15.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Legjislacioni dhe kushtet për stabilitet

Ali Hertica5Mr.Ali Hertica

Në programin e shkencave politike thuhet se është e rëndësishme të shpjegohet se si mund të shkatërrohen llojet e ndryshme të legjislacioneve dhe si mund të ruhet secila prej tyre. Në trajtimin e këtyre dy temave, Aristoteli na i kujton pikëpamjet mbi drejtësinë, që janë tema e formave të ndryshme të qeverisjes, veçanërisht demokracisë dhe oligarkisë.Demkracia vjen nga mendimi se ato që janë njësoj në një aspekt, janë absulutisht të barabartë,përderisa kanë lindur të lirë. Në të njëjtën mënyrë , oligarkia vjen nga mendimi se ata që nuk janë njësoj në një aspekt, janë të pabarabartë në të gjitha aspektet e tjera.

Asnjë nga këto parime nuk është absolute,sespe drejtësia absolute është kur secili merr në raport me atë që ka dhënë.

Ndihëmesa ,mençuria dhe cilësia morale hyjnë gjithashtu në këtë kontekst,andaj a i kemi ne të gjitha këto parime stabile për të udhëhequr shtetin me këtë qeveri që ka Kosova.Kur një grup shikon se legjislacioni ose politika që udhëheq këtë ligjeslacion,kjo është e përshtatëshme,atëherë ku duhet hapur rrugë për ndryshime,të një mundësie që ligjeslacioni të zëvendësohet me një legjislacion të një lloji tjetër.

Një demokraci e re mund të zëvendësohet me oligarki,mundësia tjetër është ndryshimi i legjislacioni,për tu bërë më shumë ose më pak demokrtike,ose ndryshon një pjesë të tij.Këtë mundësi e ka edhe Kosova,duke zëvendësuar njerëzit që janë në pushtet,pa ndryshuar legjislacionin.

Në themel të ndryshimeve të legjislacionit thuhet se gjendet,,pasioni për barazi’’si barazi numerike,që është parimi i demokratëve,ashtu dhe barazia e përpjesëtueshme që është e oligarkëve.

Të varfërit mund të revoltohen kundër oligarkisë,sespe nuk kanë të njëjtat të drejta si të pasurit dhe të pasurit mund të revoltohen kundër demokracisë që japin në arkën e shtetit siq është në Kosovë tek firmat e mëdha që paguajnë tatimin shtetit.

Ata që,në shumë raste kanë shkaqe më shumë se të tjerët për të kërkuar ndryshime të legjislacionit,janë ata që për shkak të cilësive të tyre se pikërisht janë këta më pak të prirur se të tjerët për t’u revoltuar.

Në analizat e ndryshme të bëra në Kosovë se ndryshimet në ligjeslacion dhe përmbysjeve rrënjësore del si e pafundme.Në oligarki njerëzit nuk janë të interesuar të jenë në pushtet,megjithatë ata kundërveprojnë energjikisht,në qoftë se dyshojnë se pushtetarët pasurohen në funksionet e tyre siç është në Kosovë me pushtetarët tanë që kanë pasuri marramendëse,nëpërmjet së drejtës së votës së qytetarëve,lidhur me këto shkaqe të përmbysjeve dhe kushteve për stabilitet,ku për këtë, demokracia duhet ruajtur këtë vlerë.

Më Shumë

27-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Kombit

Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në Kukës pasi përplasi për vdekje një person. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur...

Tentoi t’u jap ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet serbi në Vërmicë

Është arrestuar një serb në Vërmicë, i cili dyshohet se gjatë kalimit në kufirin e Kosovë, ka tentuar të jap ryshfet ndaj zyrtarëve policorë. Me...

Lajmet e Fundit