Home Blog Page 705

Plani i punës dhe objektivat e Prokurorisë së Prizrenit për vitin 2025 shqyrtohen me shoqërinë civile dhe gazetarët

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, të enjten, ka mbajtur tryezë diskutimi me anëtarët e shoqërisë civile dhe gazetarët, për të shqyrtuar propozim planin e punës së kësaj prokurorie për vitin 2025.

Kryeprokurori Kryeziu ka bërë të ditur se tryeza ka për qëllim të paraqesë në mënyrë të strukturuar objektivat dhe planin e veprimit për periudhën janar – dhjetor 2025.

Ai ka nënvizuar se ky plani i punës për vitin 2025, mes tjerash, ka për qëllim ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies si dhe rritjen e besimit të publikut.

“Draft plani i punës në vete përmban organizimin e prokurorisë dhe njëzet objektiva”, ka thënë Kryeziu, teksa ka prezantuar secilën objektivë veç e veç.

“Pesë objektivat kryesore për vitin 2025 do të jenë: luftimi i veprave penale kundër korrupsionit, fajdeja, narkotikët, dhuna në familje dhe krimet kundër mjedisit”, është shprehur ai.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe prokurorët e tri departamenteve të kësaj prokurorie.

Në anën tjetër përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave, patën mundësinë që të japin vërejtje dhe rekomandime për planin e punës së prokurorisë, raporton Telegrafi.

Me këtë rast është pohuar se diskutimet e tilla janë të mirëseardhura dhe se takimet e kësaj natyre duhet të shpeshtohen.

Në të njëjtën kohë janë diskutuar çështje të ndryshme që kjo prokurori i ka në trajtim.

Kryeprokurori Kryeziu ka bërë të ditur se rekomandimet e marra gjatë këtij takimi do të shqyrtohen për përfshirjen e tyre si pjesë e planit final të punës, i cili do hartohet nga kjo prokurori./Telegrafi/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

‘Hidroregjioni Jugor’ shkyç 1.014 lidhje ilegale në Prizren gjatë vitit 2024

0

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2024, në Njësinë e Prizrenit janë identifikuar dhe shkyçur gjithsej 1.014 lidhje ilegale të ujit.

Vetëm në lagjen “Bajram Curri” janë zbuluar 81 raste të tilla, duke e bërë këtë zonë një ndër më të prekura nga ky fenomen.

“Ne periudhën Janar-Dhjetor, Vetëm në Njesinë në Prizren janë identifikuar dhe shkyçur 1.014 lidhje ilegale. Nga keto vetëm në Lagjen Bajram Curri – 81”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Pranvera e hershme” sot e çoi ambasadorin Rohde në Prizren

0

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të enjten e kaloi në qytetin e Prizrenit.

Ai ka postuar një fotografi në rrjetin social “X”, ku shihet para urës së gurit të këtij qyteti, njofton Klankosova.tv.

“Duke shijuar pranverën e hershme në Prizren sot”, ka shkruar Rohde.

Hajnat në Malishevë vjedhin material të ndryshëm instalues elektrik

0

Policia ka njoftuar se persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në fshatin Plloqicë të Malishevës.

Në raport bëhet e ditur se persona të panjohur nga shtëpia e një personi kanë vjedhur material të ndryshëm instalues elektrik.

“Fsh. Plloqicë , Malishevë NN-NN. Është raportuar se të dyshuar të panjohur nga shtëpitë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur material të ndryshëm instalues elektrik. Në vendin e ngjarjes  kanë dalë njësitet përkatëse policore, dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore’’, ka njoftuar PK-ja.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

67 aksidente për 24 orë, 23 prej tyre me të lënduar

0
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 67 aksidente trafiku.

Në raportin e policisë thuhet se 23 aksidente janë me të lënduar, ndërsa 44 me dëme materiale.

Policia ka shqiptuar 2 mijë e 51 tiketa trafiku, ndërsa 20 persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë në mbajtje.

Policia shqiptoi 2051 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2051 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 44 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 20 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohen katër të mitur në Prizren, e sulmuan një person dhe ia morën 200 euro

0
Katër persona janë arrestuar pasi dyshohet se me forcë dhe me përdorimin e mjetit të mprehtë (thikë) ia kanë marrë një personi tjetër me inicialet (R.C) 200 euro.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:15 të hekurudha, afër stacionit të autobusëve në Prizren.

“Arrestohen katër të  dyshuar për veprën penale ‘Grabitje’ dhe ‘Tentim grabitje’. Më datën 08.01.2025, Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të  dyshuari: I.B viti i lindjes 2010 m.r.k, E.Z viti i lindjes 2007 m.r.k, F.Z viti i lindjes 2009 m.r.k, B.M viti i lindjes 2008 m.r.k.

Arrestimi i tyre  është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se të dyshuarit me datën 08.01.2024 rreth orës 18:15, të hekurudha – afër stacionit autobusëve Prizren. Me forcë dhe me përdorimin e mjetit të mprehtë (thikë) ka arrit nga viktima (R.C), t’i marrin 200 euro, dy viktimat kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se të dëmtuarit kanë marr ndihmën e parë mjekësore në spital dhe më pas janë liruar.

“Sektori i hetimeve kanë arrestuar te dyshuarit, i kanë sjell në stacionin policor në Prizren dhe në prezencë të avokatëve, prindërve, punëtorëve social janë intervistuar dhe kanë pranuar veprën penale në tërësi”.

Ndërkaq, lidhur me veprimet hetimore, është informuar Prokurori Kujdestar për te Mitur dhe ndaj katër te dyshuarve është lëshuar Aktvendim për ndalim  24 orë.

Ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’ dhe “Tentim Grabitje”.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Diaspora sot nis votimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

0

Sot, më nëntë janar, ka nisur periudha e votimit përmes postës për qytetarët e regjistruar për votim nga jashtë vendit. KQZ ka bërë me dije se kjo periudhë do të zgjasë deri më tetë shkurt.

Në një njoftim për media, KQZ fillimisht ka njoftuar:

“Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit:

  • duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo
  • duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë”.

Ndërkohë, qytetarët që janë të regjistruar për votuar fizikisht në përfaqësisë diplomatike, do të mund të votojnë më tetë shkurt 2025.

Shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njoftohen se procesi i votimit do të mbahet më 8 shkurt 2025.

“Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar sipas kësaj mënyre, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës, por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund t’i gjejnë këtu: https://kqz-ks.org/keto-jane-adresat-e-kutive-postare-ne-23-shtete-per-votimin-jashte-kosoves-per-votuesit-e-regjistruar-per-te-votuar-permes-postes/

Më poshtë, KQZ ka dhënë këshilla edhe se si të votohet.

“Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës.

Hapi 1: Plotësoni fletëvotimin

  1. Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.
  2. Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik.
  3. Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.
  4. Pasi të plotësoni fletëvotimin:
  • Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.
  • Mos shkruani asgjë mbi zarf!

Hapi 2: Dërgoni fletëvotimin

  1. Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit.
  2. Brenda zarfit të dytë, vendosni:
  • Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.
  • Dëftesën e regjistrimit.
  1. Mbi zarfin e dytë:
  • Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së (bashkangjitur në këtë email gjeni adresat e kutive postare të KQZ-së).
  • Vendosni një pullë postare.
  1. Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.

Kujdes! Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm:

  • Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).
  • Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar”.

Ndryshe, siç kishte njoftuar KQZ, rreth 104 mijë votues jashtë vendit janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni pret Prishtinën sonte

0

Proton Cable Prizreni dhe Sigal Prishtina do të përballen sonte në një duel të rëndësishëm në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në ora 19:00 në palestrën ‘Sezai Surroi’ në Prizren.

Prizrenasit numërojnë katër fitore dhe dhjetë humbje, ndërsa prishtinasit gjashtë fitore dhe tetë humbje, duke e bërë këtë ndeshje vendimtare për të dy ekipet./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri