18.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7743

Aksident në Durrës, makina ndahet më dysh

0

Aksident në Durrës-makinaNjë aksident i rënë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Urës së Dajlanit në Durrës. Si pasojë e përplasjes, automjeti është ndarë më dysh, ndërsa shoferi ka ngelur i plagosur rëndë.

Burime të agjencisë NOA.al bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si A. Karamani, i cili është transportuar me shpejtësi për në spital, ku edhe po merr mjekimin e duhur nga ana e mjekëve.

Ai po udhëtonte me një automjet tip “Audi” dhe është përplasur me bordurën e rrugës, sipër Urës së Dajlanit. Dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e madhe, tej normave të lejuara. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

OVL e UÇK-së i quan “shërbyes të Rankoviqit” përkrahësit e Gjykatës Speciale

0

OVL e UÇK-protesta per gjykatUshtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Smajl Elezaj u është kundërpërgjigjur të gjithë atyre që thonë se Gjykata Speciale do të ndihmojë në heqjen e njollës që është vënë mbi UÇK-së dhe mbi shtetin.

“Njollë kanë vetë këta që i janë gëzuar këtij raporti. Këta shërbyes të Rankovicit”, ka thënë Elezaj me tone nervozizmi, transmeton Koha.net.

Të kontaktuar nga tribuna zyrtarë të organizatës edhe pse nuk kanë pranuar të deklarohen më shumë rreth këtij raporti, kanë komentuar rreth deklaratave që po japin përfaqësues të ndryshim politik dhe analistë.

Në fatk, raporti i publikuar gjatë fillimit të kësaj jave për krimet e pretenduara të kryera gjatë luftës 1998-99 në Kosovë, ka ngjallur reagime të shumta nga ana e shoqërisë kosovare. Derisa përfaqësues politikë dhe institucionet e vendit kanë shprehur përkrahjen e tyre lidhur me hetimet të dala nga raporti i prokurorit amerikan Clint Ëilliamson, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kërkuar që ky proces të bojkotohet nga luftëtarët e lirisë.

Në një komunikatë për medie OVL e UÇK-së, e patë quajtur këtë raport si jologjik, qesharak, antihistorik, tendencioz dhe inferior ndaj luftës së pastër të UÇK-së, ushtri të cilën siç kanë thënë ata ka luftuar në trojet e veta, ka mbrojtur trojet e robëruara nga okupimi, ushtri e cila nuk ka sulmuar asnjë territor të ndonjë shteti fqinj.

500 kg drogë dalin nga Lazarati për t’u trafikuar

0

droga ne lazaatNjë sasi prej 500 kg drogë u sekuestrua mëngjesin e sotëm nga policia e Gjirokastrës.

Aksioni i koduar “Periferia” u organizua rreth orës 01:00 të mëngjesit, pasi kishte informacione mbi lëvizjen e një mjeti tip furgon në periferi të fshatit Lazarat në drejtim të Gjirokastrës.

Kjo tregon se pavarësisht ndërhyrjes së policisë në këtë fshat, droga vazhdon të jetë e pranishme atje, madje në sasi të mëdha.

“Si rezultat i operacionit, u bë bllokimi i automjetit tip furgon me targa false ,AA 090 AL, që drejtohej nga një shtetas i cili porsa ka parë se e ndiqte policia, braktisi automjetin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet, por është i identifikuar nga ana jonë dhe po punohet për kapjen e tij”, sqaron policia lokale, raporton Start.

Në brendësi të furgonit u gjetën 10 fuçi plastike të mbushura me boçe mariuane si dhe 10 thasë plasmasi të mbushur po me boçe mariuane, gjithsej rreth 500 Kilogramë. Gjithashtu në brendësi të fuçive të drogës u gjetën edhe dy armë zjarri Kallashnikov dhe dy krehëra me fishekë. Armët, lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Lënda narkotike dhe armët ka qenë te fshehura dhe poseduesit e drogës duke pasur presionin e policisë e cila po vijon kontrollet çdo ditë në Lazarat kanë tentuar ta nxjerrin jashtë Lazaratit. Po vijon puna për kapjen e drejtuesit të furgonit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thekson më tej policia.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Nora realizon remiksin e “Gangsta” me D Red

0

Nora me motorNora Istrefi ka publikuar remiksin e këngës së saj të suksesshme “Gangsta” në bashkëpunim me deejayn e saj zyrtar, Dj D Red.

Ky bashkëpunim ishte i pritshëm pasi dihet se, D Red dhe Nora kanë vite që bashkëpunojnë në koncerte në të gjitha trojet shqiptare.

Këngën origjinale e ka punuar Zzap n’Chriss me video të Entermedias.

Stresi kërcënon Ledrin dhe Mc Kreshën, anulojnë koncertet

0

StresiDuket se reperi kosovar Ledri Vula i ka shpëtuar një sherri që pritej të ndodhte mbrëmë në Tiranë.

Ai kishte paralajmëruar se do të performonte në Folie Terrace, ndërsa në anën tjetër Stresi e kishte kërcënuar se do ti tregonte burrërinë në Tiranë.

Këto fjalë të stresit erdhën pas një foto ku Ledri u pa bashkë me “dikur” armikun e tij të përbetuar, Noizyn.

Në një intervistë për “Krej Real”, Stresi thotë se Ledri është femër, dhe më parë do të bënte seks me të në shtrat se sa me një femër.

Ndërsa për Kreshën thotë se i ka të anuluara disa koncerte në Tiranë, pasi siç thotë edhe në intervistë është ai i cili vendos se kush do të performojë në Tiranë. /shqiptarja.com/

Haziri: S’mund të përsëritet koalicioni me PDK-në

0

LutfiHaziri5-30Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma ka 83 deputetë dhe sipas tij, po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të formuar institucionet, Kuvendin dhe Qeverinë.

Haziri është shprehur kundër idesë së PDK-së që qeveria e ardhshme të jetë me përfshirje të gjerë. Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se koalicioni i dikurshëm PDK-LDK nuk mund të përsëritet tani.

“Koalicioni që e udhëheq LDK-ja i ka 83 deputetë. Nëse mendohet në një koalicion që ka qenë deri në vitin 2010 është çështje tjetër. Koha ka dëshmuar se tërheqja e LDK-së njëanshëm nga ajo qeverisje nuk ka mundur të riparohet ende”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, në këtë fazë LDK-ja ka krijuar një koalicion me shumicë të madhe parlamentare, pa PDK-në dhe po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta vazhduar formimin e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore.

“Situata politike në Kosovë ka nevojë për zgjidhje legale, jo për zgjidhje politike. Dhe legaliteti kërkohet nga Gjykata Kushtetuese që është organi më i lartë dhe garantues i kushtetutshmërisë. Kërkesën për shqyrtim e ka shkaktuar PDK-ja dhe në këtë kohë, kur jemi në pritje të vendimit të Kushtetueses për shumicën parlamentare, mendoj se duhet ta presim datën që është konfirmuar e që është 21 gushti”, ka deklaruar Haziri.

Ai është shprehur i bindur se Kushtetuesja do ta konfirmojë kushtetutshmërinë e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

“Ne kemi thënë se vazhdojmë të besojmë se kjo çështje do të interpretohet ashtu siç është thënë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Besojmë shumë se kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe presim që vetëm të konfirmohet kjo kushtetutshmëri e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit”, është shprehur Haziri.

Lypsarë apo vegla të `krimit`

0

LypsariNumri i lypsarëve në Kosovë po shtohet gjithnjë e më shumë, duke shkaktuar rrezik për qytetarët.

Disa lypsarë janë shndërruar në “mafi” dhe po punojnë sipas hierarkisë, disa janë lypsarë të hallit, ndërsa ka prej tyre që lëmoshën e shpenzojnë në pije alkoolike, drogë ose prostitucion. Shteti është shumë pasiv me këtë kategori, shkruan Zeri.

Partitë, në kërkim të njerëzve për përballje në Kushtetuese

0

GjykataKushtetuese e KosovesKoalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma i ka dalë punë që ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese t’i japë mundësi t’i shprehë qëndrimet rreth kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Isa Mustafës, kryeparlamentar. Gjykata ia ka miratuar kërkesën por ftesën nuk ia ka bërë si grup parlamentar, por vetëm si parti të ndara politike.

Tash, këto parti janë obliguar të vendosin se kujt do t’ia besojnë përballjen me palën e kundërt në Gjykatë, në këtë rast PDK-në. Përfaqësuesi i autorizuar nga blloku paszgjedhor Bajram Gecaj, i cili e ka dorëzuar lëndën në Kushtetuese, ka thënë se të hënën do të vendoset se si dhe kush do ta përfaqësojë LDK-në në seancën dëgjimore të Gjykatës, shkruan Tribuna.

Por, ai ka përjashtuar mundësinë që kreu i partisë, Isa Mustafa, të jetë përfaqësues i bllokut. Gecaj ka thënë se ndonjëri nga deputetët e Parlamentit do të mund t’i paraqesë qëndrimet dhe argumentet për të argumentuar se zgjedhja e Isa Mustafës ishte e drejtë legjitime dhe në pajtim me Kushtetutën.

Mushkolaj: S’ka kthim në pikën zero

0

Gjyljeta mushkolajIsh-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj, tha se PDK-ja e ka dërguar në Kushtetuese Isa Mustafën, me qëllim që të fitojë kohë për të siguruar mbetjen në pushtet.

Ajo në një intervistë për gazetën “Zëri” thotë se Blloku Tri-partiakë bëri autogol kur i dërgoi komentet në Kushtetuese. Gjylieta thotë se deputetët vendosin për grupin më të madh parlamentar, jo Kushtetuta….

Schwartz: Lufta e palestinezëve, si ajo e Kosovës, për shtet – jo për fe

0

Stephen Sylejman SchwartzLufta e palestinezëve ngjason me atë të shqiptarëve të Kosovës – nuk ka të bëjë me fe, por me shtet. “’Hamasi’, si një degë e ‘Vëllazërisë…’ fundamentaliste, e vesh veten me kostumin islamik dhe përdor fjalor islamik për ta paraqitur luftën si një konflikt ndërmjet besimtarëve të ndryshëm, por kurrë nuk ka qenë konflikt fetar”, ka thënë Stephen Sylejman Schwartz, studiues i islamit, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Pluralizëm Islamik me seli në Washington të SHBA-së.

Schwartz, në një intervistë ekskluzive dhënë “Kohës Ditore”, ka folur për kontekstin e luftimeve të fundit mes Izraelit dhe “Hamasit”, për pasojat e tyre në atë rajon dhe ndikimin në botë – përfshirë debatet në shoqërinë kosovare.

Përpjekjet që kjo luftë të interpretohet si e drejtuar kundër myslimanëve, sipas Schwartzit, reflekton depërtimin e mprehtë të “Vëllazërisë Myslimane” në Kosovë. Ai ka folur edhe për qëndrimin e Prishtinës rreth kësaj çështjeje dhe qasjen e shtetit palestinez ndaj Kosovës.

Schwartz, një gazetar i njohur amerikan (më 1997 u bë mysliman hanefi), është autor i shumë librave, në mesin e të cilëve edhe disa për Kosovën dhe shqiptarët. Libri i tij “Islami tjetër” është botuar kohë më parë nga shtëpia botuese “Koha”.