Home Blog Page 742

IKSHPK thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal

0
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Nga IKSHPK është thënë se gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal, ndërkohë që javët e fundit është shënuar një  intensitet më i rritur i rasteve të raportuara, karakteristikë për këtë sezon të gripit.

Kjo ka rezultuar edhe me rritje të fluksit të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore. Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit”, thuhet në njoftim.

100 familje në nevojë përfitojnë ndihma ushqimore nga Komuna e Prizrenit dhe “Islamic Relief Kosova”

0

Komuna e Prizrenit, në bashkëfinancim me organizatën humanitare “Islamic Relief Kosova,” ka shpërndarë pako ushqimore për 100 familje me asistencë sociale.

Sipas komunës, ky aktivitet synon të lehtësojë gjendjen e familjeve në nevojë, duke ofruar mbështetje konkrete dhe promovuar solidaritetin brenda komunitetit.

“Organizata ‘Islamic Relief Kosova,’ në bashkëfinancim me Komunën e Prizrenit, ka shpërndarë pako ushqimore për 100 familje me asistencë sociale, i cili aktivitet humanitar synon ta lehtësojë gjendjen e familjeve në nevojë, duke u ofruar ndihmë konkrete dhe solidaritet”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Osho: Ja pse duhet të jeni individualist…

0

Nga: Osho

Ji individualist nëse do të jesh i lumtur, zgjidh vetë. Sa herë duhet të jesh i pabindur, mos u bind, rebelohu. Përpiqu të gjesh individualitetin tënd, integritetin, e mos u përpiq të bësh kompromis. Sa më shumë bie dakord aq më pak je individ. Ngelesh një dhëmb ingranazhi në një mekanizëm të stërmadh. Jam absolutisht kundër bindjes. Vdekja është shumë më e bukur se një jetë me kompromise.

Individi është lindur për të qenë rebel, është antikonformist. Ai u thotë ‘po’ vetëm gjërave për të cilat ndjen se ia vlejnë, duke u besuar ndjenjave të veta, intuitës së vet, inteligjencës. Ai më mirë vdes se dorëzohet, nuk mund të bëhet skllav i bindur, nuk di sesi të bëhet i tillë. Kur e ndjen diçka, përkushtohet, përfshihet, bindet plotësisht, por dritës së tij të brendshme, jo urdhrave nga jashtë. Të jesh individualist është gjëja më e vështirë në botë, pasi askush nuk ju do të tillë, por kërkojnë t’ju bëjnë dele.

Shpirti është gjithmonë individual, mendja është gjithmonë turmë. Nëse besoni në Zot do të thotë se i përkisni një grupi që ju ka dhënë idenë. Besimet tuaja vijnë prej mendjes sociale, kishës, shtetit, dihet prej ku. Individualisti ka interesa krejt të kundërta me shoqërinë, pasi shoqëria nuk ka shpirt, e, nëse bëheni pjesë e një shoqërie do të katandiseni si një joentitet. Keni humbur gjithë shanset. Ndiqni shoqërinë deri atje ku duhet, por qëndroni padronë të fatit tuaj.

Çdo individ është liri, liri e panjohur. Ju më kërkoni formula dijeje, që të bashkangjiteni me to. Nuk jap formula unë, madje i flakë tutje nëse keni ndonjë me vete. Ngadalë shkatërroj sigurinë tuaj, ju bëj të pasigurtë, hezitues. Këtë duhet të bëjë çdo mjeshtër: t’ju lërë në liri të plotë, gjithë mundësitë para, asgjë e fiksuar, të jeni vigjilentë. Të jeni nxënësit e mi nuk ka asnjë lloj detyrimi, thjesht konfirmim lirie. Nuk ju jap ideologji, por kurajo të shporrni ideologjitë. Nuk ju jap fe – Hindu, Musliman, Kristian – por vetëm kurajon të jeni individë unikë, të veçantë.

Kujtohuni gjithmonë: individualiteti nuk është personalitet. Kur flakni personalitetin zbuloni individualitetin, e vetëm si i tillë mund të përndriteni. Vetëm e vërteta prek të vërtetën, jo falsiteti. Individualiteti juaj është ekzistencial, prandaj kur ai lulëzon bëheni një me të gjithën. Zhdukja e personit tuaj nuk është zhdukje, në fakt, përkundrazi: është shfaqja juaj e vërtetë. Kur personi bie, personaliteti juaj zhduket dhe individi, individualiteti juaj shfaqet. Të mbash një personalitet është hipokrizi, të jesh individ është e drejtë e lindur. Funksioni i mjeshtrit është të shporrë atë që nuk jeni ju, duke lënën vetëm atë që është thelbësisht juaja, e falur nga vetë ekzistenca. Unë jam në themel individualist, sepse vetëm individi ka një shpirt, jo turma, e cila është stisje e vdekur. Vetëm individi është fenomen i gjallë.

Një i Krishterë, Hindu, Jainist nuk është besimtar vetëm sepse i përket një feje, madje nuk është fare besimtar sepse ka zgjedhur të jetë i tillë, pjesë e një doktrine të organizuar. Një besimtar autentik është individualisti: vetëm dhe rrezëllitës. Unë ju mësoj ta keni i tillë madhështinë e vetmisë. Mos u bëni kurrë besimtar, ndjekës, anëtar organizate. Mos tradhtoni vetveten.

Njerëzimi nuk do të jetë kurrë besimtar derisa të gjitha fetë e organizuara të zhduken dhe besimi të kthehet në angazhim individual kundrejt ekzistencës.
Po ju them: Besimi është rebelim, besimtari është rebel kundër gjithë ortodoksive, traditave, organizatave e turmave, kundër gjithë ideologjive. Dashuria e madhe e vetme e tij është e vërteta. Të tjerët vetëm sa vërdallosen nëpër injorancë, ëndrra e gjumë – prandaj vuajnë./Përgatiti: Albert Vataj/ObserverKult/

Dy persona në Prizren arrestohen për demolim vilash dhe armëmbajtje pa leje

0
Dy persona janë arrestuar pasditen e së hënës në Prizren, pasi kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë e një personi tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, vlera e dëmit të shkaktuar raportohet të jetë e lartë.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikatorë dhe një automjet.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mesjava me Superligën e basketbollit

0

Kjo mesjavë na sjell ndeshje nga xhiroja e 15 e Superligës në basketboll.

Skuadrat e Superligës patën vetëm një pushim të shkurtër, me xhiron e kaluar që u luajt më datat 28-29 dhjetor dhe ndeshjet e radhës do të luhen këtë mesjavë.

Të mërkurën mes vete luhen duelet Bashkimi vs. Trepça dhe Bora vs. Ylli, e të enjten luhen ndeshjet Vëllaznimi vs. Peja dhe Prizreni vs. Prishtina.

Të gjitha ndeshjet luhen me fillim nga ora 19:00.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vidhen disa topa të futbollit nga salla e edukatës fizike në një shkollë të Rahovecit

0
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të premten në Rahovec.
Por, rasti është lajmëruar në polici të hënën.

Dyshohet se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në sallën e edukatës fizike të shkollës së mesme dhe prej aty kanë vjedhur disa topa të futbollit si dhe i kanë dëmtuar disa orendi të sallës, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Rasti po hetohet.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Adriano Çelentano sot 87 vjeç: Kam 20 vjet që mendoj për jetën tjetër

0

Një nga personazhet më eklektikë në botën e muzikës italiane, Adriano Celentano mbush sot 87 vjeç. Këngëtar, showman, aktor, regjisor, kompozitor, shkrimtar televiziv dhe producent diskografik, ai njihet edhe me emrin “il Molleggiato” për mënyrën unike të kërcimit me spektatorët italianë.

Në librin e tij me kujtime, Celentano shkruante se nuk pret asgjë tjetër nga kjo jetë, ama ka plane për tjetrën.

“Pres të kërcej pak më shumë. Por unë kam rreth njëzet vjet që them se jam në fazën e rënies dhe kam menduar për jetën tjetër. Nuk pres asgjë tjetër nga kjo jetë, kam plane për tjetrën. U pendova që nuk studiova kur munda. Tani më pëlqen të studioj, dikur jo. Ndoshta tani do të isha një njeri ndryshe… me kravatë. Nuk kam ëndërruar kurrë të këndoj, kam menduar se do të jem orëndreqës gjithë jetën. Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se lumturia nuk ekziston. Nuk e di, nëse dikush jeton për shembull njëqind e pesëdhjetë vjet, mendoj se dozat e lumturisë së përjetuar do të jenë 10%, kur është mirë. Nëse dikush është i vetëdijshëm për këtë, atëherë duhet t’ju them se nuk më mungon asgjë. Ne e dimë se çdo gjë, çdo lumturi, çdo kënaqësi që mund të fitoni, gjithmonë paraprihet nga puna, nga një qëndrueshmëri që duhet ta keni: nëse nuk e prodhoni atë, lumturia nuk do të vijë të të kërkojë.”, shkruan Çelentano.

Adriano Celentano është showmeni i famshëm i njohur mbi të gjitha për rolin e tij si këngëtar dhe aktor, por Adriano është shumë më tepër se e gjithë kjo, pasi është pak ta përshkruajmë vetëm me këta dy mbiemra. Ai është gjithashtu regjisor, prezantues, skenarist, kompozitor dhe shkrimtar televiziv. Ai ka lindur më 6 janar 1938 në Milano dhe është i martuar që nga viti 1964 me personazhin po aq ikonë, Claudia Mori. Pavarësisht ulje-ngritjeve që përjetoi çifti, Adriano dhe Claudia kanë tre fëmijë, Rosalinda, Giacomo dhe Rosita./dritare.net

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident në Prizren, katër të lënduar

0
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesnatën e së hënës në Prizren, në rrugën “Wesley Clark”.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:28. Pra, aksident me lëndime dhe dëme materale. Hetimet po zhvillohen nga Stacioni Policor në Prizren”, tha Gashi.

Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 9 gradë Celsius

0

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet nga 6 e deri në 9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, brenda 7 ditëve raporti mbi dëmet

0

Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit natën festive të ndërrimit të moteve, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Për ta adresuar situatën dhe për të bërë vlerësim të saktë të pasojave, Komisioni Komunal Vlerësues ka dalë në terren për të evidentuar dëmet. Autoritetet lokale thonë se brenda shtatë ditëve do të publikohen rezultatet zyrtare të hetimeve dhe vlerësimeve.

“Tani e kemi procedurën ku duhet të bëhen kërkesat dhe komisioni në afat prej shtatë ditësh do të del në terren për ta bërë vlerësimin më të saktë të dëmeve, kurse komuna pastaj do t’i shikojë mundësitë që përmes mjeteve financiare që i kemi në dispozicion, e për pjesën tjetër do t’i drejtohemi instancave më të larta, që t’i ndihmojmë banorët të cilët janë prekur nga ky incident”, tha Shaqir Totaj, kryetari Komunës së Prizrenit.

Ndërkaq qytetarët me mjete rrethanore janë munduar që provizorisht t`i përshtatin banesat për kushtet e dimrit.

“Lokali siç po e shihni edhe vete është i mbyllur. Tash a duhet në ATK të shkojmë ta lajmërojmë që nuk po punojmë se asgjë nuk po mundemi ta vlerësojmë. Na kanë thanë mos prekni asgjë tash. Unë e kam të dëmtuar edhe brenda edhe jashtë qysh kanë eksploduar fishekzjarret”, tha Enis Cibo.

“Është djeg totalisht lokali, nuk ka shpëtuar asgjë. Ka qenë kryetari komunës, po presim tash. E kemi bërë ankesën tash po presim. Na thanë që deri të mërkurën vijnë, e nuk dimë asgjë më shumë”, tha Enis Dana.

Natën e 31 dhjetorit dy persona kanë pësuar lëndime, njëri vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, ndërsa u dëmtuan gjashtë banesa dhe vetura që ndodheshin aty në momentin kritik./RTK