Home Blog Page 763

Renovimi i Repartit të Hemodializës në Spitalin e Prizrenit, Kurti: Janë përmirësuar kushtet e trajtimit të pacientëve

0

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Prizren “Prim. Dr. Daut Mustafa”, me rastin e renovimit të repartit të Hemodializës në këtë spital.

Duke parë nga afër renovimet atje, kryeministri falënderoi familjen Sope nga Zhuri i Prizrenit të cilët ishin donatorët e këtij investimi.

“Jemi sot bashkë këtu në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’, me rastin e renovimit të repartit të Hemodializës. Ky renovim është investim i realizuar nga familja Sope nga Zhuri i Prizrenit, si donacion në kujtim të nënës së tyre, Nuhije Sope, që ishte paciente e këtij reparti”, tha ai.

Tutje, në njoftim të Kryeministrisë bëhet e ditur se në tërësi, renovimi është realizuar në katër faza dhe ka përmirësuar kushtet e trajtimit për pacientët dhe kushtet e punës e stafit.

“I gjithë investimi në këtë repart ka arritur shifrën e kostos prej 150 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kurti viziton investimet në efiçiencë të energjisë në dy reparte të Spitalit të Prizrenit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me bashkëpunëtorë dhe me drejtuesit e Spitalit të përgjithshëm të Prizrenit kanë vizituar ndërtesat e reparteve të Fizioterapisë dhe të Patologjisë, të cilat janë rinovuar në kuadër të projektit të MZHE-së për efiçiencë të energjisë.

Investimet në efiçiencë të energjisë, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, përfshijnë rinovimin e ngrohjes qendrore, dhe termoizolimet e mureve, dyerve, dritareve dhe kulmeve, si dhe ndriçimin e objekteve, me qëllim sigurimin e mjedisit më të përshtatshëm të punës dhe kursimin e energjisë elektrike.

“Vetëm në Komunën e Prizrenit investimet e këtij lloji arrijnë vlerën e mbi 1.3 milionë euro në shtatë objekte publike, që përfshijnë shkolla, fakultete, objekteve spitalore dhe të administratës. Kurse në Rajonin e Prizrenit në përgjithësi, vlera totale kap shumën prej afër 2 milionë euro të investimeve dhe përfshijnë gjithsej 20 ndërtesa publike”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast kryeministri Kurti ka falënderuar drejtuesit, punonjësit shëndetësorë dhe stafin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit për punën dhe bashkëpunimin e mirë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Reshjet e borës bllokojnë rrugën në Prevallë, raportohet se veturat kanë ngecur përreth 14 orë

0

Reshjet e mëdha të borës kanë bërë të rruga Prevallës, në Prizren të bllokohet.

Kjo është bërë e ditur edhe përmes një postimi në Facebook, të faqes Brezovica.info.

Në këtë postim shtohet edhe se, njerëzit në atë pjesë janë bllokuar me makinat e tyre për më shumë se 14 orë.

Makinat e bllokuara mund të shihen edhe në pamjet më poshtë:

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni nderohet me mirënjohje për përfshirjen e Gjuhës Rome në përdorim zyrtar

0

Komuna e Prizrenit është nderuar me mirënjohje gjatë Konferencës përmbyllëse të Programit ROMACTED II të mbajtur në Stamboll të Turqisë, të organizuar nga Këshilli i Evropës, për përkushtimin dhe angazhimin në promovimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

“Gjatë Konferencës, Këshilli i Evropës ndau mirënjohje falënderimi për Komunën e Prizrenit, për angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive në zbatimin e Programit ROMACTED II, me ç’rast u vlerësua lartë vendimi i Komunës së Prizrenit që Gjuha Rome të jetë në përdorim zyrtar në komunën tonë”, thuhet në njoftim të komunës.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Serbia./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kwame Vaughn rikthehet te KB Prizreni

0

Basketbollisti amerikan, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Pejës dhe gjatë sezonit 2020/21 luajti për Prizrenin, është rikthyer sërish në ekipin e tij të mëparshëm.

34-vjeçari Kwame Vaughn u zyrtarizua pardje si lojtar i ri i bardhezinjve nga Prizreni dhe pritet t’i bashkohet shpejt skuadrës për të ndihmuar në përmirësimin e rezultateve.

“Kemi arritur marrëveshje me Kwame Vaughn, i cili ribashkohet me ne. Kwame kthehet në Prizren pas 3 viteve, ku asokohe u shpallëm edhe kampionë të sezonit të rregullt. Liga e Kosovës nuk është e panjohur për të, prandaj eksperienca e tij do të jetë padyshim avantazh i madh për ne si ekip”, shkroi KB Prizreni në njoftim.

Aktualisht, KB Prizreni renditet në vendin e fundit në tabelë të Superligës me bilanc 3-10 pas 13 ndeshjeve të luajtura. Këtë fundjavë, Prizreni do të presë Yllin në përballjen që mbyll vitin 2024, ku synon të mbyllë ciklin e dytë të ndeshjeve me fitore./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Suhareka ndalon muzikën me zë të lartë në vendet publike gjatë festave të fundvitit

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një urdhërese ka ndaluar ndotjen akustike me muzikë, në orët e vona, në vendet publike gjatë festave të fundvitit.

“Ndalohet muzika me zë të lartë (sipas decibelëve të lejuar konform ligjit) pas orës 23:30 gjatë festave të fundvitit në vendet e hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe dhe tregje”, thuhet në urdhëresë.

Sipas njoftimit të Komunës, kjo urdhëresë vlen deri më datën 7 janar 2025.

“Personat që bien në kundërshtim me dispozitat e kësaj Urdhërese do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi”.

Për zbatimin e këtij akti, kryetari Muharremaj ka obliguar Drejtorinë e Inspektoratit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zhduket një person në Prizren

0

Është zhdukur një person në Prizren.

Një person ka raportuar se djali i tij është është larguar nga shtëpia dhe nuk se kanë njohuri për vend ndodhjen e tij.

“Me 25.12.2024  ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj: Qeveria të ketë qasje më serioze, qytetarët po vuajnë në terr

0
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kërkuar nga qeveria një qasje më serioze për situatën me rrymën, pasi që ai vetë si kryetar i komunës së tij nuk mund t’u ndihmojë qytetarëve në këtë drejtim.

“Po më vjen keq, prej qytetarëve por nuk po kam çka me iu ba se nuk kam mundësi me vepru”, ka thënë Totaj në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Nuk kam as resurse e as kompetenca, por thjesht po apeloj edhe po shpresoj te një qasje më serioze e qeverisë aktuale, edhe në parandalimin e kësaj gjendjeje, por luftimin e shkaqeve, dhe jo të pasojave, sepse me pasoja po u morëm, ato vazhdojnë shkaqet me prodhu pasoja të tjera. Por duhet me i eleminu shkaqet në mënyrë që të kemi eliminimin e pasojave”.

Benjamin Pavard feston Krishtlindjet në Kosovë me Kleofina Pnishin

0

Futbollisti francez i Interit, Benjamin Pavard aktualisht ndodhet në Kosovë për festën e Krishtlindjeve.

Ai përmes rrjetit social Instagram ka postuar disa fotografi ku shihet me të dashurën e tij që vjen nga qyteti i Gjakovës, Kleofina Pnishi.

“Urime Krishtlinjdet nga ne për ju. Le të marrim një moment për të përqafuar magjinë e fëmijërisë, gëzimin e pastër dhe kujtimet me njerëzit që duam”, ka shkruar Pavard në Instgram.

Kjo nuk është hera e parë që Pavard ndodhet në shtetin e Kosovës pasi edhe disa muaj më parë ka qenë këtu.

Ai në këtë sezon ka luajtur gjithsej 15 ndeshje me Interin teksa ka dhuruar një asistim.