Schwartz: Lufta e palestinezëve, si ajo e Kosovës, për shtet – jo për fe

Stephen Sylejman SchwartzLufta e palestinezëve ngjason me atë të shqiptarëve të Kosovës – nuk ka të bëjë me fe, por me shtet. “’Hamasi’, si një degë e ‘Vëllazërisë…’ fundamentaliste, e vesh veten me kostumin islamik dhe përdor fjalor islamik për ta paraqitur luftën si një konflikt ndërmjet besimtarëve të ndryshëm, por kurrë nuk ka qenë konflikt fetar”, ka thënë Stephen Sylejman Schwartz, studiues i islamit, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Pluralizëm Islamik me seli në Washington të SHBA-së.

Schwartz, në një intervistë ekskluzive dhënë “Kohës Ditore”, ka folur për kontekstin e luftimeve të fundit mes Izraelit dhe “Hamasit”, për pasojat e tyre në atë rajon dhe ndikimin në botë – përfshirë debatet në shoqërinë kosovare.

Përpjekjet që kjo luftë të interpretohet si e drejtuar kundër myslimanëve, sipas Schwartzit, reflekton depërtimin e mprehtë të “Vëllazërisë Myslimane” në Kosovë. Ai ka folur edhe për qëndrimin e Prishtinës rreth kësaj çështjeje dhe qasjen e shtetit palestinez ndaj Kosovës.

Schwartz, një gazetar i njohur amerikan (më 1997 u bë mysliman hanefi), është autor i shumë librave, në mesin e të cilëve edhe disa për Kosovën dhe shqiptarët. Libri i tij “Islami tjetër” është botuar kohë më parë nga shtëpia botuese “Koha”.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit