Aktakuzë për gardianin e burgut të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet K.L, nga komuna e Prizrenit.

I akuzuari K.L, dyshohet se gjatë periudhës kohore maj – qershor 2014, në kohë të pacaktuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar, oficer korrektues, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë për vete dhe për personat tjerë të paraburgosur, B.B., dhe N.K..

Po ashtu, ai ka shkaktuar qëllimisht dëme, personave të tjetër dhe organit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Në këtë mënyrë ai ka dhënë në përdorim dhe shfrytëzim telefona mobil, adapter së bashku me sim-kartelat, medikamente, cigare për shuma të caktuar të parave, 150 – 200 euro për të paraburgosurit B.B dhe N.K.

I akuzuari këto shërbime i ka realizuar përmes kontakteve telefonike që ka pasur me djalin e B.B., dhe djalin e N.K., gjë që vërtetohet nga hyrje-daljet e bisedave telefonike të akuzuarit K.L., me këta persona.

Me këtë i akuzuari K.L, dyshohet se ka kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit