Home Blog Page 776

Dhunohet një grua në Malishevë, arrestohet i dyshuari

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunimit në Malishevë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 12:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dy raste të sfidës ‘Superman’ në shkollat e Prizrenit, Policia dhe Komuna marrin masa

0

Zyrtarë të qeverisë komunale në Prizren dhe ata të Policisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë ndërmarrë veprime për parandalimin e vetëlëndimeve të nxënësve nga sfidat e ndryshme në rrjetet sociale.

Megjithatë në shkollat e Komunës së Prizrenit janë regjistruar dy raste të sfidës “Superman”, raporton Telegrafi.

“Janë dy raste që janë potencuar nga Policia e Kosovës për vetëlëndim nga lojërat përkatësisht të lojës ‘Superman’. Si Drejtori e Arsimit dhe si Komunë e Prizrenit me kohë kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme bashkë me drejtuesit e shkollave dhe ekipet profesionale që të bashkëbisedojmë me nxënësit dhe me prindërit për parandalimin e këtyre rasteve. Fatmirësisht nuk kemi pas lëndime në shkollat tona”, ka thënë drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj.

Ndërkaq kapiteni Haxhi Kabashi nga Policia e Kosovës ka theksuar se ka pasur takime ndërgjegjësuese lidhur me këtë sfidë.

 

Komandanti i Stacionit Policor në Prizren, kapiteni Nexhdet Mrasori ka theksuar se gjatë muajve të fundit janë realizuar vizita e ligjërata në shkolla me qëllim të parandalimit të dukurive negative, raporton Telegrafi.

“Për 3 muaj janë realizuar 403 vizita, përfshirë ligjëratat, që janë mbajtur në shkolla lidhur me dukuritë e ndryshme negative, me qëllim të parandalimit të tyre si dhe ndërgjegjësimin për to”, ka bërë të ditur Mrasori.

“Ka pasur raste të ngacmimeve mes nxënësve, por jo me probleme të theksuara. Falë bashkëpunimit shumë të mirë me Policinë e Kosovës, me drejtuesit e shkollave e në veçanti me prindërit, gjysmëvjetori shkollor në aspektin e sigurisë përmbyllet në kushte optimale ose të kënaqshme”, është shprehur zyrtarja e lartë komunale, raporton Telegrafi.

 

Në të njëjtën kohë ajo ka theksuar se DKA-ja është në proces të hartimit të Strategjisë për siguri në shkolla, me qëllim të adresimit të sfidave ekzistuese në bashkëpunim me komunitetin shkollor. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Nis Fest 63 në RTSH, 15 artistë prekin sot skenën magjike

0

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e natës së parë të FEST 63 në RTSH që do ngjisë në skenë artistë të ndryshëm, për t’i dhuruar publikut shqiptar një buqetë këngësh.

Nën tingujt e muzikës, dritave skenike e kamerave, starton mbrëmjen e sotme ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme muzikore e vitit, jo vetëm brenda vendit, por edhe në të gjitha trojet shqipfolëse.

Ajo që bie në sy në Fest 63 është fakti se ka një ndërthurje të larmishme zërash, që në karrierën e tyre kanë prekur lloje të ndryshme zhanresh muzikore, por të fokusuar më së shumti tek muzika pop dhe rok. Disa prej interpretuesve në skenë do të shkelin për herë të parë në tapetin e netëve magjike të Fest 63, ndërsa disa të tjerë kanë marrë pjesë edhe në festivalet e mëparshme, duke ngritur edhe trofe të këtij festivali.

Të ndryshëm janë mesazhet që do të përcillen përmes skenës së FEST 63 për 4 netë radhazi përmes teksteve të shkruara e kuruara të këngëtarëve, ku do t’i këndohet jo vetëm dashrurisë për njeriun, por edhe për vendin, do të ceken tematika mbi vendin, frymën kombëtare, si dhe do të përcillen mesazhe sensibilizuese me natyrë sociale.

30 janë arstistët që konkurrojnë në këtë festival, ku 15 do të përformojnë në natën e parë dhe 15 artistë të tjerë në natën e dytë të Fest 63.

Nata e tretë është Nata e Nostalgjisë. Këngët që kanë bërë historinë e festivalit ndër vite do të vijnë të interpretuara në duete nga artistët pjesëmarrës të Fest 63.

Ndërsa nata e katërt ka rezervuar për artistët emocione edhe më të forta, pasi vetëm të përzgjedhurit do të vijojnë betejën për çmimin e parë që do t’i çojë ata në Eurovision.

Slimane, i ftuar special në natën e parë të Fest 63

Slimane, këngëtari i famshëm francez, do të jetë i ftuar special në natën e parë të Fest 63, duke sjellë një performancë që pritet të jetë një nga momentet kulmore të festivalit. Ai përfaqësoi Francën në Eurovizion 2024 me këngën e tij të fuqishme “Mon Amour”, një hit që pas suksesit në Eurovizion bëri jehonë ndërkombëtare.

Prania e Slimane në Fest 63 është e shumëpritur dhe ai do të sjellë jo vetëm energjinë e Eurovizionit në skenën shqiptare por ka rezervuar edhe një surpizë për publikun shqiptar.

Noizy për herë të parë në skenën e Festivalit të 63të të Këngës

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, do të jetë pjesë e Festivalit të 63të të Këngës në RTSH.

Artisti do të ngjitet në skenën prestigjioze të Festivalit si i ftuar special i natës së parë, ku do të performojë së bashku me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar.

Kjo është hera e parë që Noizy, një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare, ngjitet në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH.

Polo: Fest 63, RTSH ofron art dhe kulturë të vërtetë për publikun shqiptar

Zv.Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së dhe Drejtoresha e Festivalit, Aurora Polo, në prag të ngritjes së siparit të Fest 63, ka falënderuar ekipin artistik dhe profesional të radiotelevizionit për angazhimin dhe përgatitjen e një festivali të denjë, që “ka bërë histori në çdo fundvit”.

Sipas saj, ky festival përfaqëson një përpjekje serioze për të kënaqur publikun, duke i dhënë mundësinë besnikëve, nostalgjikëve dhe të rinjve, që të ndjekin një ngjarje të denjë për traditën muzikore shqiptare.

Ajo ka falënderuar edhe stafin e RTSH-së dhe Orkestrën Simfonike të RTSH, që janë, sipas saj, “diamanti i këtij festivali, si dhe një shtyllë e rëndësishme për realizimin e tij”.

Sipas saj, ky festival është një prodhim i nivelit të lartë, që tregon se “RTSH ofron art dhe kulturë të vërtetë për publikun shqiptar”.

“Çdo fundvit RTSH ka përgatitjen më të madhe të muzikës në vend. Kjo traditë është ruajtur me shumë profesionalizëm nga ky institucion, por edhe nga këngëtarët. Këtë vit Festivali i Këngës përfaqësohet nga 30 krijime artistike. Si drejtoreshë e këtij festivali falënderoj ekipin e artistëve me nivel të lartë profesional, për të sjellë një festival të denjë dhe për të kënaqur shikueshmërinë, besnikët, nostalgjikët, si dhe për të tërhequr sa më shumë të rinj pranë Festivalit të Këngës. Një falënderim i veçantë shkon edhe për stafin e RTSH-së dhe diamantin e këtij festivali, Orkestrën Simfonike të RTSH-së. Jemi këtu për t’i treguar publikut se ne bëjmë prodhime serioze, shumë me dinjitet, siç është edhe Festivali i 63të i Këngës”, u shpreh Polo.

Këngëtarët në garë dhe orkestra e RTSH

Do të jenë 30 artistë pjesëmarrës në Fest 63, të cilët për ditë me radhë kanë bërë prova së bashku me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar dhe bandën muzikore. Prej dy javësh i gjithë formacioni muzikor është zhvendosur në Pallatin e Kongreseve.

Këtë vit duket se këngët janë mjaft cilësore dhe do të jenë vetë freskia e festivalit.

Blerta Ristani, drejtoresha artistike e Orkestrës Simfonike, bëri të ditur se i ka dëgjuar të gjitha këngët dhe thekson se ka këngë jashtëzakonisht të bukura, si të këngëtarëve të rinj dhe atyre të afirmuar.

“Orkestra është në dispozicion absolut të festivalit. E shoh si elementin më kryesor dhe ndikon shumë në mbarëvajtjen e festivalit, pasi është formacioni më i qëndrueshëm. Të bësh një festival me një orkestër simfonike live, këtë e bënë vetëm RTSH”, u shpreh Ristani.

Një element kryesor i Festivalit të fundvitit është Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, e cila, pas përfundimit të stinës koncertore, i është përkushtuar tërësisht Festivalit të Këngës.

Dirigjentë të Orkestrës në katër netët e Fest 63 do të jenë disa prej emrave më të njohur të muzikës në fushën e dirizhimit, por edhe të krijimtarisë dhe interpretimit instrumental, si: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Markeljan Kapedani, Oleg Arapi, Olsi Qinami, Armando Broshka dhe Lirjona Sylejmani.

Pjesë e orkestrës do të jetë edhe banda muzikore, i cili do të drejtohet nga kantautori Elton Deda. Sipas tij, prurjet muzikore të 30 artistëve pjesëmarrës janë mjaft të mira, duke shtuar se “këtë vit është punuar që këngët të jenë më afër bandës”.

Nga 30 artistë konkurrues në Fest 63, 16 prej tyre do të ngjiten për herë të parë në skenën e Festivalit të këngës në RTSH.

Këngëtarët në garë sipas rendit alfabetik

  1. Algert Sala
  2. Alis
  3. Ardit Çuni
  4. Devis Xherahu
  5. Djemtë e Detit
  6. Elvana Gjata
  7. Endrik Beba
  8. Epos
  9. Erma Mici
  10. Frensi Revania
  11. Gjergj Kaçinari
  12. Gresa Gjocera
  13. Jet
  14. Kejsi Jazxhi
  15. Klea Dina
  16. Kleansa Susaj
  17. Laorjan Ejlli & Adelina Correj
  18. Lorenc Hasrama
  19. Luna Çausholli
  20. Mal
  21. Martina Serreqi
  22. Mihallaq Andrea
  23. Nita Latifi
  24. Orgesa Zaimi
  25. Rea Nuhu
  26. Ronaldo Mesuli
  27. Santino de Bartolo
  28. Shkodra Elektronike
  29. Stine
  30. Vesa Smolica

Aliu nga IHMK: Ndryshime të mëdha të motit nga nesër

0
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet atmosferike që priten të mbizotërojnë në ditët në vijim.

 

 

Sipas tij, mjegulla që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës është rezultat i temperaturave të larta të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar avullime të mëdha dhe kondensim në ajër.

Ai ka paralajmëruar pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar, pasi rrugët janë të rrëshqitshme për shkak të lagështisë dhe ngricave.

“Nesër pritet ndryshim i plotë i kushteve meteorologjike. Fillimisht do të kemi reshje shiu, të cilat me rënien e temperaturave do të shndërrohen në reshje bore”, ka thënë Aliu, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndërsa të premten vonë, sipas tij, reshjet do të bëhen më të qëndrueshme, ndërsa nga e shtuna dhe deri në fund të javës do të mbizotërojnë kushte tipike të dimrit me reshje bore.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Arrestohet kampioni i boksit Florian Marku

0

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është arrestuar në Gjermani.

Mësohet se ai ishte në kërkim nga autoritete greke, si i dënuar me 7 vite burg për një ngjarje të ndodhur në qytetin e Selanikut. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Vitet e fundit Florian Marku jetonte në Britaninë e Madhe ku është bërë boksier profesionist dhe ka fituar tituj ndërkombëtarë./dritare.net

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

0

Lumni Lushaj

Greqia vazhdon të kushtëzojë mbështetjen e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi qartë se ky është një ndër kushtet kryesore për përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit. Por kjo sjellje hipokrite ngre një pyetje thelbësore: Çfarë po ndodh me të drejtat dhe liritë e komunitetit shqiptar çam në Çamëri? Që nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga shteti grek ndaj popullsisë çame gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët çamë u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre historike. Nga viti 1945 deri në vitin 1951, për çamët e shpërngulur u kujdes Mbretëria e Bashkuar, duke u mundësuar mbijetesën në kushte të vështira. Pas vitit 1951, me ndikimin e Partisë Komuniste Greke, si parti homologe e Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH), e cila ishte pjesë e Internacionales Socialiste, çamëve të dëbuar u dha shtetësia shqiptare.

Ky akt, megjithëse me synime humanitare, çoi në humbjen e çdo të drejte të çamëve në trojet, pronat, varret dhe trashëgiminë e tyre historike në Çamëri. Kjo është një padrejtësi historike që bie ndesh me detyrimin kushtetues të Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë, siç përcaktohet në Nenin 8 të Kushtetutës së Shqipërisë. Megjithatë, kjo çështje është lënë në harresë, ndërsa sot Greqia jo vetëm që nuk pranon të diskutojë çështjen çame, por kushtëzon dhe pengon procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Pyetja që shtrohet është: Si mund të pranohet një standard i dyfishtë në politikën evropiane? A mund të flitet për seriozitet dhe koherencë nga BE-ja kur një shtet anëtar diskriminon çamët dhe refuzon të njohë të drejtat e tyre njerëzore, historike, pronësore dhe politike?

Qeveria shqiptare ka detyrimin moral, ligjor dhe kushtetues që të ngrejë çështjen çame si një kusht në çdo dialog dypalësh dhe në forume ndërkombëtare. Përballë hipokrizisë greke dhe indiferencës evropiane, çështja çame mbetet një provë e madhe për shtetin shqiptar dhe për vetë Bashkimin Evropian, që duhet të dëshmojë nëse mbetet e përkushtuar ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut, apo nëse do të tolerojë përjetësisht sjellje diskriminuese ndaj një komuniteti të zhdukur me dhunë nga trojet e tij stërgjyshore. Koha është që qeveria shqiptare të marrë një qëndrim të qartë dhe të mos heshtë përballë padrejtësisë historike.

Ashtu si Greqia kushtëzon Shqipërinë, edhe Shqipëria duhet të kushtëzojë çështjen e minoritetit grek me njohjen dhe garantimin e të drejtave të çamëve, duke e vendosur këtë temë në tavolinën ndërkombëtare si një çështje të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut../www.QendraPress.com/

Inaugurohet kabineti i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi” të Prizrenit

0

Të mërkurën është përuruar kabineti i ri i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi”. Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit mes Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren dhe organizatës “IOM”.

Me një solemnitete modeste, u bë përurimi i kabinetit të shkencave të natyrës për nxënësit e kësaj shkolle.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, e cila theksoi se ky projekt i përbashkët ka për qëllim pasurimin e mundësive për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke ofruar një hapësirë moderne dhe të pajisur me mjete dhe materialet e nevojshme për zhvillimin e mësimit të shkencave. Ajo shtoi se projekte të tilla do të realizohen edhe në shkollat e tjera të komunës së Prizrenit.

Drejtoresha e shkollës, Lumnije Rakaj, theksoi se kishte pasur nevojë për një kabinet të tillë, i cili do të kontribuonte në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe do të ofronte mundësi për eksperimente dhe aktivitete praktike për nxënësit, të cilët deri tani kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme në gara të ndryshme në fushat e fizikës, kimisë dhe shkencave të tjera.

Nxënësit Rona Foniqi dhe Muhamet Thaçi shprehën kënaqësinë e tyre për mundësinë e realizimit të punës praktike në kushte shumë më të volitshme për ta dhe për mësimdhënësit.

Ky projekt, me një vlerë rreth 10,000 euro, është bashkëfinancuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit të Prizrenit dhe organizata “IOM”, me një kontribut të barabartë prej 50% nga të dyja palët./TV Prizreni/

 

 

Parashqevi Simakut i plotësohet dëshira, bie në kontakt me djalin

0

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku ka bërë të ditur mbi një zhvillim të fundit, ku thotë se ka komunikuar me djalin e saj.

Ajo në komunikim përmend edhe ish-bashkëshortin e saj.

”Faleminderit nga zemra, më në fund FOLA ME DJALIN.

Sapo kam arritur që të komunikoj me djalin dhe ish-bashkëshortin.

Kjo u arrit falë suportit dhe dashurisë tuaj që më bëtë të ndihem njeri dhe një herë.

Kiss you all”

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi shqyrton sfidat në aspektin e sigurisë në Prizren

0

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të mërkurën, ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në hapje të takimit, kryetari Shaqir Totaj ka falënderuar banorët e Komunës për qytetari aktive dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në Prizren, raporton Telegrafi.

“Gjatë këtij takimi, Policia e Kosovës informoi lidhur me vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit, për periudhën gusht – dhjetor”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Aty theksohet se Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka paraqitur informatë lidhur me trajtimin e qenve endacakë dhe masat preventive. Pastaj ka vijuar diskutimi për strategjinë për sigurinë në institucionet edukative arsimore në Komunën e Prizrenit.

 

Në këtë takim janë paraqitur edhe rekomandimet si dhe sugjerimet nga anëtarët e KKSB-së për organet gjegjëse për vitin 2024.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Suharekë, institucionet lokale apelojnë për festime dinjitoze dhe pa krisma

0

Në takimin e fundit të Koordinimit Lokal për Siguri për këtë vit, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, u diskutua për situatën aktuale të sigurisë dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit.

“Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin gjatë këtij viti. Si Komunë, ju jemi mirënjohës për kontributin e dhënë në takimet e sigurisë dhe uroj që viti i ardhshëm të jetë i suksesshëm për të gjithë”, tha, ajo, përcjell PrizrenPress.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, raportoi për gjendjen e sigurisë, duke e cilësuar si të qetë dhe stabile, pavarësisht një rritjeje të aksidenteve për shkak të shtimit të trafikut gjatë festave. “Në dy javët e fundit kanë ndodhur 10 aksidente, të gjitha me dëme materiale. Lus qytetarët që të festojnë dinjitetshëm, ashtu siç na ka hije, dhe jo me krisma apo armë,” tha Sylaj.

Policia e Kosovës ka shqiptuar 365 tiketa dhe ka realizuar 21 urdhëresa gjatë kësaj periudhe. Nga data 20 dhjetor, në rrugët e qytetit do të ketë më shumë patrulla, si me uniformë ashtu edhe civilë, për të parandaluar rastet e mundshme dhe për të shtuar kontrollet në trafik.

Komuna dhe Policia apelojnë për bashkëpunim nga qytetarët, duke theksuar se festat duhet të jenë një kohë për gëzim dhe jo për rrezik./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve