Selimi nuk ka aplikuar për veteran të luftës

RexhepSelimi-vvDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi thotë se nuk ka aplikuar për statusin e veteranit dhe nuk do e bëjë një gjë të tillë, derisa nuk ekziston përkufizimi i veteranit të luftës.

Në një emision në Televizionit Rrokum Selimi ka thënë se në ligjin aktual, ky përkufizim nuk ekziston dhe se fajet janë te Qeveria si hartuese ligjesh.

Sipas tij në ligjin aktual mungojnë dy gjëra; përkufizimi i veteranit dhe kriteret për të qenë i tillë.

“Në këtë ligj defektet kryesore janë se nuk janë të përkufizuara, pra nuk ekziston përkufizimi veteran i luftës së UÇK-së, ekziston përkufizimi veteran, luftëtar, pjesëtar i luftës…defekti i dytë është se nuk janë përcaktuar kriteret e mirëfillta se kush do të duhej të ishte veteran”, tha Selimi.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit