Home Blog Page 777

Suharekë, institucionet lokale apelojnë për festime dinjitoze dhe pa krisma

0

Në takimin e fundit të Koordinimit Lokal për Siguri për këtë vit, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, u diskutua për situatën aktuale të sigurisë dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit.

“Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin gjatë këtij viti. Si Komunë, ju jemi mirënjohës për kontributin e dhënë në takimet e sigurisë dhe uroj që viti i ardhshëm të jetë i suksesshëm për të gjithë”, tha, ajo, përcjell PrizrenPress.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, raportoi për gjendjen e sigurisë, duke e cilësuar si të qetë dhe stabile, pavarësisht një rritjeje të aksidenteve për shkak të shtimit të trafikut gjatë festave. “Në dy javët e fundit kanë ndodhur 10 aksidente, të gjitha me dëme materiale. Lus qytetarët që të festojnë dinjitetshëm, ashtu siç na ka hije, dhe jo me krisma apo armë,” tha Sylaj.

Policia e Kosovës ka shqiptuar 365 tiketa dhe ka realizuar 21 urdhëresa gjatë kësaj periudhe. Nga data 20 dhjetor, në rrugët e qytetit do të ketë më shumë patrulla, si me uniformë ashtu edhe civilë, për të parandaluar rastet e mundshme dhe për të shtuar kontrollet në trafik.

Komuna dhe Policia apelojnë për bashkëpunim nga qytetarët, duke theksuar se festat duhet të jenë një kohë për gëzim dhe jo për rrezik./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ardienne GodBold rikthehet te KBF Bashkimi për pjesën e dytë të sezonit

0

Pas një viti mungese, Ardienne GodBold, e njohur me nofkën “Nunu”, është rikthyer te KBF Bashkimi. Ky rikthim i saj vjen si përforcim për ekipin në pjesën e dytë të sezonit, duke forcuar më tej skuadrën në ndjekjen e objektivave të mëdha që ka përpara, përcjell PrizrenPress.

Klubi ka shprehur entuziazmin për rikthimin e saj, duke theksuar rëndësinë që GodBold ka për ekipin, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekipor.

“Me ardhjen e saj, do të jemi edhe më të fortë drejt synimeve të mëdha që i kemi” deklaroi klubi në njoftimin zyrtar./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Prizrenit shpërndan dru zjarri për 824 familje në nevojë

0

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (DPMS) në Prizren ka përfunduar sot shpërndarjen e druve të zjarrit për 824 familje, ku përfshihen: 213 familje të dëshmorëve, 211 familje të invalidëve të luftës, dhe 400 familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Kryetari Shaqir Totaj dhe drejtori i DPMS-së, Rasim Demiri, gjatë këtij procesi u dakorduan që “vitin e ardhshëm në këtë program të përfshihen të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë sociale, e që sipas të dhënave aktuale, në Komunën e Prizrenit janë rreth 700 familje të tilla”./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Haxhi Shala deklarohet fajtor

0

Haxhi Shala të hënën në Hagë ndryshoi deklarimin rreth fajësisë, ai tani pranoi fajësinë sipas marrëveshjes që ka arritur me Prokurorinë.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë i intervistuar nga Prokuroria dhe hetuesit dhe nuk isha i njoftuar plotësisht se çka bëhet fjalë dhe për këtë arsye jam deklaruar i pafajshëm. Tash jam i fajshëm më atë se çka jam pajtuar”, tha Shala.

Atij iu lexuan pikat e aktakuzës së datës 10 korrik 2024 që janë përfshirë në marrëveshjen për pranimin e fajësisë. Për të gjitha këto pika, Shala u deklarua fajtor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Përpara kësaj, Shala tha se është i vetëdijshëm për marrëveshjen dhe është plotësisht dakord si me përfitimet e po ashtu edhe pasojat që dalin nga ajo.

“Unë jam i vetëdijshëm për këtë marrëveshje, e kuptoj shumë mirë sepse është në gjuhën shqipe. Kam komunikuar edhe me avokatin tim dhe plotësisht jam dakord me këtë marrëveshje. I kuptoj edhe pasojat edhe të gjitha”, tha Shala.

Glauk Konjufca bëhet baba për herën e tretë

0

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se sot është bërë baba për herë të tretë.

Ai ka bërë të ditur se është bërë prind i një vajze që ia kanë lënë emrin Kaona.

“Së bashku me Emirën dhe vajzat tona të dashura – Knidën dhe Erenën, jemi shumë të lumtur që na erdhi në jetë Kaona!”, ka shkruar Konjufca.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nis Liga Unike: Bashkimi në Grupin A dhe Ylli në Grupin B

0

Sot nis sezoni i ri i Ligës Unike Meshkujt, ku 12 skuadra nga Kosova dhe Shqipëria do të konkurrojnë në dy grupe, duke sjellë rivalitet të lartë dhe përballje emocionuese.

Në Grupin A, Bashkimi i Prizrenit do të përballet me Besëlidhjen në një ndeshje që zhvillohet në Lezhë. Ky duel shënon një nisje të rëndësishme për prizrenasit, të cilët kërkojnë të bëjnë një hap të fuqishëm drejt fazave më të larta të garës, përcjell PrizrenPress.

Në Grupin B, Golden Eagle Ylli, një nga ekipet më të suksesshme në këtë ligë, do të presë Tiranën në Suharekë. Ish-kampionët shihen si favoritë në këtë përballje dhe do të synojnë një debutim të shkëlqyer për të vendosur tonin e sezonit të ri.

Orari i ndeshjeve të së mërkurës:

Grupi A:

  • 17:00 Besëlidhja – Bashkimi
  • 18:00 Teuta – Vëllaznimi

Grupi B:

  • 19:00 Sigal Prishtina – Vllaznia (në Shkodër)
  • 19:00 Golden Eagle Ylli – Tirana

Liga Unike Meshkujt premton spektakël dhe rivalitet mes skuadrave, duke përfaqësuar më të mirën e basketbollit nga të dyja anët e kufirit./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Krajk të Prizrenit

0
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin Krajk të Prizrenit.

Prokuroria ka njoftuar se ‘disa prej të pandehurve fillimisht i kishin ndërprerë rrugën njërit prej viktimave me vetura duke e sulmuar dhe shtënë në drejtim të tij. Ndërsa në rastin tjetër, viktima tjetër ishte ndjekur nga dy persona të tjerë. Pas të dyja këtyre rasteve, të pandehurit kishin hasur përsëri në viktimat dhe i kishin rrahur’.

Aktakuza thotë se më 22 maj, në afërsi të tyrbes së fshatit, të pandehurit H.L., Sh.L, dhe A.L. me dashje kanë tentuar të vrasin M.Q. dhe duke rrezikuar jetën e të dëmtuarave Gj.B. dhe S.Q. si pasagjere në veturë. Sipas aktakuzës, i pandehuri A.L. u ka dalë përpara veturës që drejtohej nga i dëmtuari. I pandehuri A.L. me shufër metalike e ka thyer xhamin e përparmë të veturës, ndërsa i pandehuri Sh.L. me pistoletë “Crvena Zastava 99” ka shtënë 4-5 herë duke e goditur të dëmtuarin në të dy këmbët. M.Q. kishte arritur të ikte në drejtim të Prizrenit.

Ndërkohë, në afërsi të tyrbes së fshatit, të pandehurit tjerë I.L. dhe A.L. të pajisur me një pistoletë i janë afruar të dëmtuarit B.Q., duke e goditur me pjesën e topitur të pistoletës.

Pastaj, të pandehurit H.L., I.L., H.L., Sh.L., dhe Z.L., pas konfliktit në fshatin Krajk, i kanë ndjekur me automjete të dëmtuarit dhe pasi ishin ndalur në një pompë benzine i kishin sulmuar duke iu shkaktuar lëndime të tjera, që janë konstatuar me dokumente ligjore.

Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se H.L., Sh.L. dhe A.L. akuzohen për veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë”, të pandehurit I.L, dhe A.L., për veprën penale “Sulmi”, të pandehurit H.L, I.L, H.L, Sh.L dhe Z.L., për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe H.L., Sh.L., I.L., për veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rahoveci ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike

0
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se gjatë festave të fundvitit ka urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike në këtë komunë.

“Zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga inspektorët dhe Policia, ndërsa shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Policia shqiptoi 1960 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 18 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 38 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 23 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Dragashi inicion procedurat për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

0

Qeveria komunale e Dragashit në mbledhjen e fundit ka marrë vendim që të iniciojë procedurat e prokurimit për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Sipas njoftimit, pika e parë e rendit të ditës për këtë takim ka qenë formimi i Grupit Punues për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis.

“Në vend të Draft Planit të Veprimit për Mjedis, me propozim të anëtarëve të Bordit, në pikën e parë të rendit të ditës u diskutua fillimisht për nisjen e procedurave për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal. Në këtë mbledhje u mor vendim që të hapet tender dyvjeçar për hartimin e PZhK-së”, thuhet në njoftim.

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës, Bexhet Xheladini, qeveria komunale ka shqyrtuar edhe Draft Memorandumin e Bashkëpunimit me Telekomin e Kosovës, me ç’rast ka dhënë pëlqimin për shtrirjen e kabllove optike nëpër pronat publike, duke e konsideruar projektin në interes për qytetarët tanë, raporton Telegrafi.

Tutje sipas njoftimit është vendosur që drejtoritë përkatëse të ofrojnë informata lidhur me ndonjë aktivitet që kanë ndërmarrë institucionet lokale sa i përket luftimit dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, me qëllim të plotësimit të pyetësorëve të dërguar nga hulumtuesit përkatës.

Në të njëjtën kohë nga drejtoritë është kërkuar që deri në fund javës të ofrojnë të dhënat e kërkuara rreth përmbushjes së obligimeve për Agjendën Evropiane për periudhën janar-dhjetor 2024.

Po ashtu janë dhënë informata lidhur me ecurinë e bashkëpunimit me Komunën e Studeniçanit, për procesin e aplikimit të përbashkët në fondet evropiane.

Anëtarët e qeverisë lokale, sipas njoftimit, janë informuar nga kryetari Xheladini edhe për shprehjen e interesit të Komunës së Dragashit lidhur me zbatimin e Programit qeveritar për Banimin Social. /Telegrafi/