Home Blog Page 741

Muharremaj thotë se në Suharekë ka ari të tokës që kushton 22 mijë euro

0
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se vlera e tokave në komunë ka shënuar rritje të jashtëzakonshme, me disa zona ku një ari tokë kushton deri në 22 mijë euro.

Ai tha se rritja e vlerës së tokës ka ardhur si rezultat i projekteve zhvillimore dhe investimeve në infrastrukturë, përfshirë ndërtimin e dy unazave të reja.

“Në Suharekë, ka toka ku një ari shkon deri në 22 mijë euro. Në zona të tjera, vlera mund të arrijë edhe në 200 mijë euro për ari, varësisht nga plani zhvillimor”, tha Muharremaj.

Kryetari shtoi se për katër vitet e ardhshme, në Suharekë priten investime prej 1 miliard eurosh.

“Tri vitet e fundit janë investuar 350 milionë euro. Presim që në katër vitet e ardhshme, vlera e investimeve të arrijë në 1 miliard euro”, theksoi ai.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale -2 deri 2,ndërsa  maksimalet 7-12°C. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-3 m/s”, njofton IHMK.

 

Nga izolimi në izolim, Gjesti bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

0

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti për publikun, tashmë është futur në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Nga sot ai është banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Jam 100 % i sigurt me këtë që po bëj. Ai ka qenë vetëm fillimi. Pres shumë gjëra edhe më të forta. Faleminderit për ftesën, jam gati që të hyj. Dua të përshëndes publikun”, tha ai.

‘Zambaku i Prizrenit’ ndër këngët më të njohura të Liliana Çavollit (VIDEO)

0

Liliana Çavolli është një ndër këngëtaret më të famshme të muzikës shqipe, e cila me talentin dhe dashurinë e saj për këngën dha shumë për artin shqiptar, dhe si e tillë mbeti e paharruar për publikun e muzikës së mirëfilltë shqipe, shkruan KultPlus.

“Zambaku i Prizrenit”, “Kam një mall e kam një zjarr”, “Kur lulet kundërmojnë”, “Perëndeshë e bukur je”, janë vetëm disa prej këngëve të saj me të cilat ajo identifikohet dhe do të jetojë gjatë në mendjet e publikut shqiptarë.

Sonte, KultPlus ju sjellë këngën ‘Zambaku i Prizrenit’, e cila konsiderohet edhe si kryevepra e Liliana Çavollit:

O zambaku i Prizrenit
o zambaku i bardhë

o zambaku i Prizrenit
o zambaku i bardhë

aman aman
që lulëzon Prizrenin
aroma yte ma mbush o zemrën plot me gëzim

lalalalalala

n’aksham t’bukur të Prizrenit
n’vese t’agimin ç’po shndrrit
porsi lulja e argjendit
shkon gjithnjë tu u hijeshu

aman aman
që lulëzon Prizerenin
aroma yte ma mbush o zemrën plot me gëzim/KultPlus.com

Bashkimi gati për derbin ndaj Trepçës, debutojnë Copes dhe Green Jr.

0

Bashkimi i Prizrenit është gati për ndeshjen e nesërme ndaj Trepçës, e cila do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.

Në këtë përballje, ekipi do të paraqitet me rosterin e plotë, duke përfshirë edhe dy lojtarët e rinj, Erik Copes dhe Wendell Green Jr., të cilët pritet të bëjnë debutimin e tyre me klubin.

“Jemi gati për sfidën ndaj Trepçës nesër! Për këtë ndeshje të rëndësishme, ekipi ynë do të paraqitet me rosterin e plotë, përfshirë lojtarët që së fundi na janë bashkangjitur: Erik Copes dhe Wendell Green Jr.”, deklaron klubi./PrizrenPress.com/

Vetëvendosje në Prizren: Përgatitjet për fushatën e 9 shkurtit në fazën finale

0

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Prizren ka përfunduar përgatitjet e nevojshme për një fushatë zgjedhore të suksesshme për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Qendrës së LVV-së në Prizren, Karanfil Haxhillari, tregon se tashmë janë kompletuar të gjitha struktura dhe përgatitjet për fushatën, e cila ka ndihmuar në krijimin e një shtabi të plotë zgjedhor prej 13 departamentesh.

“Edhe pse ndodhemi ende në fazën e parafushatës, aktivitetet tona në terren janë të shpeshta dhe të vazhdueshme. Kandidatët tanë janë çdo ditë në takime me qytetarët e çdo lagjeje dhe lokaliteti të Prizrenit”,  tha Haxhillari për TV Prizrenin.

Sipas tij,  fushata zgjedhore do të realizohet në tre etapa të mirëpërgatitura, të cilat do të shtrihen gjatë gjithë periudhës deri në ditën e zgjedhjeve.

Qendra e LVV-së në Prizren ka katër kandidatë për deputetë, ndërsa  një kandidat nga Lista “Guxo”.

“Jemi të përkushtuar të mbështesim kandidatët tanë dhe t’i realizojmë objektivat e Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh ai

Haxhillari po ashtu   ftoi qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët që të marrin pjesë në tubimin e organizuar nga LVV më 10 janar 2025, në orën 16:30, në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren,ku do të marrë pjesë edhe  kryeministri Albin Kurti./PrizrenPress.com.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Veselaj-Gutaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor

0

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ajo u ka uruar të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave shëndet, mbarësi dhe suksese gjatë kësaj periudhe të vitit shkollor”, shkruan Veselaj-Gutaj nw Facebook.

“Jeni ju motivi i punës sime dhe aleatët e mi më të mirë. Vit të mbarë dhe shumë suksese!”./PP/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gentrit Bislimi i është bashkuar Lirisë së Prizrenit

0

Futbollisti Gentrit Bislimi i është bashkuar Lirisë së Prizrenit, duke mbajtur numrin 33.

Ai është një mbrojtës i përkushtuar dhe i vendosur, që premton të sjellë forcë dhe stabilitet në repartin tonë të mbrojtjes.

Gentriti është i njohur për disiplinën e tij në fushë, aftësitë e shkëlqyera mbrojtëse dhe përkushtimin e tij ndaj ekipit.

Ai pritet të kontribuojë me aftësitë e tij të shkëlqyera dhe të ndihmojë ekipin të arrijë objektivat e saj për sezonin e ardhshëm.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij ekipi dhe pres me padurim të kontribuoj në sukseset tona të ardhshme”, tha ai.

“Së bashku, do të punojmë për të arritur objektivat tona dhe për të sjellë më shumë suksese për ekipin”./PP/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Vërmicë pritjet deri në 15 minuta

0

Pika kufitare në Vërmicë është e vetmja pikë kufitare në të cilën aktualisht pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta dhe ka një kolonë rreth 60 metërshe, për dallim nga dita e djeshme kur pritjet në pikën kufitare në Merdare shkonin deri në 4 orë për të dalë nga Kosova e deri në 60 minuta te Dheu i Bardhë.

Në këto pika kufitare pritjet si për të hyrë ashtu edhe për dalë nga Kosova nuk zgjasim më shumë se 3 deri në 5 minuta e këtë e tregon tabela e përditësuar pas orës 15:00 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryetari i KBI-së, Valon ef. Ibrahimi vizitoi Konsullatën e Turqisë në Prizren

0

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, realizoi një vizitë zyrtare te Konsullata e Republikës së Turqisë në Prizren.

Gjatë kësaj vizite, ata u pritën nga Konsulli, Celal Do?an.

Kryetari Ibrahimi shprehu mirënjohjen e tij të thellë në emër të të gjithë nënpunësve fetaro-administrativë për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti i Turqisë po ofron për popullin e Kosovës në fusha të ndryshme.

Nga ana e tij, Konsulli Do?an tha  se Turqia mbetet e angazhuar për të ndihmuar popullin e Kosovës në rrugëtimin e tij drejt një të ardhme më të sigurtë dhe prosperuese.

Ai gjithashtu vlerësoi punën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren për kontributin e tyre të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes qytetare, si në aspektin moral ashtu edhe social.

Takimi u zhvillua në një frymë tejet miqësore, duke reflektuar marrëdhëniet e ngrohta dhe bashkëpunimin e fortë midis Kosovës dhe Turqisë./PP/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri