30.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025
Home Blog Page 7106

Rikthimi i Unionit në rajon

0

Shqiprim PulajShkruan: Shqiprim Pula

Nëpërmjet traktatit të Lisbonës, Unioni Europian (UE), ka tentuar të unifikoj dhe promovoj sistemin normativ, synimet e zgjerimit dhe vlerat e saj. Brenda këtij traktati, është menduar të prezantohet edhe fuqia konsoliduese e Unionit në këndvështrimin global, të institucioneve dhe mekanizmave për zbatimin e politikave institucionale. Kriteret si; ligjore, ekonomike dhe politike të njohura edhe si ‘kriteret e Kopenhages’ janë kërkuar të përmbushen si parime normative në veçanti për vendet aspiruese të Ballkanit perëndimor, si parime të amputuara brenda procesit të stabilizim asocimit (SAP). Vëmendja e rikthyer nga UE drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka bërë që, të gjitha vendet pa-përjashtim ti nënshtrohen kritereve dhe kuadrit ligjor konform edhe përkufizimeve të Traktatit kushtetues të Lisbonës.

Natyrisht asnjë nga këto vende të Ballkanit Perëndimor nuk ka ecur me të njëjtin hap përsa i përket përmbushjes së ‘detyrimeve’ karshi Brukselit, duke e konsideruar edhe faktorin historiko-politikë. Por, procesi i integrimit dhe ‘europianizimit’ të Ballkanit, jo vetëm se kërkon kohën e vet, por kërkon edhe vëmendje të kujdesshme në tejkalimin e vështirësive apo sfidave në reformat që duhet bërë, e të cilat nganjëherë janë edhe të dhimbshme. Vëmendja dhe përkushtimi i Brukselit kundrejt vendeve aspiruese ka mundësuar kthimin politik kryesisht tek vendet me potenciale për krijim krizash politike në Ballkan, njëherit ka rritur edhe kredibilitetin e saj, në skenën botërore politike, edhe si aktor global politikë-bërës. Andaj, kuadri ligjor i përforcuar edhe me traktatin kushtetues të Lisbonës, ka mundësuar krijimin e mekanizmave edhe të eksportimit të akteve normative tek vendet kandidate, duke e Europianizuar rajonin.

Duhet theksuar se, nganjëherë Brukseli ka përdorur edhe metodën e kushtëzimit politik, duke e imponuar kuadrin normativ si justifikim për përafrim me Unionin Europian. Shpeshherë, pasiviteti i lidershipit apo edhe mos-shmangja nga politik-bërja tradicionale në vendet e Ballkanit Perëndimor, ka ndikuar në qëndrueshmërinë e ndryshimeve ligjore dhe institucionale. Për këtë, mekanizmi i stabilizim asocimit, ka mundësuar përpjekjet e Brukselit për të mos-shmangur interesimin për procesin integrues të rajonit, nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nganjëherë, mos-unifikimi i gjuhës politike, për shkak të lidhjeve politike të më hershme të vendeve anëtare të Unionit me vendet e Ballkanit, kanë reflektuar edhe në diferencime brenda-për-brenda procesit të integrimeve, duke mënjanuar në thelb vlerat si të eksportuara për të gjitha vendet. E që në fakt, do të duhej të ishin vlera që mbështeten në interesa dhe nevoja, në mënyrë që edhe zbatimi i tyre të kishte legjitimitet të plotë.

Aspekti normativ dhe synues i Mekanizmit të Stabilizim Asocimit ka përcaktuar promovimin dhe zbatimin e parimeve demokratike; promovimin dhe krijimin e hapësirës për ekonomi të lirë të tregut; të drejtat mbi respektimin e pakicave dhe nxitjen e bashkëpunimeve rajonale. Këto, në esencë janë thelbi i këtij mekanizmi dhe se përcjell periudhën e tranzicionit, dhe ndërkohë të europianizimit të Ballkanit Perëndimor. Agjenda e Selanikut e vitit 2003, ndryshe i njohur edhe si Zagrebi II, konfirmoi se, Unioni Europian edhe më tej, do të angazhohet më seriozisht për të ruajtur stabilitetin, forcuar demokracinë, promovuar sundimin e së drejtës dhe lirinë e mediave. Të gjitha këto të shpalosura si vlera të deklaruara edhe në traktatet e mëhershme nga vendet e mëdha dhe themeluese të Unionit.

Kosova me nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit, konfirmon qëndrueshmërinë e shtetësisë, përputhshmërinë e legjislacionit me acquis-në, mbështetjen e duhur të administratës shtetërore dhe depolitizimin e saj, stabilitetin e mjedisit politik, pjekurinë qytetare në respektim të të drejtave të pakicave, fuqizimin dhe respektimin e sundimit të së drejtës, organizimin dhe administrimin e proceseve zgjedhore etj., e tëra dhe në funksion të përafrimit politik në mes të Prishtinës dhe Brukselit, si të zbërthyera dhe vlerësuara mbi reformat e përmbushura edhe në kuptim të statusit për lëvizje të lirë brenda zonës Schengen, e që, njëherit është inkurajim i rritjes së hapave për përmbushje të kritereve të tjera për të fituar statusin e vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për procesin e anëtarësimit.

Procesi i integrimit vazhdon të mbetet agjendë shtetërore e qeverisë së Republikës së Kosovës, duke u përcaktuar në mesin e prioriteteve madhore politike. Institucionet dhe konsolidimi i tyre demokratik, përgjegjshmëria qeverisëse, politikë-bërja shtetërore nga pozita me pjesëmarrjen edhe të opozitës, qëndrojnë në thelbin e vlerësimeve nga ana e Brukselit, andaj dhe, në kontekst të integrimit në Union Europian, institucionet e Republikës së Kosovës duhet përgjigjur pritshmërive të Brukselit përsa i takon edhe fuqizimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

(Autori është Njohës Ligji dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare)

Kërkohet lirimi nga pagesa për studentët në Austri

0

Murati ne AustriGjatë vizitës dyditore në Austri, ministri i Diasporës, Valon Murati u takua me drejtorin e përgjithshëm për integrime në Ministrinë për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme në Austri, Stefan Stainer

Në këtë takim u vlerësua lart niveli i integrimit të komunitetit tonë në Austri.

Murati i njohu nikoqirët me objektivat e Ministrisë së Diasporës, në veçanti për punën që është bërë për krijimin e rrjeteve në diasporë, konkretisht krijimin e Rrjetit të bizneseve dhe atij të studentëve dhe shoqatave shqiptare në Austri.

Ministri Murati kërkoi nga Stainer që të intensifikohet bashkëpunimi me këto rrjete. Po ashtu, sa i përket diasporës sonë, u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, aktiviteteve kulturore dhe investimeve.

Veçanërisht, ministri Murati u interesua për mundësinë e lirimit të pagesave për punë për studentët nga Kosova që studiojnë në Austri ose thjeshtësimin e procedurave të punës për këta studentë, ashtu siç u mundësohet studentëve nga Bashkimi Evropian. /PrizrenPress.com/

Prokuroria në Prizren: Kadri Veseli kërkoi të hetohet lakimi i emrit të tij, për punësimet në arsim

0

Kadri Veseli15-12Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Metush Biraj ka pranuar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar të hetohet lakimi i emrit të tij për punësimin e një mësimdhënësi në shkollën “Mati Logoreci” në Prizren.

“Kadri Veseli ka kërkuar të hetohet dhe sqarohet lakimi i emrit të tij në punësimin e një rasti në shkollën “Mati Logoreci”. Prokuroria ka angazhuar policinë për të hetuar këtë rast”, ka thënë Biraj për Koha Ditore.

Gazetari Rami Berisha ka akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Prizren se ka punësuar mësimdhënës pa konkurs dhe në emër të Kadri Veselit. Ai thotë se për këto raste ka edhe fakte.

Një muaj paraburgim për Naim Fetahajn

0

Gjykata themelore ne prizrenGjyqtari i procedurës paraprake – Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit Niam Fetahaj, nga Gjakova, i caktohet masa e paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, të vjedhjes së rëndë nga neni 327 par.1 nënpar. 1.1 të KPP-së.

“I pandehuri Naim Fetahaj do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 04.03.2015,nga ora 16:30 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 04.04.2015”, thotë zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj,

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit”.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se me datën 25.02.2015, rrethe orës 15:30 minuta, në Prizren, në rrugën ,,ZahirPajaziti,, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, merr pasurin e luajtshme të dëmtuarës I.Sh. – zingjirin e arit, në atë mënyrë që duke vepruar në mënyrë të rrezikshme apo të vrazhdë me forcë nga qafa ia merr të njëjtës zingjirin e arit në vlerë prej 100,00 euro dhe ik nga vendi i ngjarjes”. /PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Prizren, për sulm me revole

0

ArmaaaaPolicia në Prizren ka arrestuar një person në rrugën “Remzi Ademaj”. Personi i arrestuar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy persona tjerë.

“Eshtë arrestuar një mashkull K/Turk pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy meshkuj K/Shqiptarë”.

“Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një revole të llojit Ekol 99 me tre fishekë”.

“I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia. /PrizrenPress.com/

Heqja e testit të maturës i gëzon komunat, shqetëson ekspertët

0

Testi matures6-01Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami gjatë muajit shkurt tha se do të propozohet që të hiqet pragu i kalueshmërisë së testit të maturës.

Ai tha se së shpejti do të dërgohet në Kuvend Ligji për provimin e maturës shtetërore, ku edhe do të propozohet heqja e pragut.

Një gjë e tillë është mirëpritur drejtori të arsimit të komunave në vend.

Nexhat Çoçaj, drejtor i Arsimit në Komunën e Prizrenit tha për KALLXO.com se iniciativa e MAShT-it ka lindur nga vetë drejtorët e drejtorive të arsimit dhe ka kohë që bëhet një kërkesë të tillë.

“Mos marrja e diplomave të shkollave të mesme ka krijuar një numër të madh të nxënësve të cilët në fakt e kanë mbaruar shkollën e mesme dhe nuk janë të pajisur me diploma… Kur shihet që nxënësi ka për të kaluar testin ose ka për ta marrë dëftesën, interesimi do të jetë edhe më i madh i nxënësve të mirë që të punojnë vetëm për vetveten dhe të mos angazhohen për shokët të cilët edhe ata dëshirojnë të kalojnë testin e maturës shtetërore”, tha Çoçaj.

Mirëpo, Çoçaj ka kërkuar që MAShT të sqarojë se a do të pajisjen me diploma të gjithë ata nxënës që pavarësisht pikëve që i kanë bërë në testet paraprake, të futen në testin e maturës.

Kjo, sipas tij, duhet të qartësohet sepse ka një numër nxënësish që gjatë këtyre viteve nuk janë pajisur me diploma dhe nëse ata futen në test, do të ketë dyfishim të numrit të nxënësve.

Sa i përket mbajtjes së testit në formë elektronike ai tha se nuk janë ende të gatshëm për një gjë të tillë.

Edhe Qazim Maloku, Drejtor i Arsimit në Deçan, e ka mirëpritur heqjen e pragut të kalueshmërisë së testit të maturës, nëse një gjë e tillë ndodhë.

“Heqja e pragut është e domosdoshme duke pas parasysh sepse ka nxënës që ndër vite janë grumbulluar dhe të cilët bredhin rrugëve pa ndonjë diplomë dhe ata kanë kryer 3 ose 4 klasë të shkollës së mesme të lartë dhe çdo prolongim i kësaj çështje, është në dëm të fëmijëve”, ka thënë Maloku.

Ai tha se janë mbi 200 nxënës që nuk kanë diplomë në këtë komunë dhe ka vite që nuk janë lajmëruar më sepse e kanë humbur shpresën se do të kenë mundësi ta kalojnë atë prag.

Sa i përket pritshmërisë për testin e maturës për këtë vit, ai tha se puna që po bëhet nëpër shkolla lë për të dëshiruar se ata do të jenë të suksesshëm.

Edhe Maloku tha se ende nuk janë të gatshëm të mbajnë testin në formë elektronike sepse nuk kanë mjete. Sipas tij, do të duhen së paku 600 kompjuterë për të realizuar një gjë të tillë.

Por jo të gjithë po e mirëpresin heqjen e pragut të kalueshmërisë të provimit të maturës.

Melinda Mula, zyrtare programore në Qendrën për Arsim të Kosovës dhe mësimdhënëse në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës nuk po e mirëpret këtë ide.

Ajo thotë se pragu i kalueshmërisë ka qenë një element i cili i ka motivuar nxënësit për të mësuar në mënyrë që të arrijnë suksesin dhe të përgatiten për tregun e punës.

“Në qoftë se MAShT e sheh të arsyeshëm që duhet të hiqet ky prag i kalueshmërisë, atëherë mendoj se ministria nuk duhet të ndalet vetëm me kaq mirëpo duhet që t’i forcojë mekanizmat tjerë ndoshta që kanë të bëjnë me regjistrimin e studentëve nëpër universitete. Sepse, në qoftë se hiqet pragu i kalueshmërisë edhe secili nxënës merr një diplomë të shkollës së mesme, atyre u mundësohet regjistrimi nëpër Universitete të ndryshme”, tha Mula.

Heqja e pragut sipas saj do të bënte që të lulëzonin edhe fakultetet private të cilët edhe në vitet paraprake kanë pranuar një numër të madh të nxënësve të cilët nuk e kanë kaluar testin e maturës.

Sa i përket testit për vitin 2015, ajo tha se nuk po ka gatishmëri nga ana e Ministrisë së Arsimit për ta administruar testin në mënyrë të drejtë.

Kurse Agim Haxhiu, drejtor i arsimit në Komunën e Istogut tha se e mbështet heqjen e pragut mirëpo nevojitet që të ndryshohen edhe disa kritere.

“Unë e mbështes heqjen e pragut të kalueshmërisë mirëpo nëse vazhdon me këto kritere qysh është duke u mbajt dhe monitoru testi atëherë këtu frikohem që një ditë do të jam humbim komplet vlerën testit të maturës”, ka thënë ai.

Ai thotë se që të ngritët cilësia e testit, një nga metodat është monitorimi sa më i mirë i t. Një gjë që mund të bëhet sipas tij është që në të gjitha qendrat e testimit të kishte kamera.

Edhe Haxhiu tha se nuk ka ende kushte për mbajtët e testit në formë të digjitalizuar./Kallxo.com/

Rama- Mustafa: Bashkimi kombëtar në rrugën e BE-së

0

Rama-MustafaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka nisur vizitën e parë zyrtare në Tiranë nga momenti që ka marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës. Takimin e parë Mustafa e ka zhvilluar me kryeministrin Rama.

Pas takimit kokë më kokë, kryeministri Rama theksoi partneritetin mes dy shteteve si instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon.

Rama: Partneriteti ynë do përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon.

Partneritetin Shqipëri-Kosovë Rama e vlerëson si instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon. më tej ai shton se unifikimi e doganave është një shenjë e vullnetit të përbashkët për një zonë të vetme ekonomike.

“Diskutuam për hapa të rëndësishëm drejt bashkërendimit të forcave dhe drejt bashkimit tonë kombëtar në rrugën e Bashkimit Evropian. I shpreh publikisht Kryeministrit edhe Qeverisë së Kosovës për solidaritetin e treguar ndaj zonave dhe njerëzve të prekur nga përmbytjet në jug të Shqipërisë”.

“Në emër të Shqipërisë përshëndes progresin në fuqizimin dhe shtrirjen e legjislacionit të Kosovës në të gjithë territorin e saj. Partneritet ynë instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon. Theksoj unifikimin e doganave, si një shenjë e vullnetit të përbashkët për një zonë të vetme ekonomike.”- tha Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu shtoi se gjatë takimit me Mustafën kanë diskutuar edhe për ecurinë e përgatitjeve të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që do të zvillohet në Tiranë më 23 mars.

“Diskutuam edhe për ecurinë e përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët të radhës që do të mbahet më 23 Mars në Tiranë dhe për objektiva të së ardhmes. Ne i kuptojmë vështirësitë që përballet procesi i zgjerimit. Sot Evropa ka nevojë për shqiptarët, po aq sa shqiptarët kanë nevojë për Evropën.”- tha Rama.

Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala, do të zhvillojë takime me liderët kryesorë institucional dhe politik të Shqipërisë.
Kryeministri Mustafa, përveç takimit me homologun Rama, do të pritet edhe nga presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Gjatë vizitës, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete tjera të shquara të jetës politike e akademike në Republikën e Shqipërisë.

Nexhat Çoçaj demanton Florim Metajn (Dokument)

0

Nexhat Cocaj-DKAPDrejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj ka demantuar ish- drejtorin e këtij institucioni, Florim Metajn, i cili në një prononcim për “PrizrenPress” ka thënë se punësimi i kuvendarit të VV-së, Arbër Rexhaj është bërë me konkurs.

Çoçaj bashkë me reagimin në adresë të “PrizrenPress”-it ka dërguar edhe një dokument i cili, sipas tij, dëshmon mënyrën e punësimit të Arbër Rexhajt.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i drejtorit të DKA-së, Nexhat Çoçaj

Reagim ndaj shkrimit Florim Metaj: Punësimi i Arbër Rexhajt, i pastër si loti (Dokument)

Unë Dr. Nexhat Çoçaj, drejtor i DKA-së gjatë gjithë këtyre ditëve, sa është lakuar emri im deri në skajshmëri nga ana e medieve lokale, nuk kam dashur që t’i kundërvihem asnjëherë asnjërit shkrim apo deklarim, por ky shkrimi i fundit,përkatësisht deklarimi i fundit i ish drejtorit të Arsimit në Prizren, z. Florim Metaj, për të cilin gëzoj respekt, dhe publikimit të një pjese të dokumenteve, që kanë të bëjnë me punësimin e z. Arbër Rexhës, më dhanë shkas që të reagoj.

Së pari për hir të opinionit publik kërkoj që të lexohet me vëmendje kopja e konkursit, që është publikuar ku mjaftë qarat thuhet se ai vend ka qenë me kohë të caktuar, e në të cilin vend është pranuar një mësimdhënës tjetër.

Pretendimi i Florim Metajt se gjoja “Arbër Rexhaj është punësuar në kohën kur unë kam qenë drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Prizren. Dua të sqaroj se punësimi i Rexhajt është bërë me konkurs dhe pa ndikime politike”, nuk është i vërtetë, sepse po i njëjti person dy javë pasi është pranuar në atë vend të punës një dikush tjetër, ai me anë të një rekomandimi e obligon drejtorinë e gjimnazit që ta pranojë Arbër Rexhajn në punë, për këtë më së miri flet dokumenti, që po ua përcjellim.

Rekomandim i DKA

Me anë të këtij dokumenti shihet më së miri “Pra punësimi i Rexhajt ka qenë i pastër si loti” apo me ndikime, sepse ndryshe nuk ka si shpjegohet kur Arbër Rexhaj është punësuar me këtë rekomandim dy javë më vonë.

Kurrë nuk kam dashur ta publikoj një dokument të tillë, por meqë zotërinjtë po dëshirojnë me këmbëngulje jam i obliguar që të them, se Arbër Rexhaj është pranuar pa konkurs dhe PIKË. /PrizrenPress.com/

Kush e zëvendëson sot Isa Mustafën?

0

Mustafa-Thachi15-09Tre zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Kosovës sot kanë marrë rrugën për Tiranë, për të realizuar një vizitë zyrtare.

Në këtë vizitë Kryeministri Isa Mustafa shoqërohet nga dy zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi e Kujtim Shala. Zëvendëskryeministri i tretë nga radhët e komunitetit serb, Branislav Stojanovic, bashkë me Listën Serbe ka kohë që po bojkotojnë institucionet e Kosovës.

Kështu e gjitha udheheqja e Qeverisë ndodhet jashtë Prishtinës dhe gjatë kohës kur zhvillohet ceremonia e pritjes në Tiranë, në Prishtinë s’ka kush e zëvendëson Isa Mustafën, përveç nëse kjo i është lënë si detyrë ndonjë ministri, gjë që është pak e besueshme.

Atëherë cila është detyra e një zëvendësi? Të jetë aty ku është Kryeministri e ku s’ka nevojë për zëvendësim apo të përmbush detyrat e shumta që presin Qeverinë, në zyrën e Kryeministrit, kur ai është jashtë saj? /Politiko.net/

PD thërret për protestë më 12 mars

0

Lulzim-Basha-PDKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pasditen e djeshme tha se dyshja Rama – Meta e ka kuptuar se për ta ka nisur numërimi mbrapsht, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e tyre.

Ai gjatë ditës së djeshme ka bërë me dije se opozita do të protestojë me 12 mars, duke filluar nga ora 10:00 duke nisur nga sheshi ‘Skënderbej’ për të rrëzuar siç tha, oligarkinë Rama-Meta që ka zhytur në varfëri e dëshpërim një popull të tërë.

Sipas Bashës, gjendja në vend, për shkak të keqqeverisjes është dramatike, duke nisur nga ‘krimi përditë në rritje, akte të dëshpëruara të vetëflijimit për shkak të lakut të vënë në fyt, ku vetëm javën që shkoi pati tre raste, shkelja me dy këmbë e ligjit nga dyshja Rama-Meta, edhe pse njëri është i akuzuara si porositës i vrasjes së një deputeti dhe tjetri si dëshmitar.