët artistë që performuan për festimet e presidentit  Donald Trump.

Moore u lind më 12 tetor 1935 në Miami dhe filloi të këndonte në kishë që i vogël.

Ai ishte një interpretues i shpeshtë në ”Kennedy Center Honors” dhe performoi për presidentë, përfshirë Obamën.

Moore la pas gruan e tij, Joyce, vajzën, Michell dhe dy nipër e mbesa./ KultPlus.com

VV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

0

Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Alternativën dhe partinë Guxo e ka hapur fushatën zgjedhore përmes një tubimi elektoral në Gjakovë.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Albin Kurti, ka thënë se “dinë dhe duan” ndryshimin.

“Me neve në Qeveri, partnerja kryesore tregtare është Shqipëria dhe orientimi ynë është evropian dhe euro – atlantik. Ne Kosovës ia shtojmë zhvillimin e ia heqim korrupsionin, ia heqim mjerimin e ia shtojmë prodhimin, ia shtojmë drejtësinë e ja heqim krimin dhe ja shtojmë barazinë e ja heqim varfërinë”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka thënë se si koalicion LVV, Alternativa dhe Guxo janë ballëhapur para qytetarëve me të arriturat e qeverisjes katërvjeçare, e që sipas tij e kanë rritur ekonominë, e kanë ngritur demokracinë, e kanë shpërndarë mirëqenien dhe kanë bërë të paprekshme sigurinë. Kurti tha se 110 kandidatët e listës së tyre janë njerëz të ndershëm e profesionistë, të guximshëm e punëtorë, sepse, sipas tij, pas 9 shkurtit e tillë duhet të jetë edhe qeveria.

Të pranishmëve iu adresuan edhe liderja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila dhe ajo e Guxos, Donika Gërvalla Schwarz.

Tetë gola në miqësore, Suhareka mposht Lirinë e Prizrenit

0

Në një miqësore të zhvilluar sot në Suharekë, FC Suhareka ka triumfuar ndaj FC Liria me rezultat 5-3, përcjell PrizrenPress.

Ndeshja ishte mjaft dinamike, me të dyja skuadrat që shfaqën lojë sulmuese dhe të hapur. Pjesa e parë përfundoi në barazim 2-2, ndërsa në pjesën e dytë, Suhareka arriti të shënojë tre gola të tjerë, duke siguruar fitoren.

Për shkak të kushteve atmosferike dhe borës së madhe, ndeshja, e cila ishte paraparë të luhej në Prizren, u zhvendos dhe u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Takimi u zhvillua me fillim nga ora 14:00./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri