Kryeneçësia që e ktheu Prizrenin në kinema

Shkëlqimi i aktores Shailene Woodley, që luan rolin e Tris Prior, në filmin “Insurgent”, gjatë javës ka mahnitur 19-vjeçaren Ilire Shala nga Prizreni, e cila vetëm sa ka realizuar hyrjen e saj të katërt në kinemanë e vendosur prapa Xhamisë së Sinan Pashës.

Kësaj here filmin e ka shikuar në formatin 3D. Gjatë daljes nga “DokuKinoja” ka treguar se me gjithë faktin që filmi ka qenë fantastiko-shkencor, megjithëkëtë ka qenë mbresëlënës, shkruan sot “E diela me Koha Ditore”.

“Personazhi kryesor i filmit, ndonëse ishte adoleshent, refuzonte që të shfaqte dobësi, përkundër situatave të rënda dhe kësisoj e bën shikuesin për vete”, ka thënë Shala.

Sipas saj, në krahasim me ambientet e banimit shikimi i filmit në kinema jep tërësisht një ndjesi tjetër.

E këtë ndjesi ka 15 muaj që mund ta shijojnë banorët e Prizrenit, për faktin se kinemaja është kthyer në qytet, falë kryeneçësisë së organizatorëve të festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, që kanë refuzuar nënshtrimin ndaj realitetit ekzistues në qytetin e Prizrenit, dhe me angazhimin e tyre kanë arritur që të bindin institucionet vendore e ndërkombëtare për domosdoshmërinë e funksionalizimit të një hapësire të tillë kulturore.

Mirëpo për të arritur në këtë pikë është dashur që të harxhohej shumë energji, duke nisur në vitin 2002 organizimin e festivalit të filmit në një qytet pa kinema funksionale dhe pa institucione të konsoliduara kulturore. Vështirësitë me të cilat përballet skena e pavarur kulturore në Kosovë që prej pasluftës i ka përjetuar në mënyrë të dhimbshme edhe “DokuFesti”…/Koha Ditore/

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit