12.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

“Qumili” kthehet nga Hollivudi me gjashtë çmime

Aktori Sevdai Radogoshi, i njohur më mirë si Qumili, përderisa po shpjegonte për gjashtë çmimet e filmit “Ballkoni”, në “Cinerockom”, të Los Angeles duke qeshur ka treguar për KultPlus për ngatërresën e çmimeve, duke u raportuar here tre e herë gjashtë çmime.

Ai ka thënë se duke mos e ditur gjuhën angleze nuk e ka kuptuar mirë për sa çmimet po bëhet fjalë. Dhe, po sipas tij, tek të nesërmen, drejtori i festivalit ia ka dërguar edhe tre çmimet e tjera, në mesin e të cilave edhe çmimin “Diamond Award”, që i ka takuar pikërisht Sevdai Radogoshit

Përderisa po dilte prej aeroportit, artisti kosovar, Sevdai Radogoshi me kujdesin më të madh po ruante një çantë që kishte një domethënie të madhe për të. Gjashtë çmime të ndara në Festivalin e Filmit në “Cinerockom”, të Los Angeles, të ndara për filmin e metrazhit të shkurtë “Ballkoni”, në mesin e të cilave edhe për katër aktorët e këtij filmi ishin vendosur në çantën e Radogoshit që po i sillte me kënaqësinë më të madhe në Kosovë.

Mediet në Kosovë e patën raportuar se ky film në festival kishte fituar vetëm tre çmime, dhe, edhe pse Sevdai Radogoshi ishte i nominuar për njërën kategori, sipas lajmit të parë nuk kishte dalë të jetë fitues. Por doli të jetë e kundërta, nuk ishin tre çmime që i ishin ndarë filmit “Ballkoni”, por gjashtë.

Image

Vetë Sevdai Radogoshi ka thënë për KultPlus se krejt kjo ngatërresë ka ardhur si pasojë që ai nuk e di gjuhën angleze dhe se kur e kanë thirrur në skenë për të pranuar çmimin, emri i tij ishte ngatërruar me atë të Arben Bajraktaraj, i cili edhe ky është shpërblyer. Dhe Radogoshi kishte menduar se aty ka përfunduar gjithçka duke e rrumbullakuar se ky film ka marrë vetëm tre çmime, atë të regjisë më të mirë, të filmit më të mirë, dhe për aktorin, Arben Bajraktaraj.

Po sipas tij, të nesërmen e ka kërkuar drejtori i festivalit në hotel, dhe ia ka dhuruar edhe tre çmime, atë të vetë Sevdaiut, Edona Reshitaj dhe Gjin Kastrati.

“Kur erdhi drejtori i festivalit në dhomë të hotelit të mi dhurojë edhe tre çmimet që nuk kisha arritur ti marrë atë mbrëmje dhe kur e pashë emrin tim në njërin prej tre çmimeve, i thashë drejtorit, unë jam ky”, ka shpjeguar Radogoshi duke qeshur.

Mirëpo, jo vetëm çmimet e kanë fascinuar Radogoshin. Pasi që, sipas tij pritja e filmit nga audienca amerikane është një çmim në vete.

“Kur është prezantuar filmi “Ballkoni” kam pasur shumë emocione dhe në momentet kur i dëgjoja njerëzit duke qeshur jam qetësuar dhe e kam vërejtur që është duke ju pëlqyer. Kur është shfaqur filmi kam menduar që do të dalin jashtë njerëzit, pasi që, kur audiencës kur nuk iu pëlqente ndonjë film, ata e lëshonin sallën, por me “Ballkonin” ndodhi e kundërta, askush nuk doli jashtë, pra qëndruan dhe e shikuan deri në fund”, ka thënë Radogoshi i cili nga ky festival ka dalë të jetë i shpërblyer me çmimin “Diamond Award”.

Vetë Lendita Zeqiraj, regjisorja e filmit “Ballkoni”, e cila kishte dalur të priste Radogoshin në aeroport ka thënë për KultPlus se nga shtatë nominimet që ka pasur ky film në këtë festival nuk ka pritur që të shpërblehet kaq shumë. “E kam pritur ndoshta një çmim, eventualisht dy, por jo edhe gjashtë çmime në një festival të vetëm”, ka thënë Zeqiraj.

“Aktorët kanë qenë për herë të parë të nominuar në disa kategori, pra janë katër aktorë të filmit “Ballkoni”, dhe të katërtit kanë marrë nga një çmim. Kjo është veçantia e këtyre çmimeve”, ka thënë Zeqiraj e cila ka shpjeguar se filmi ka udhëtuar në mbi 130 festivale në mbarë botën në çdo kontinent të botës dhe ka marrë mbi 30 çmime.

Ndërkaq, Arben Bajraktaraj është shprehur të jetë i kënaqur për këtë çmim, i cili ka shtuar se një çmim nuk e bën aktorin më të mirë por e bën të ndihet më mirë.

“Regjisores i kam besuar shumë, ngase e kam parë punën e saj të mëhershme”, ka thënë Bajraktaraj i cili ka shtuar se megjithatë nuk e ka pritur që filmi “Ballkoni”, të merr kaq shumë çmime, por, sipas tij, duke marrë parasysh rrëfimin, subjektin e trajtuar dhe mënyrën e xhirimit, është ditur se ky film mund të shkojë shumë larg.

Kurse Edona Reshitaj, poashtu e shpërblyer në këtë festival ka thënë se tashmë është mësuar me rrugëtimin e filmit “Ballkoni”, por që të fitojnë edhe aktorët e këtij filmi vlerësohet të jetë një veçanti.

“Kur jam nominuar nuk kam besuar që do të marr çmim. Si aktore është çmimi i tretë që e marrë, por ato më të hershmet kanë qenë për rolet në teatër kurse ky është i pari për rolin tim në film./KultPlus.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se kanosi familjarët, dhe demoloi orenditë shtëpiake

  Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë shtëpiake. I dyshuari...

Malishevë: Dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë psikike dhe tentoi ta rrah nënën, arrestohet

Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij. Policia...

Lajmet e Fundit