11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Jahjaga duhet t’i shpallë zgjedhjet nesër

zgjedhjet5Presidentja e vendit, Atifete Jahaga duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja të parakohshme sa më parë që është e mundur, madje një gjë të tillë do të ishte mirë që ta bënte qysh nesër, pasi që kriza politike në të cilën është futur vendi nuk mund të tejkalohet në asnjë formë tjetër për shkak të barrikadimit ekstrem të dy blloqeve politike, PDK-së në njërën anë dhe Bllokut VLAN në anën tjetër.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve kushtetuese dhe ish-kryeshefi i Komisionit Qëndror Zgjedhor, Mazllum Baraliu.

“Zgjedhjet duhet të shpallën sa më parë që të jetë e mundur sepse është tejkaluar çdo limitë kohor dhe gati ka humbur kuptimin kjo mënyrë e indiferencës deri në indolencë të subjekteve politike. Presidentja duhet ta merr këtë punë seriozisht dhe duhet të veprojë menjëherë pasi që të dyja blloqet janë të barrikaduara dhe nuk lëvizin nga pozicionet e tyre”, ka thënë Baraliu për Zërin.

Ai më tej ka thënë se çështja e shpalljes së zgjedhjeve është e drejtë e presidentes së vendit sipas nenit 84 paragrafi 3. Prandaj sipas tij në qoftë se nuk ka një marrëveshje në mes liderëve politik si në Kuvend apo një koncensues, gjithsesi nuk ka opsion tjetër përveç shpalljeve të zgjedhjeve.

“Ky opsion jo që është real por i detyrueshëm nëse nuk gjejnë një zgjidhje liderët politik. Kjo gjendje nuk mund të shtyhet tutje. Ajo mund ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese që t’i shpallë zgjedhjet dhe kjo argano politike nuk mund të zgjasë pafundësisht që do të paraqitën probleme të mëdha edhe vitin që vjen. Kushtetuta parasheh që presidentja mund t’i shpallë zgjedhjet brenda 30 deri në 45 ditësh. Por mendoj se presidentja duhet sa më shpejtë që t’i shpallë zgjedhjet nëse palët nuk shënojnë lëvizje pozitive në drejtim të gjetjes se një zgjidhje nuk ka pse të humbet kohë. Ajo do të duhej qysh nesër t’i shpallë zgjedhjet sepse shtyrja edhe për një javë do të jetë humbje e madhe dhe jo të caktojë 45 ditëshin, por brenda 30 ditëve”, është shprehur Baraliu.

Sipas tij mbajtja e zgjedhjeve në dimër, (në muajin dhjetor) nuk është periudhë e përshtatshme, por që është e detyrueshme.

Baraliu poashtu ka thënë se disa subjektete politike veçse kanë dhënë shenja se vendi po shkon drejtë zgjedhjeve me organizimin e aktiviteteve me anëtarësinë e tyre dhe me elektoratin në teren.

Më Shumë

Itali, Angli dhe Arabi Saudite, Raphael Varane ka tre oferta në tavolinë

Epokës së Raphael Varane te Manchester United po i vjen fundi. Pas muajsh spekulimesh, është konfirmuar se mbrojtësi francez do të largohet nga klubi...

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy...

Lajmet e Fundit