Home Blog Page 765

Ministria e Ekonomisë i bën thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike: Sistemi ynë është ngarkuar tej mase

0

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se mbrëmë vonë ka mbajtur takim të përbashkët me KOSTT dhe KEDS për të trajtuar situatën e furnizimit me energji elektrike pasi që qytetarët e disa komunave të Kosovës kanë raportuar ankesa gjatë ditëve të fundit.

Ministria e Ekonomisë përmes një komunikate për media, bën të ditur se, KOSTT dhe KEDS kanë raportuar se, “me uljen e temperaturave, konsumi i energjisë elektrike ka arritur nivele shumë të larta, mbi 1400 MW në kohë të caktuara. Si rezultat, sistemi ynë elektro-energjetik është ngarkuar tej mase, duke shkaktuar vështirësi teknike në furnizim dhe duke e rrezikuar rrjetin; kësisoj, ka qenë e domosdoshme që operatorët të bëjnë shkyçje në disa vendbanime ku ngarkesa ka qenë e papërballueshme për rrjetin”

“Vështirësitë janë hasur veçanërisht në komunat e Ferizajt, Lipjanit, Gjakovës, Malishevës, Gjilanit, Shtimes, Istogut dhe Prizrenit, dhe si rrjedhojë mund të jenë ndikuar edhe disa nga vendbanimet të cilat furnizohen nga linjat e afektuara. Ndërsa, ekipet e KOSTT-it dhe KEDS-it janë duke punuar pandërprerë në terren për të minimizuar ndikimin në furnizim të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

Tutje kjo ministri njofton se gjatë javës në vijim pritet të përfundohet ndërtimi i nënstacionit të tretë në Ferizaj nga KOSTT, që sipas tyre, pritet të zgjidh problemet me energji elektrike në këtë komunë.

“Probleme të ngjashme ka pasur në Fushë-Kosovë, por me energjizimin e nënstacionit të ri 110kV përgjatë javës së kaluar, është lehtësuar në masë të madhe barra dhe është adresuar problemi i furnizimit për banorët e kësaj komune.

Gjatë javës në vijim pritet që të përfundojë ndërtimi i nënstacionit të tretë në Ferizaj nga KOSTT, gjë që do të zgjidhë problemet e furnizimit në këtë komunë, dhe do të lehtësojë ngarkesën edhe në vendbanimet të cilat furnizohen nga linjat e ndërlidhura me këtë nënstacion”, thotë Ministria.

Gjithashtu thuhet se për ditët e festave të fundvitit janë më kritike sa i përket furnizimit me energji, ndërsa i bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm me konsumin e energjisë, paradite e pasdite në periudha të caktuara kohore.

“Në tremujorin e parë të vitit 2025, investime të tjera planifikohen për komunat e Malishevës dhe Dragashit me qëllim të zgjidhjeve afatgjata për furnizimin e qëndrueshëm me energji.

Zakonisht kohët e festave të fundvitit karakterizohen me rritje të madhe të konsumit të energjisë elektrike, prandaj janë kritike sa i përket sigurisë së furnizimit.

Përgjatë javës në vijim, për të ndihmuar sistemin elektro-energjetik, lusim qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm në konsumin e energjisë, sidomos gjatë orëve të paradites nga ora 09:00-12.00 dhe pasdites nga ora18:00-00:00. Kursimi i energjisë në këto orë është thelbësor për të shmangur mbingarkesat dhe për të ruajtur funksionalitetin e sistemit për të gjithë.

Lusim qytetarët që aty ku është e mundur të përdorin burime alternative për ngrohje si druri ose peleti, si dhe të zhvendosin konsumin e energjisë elektrike pas mesnatës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

Sytë kah Prizreni këtë fundjavë: Dy përballje kyçe në ‘Sezai Surroi’ për mbylljen e vitit

0

Xhiroja e fundit e vitit në Superligën e Kosovës në basketboll do të sjellë emocione të mëdha këtë fundjavë, me dy ndeshje kyçe që do të zhvillohen në Prizren.

Palestra “Sezai Surroi” do të jetë vendi ku skuadrat do të përpiqen të mbyllin vitin me rezultatet më të mira dhe të mbyllin ciklin e dytë të stinorit, përcjell PrizrenPress.

Bashkimi vs. Peja do të jetë ndeshja hapëse e kësaj xhiroje, që do të zhvillohet të shtunën më 28 dhjetor në orën 17:00. Ky është një përballje me rivalitet të madh, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të forcuar pozitat e tyre dhe për të mbyllur vitin me një rezultat të suksesshëm.

Po të njëjtën ditë, më 28 dhjetor, në orën 19:00, Trepça do të përballet me Borën në Mitrovicë, në një ndeshje të rëndësishme për skuadrën që kryeson renditjen.

Në të dielën, më 29 dhjetor, do të zhvillohen dy derbi të tjera të rëndësishme. Vëllaznimi do të ndeshet me Prishtinën në Gjakovë, ndërsa Prizreni do të përballet me Yllin në Prizren.

Orari i Ndeshjeve:

E Shtunë, 28 Dhjetor:

Bashkimi vs. Peja (17:00, palestra “Sezai Surroi”, Prizren)

Trepça vs. Bora (19:00, palestra e Trepçës, Mitrovicë)

E Diel, 29 Dhjetor:

Vëllaznimi vs. Prishtina (17:00, palestra e Vëllaznimit, Gjakovë)

Prizreni vs. Ylli (19:00, palestra “Sezai Surroi”, Prizren)

/PrizrenPress.com/

Zhduket një burrë në Suharekë, Policia nis hetimet

0

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të personit të zhdukur në komunën e Suharekës.

Sipas njoftimit zyrtar, më 23 dhjetor 2024, rreth orës 18:20, një burrë është larguar nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

“PERSON I ZHDUKUR – Suharekë / 23.12.2024 – 18:20. Me 24.12.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore, për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Durmishi: Të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura

0
Moti sot po vazhdon të jetë i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se sipas raportimeve nga tereni të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura.

“Reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të ketë reshje edhe në ditët në vazhdim. Ekipet e mirëmbajtjës janë në teren dhe janë duke intervenuar vazhdimisht në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme. Sipas raportimeve nga tereni të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura. Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike. Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjën sa më të lehtë për ju”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet një person në Vërmicë nën dyshimini për dhënie ryshfeti

0

Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohet për dhënie ryshfeti.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës.

“PKK. Vermicë/ 24.12.2024-09:10. Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot festohet Krishtlindja

0

Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.

Kjo festë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e krishterë dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe dritës.

Për të krishterët në Kosovë dhe rajon, kjo ditë kremtohet me meshë në kisha dhe mbledhje familjare, ku dhurohet dashuri dhe bëhen urime për paqe e mirësi.

Ndryshe, mbrëmë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes, ku tha se paqja duhet të mbretërojë në tërë botën dhe se urrejtja mes njerëzve nuk duhet  të ekzistojë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Çeku: Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, investim për infrastrukturën sportive të Kosovës

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ka vizituar Stadiumin e Qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë, duke e cilësuar si një nga investimet më të rëndësishme për konsolidimin e infrastrukturës sportive në vend.

“Stadiumi i qytetit ‘Liman Gegaj’ në Malishevë është një nga investimet e shumta që kemi bërë për konsolidimin e infrastrukturës sportive në gjithë vendin”, ka deklaruar ministri Çeku, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin e sportit në Kosovë.

Pavarësisht borës që mbulonte sot stadiumin, Çeku vlerësoi cilësinë e punimeve të përfunduara, të cilat tani ofrojnë kushte dinjitoze për futbollistët dhe sportdashësit e rajonit.

Ai shtoi se këto investime janë pjesë e vizionit për përgatitjen e infrastrukturës sportive për “Lojërat Mesdhetare 2030”, të cilat do të organizohen në Kosovë. “Në vitin 2030 kur mbahen ‘Lojërat Mesdhetare’, pas përfundimit edhe të stadiumit nacional, Kosova do të ketë infrastrukturën më të mirë të futbollit në rajon”./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Magjike/ Publikohet kënga, Parashqevi Simaku i rikthehet këngës

0

Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës disa dekada më pas pikërisht në ekranin më të madh shqiptar, Top Channel.

“E duam lumturinë” kjo është kënga e përzgjedhur për 2024 nga Top Media.

Kënga nis me këngëtaren Parashqevi Simaku dhe më pas vijon me personazhet më të dashur të ekranit, që i shikojmë çdo ditë përmes projekteve.

Në këtë këngë ku në thelb janë fëmijët dhe lumturia, vogëlushët nuk munguan, ku kori i tyre me zërin e brishtë i dha ngjyra të tjera kësaj tradite.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përurohet rruga Prizren-Prevallë, kostoja e investimit afër 16 milionë euro

0

Zyrtarë të lartë qeveritarë kanë përuruar të martën rrugën Prizren-Prevallë në gjatësi prej 26 kilometrash.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se projekti është përbërë nga dy lote dhe se kostoja e gjithmbarshme e investimit ka qenë mbi 15.7 milionë euro.

“Ftojmë sa më shumë vizitorë e turistë në këto vise kaq të bukura, të cilët janë shans i mirë për turizmin, zhvillimin e ekonomisë, dhe natyrisht për jetën më të mirë të banorëve këtu”, ka thënë Kurti, raporton Telegrafi.

Ai ka theksuar se kjo rrugë tani mundëson qarkullim më të lehtë dhe më të shpejtë të mallrave dhe të njerëzve dhe se po ashtu do t’i shërbejë zhvillimit të turizmit në këtë zonë.

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu ka potencuar se kjo rrugë lehtëson qasjen në Parkun Kombëtar “Sharri”.

“Kjo rrugë pos që e lidh Prevallën e Prizrenin dhe krijon qasje më të lehtë te pjesa e Parkut Kombëtar “Sharri” respektivisht ku zonat e turizmit malor, dimëror e po ashtu veror është gjithnjë në zhvillim, dhe me këtë rrugë do të zhvillohet edhe më tej”, është shprehur Aliu, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, zëvendësministri Hysen Durmishi ka bërë të ditur se gjatë ditës janë përuruar 42 kilometra të rrugës Zhur-Dragash-Brod dhe 26 kilometra të rrugës Prizren-Prevallë, derisa para dy vitesh është përuruar rruga nga Gërlica deri në qendrën e skijimit në Prevallë me gjatësi prej 35 kilometra.

Sipas tij në këtë zonë është investuar në mbi 100 kilometra rrugë, të cilat “do ta zhvillojnë zonën dhe do të jenë të rëndësishme për të gjithë qytetarët që jetojnë e që banojnë në këto zona, por edhe për turistët që duan ta vizitojnë këtë pjesë të vendit”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Reshjet e borës në nivel vendi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

0

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, nga njoftuar Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës në një komunikatë për media.

Ndonëse reshje të mëdha të borës ka pasur në nivel vendi, ministria njofton mirëmbajtja e rregullt e rrugëve është në nivel të kënaqshën.

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve, njofton qytetarët dhe opinionin publik se gjendja e rrugëve nën mirëmbajtje të rregullt është në nivel të kënaqshëm dhe të gjitha rrugët janë te kalueshme, duke garantuar siguri dhe qasje të lehtë për të gjithë përdoruesit e rrugëve”, thuhet në një komunikatë.

“Përmes inspektimeve të vazhdueshme dhe intervenimeve të menjëhershme, kemi arritur të shmangim çdo problem të madh që mund të ndikojë në lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve”, njoftohet tutje.