25.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7741

20 të vrarë gjatë luftimeve në Tripoli

0

tripol1Qeveria e Libisë, ka thënë sot se mbi 20 persona janë vrarë në përleshjet e fundit në mes të fraksioneve të ndryshme që duan të marrin aeroportin e Tripolit nën kontroll.

Fraksionet rivale të përkrahura nga brigada aleate nga Misrata dhe Zinatni, kanë luftuar për gati tri javë për të kontrolluar aeroportin e kryeqytetit. Këto luftime kanë qenë shpërthimi më i madh i dhunës prej luftimeve të vitit 2011 që çuan deri te fundi i regjimit të Muamer Gadafit.

Një numër i madh i të huajve ndërkohë janë evakuar nga shteti i Afrikës Veriore prejse nisen luftimet.

Të fundit që janë larguar janë 100 qytetarë të Britanisë së Madhe.

Qyteti ka qenë më i qetë mëngjesin e së dielës, me përjashtim të disa shpërthimeve sporadike, raporton Reuters.

Bleona dhe Anxhela tregojnë udhëtimin e tyre luksoz

0

bleonaBleona dhe Anxhela Martini po kalojnë një kohë vërtet të këndshme nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Të ndodhura në klasin e parë në avion, udhëtimi i dy bukurosheve shqiptare është shndërruar në një vend ku ka vetëm luks, kërcehet, vishet me fustane të shtrenjta dhe ku bëhet zhurmë pa e vrarë mendjen.

Kjo atmosferë është treguar nga modelja Anxhela Martini e cila ka postuar një foto ku tregon se si është udhëtimi i tyre ku ka shkruar: “We booked the whole business class only for us !!! #funride with my girls Bleona”.

Më pas këngëtarja Bleona ka postuar në Facebook një video qesharake ku vë në “lojë” Anxhelën e cila ka veshur një fustan si në tapet të kuq.

Epo këto vajza dinë se si të bëjnë qejf!

Pritje të gjata në Morinë (Video)

0

Kufiri ne vermicNë pikë kalimin Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në Morinë, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve , ku qytetarëve u duhet të presin një kohë të gjatë për të kaluar.

Ndonëse kjo gjendje e krijuar vjen si pasojë e fluksit të madh të qytetarëve në sezonin veror, teksa kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

Mirëpo, qytetarët janë shprehur paksa të shqetësuar, derisa ankohen për jo efikasitetin e autoriteteve shqiptare dhe atyre kosovare.

Indeksonline ka siguruar një video, ku mund të shihni kolonat e gjata të automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri.

http://youtu.be/xc6zEDM-9-k

Antraksi i lopëve në Rahovec prek edhe familjarët

0

lopaJakup Hotit nga Krusha e Madhe e Rahovecit i kanë ngordhur gjashtë krerë lopë, nga 47 sa i ka gjithsej në fermën e tij, si pasojë e shfaqjes së sëmundjes antraks, raporton KTV.

Pas ngordhjes së tyre menjëherë ka intervenuar Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit, e cila ka marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e lopëve të tjera.

Pavarësisht intervenimit, nga sëmundja antraks janë prekur edhe disa nga pjesëtarët e familjes Hoti, mirëpo gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve.

Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit, me të marrë mostrën për shfaqjen e sëmundjes së antraksit, ka urdhëruar vaksinimin e menjëhershëm të të gjitha kafshëve në Krushë të Madhe.

AVUK-u iu ka konstatuar familjarëve që në afat prej 10 deri 14 ditë nuk kanë të drejtë të konsumojnë mishin e as qumështin nga krerët e lopëve, si rezultat i vaksinimit të tyre. /KTV/Koha.net/

NATO me plane të reja ushtarake për shkak të Rusisë

0

NATO-Anders Fogh RasmussenSekretari Përgjithshëm i NATO -s Anders Fogh Rasmussen ka paralajmëruar se Aleanca ushtarake Veri atlantike do të përgatisë plane të reja mbrojtëse pas ballafaqimit me agresionin rus në Ukrainë dhe ka ftuar vendet anëtare të NATO-s që të shtojnë investimet në ushtri.

Njeriu i parë i NATO-s thotë se “agresioni rus ka qenë vërejtje dhe ai ka krijuar situatë të re të sigurisë në Europë “.

“Do përforcojmë ushtrimet ushtarake dhe do përgatisim plane të reja mbrojtëse”, ka thënë Rasmussen në një intervistë për gazetën rajonale franceze Midi libre.

Ai ka theksuar se do të trimërojë vendet e NATO-s që të rrisin investimet në sektorin e mbrojtjes, njofton AFP.

Rasmussen ka përkujtuar se gjatë pesë vjetëve të shkuar Rusia në sektorin e mbrojtjes i ka shtuar investimet 50 për qind, derisa vende e NATO-s i kanë pakësuara to mesatarisht 20 për qind.

“Duhet ta ndryshojmë këtë trend”, ka shtuar Rasmussen i cili rrëzimin e aeroplanit të udhëtarëve në Ukrainë e ka quajtur krim lufte.

Rrebeshi shkakton dëme në Prizren

0

foto-1_5314Shiu i rrëmbyeshëm i shoqëruar me erë të fortë ka shkaktuar dëme në Prizren, të dielën pak para orës 18:00.

Të reshurat në intervalin prej disa minutash kanë bërë që qytetarët të kujdestarojnë pranë kanaleve atmosferikë, në mënyrë që të evitohen përmbytjet, që kishin ndodhur në disa lagje të qytetit vetëm pak ditë më parë.

Nga shiu e era e kanë pësuar edhe drunjtë që kanë penguar qarkullimin nëpër rrugën “Adem Jashari”.

Zihen krushqit në dasmë, plagoset me armë një vajzë

0

Policia-shqiperiDita e gëzueshme e dasmës së dy të rinjve në Paskuqan u shndërrua në një sherr banal mes familjarëve të djalit dhe krushqve.

Mësohet se sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë, një vajzë e re ka mbetur e plagosur.

Momentalisht nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por policia ka ndaluar 4 prej personave të përfshirë në sherr dhe ka sekuestruar armën e zjarrit.

Ndërkohë vajza e plagosur, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

63 pyetje për Ekzekutivin e Suharekës

0

suhareka2Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës gjatë seancave të mbajtura në periudhën janar- qershor 2014 kanë bërë gjithsej 63 pyetje për Ekzekutivin e kësaj komune.

“37 për qind e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës”, thotë përfaqësues i KDI-së Naim Cahanaj.

“Anëtarët e PDK-së në Kuvendin e Komunës së Suharekës prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 38.1 për qind të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e LVV-së me gjithsej 22.2 % të pyetjeve të përgjithshme”

Anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Suharekës, sipas tij, janë Leonard Shala (LVV) me 17.5 % dhe Florije Bytyqi (PDK) me 12.7 % të pyetjeve të përgjithshme./PrizrenPress.com/

Asamblistët e Prizrenit për gjashtë muaj ngritën 234 çështje

0

Prizren-Asambleja komunaleMybera Mustafa (LDK) dhe Osman Hajdari (BD) në gjashtëmujorin e parë të këtij vitin, kanë shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me nga 8.1 për qind në Kuvendin e Prizrenit.

Haziz Hodaj (LDK) dhe Arbër Rexhaj (LVV) janë vlerësuar me nga 7.7 për qind përkatësisht 5.6 për qind të çështjeve të ngritura.

Përfaqësuesi i KDI-së, Naim Cahanaj thotë se gjatë seancave të mbajtura në periudhën janar-qershor 2014 nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit janë ngritur gjithsej 234 çështje, prej të cilave 48 për qind nga fusha me interes për qytetarët e Prizrenit.

“ Ndërkaq, 52 për qind e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit”, thotë Cahanaj për PrizrenPress.

Sipas tij, në Kuvendin e Komunës së Prizrenit anëtarët e LDK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 27.4 për qind të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së dhe BD-së me 17.5 për qind, përkatësisht 13.2 % të çështjeve të ngritura./PrizrenPress.com/

I kemi lënë keq!

0

BesnikTahiri-aakShkruan: Besnik Tahiri
Bashkatdhetarët tanë, pavarësisht mundësive për pushime në katër anët e botës ata zgjedhin Kosovën, për një javë, disa tjerë dy-e-tri, duke mos harruar faktin se nuk shquhet për ndonjë turizëm veror! Kështu, bashkëqytetarët tanë me qëndrim të përkohshëm apo përhershëm në këto vende, si kaherë e përherë, vazhdojnë të ndajnë kohën e vlefshme, si dhe paratë e kursyera, duke i qëndruar sa më pranë vendit dhe të dashurve të tyre, diçka që në këtë intensitet dhe formë vështirë se ndodh në vendet e kulturat tjera.
Të gjithë jemi dëshmitar, që diaspora ka qenë, dhe mbetet kontribuese e fuqishme financiare e materiale për vendin dhe ekonomitë tona familjare, për arsimimin e shëndetësinë në kohët e vështira, për luftën tonë Çlirimtare, e para së gjithash ajo është një katalizator dhe referencë kulturore ose thënë më mirë një ‘dritare’ krahëhapur, ku ne shohim perëndimin, një promotor aktiv i zhvillimit dhe inovacionit, dhe veçmas, një shteg dhe urë lidhëse e jona me perëndimin.
Pavarësisht gjithë kësaj Institucionet tona ende nuk arrijnë të ndërtojnë mekanizma që përveç që ti bëjnë ata të ndihen mirë gjatë pushimeve, të instaloj logjikën që ata ta trajtojnë diasporën, qoftë politike apo ekonomike, si pjesë integrale të shoqërisë dhe vendit tonë. Kjo për faktin se papunësia është një problem serioz, dhe bartë rrezikun që një pjesë e të rinjve mund t’i kthehen përsëri rrezikut të migrimit ballë mungesës së mirëqenies dhe një të ardhmeje të paqëndrueshme.
Ekonomia e familjeve Kosovare po vazhdon të varet nga remitancat e emigracionit, kryesisht nga Evropa, kjo për faktin se shumica e aktiviteteve bazohen në shpenzimet e konsumatorëve dhe në ndërtim. Ndërkohë që bizneset e vogla, bazuar në paratë e diasporës dhe frymën e jashtëzakonshme sipërmarrëse, kanë lulëzuar në bumin fillestar të pasluftës dhe po vazhdojnë të këndellen nga kjo. Vet fakti që ne kemi 30 për qind të investimeve të huaja në Kosovë, vijnë nga diaspora kosovare, kjo tregon shumë. Rreth 400 milionë euro investime çdo vit vijnë nga diaspora.

Megjithatë diaspora edhe më tutje po shihet si instrument që sjell mjete për konsum, andaj është domosdoshmëri që të ndryshoj qasja duke i trajtuar ata si mundësin e parë për investim dhe krijimin e vendeve të punës, e kjo ndodh vetëm përmes politikave të mençura institucionale. Mërgimtarët dhe Diaspora mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik në vendet e prejardhjes në shumë mënyra përveç vetëm dërgimit të të hollave.

Ata do të mund të kontribuonin në zhvillimin ekonomik duke themeluar vetë ndërmarrje ose duke iu ndihmuar familjeve dhe të afërmve për të vepruar ashtu nëpërmjet të bartjes përfituese të njohurive dhe zotësive në menaxhimin e bizneseve. Mbi të gjitha ata mund të luajnë rolin e ambasadorëve më të mirë për thithjen e investimeve, të huaja. Thënë ndryshe, diaspora është magneti i Kosovës dhe qytetarëve të saj, në qëllimin tonë madhor evropian. Me këtë nuk dua të abstrahojë faktin se Kosova për diasporën mbetet vatër inspirimi, si dhe formësuse aktive e identitetit të diasporës si kulturë më vete në vendet evropiane.

Nuk shoh të bëjmë diçka ndryshe dhe për t’u mbajtur mend. Nuk dua të besojë, se kjo qasje është rrjedhojë e ftohjes ndaj tyre, pavarësisht se është diaspora, ajo të cilës ne duhet t’i dalim ballëhapur e zemërgjerë. Nuk dua ta zgjatem, por me lejoni të ftojë secilin që jeton në Kosovë, që t’i thërras zemrës dhe kujtesës, dhe kështu të bëjmë më shumë më shumë për bashkatdhetarët tanë. Fundja kjo është më shumë se një thirrje, këtë e kemi edhe obligim njerëzor. Diaspora meriton vendin e duhur në familjet tona, në institucionet tona, ne vendin e të parëve tanë, ndryshe nuk bënë, sepse ndryshe ne harrojmë dhe humbasim shumë!