Home Blog Page 715

Skiatorja që e përfaqëson Shqipërinë, rënditet e dyta në Kupën e Botës

0

Skiatorja Lara Colturi që garon për Shqipërinë është renditur e dyta në Kupën e Botës në Ski.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi RAma, i cili tha se Colturi, e nisi vitin 2025 mbarë.

“Lara Colturi, skiatorja e talentuar që garon për Shqipërinë e nis mbarë vitin 2025, duke u renditur e dyta në Kupën e Botës në Ski”, shkroi Rama.

Colturi është sikatore me shtetësi shqiptare por me origjinë italiane.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Qytetari nga Kosova kapet në kufi nga policia e Shqipërisë

0

Një 41-vjeçar nga Kosova me iniciale V. Z., është kapur nga autortietet shqiptare duke kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri me 13 mijë e 420 euro pa i deklaruar. Ai ështrë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Ndërsa shuma prej 13.420 eurosh, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar V. Z., 41 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13 420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ajo që s’e them

0

Poezi nga Azem Shkreli

Ajo që s’e them s’është foshnje që përkundet
Kot së koti dhe rritet. S’është as vala
Që lyp brigje të tjera dhe nuk mundet
Është burim për të cilin digjet etjes fjala

Ajo që s’e them s’është hije. As tehu që hasi
Në gurin e së pathyeshmes dhe u lakua në dëshprim
Dhunë e dhëmbjes është. Klithja që plasi
Kupën e ëndjes sate dhe të durimit tim

Ajo që s’e them s’është kullë e shembur brenda
S’është dënim i dashjes dhe nuk është e huaj
Njerëz e njolla e gjithë ç’ju përmenda
Ajo nuk është guri im mbi varrin tuaj

Ajo që s’e them s’është heshtje. As magjia
E lashtë e saj që ja dimë të fshehura halët
Dhe do t’i trembet kobit të vet zbraztia
Kur të ja flak unë fytyrës leckat fjalët

Rritet turizmi në Kosovë: Afër 110 mijë turistë vizituan Prizrenin në 9 muaj

0

Çdo vit e më shumë, Kosova po bëhet një vend i dashur për turistët nga vende të shumta të botës.

Anipse vend jo shumë i madh krahasuar me atë çfarë ka bota, bukuritë e Kosovës, mikpritja e ushqimi fantastik kanë lënë përshtypje pozitive tek shumë popuj.

Edhe gjatë vitit 2024, Kosova ka pritur qytetarë të shumtë nga vendet evropiane, nga SHBA-të, Britania e Madhe e më gjerë.

Vetëm gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2024, në Kosovë kanë ardhur mbi 316 mijë turistë apo saktësisht 316 mijë e 868 sosh.

Shqipëria mbetet vendi nga i cili kanë vizituar Kosovën më shumë, duke rrumbullakuar kështu numrin prej afro 78 mijë shqiptarë që kanë ardhur në Kosovë.

Pas Shqipërisë radhitet Gjermania me afro 37 mijë turistë të cilët vizituan vendin e qëndruan këtu, shkruan lajmi.net.

Gjatë këtyre muajve në Kosovë kanë ardhur turistë edhe nga Serbia e Bosna & Hercegovina, por në numër më të vogël.

Shteti Turistët
Austria 8016
Belgjika 4595
Bosna & Hercegovina 1218
Britania e Madhe 6912
Franca 6609
Gjermania 36648
Greqia 2675
Holanda 3503
Italia 8958
Kroacia 6720
Mali i Zi 7350
Maqedonia 13673
Polonia 3278
Serbia 6299
SHBA 15469
Shqipëria 77970
Sllovenia 77970
Spanja 3115
Turqia 3817
Zvicra 27514
Të tjera 49566

 

Bazuar në të dhënat për qytetet e Kosovës të cilat janë vizituar më së shumti këtë vit, vërejmë se turistët në Kosovë pëlqejnë bjeshkët dhe natyrën e bukur të Pejës.

Vetëm gjatë periudhës janar-nëntor 2024, Pejën e kanë vizituar 157 mijë e 630 turistë nga vende të ndryshme të botës. Padyshim se natyra e bukur e Rugovës dhe më gjerë arrin ta fascinojë çdo person, e malet e bukura të vendit anipse pak të reklamuara janë nga më të veçantat e të pakrahasueshme me vendet e tjera.

Pas Pejës me shumë bukuri natyrore, renditet Prishtina më 123 mijë e 520 turistë, Prizreni me 109 mijë e 81 sosh e pastaj radhiten Ferizaji, Gjilani, Mitrovica e Gjakova.

Qytetet si Prishtina, Ferizaj e të tjera njihen edhe për jetën e natës që ua ofron të huajve. Shpesh herë vizitorët thonë se ushqimi i mirë e pijet jo shumë të shtrenjta ua bëjnë edhe më të mirë pushimin, e i bëjnë të vizitojnë Kosovën disa herë radhazi, shkruan lajmi.net.

Qyteti Numri i turistëve
Peja 157630
Prishtina 123520
Prizreni 109081
Ferizaji 37019
Gjilani 28583
Mitrovica 25400
Gjakova 10430

 

Bazuar nga këto të dhëna të publikuara nga ASK, shohim se Kosova po bëhet një destinacion shumë i vizituar duke fituar një vend në hartën globale të turizmit.

Ky trend pozitiv është një dëshmi se turizmi mund të luaj një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe promovimin ndërkombëtar të Kosovës.

Pavarësisht kësaj në Kosovë edhe këtë vit nuk u bë thuajse asgjë për turizëm. Pa u përmendur, pa u përmirësua kushtet e transportit e të pagesave mbetën edhe në Brezovicë, aty ku skijimi mund të bëhet më gjatë se kudo tjetër,

Brezovica madje s’u vizitua asnjëherë as nga kreu i Qeverisë e as nga zyrtarët të tjerë. S’e ftuan askënd të vi aty e ta vizitojë vendin e mahnitshëm të Brezovicës. Si shumë vende tjera turistike në Kosovë, ngjashëm ndodhi me to edhe këtë vit- mbetën pa përkrahje.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Policia shqiptoi 1805 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1805 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 33 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 39 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Mefi shkon për fushatë në Prizren e paraqet si qytet kaotik, kryetari Totaj i reagon në facebook: Ja paske fut kot po nejse

0
Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se PDK’ja e ka shndërruar Prizrenin në qytet kaotik, pasi sipas tij, 50 minuta është kohëzgjatja që nga hyrja në Prizren deri në qytet.

“Ju përshëndes nga qyteti historik, por që në fakt PDK’ja e ka shndërruar në qytet kaotik, ku 50 minuta bën të futesh në qytet nga hyrja e Prizrenit, ndërsa nga Prishtina për 40 minuta vjen në Prizren”, tha Bajqinovci.

Për këtë, Bajqinovci mori një përgjigje nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili në postimin e Bajqinovcit la një koment: “Ja paske fut kot, po nejse”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Moment emocionues, Parashqevi Simaku takohet me të birin – FOTO

0
Artistja më e komentuar kohëve të fundit, Parashqevi Simaku është takuar më në fund me djalin e saj.

Pas shumë vitesh pritje, takimi i shumë pritur ndodhi.

Më poshtë mund të shihni një foto nga takimi i tyre, teksa artistja puth nga afër të birin.

Sa moment i bukur!

 

Mbërrin në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së nga Prizreni që u arrestua para një viti në Serbi

0

Ka mbërritur në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Korisha e Prizrenit, Hasan Dakaj, i cili ishte arrestuar në Serbi.

Dakaj ishte arrestuar janarin e vitit të kaluar bashkë me vëllanë e tij në Merdarë pasi ishin nisur drejt Italisë.

 

 

Ai është pritur nga shumë familjar të tij në Merdarë, teksa rruga ishte stolisur edhe me flamuj të UÇK-së.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri