Home Blog Page 706

Mot sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius

0
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 e deri në 2 gradë Celsius.

Maksimalet sipas IHMK-së parashihet të lëvizin nga 8 e deri në 12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 4 metër për sekond.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

‘Fluturon’ Gjesti në 24 orë, tejkalon 300,000 ndjekës në Instagram

0

24 orë nga futja në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka kapur një shifër jubilare ndjekësish në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GjESTI (@gjestt)

Ai ka tejkaluar pas mesnatën shifrën e 300,000 ndjekësve, një rritje galopante prej mbi 140,000 ndjekësve brenda një dite të vetme.

Këngëtari ka pasur pafund dinamika ditën e sotme, mes përplasjeve të forta me banorët që nuk e kanë mirëpritur dhe humorit të tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GjESTI (@gjestt)

 

LDK-ja në Prizren: Drejtorët e shkollave po shfrytëzohen nga PDK për fushatë zgjedhore

0

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka kritikuar partinë në pushtet për përfshirjen e drejtorëve të shkollave në parafushatën zgjedhore.

Reagimi i plotë:

Drejtorët e shkollave në fushatë politike të PDK-së

Kemi thënë nëpër konferenca për shtyp se Shaqir Totaj po i rekruton njerëzit e tij (të PDK-së) si drejtorë shkollash në Komunën e Prizrenit dhe një gjë e tillë po shpërfaqet në këto ditë të parafushatës zgjedhore.

Adelina Beqiri, Ibish Shatri, Lumnije Rakaj dhe Vlora Karavidaj shihen drejtpërdrejt në aktivitete politike të aktivistëve të PDK-së, jashtë çdo logjike politike, sepse ata jo vetëm që kanë kaluar vite që kanë qenë në kryesi, por po e dëshmojnë se janë aktivë në politikë.
Sa më shumë që do të intensifikohet fushata, më shumë do të shohim drejtorë shkollash të angazhuar në fushatë, të cilët pa asnjë pikë turpi shfaqen në aktivitete partiake për të dëshmuar servilitetin ndaj pushtetit të PDK-së.

Apo ka qenë retorikë e thatë e pushtetarëve se drejtorët nuk janë politikë, sepse po dëshmohet se janë krejtësisht politikë.

I bëjmë thirrje KQZ-së që të mos i lejojë këta drejtorë të jenë menaxherë në Qendrat e Votimit. Drejtorët e shkollave që marrin pjesë në tubimet e partive politike, dyshojmë se mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zgjedhje.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bashkimi triumfon ndaj kampionit në Prizren

0

Bashkimi fitoi në derbin e javës së 15-të të ProCredit Superligës ndaj Trepçës me rezultat 76:72 (18:16, 21:11, 21:23, 16:22), përcjell PrizrenPress.

Në dhjetë minutat e fundit, ‘Xehetarët’ ngushtuan shifrat në 74:72, por në fund dy pikët nga Lejson Zeqiri e vendosën fituesin 76:72.

Te vendasit, Mack Smith dhe Wendell Green shënuan nga 20 pikë, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë.

Bashkimi tani ka dhjetë fitore e pesë humbje, ndërsa Trepça 11 fitore e katër humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zymi i Hasit të Prizrenit, fshati që popullohet vetëm në festa

0

Zymi i Prizrenit ka resurse të mjaftueshme për t`u vizituar nga turistë të huaj e vendorë. Në përditshmëri ai është i heshtur, pasi mbi 90% e popullatës ka migruar. Ka objekte të veçanta historike e turistike që mund t`i vizitosh në çdo kohë. Në vitin 2013, Zymi ishte shpallur fshat turistik me ligj të veçantë.

Mërgata e popullon fshatin karakteristik të Prizrenit, Zymin, vetëm në festa dhe pushime. Ata erdhën në pushimet e dimrit, ndërsa tani po ikin për t’iu kthyer punës në vendet ku punojnë e jetojnë.

“Këtu jam lindur, këtu kam qejf me ardh, këtu vijmë për dasma, këtu i kemi bërë dasmat”, tha Mark Kajzogaj, që jeton në Kroaci.

“Shtëpitë janë të boshatisura 90%. Rezidentët dikund janë 200 – 250, e kam fjalën për Zym dhe Karashëngjergj. Zymjanët më së tepërmi vinë kur janë festat e fundvitit, p.sh. i kemi festa që janë në nëntor, Gjithë të Shenjtit, më pas i kemi Kërshendellat, Viti i Ri, edhe për Pashkë”, deklaroi Zef Pecolli, banor i Zymit.

Frrok Kola thotë se ka jetuar e punuar mbi 40 vjet në mërgim dhe mban mend shtëpitë dhe shkollat që kanë funksionuar që në kohën e Gjeçovit.

“Kjo këtu shkollë ka qenë para, Shtjefni i ka mësu këtu në shkollë, edhe një shtëpi ka qenë këtu, atje ka mësuar Shtjefni kur ka qenë prift”, theksoi Kola.

Shtjefën Dulaj, njohës i historikut të fshatit Zym, thotë se zymjanët janë marrë me blegtori dhe vreshtari, dhe i gjithë Rrafshi i Dukagjinit është furnizuar me rrush e produkte të tij. Ai kujton se në vitin 2013, presidenca e shpalli Zymin fshat karakteristik, turistik.

 

“E ka shpallë duke marrë parasysh resurset e saj për zhvillim turistik, zhvillim ekonomik, por edhe trashëgiminë e veçantë që ka Zymi. Vijnë shumica e madhe kroatë, bashkë me rininë që kanë krijuar harmoni në mes të tyre dhe punojnë. Po afërsisht 4500 banorë të Zymit jetojnë vetëm në Kroaci”, deklaroi studiuesi Shtjefën Dulaj.

Në të gjitha kohërat, zymjanët kontribuan në infrastrukturë dhe mirëmbajtjen e fshatit. Në Zym të Prizrenit tashmë ka filluar të pllakosë heshtja dhe qetësia, ndërsa deri në festat e ardhshme rrugët janë të zbrazëta dhe shtëpitë të mbyllura./rtk/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

PDK-ja në Prizren gati për zgjedhjet e 9 shkurtit

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ka përfunduar të gjitha përgatitjet për një fushatë zgjedhore të suksesshme për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëvendësshefi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e fushatës.

“Edhe pse ende në fazën parafushatë, organizimet në terren kanë qenë të vazhdueshme, me kandidatët për deputetë që takojnë qytetarët dhe anëtarët e organizatave të ndryshme në çdo lagje dhe lokalitet”, tha ai, për TV Prizrenin.

Sipas tij, gjatë fushatës zgjedhore, PDK-ja  do të prezantojë programin e saj të detajuar që synon përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Ky program do të implementohet nga kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza”.

Gasgi tha se PDK-së në Prizren mbështet fuqishëm 9 kandidatët e saj, të cilët synojnë të përfaqësojnë interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës./PP/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Doli nga shtypi libri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, i gazetarit, publicistit dhe profesorit të UBT-së, Musa Sabedini

0

Profesori i Fakultetit Media dhe Komunikim, Musa Sabedini, ka botuar librin e tij të tretë universitar të titulluar: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, i cili u dedikohet studentëve të gazetarisë, studiuesve të medias, gazetarëve hulumtues dhe redaktorëve të profesionalizuar.

Autori në parathënien e librit ka thënë se libri i radhës, “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, po vjen në një kohë kur media kosovare në përgjithësi është e mbuluar dhe e përcjellë me shumë gabime e të meta, që shkojnë në dëm të etikës gazetareske.

“Libri, gjithashtu, erdhi si rezultat i punës sime të palodhshme disavjeçare, gjatë së cilës jam përpjekur ta avancoj etikën, në të gjitha dimensionet. Përvoja ime mbi 33-vjeçare në gazetarinë informative dhe atë hulumtuese, përvoja tjetër mbi 13-vjeçare si themelues i një portali me ndikim dhe po kaq vite si pjesë e Bordit të KMSHK-së, më mundësuan të mësoj shumë për gabimet e përditshme që bëjnë portalet dhe të metat e shumta, që shfaqen gjatë të bërit gazetari online”.

Profesori dhe publicisti Musa Sabedini ka thënë se në libër ka shtjelluar e trajtuar rolin e etikës në gazetari, në media, rolin e etikës në jetën e përditshme, në shkrime e tekstet tona, që i plasojmë çdo çast.

“Etika është thelbi i gazetarisë profesionale, sepse nëse gazetari nuk ka etikë personale, ai do ta ketë të vështirë ta zbatojë etikën kolektive ose të respektuarit të etikës në jetën publike.Jo rastësisht është thënë se pa etikë nuk ka gazetari. Etika është shpirti dhe detaji që e forcon çdo shkrim, kronikë, analizë apo tekst gazetaror. Nëse e kemi respektuar etikën, ne automatikisht jemi bërë përgjegjës ndaj vetes dhe ndaj lexuesve tanë. Etika e mirë, etika me autoritet në gazetari dhe media, është ilaç për një shoqëri të emancipuar. Kuptohet etikën nuk duhet ta ruajnë apo ta avancojnë vetëm mediat e gazetarët, sepse ajo duhet të respektohet edhe nga lexuesit, dhe ata që i kemi sy e vesh, për punën tonë të përditshme”, ka shkruar profesori Sabedini.

Ai është shprehur se gjithmonë në jetën time profesionale jam përpjekur që etikën ta kem në plan të parë, pa anashkaluar shkrimin e fuqishëm ose hulumtues.

“Jam përpjekur që libri të dalë i kompletuar, duke ofruar shumë nocione, përkufizime, udhëzime, agjenda e opinione nga më të ndryshmet, për dhe rreth etikës në gazetari. Kam marrë referenca nga qindra studiues amerikanë, kanadezë, japonezë, turq, gjermanë, austriakë, indianë, kroatë, shqiptarë, studiues e ekspertë të fushave të ndryshme që ndërlidhen me etikën.Pra, në libër kam trajtuar edhe shumë raste e shembuj të shkeljes së etikës dhe kam ofruar edhe raste se si duhet të ruhet etika. Synim imi gjithmonë është alternativa e kompletuar, duke mos e lënë në qiell atë zotësinë, dijen e përvojën time të gjatë në gazetari. Kam folur me shumë kompetencë, mbi shumë dukuri devijante në gazetarinë online në Kosovë dhe në rajon dhe kam ofruar analiza, rezultate e pasqyra të dobishme për studentët, studiuesit, redaktorët e pronarët e portaleve. Libri është ndërtuar nga arkiva ime shumëvjeçare, me katër çmime të fituara në fushën e gazetarisë hulumtuese dhe është kurorëzuar me vitet e fundit të jetës sime aktive në Kolegjin UBT, si ligjërues i katër lëndëve të gazetarisë, ku sigurisht që e kam avancuar edhe më shumë gazetarinë e nivelit akademik e studimor, duke marrë pjesë edhe në 12 konferenca me karakter ndërkombëtar”, ka nënvizuar Sabedini.

Por cila është porosia e gazetarit shumëvjeçar dhe pedagogut, që përcolli shumë gjenerata në UBT.

“Libri do të kishte efekt, nëse nga këto të meta e dobësi, që i kam përshkruar në detaje, të gjejnë zbatim në praktikë dhe në jetën e përditshme nga gjeneratat e reja të gazetarëve profesionistë.Unë kam bërë diçka, që deri më tani ka munguar në Kosovë, sepse libër për Etikë të gazetarisë, me përjashtim të përkthimeve, autorë shqiptarë, sa unë kam njohuri, nuk ka, por kjo nuk do të thotë që të mos ecet tutje. Të tjerëve u takon që të shkruajnë e të debatojnë për etikën në televizione, në radio, për etikën në komunikim”, ka shkruar tutje Sabedini.

Ndryshe libri ka tre kapituj dhe secili prej tyre ngërthen tema, që kryekëput ndërlidhen me Etikën.

Në kapitullin e parë kam trajtuar e ballafaquar teorinë mbi etikën, sferën e etikës, kodet dhe parimet e saj, përkufizimet e etikës, rëndësinë që ka ajo në gazetari, thelbi i etikës, rëndësia e saj, sfidat që bartë me vete, kam shkruar gjerë e gjatë mbi gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, privatësinë, shpifjen, lajmet e rreme, për vlerat etike të lajmit, për parimet etike, për raportimin jo etik në mediet e Kosovës, për dëmet ligjore që shkakton etika, për shkeljet etike, për sfidat e gazetarisë etike.

Kurse, në kapitullin e dytë jam marrë me kredibilitetin e gazetarit, për etikën në gazetari e media, për plagjiaturën dhe copy-paste lajmet, kam ofruar shumë shembuj praktikë të portaleve që kanë bërë shkelje të kodeve të etikës, kam ofruar udhëzime e qëndrime të KMSHK-së, KPM-së, si dy mekanizma që merren me vetërregullimin e mediave online dhe atyre televizive, për etikën në foto, video dhe videografi, për sharjet e dhunën banale në televizionet tona, për vdekjet e personaliteteve nga bota, tek të cilët është shkelur etika dhe raste studimore të vdekjeve, edhe të njerëzve të famshëm në Kosovë, që ishin atakuar me shkelje të etikës nga mediat, për ndershmërinë e gazetarit dhe problemet që medie digjitale ka në zbatim të etikës, për avantazhet dhe disavantazhet e kodeve të etikës.
Edhe kapitulli i tretë përbëhet nga materiale interesante, ku kam trajtuar dilemat e etikës, për dëmet që sjell TikTok, për rrjetet sociale e mediat sociale, që përshkruhen me shkelje ekstreme të etikës, për etikën në Bllog dhe bllogerët, për abuzimin gjatë aksidenteve, vrasjeve, vetëvrasjeve, dhunës në familje, për vetërregullimin dhe standardet e medies online, për parimet më të pranuara etike, për konfliktin e interesit dhe kualitetin e portaleve në fushën e etikës etj.

Kurse recensenti i librit dr. Safet Zejnullahu ka thënë se libri: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, një libër i ri i, tashmë, i veteranit të gazetarisë në shqip në Kosovë, Musa Sabedini, i shtohet radhës së studimeve e hulumtimeve të bollshme e kualitative të dekadës së fundit mbi gazetarinë në gjuhën shqipe në vend.

“Por, tema që trajton e bën atë të veçantë dhe të ndryshëm. Sepse trajton një temë e cila, si kudo në botë, i ndihmon gazetarët të mos gabojnë ose të gabojnë minimalisht, pasi edhe gabimet njerëzore janë, i ndihmon mediat të bëhen më të mira dhe më profesionale, sepse këtë e kanë obligim parësor, pa çka se nganjëherë e harrojnë, me ose pa qëllim”, ka nënvizuar profesor Zejnullahu.

Sipas tij libri vjen si sublimim i një përvoje të gjatë mbi tridhjetëvjeçare të autorit në të bërit gazetari aktive të terrenit, të të qenit pjesë e trupave rregulluese të gazetarisë në Kosovë, si dhe i profesorit të gazetarisë, që e bën atë të trajtojë temat e shtruara për diskutim nga të trija rrafshet, të veçanta secila: duke praktikuar gazetarinë profesionale e pa shkelje, duke monitoruar shkeljet e të tjerëve, si dhe duke parë në praktikë cilat cilësi e parime u duhen sot më së shumti gazetarëve të rinj.

“Vetë dedikimi i librit “gazetarëve profesionistë dhe atyre që kanë etikë në të shkruar, që e përjetojnë etikën me mish e shpirt dhe punojnë gjithmonë në shërbim të gazetarisë objektive, të paanshme dhe balancuese” na tregon qasjen që ndjek autori nga fillimi deri në fund. Duke bërë një hulumtim të gjatë dhe shterues në praktikat ndërkombëtare, autori ka sjellë qasjen që ka bota e përparuar në rregullimin ose në vetërregullimin e medias, duke e bërë atë të mbrojtur e të pandikuar nga pushtetet, por duke e bërë atë të përgjegjshme ndaj publikut e profesionale.

Ndërsa, duke sjellë shembuj të shumtë dhe konkretë, autori ia ka dalë të japë një pasqyrë të plotë të gjendjes së medias në Kosovë, në kohën e internetit, kur gazetaria, sikur edhe shumë fusha të tjera të jetës, janë rrezikuar fuqishëm nga qasja “shpejtësia para profesionalizmit” dhe nga qasja e gabueshme “të gjithë ata që publikojnë diçka janë gazetarë” ka shtuar Zejnullahu.

Profesor Zejnullahu ka thënë se Teknologjia dhe rrjetet sociale e mundësojnë këtë, por gazetarët profesionistë dhe trupat rregulluese e vetërregulluese janë ato që duhet të ndihmojnë në këtë periudhë transitore shumë të rëndësishme të medias në Kosovë, duke minimizuar “gazetarinë amatore” dhe duke qëndruar fuqishëm në parimin e gazetarisë profesioniste, të cilën e krijojnë, e zhvillojnë dhe e mbrojnë vetëm profesionistët.

“Duke u nisur nga përmbajtja, literatura e bollshme dhe referente e shtjelluar nga autori, shembujt meritorë dhe porosia se vetëm profesionalizmi e mbron gazetarinë, besoj se libri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” do të jetë një mjet i fortë në duart e atyre që bëjnë gazetari, për të bërë gazetari të mirë e profesionale dhe për të eliminuar lëshimet që, edhe i bëjnë keq gazetarisë, edhe e ngufatin mendimin e lirë në një vend në tranzicion e në zhvillim, siç është Kosova.

Gazetaria e Kosovës është shumë e mirë, krahasuar me rrethanat në të cilat zhvillohet. Hulumtimet dhe librat si ky i kolegut Musa Sabedini ndihmojnë shumë që ajo të bëhet edhe më e mirë, edhe më profesionale”, ka përfunduar Zejnullahu.

Ndryshe libri ka 520 faqe ndërsa botues është UBT.

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024-2025 nis pa telashe në shkollat e Komunës së Prizrenit

0

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024-2025 sipas autoriteteve përkatëse ka filluar pa ndonjë telash në shkollat e Komunës së Prizrenit.

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj ka bërë të ditur se procesi mësimor ka filluar në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar.

“Sipas njoftimeve nga shkollat, procesi mësimor ka filluar në të gjitha shkollat. Nuk ka pasur ndonjë vështirësi”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Në të njëjtën kohë ka uruar komunitetin shkollor për mbarësi në këtë periudhë.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, të gjithë nxënësve, mësimdhënësve e drejtuesve të shkollave, ju uroj shëndet, mbarësi e suksese gjatë kësaj periudhe të vitit shkollor”, është shprehur zyrtarja e lartë komunale.

Sipas dispozitave të Udhëzimit Administrativ të MASHTI-t për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025, gjysmëvjetori i dytë fillon me 8 janar 2025 dhe përfundon me 15 maj 2025 për klasat e 12-ta; me 5 qershor 2025 për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11-të, dhe me 23 qershor 2025 për nxënësit e klasave 1-8 dhe fëmijët parafillor. /Telegrafi/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Flamur Gashi rikthehet te Liria

0

Portieri i talentuar, Flamur Gashi, është rikthyer te FC Liria në formë huazimi për një periudhë prej 6 muajsh.

Gashi, i njohur për refleksat e tij të shkëlqyera dhe lidershipin në fushë, pritet të sjellë stabilitet dhe eksperiencë në repartin mbrojtës të skuadrës prizrenase.

“Portieri i talentuar rikthehet në ekipin ku nisi gjithçka, këtë herë në formë huazimi për një periudhë prej 6 muajsh. Flamuri, i njohur për refleksat e tij të shkëlqyera dhe lidershipin në fushë, sjell stabilitet dhe eksperiencë në repartin tonë mbrojtës.

Ky rikthim përforcon lidhjen e tij me skuadrën që e formoi si lojtar dhe është një mundësi e artë për të kontribuar sërish në suksesin e ekipit tonë. Jemi të sigurt që ai do të jetë një pikë kyçe për arritjet tona gjatë këtyre muajve”, thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Memli Krasniqi nga Prizreni: Bashkë po dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë!

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij nga takimi me shtabin zgjedhor të PDK-së në Prizren.

“Prizren: Energji e mrekullueshme dhe mobilizim i jashtëzakonshëm! Bashkë, po dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë!”, u shpreh Krasniqi.

Ky takim dëshmoi edhe një herë përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe mbështetjen e fuqishme që po merr nga qytetarët në këtë fushatë.

Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkimit dhe energjisë kolektive për të garantuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve