Home Blog Page 766

Aliaj nuk është më president i klubit Suhareka

0

Rrustem Aliaj nuk është më në pozitën e Presidentit të klubit te Suhareka.

Klubi i qytetit me të njëjtin emër ka njoftuar të martën se vendimi për dorëheqje ka ardhur si hapje rruge për të sjellur ndryshime.

“Ju njoftojmë për dorëheqjen nga pozita e presidentit të klubit z.Rrustem Aliaj vendimi për dorëheqje është një hap për të sjellë ndryshime ose për të hapur rrugën për një vizion të ri në klub.
Rrustem Aliaj ka pasur një ndikim të madh dhe ka lënë një trashëgimi të rëndësishme në klub. Të kesh një president që ka shërbyer me nder dhe krenari është një vlerë e madhe për një ekip.
Shprehim mirënjohjet tona ndaj tij. Urimi për suksese në të ardhmen tregon respektin dhe vlerësimin për kontributin e tij.

Në ditët në vijim mbledhja për zgjedhjen e kryesisë së re do të përcaktojë drejtimin që do të ndjekim në të ardhmen. Një lidership i fortë dhe me vizion është kyç për të vazhduar sukseset dhe për të përmirësuar më tej performancën”, ka shkruar Suhareka. “Faleminderit për gjithqka president do mbetesh në historinë e klubit si president historik dhe shumë i respektuar”.

Suhareka ishte promovuar së fundmi në Superligë, ndërsa stinorin vjeshtor e ka përfunduar në vendin e pestë në renditjen tabelare.

Vendoset gurthemeli i çerdhës në Bellanicë

0

Është vendosur gurthemeli i çerdhes së re në Bellanicë të Malishevës, ngjarje në të cilën mori pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zëvendësministri i arsimit, Arsim Ademi, dhe deputetë e udhëheqës të institucioneve tjera.

Sipas njoftimit nga Kryeministria çerdhja e re do të ketë katin përdhese, që përmban hyrjen kryesore, hapësirën e gardërobës së fëmijëve, klasat për fëmijë, kuzhinën dhe tryezarinë, nyjet sanitare në çdo klasë dhe ato për personel, dhomën e takimeve, lavanderinë dhe kthinat teknike të ngrohjes. Po ashtu, kati i parë do të ketë klasa për fëmijë, dhomën e qumështit, zyra e drejtorit, infermieria dhe nyjet sanitare. Ajo do të ketë një sipërfaqe të përgjithshme prej 886 metra katrorë dhe është projektuar të akomodojë 80 fëmijë.

Kryeministri theksoi që po investohet shumë në arsim, për shkak se investimi në arsim është investimi kryesor në ardhmëri. “Ashtu siç investojmë në arsim, ashtu do ta kemi të ardhmen tonë”, tha ai.

Më tej, ai renditi projektet që qeveria po mbështetë dhe financon në këtë komunë, krahas çerdhes së re, të cilës iu vendos gurthemeli sot.

 

“Në Komunën e Malishevës jemi përqendruar në disa ndërtime, të cilat janë të domosdoshme, si për kuadrin mësimdhënës, ashtu edhe për fëmijët, nxënësit e të rinjtë. Konkretisht, në Dragobin, ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Emin Duraku”, dhe adoptimin e shkollës në çerdhe – e para në vlerë prej 1,176,000 euro, ndërkaq e dyta, pra adaptimi apo renovimi i shkollës për çerdhe, në vlerë prej 400 mijë euro. Përveç tyre, kemi edhe adaptimin apo renovimin e shkollës në çerdhe në Banjë, që ndodhet në fazën e parë, në vlerë prej rreth 280 mijë euro, si dhe adaptimin apo renovimin e shkollës në çerdhe në Banjë gjithashtu, në vlerë prej rreth 130 mijë euro e që ndodhet fazën e dytë”, citohet kryeministri.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti përmendi edhe investimet në pjerrinë në qasje për persona me aftësi të kufizuar për shkollën “Lasgush Poradeci” në Kievë, si dhe renovimet në nyjet sanitare apo tualeteve të shkollave në Drenoc, Panorc dhe Malishevë, e që së bashku në total përbëjnë një investim të qeverisë prej 3 milionë euro për arsimin në Komunën e Malishevës, gjatë këtij mandati qeverisës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prokuroria në Prizren: Dhuna në familje, më e vështira për trajtim

0

Rastet e dhunës në familje, janë rastet më të vështira për trajtim, në veçanti sfiduese janë ato kur kryerësit e saj janë personat me çrregullime mendore.

Kështu u tha në takimin përmbyllës të mbajtur në Prokurorinë Themelore në Prizren.

“Në këtë takim, thirrur dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje znj. Mehreme Hoxha, ishin të pranishëm prokurorja/koordinatore znj. Elfete Purova, udhëheqësi i Departamentit të Përgjithshëm prokurori z.Atnor Skoro, përfaqësues nga Policia e Kosovës për regjionin e Prizrenit, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, përfaqësues nga Shërbimi Sprovues, mbrojtës të viktimave, si dhe përfaqësues nga OJQ”, shkruan në kumtesë.

Aty tutje bëhet e ditur se prokurorja Hoxha, njoftoi se në periudhën Janar – Nëntor 2024, Prokuroria Themelore në Prizren, ka pranuar 329 kallëzime penale, lidhur me veprat penale të dhunës në familje.

Ajo tha se gjatë kësaj periudhe janë kryer gjithsej 319 lëndë të kësaj natyre.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Në Dragobil të Malishevës përurohet shkolla e re “Emin Duraku”

0

Sot, në kuadër të aktiviteteve infrastrukturore, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), nën udhëheqjen e ministres Arbërie Nagavci, ka përuruar shkollën e re “Emin Duraku” në Dragobil të Malishevës.

Ky objekt modern arsimor, me sipërfaqe prej 3,134 metra katrorë, është një investim i MASHTI-t me vlerë 1,176,392.76 euro, përcjell PrizrenPress.

Ministrja Nagavci theksoi përkushtimin e ministrisë për të avancuar infrastrukturën arsimore. Si Ministri mbesim të përkushtuar që, krahas politikave arsimore, ta përmirësojmë infrastrukturën shkollore duke e ditur rolin e rëndësishëm që ka ambienti shkollor në mësimdhënie e mësimnxënie”, ka deklaruar ajo në Facebook.

Nagavci siguron qytetarët se puna për përmirësimin e kushteve shkollore do të vazhdojë me projekte të reja dhe investime të tjera në të gjithë Kosovën./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Dragashit ndalon përdorimin e produkteve piroteknike në hapësirat publike

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat publike.

Kjo ndalesë vlen për periudhën nga data 27 dhjetor 2024 deri më 10 janar 2025, me përjashtim të natës së ndërrimit të mot moteve.

“Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë, sheshe dhe në oborret e institucioneve publike. Ndalesa vlen për periudhën nga data 27 dhjetor 2024 deri më 10 janar 2025, me përjashtim të datës 31.12.2024, nga ora 23:00- 00:30 e datës 01.01.2025 (një orë e tridhjetë minuta)”, thuhet në urdhëresë.

Tutje theksohet se personat, të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.

Hapet çerdhja e re publike në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka përuruar sot çerdhen e re publike në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, një investim prej 563,758.40 eurosh. Çerdhja ka kapacitet për 160 fëmijë dhe ofron kushte infrastrukturore moderne për edukimin e hershëm.

“Edhe një çerdhe e re publike po i shtohet Prizrenit. Kësaj radhe në lagjen Ortakoll. Çerdhe me kushte infrastrukturore moderne, me ambiente të ngrohta për më të dashurit tanë, fëmijët. Ky objekt që përuruam sot është investim i MASHTI-t në vlerë 563,758.40 euro dhe ka kapacitet për 160 fëmijë”, shkruan ministrja Nagavci në Facebook, përcjell PrizrenPress.

Ajo njoftoi gjithashtu se pas Prizrenit do të vazhdohet në Malishevë, ku do të përurohet shkolla në fshatin Dragobill dhe do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e një çerdheje në fshatin Bellanicë.

“Shumë punë dhe angazhime na presin edhe këtë javë”, përfundoi Nagavci, duke theksuar përkushtimin e ministrisë për projekte të tjera në të gjithë vendin./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Maliek White largohet nga Bashkimi

0

Basketbollisti amerikan, Maliek White nuk është më pjesë e skuadrës së Bashkimit që garon në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Prizreni, të martën ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme, ka shkëputur kontratën me amerikanin White, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

White ishte ndër të huajt e parë që iu bashkua ekipit nga Prizreni para fillimit të këtij sezoni dhe në 12 paraqitje në elitën e basketbollit kosovar, ai ka luajtur me një mesatare prej 9 pikëve, 3 kërcimeve dhe 3 asistimeve për ndeshje.

Pas largimit të White, Bashkimi në radhët e veta ka vetëm tre të huaj dhe renditet i dyti në tabelë me 22 pikë, një më pak se Trepça që është lidere pas 13-të xhirove të zhvilluara.

Ndeshjen e radhës në Superligë, Bashkimi e luan këtë vikend me skuadrën e Pejës, e cila zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Përurohet rruga Dragash- Brod, Kurti: Aks i rëndësishme për ekonominë

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i infrastrukturës Liburn Aliu, dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, sot, morën pjesë në përurimin e aksit rrugor Dragash- Brod.

Kjo rrugë do të ju shërbejë jo vetëm banoreve te zonës, por te gjithë atyre turisteve qe dëshirojnë te shohin këto bukuri të Kosovës.

”Këto dy lote të rrugës Zhur- Dragash dhe Dragash- Brod, me gjatësi 42 kilometra, janë shumë të rëndësishme për lëvizjen e lirë, për ekonominë investim i të dy loteve 7.9 milion euro, që e lidh Zhurin me Dragash dhe Dragashin me Brod. Është lajm i mirë për të gjithë banorët për punëtorët, për vendin tonë në përgjithësi për shkak se këto vise të bukura do të duhej të vizitoheshin nga mbarë Kosova”, ka thënë Kurti me këtë rast.

Edhe ministri Aliu tha se kjo rrugë e ka një rëndësi për zhvillimin ekonomik, sepse pos qëe lidhë Zhurin me Dragashin me një rrugë, tash me 3 korsi, po ashtu e lidh edhe Brodin, zonën ku turizmi malor dimëror është duke u zhvillu.

“Kjo është pjesë e Parkut Nacional të Sharrit, ku një pjesë është paraparë edhe për zhvillim të turizmit.  Edhe vetës edhe dimrit, Bridi dhe disa pjesë të Kosovës janë mjaft atraktive, për vizitorët që vijnë çoftë  për ecje qoftë për ngjitje alpine apo skinim, ku ka patur edhe gara të skijimit. Tash kjo pikë është e arritshme mjaft lehtë. Besoj që tani turistët jo vetëm nga vendi ynë por edhe nga Shqipëria do të kenë mundësin që të shijojnë natyrën, mundësinë për sport e argëtim.”, tha Aliu.

Kurse zëvendësministri Durmishi tha se për vitin e ardhshëm kanë paraparë buxhet përmes një kodi për rregullimin e rrugëve rajonale, ku do të bëjnë edhe një pjesë të rrugës në qendër të Dragashit, deri në dalje të Dragashit me gjatësi 2.4 km.

 

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Aktakuzë kundrejt disa personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Mamushë

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.M., F.T., E.M., F.M., dhe V.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se në cilësinë e personave zyrtarë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, me datë 29.01.2021 në Mamushë, në cilësinë e personave zyrtarë – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në bashkëkryerje i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht t’i shkelin të drejtat e personit tjetër.

“Në atë mënyrë që i pandehuri S.M., në cilësinë e Kryetarit të komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga vërshimet dhe shirat e rrëmbyeshëm në Komunën e Mamushës, ndërsa të pandehurit F.T., E.M., F.M.,dhe V.Sh., – si anëtarë të komisionit, përpilojnë Raportin mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe listën prej 169 fermerëve përfitues të mbështetjes financiare publike në shumën prej 416,874.77 euro, me ç’rast 43 fermerë nga 169 sosh si fermerë përfitues, janë përfshirë në listën e përfituesve në kundërshtim me opinionin ligjor të MBPZHR-së – të datës 17.07.2018 dhe në kundërshtim me Vendimin për shlyerjen e njërit NIF (Numri Identifikues i Fermës) të cilët kanë përfituar mbështetje financiare në shumën prej 97,456.61 euro si dhe 13 persona të tjerë të cilët ishin futur në listën e përfituesve pa qenë fare fermerë, me ç’rast këta të fundit kanë përfituar shumën prej 22,936.70 €, me ç’rast i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën prej 120,393.31 euro (njëqind e njëzet mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre euro e tridhjetë e një cent)”, thuhet në njoftim.

Tutje siç bëhet e ditur në njoftim me këto veprime, të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Dragashit apelon për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike

0

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Dragashit ka reaguar lidhur me problemet në furnizimin e rregullt me energji elektrike. Nga institucionet përgjegjëse është kërkuar zgjidhje afatgjate në mënyrë që qytetarët e bizneset mos të përballen me reduktime dhe tension të ulët.

Në komunikatën e KKSB-së theksohet se kjo nuk është hera e parë që përfaqësues të institucioneve lokale dhe të bizneseve në Komunën e Dragashit reagojnë për të shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e furnizimit të rregullt me energji elektrike, si dhe papërgjegjësinë e autoriteteve kompetente për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme për qytetarëve e kësaj komune.

“Edhe pse në territorin e Komunës së Dragashit operojnë hidrocentrale që prodhojnë afër 20 Megavat energji elektrike, më shumë sesa konsumojnë qytetarët tanë, ajo përsëri neglizhohet nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në komunikatë.

Aty nënvizohen edhe problemet tjera.

“Qytetarët e Komunës sonë përveç që ballafaqohen me mungesë dhe ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, edhe atëherë kur ka energji elektrike ata ballafaqohen me tension të ulët të rrymës, gjë që po shkakton edhe dëmtime të pajisjeve të amvisërisë dhe pajisjeve të punës të bizneseve”.

Për këto arsye, KKSB ka apeluar “tek të gjitha palët përgjegjëse, KEDS, KEK dhe Qeveria e Kosovës që të angazhohen në përmirësimin e kushteve dhe të ofrojnë zgjidhje afatgjate për këtë situatë të krijuar”.

“Ne kërkojmë që për këtë çështje të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mos vijë deri te ndonjë përkeqësim i mundshëm i situatës së sigurisë nga qytetarë të pakënaqur”, përfundon komunikata e KKSB-së.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri