Home Blog Page 779

Dy personave në Prizren u gjendet pistoletë dhe thikë në çanta

0
Policia e Kosovës njofton se të hënën është raportuar që te dy persona të dyshuar në çanta u është gjetur një pistoletë me gaz dhe një thikë.

MPB: Përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas 26 dhjetorit

0
Ministria e Punëve të Brendshme ua ka rikujtuar të gjithë qytetarëve se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor

Në një postim në Facebook, MPB  ka thënë se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor dhe se shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500€.

“Respekto ligjin dhe festo me përgjegjësi! Përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor. Shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500€. Siguria është përgjegjësia jonë e përbashkët! Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i ndaluar dhe ndëshkohet rëndë sipas ligjit.Le të festojmë sigurt dhe të mbrojmë njëri-tjetrin!“, thuhet në njoftim

Kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor dhe është e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian.

“Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të kontribuesve në Fondin e Mirëbesimit”, thuhet në njoftim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Komuna dhe partnerët diskutojnë procesin e ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

0

Drejtues të Komunës së Prizrenit kanë takuar zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe ata të Swiss Contactit për të shqyrtuar projektin e ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.

“Kryetari Shaqir Totaj priti zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nazmi Gashi dhe Vllaznim Maloku, si dhe zyrtarin e agjencisë zvicerane Swiss-Contact, Lulzim Krasniqi, për të diskutuar rreth procesit të ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. Me këtë rast u theksua rëndësia e këtij projekti për zhvillimin turistik, që e bën Kalanë e qytetit më të qasshme për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit, raporton Telegrafi.

 

Ky projekt, sipas njoftimit, po realizohet si pjesë e marrëveshjes tripalëshe të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, MMPHI-së dhe Swiss-Contact.

 

Marrëveshje në fjalë ishte nënshkruar në janar të vitit 2023.

Teleferiku si mjet, mundëson qasjen për të gjitha grupet e komunitetit në njërin prej lokaliteteve më të vizituara të arkeologjisë në Prizren, raporton Telegrafi.

Në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024, figuron se për projektin e teleferikut janë planifikuar afër 1.7 milion euro, me ç’rast afër 200 mijë euro janë shpenzuar deri në vitin 2023, teksa 500 mijë euro janë aprovuar për vitin 2024 dhe nga 500 mijë euro për vitin 2025 respektivisht 2026. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Sot vranët dhe intervale me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se në mëngjes në disa vende mund të ketë edhe mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s. /

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

A është ky adresimi i Parashqevi Simakut?

0

Profili në facebook është i krijuar në emër të saj, më datë 16 dhjetor 2024.

Në të, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila ditëve të fundit është bërë protagoniste si shkak i gjendjes së saj si e pastrehë në Amerikë, shfaqet duke bërë një adresim për të gjithë shqiptarët.

“Dua të filloj me një falënderim të madh për gjithë ju që më keni mbështetur dhe më keni treguar dashurinë tuaj në momentin kur papritmas u shfaqa në një nga televizionet e Amerikës. Kam mbetur e befasuar dhe pa frymë nga të gjitha komentet dhe dashurinë që më keni dhënë, si dhe nga interesimi i madh për të më ndihmuar”, shkruhet në postim, teksa përmenden edhe ata që e paragjykuan, sipas shkrimit, pa e ditur se çfarë ka përjetuar ajo.

Parashqevi Simaku, dhjetor 2024

Ndonëse në paraqitjet e saj të fundit, Simaku tregon se ka probleme me gjuhën shqipe, në adresimin në fjalë, shkruhet rrjedhshëm shqipja.

Në të, falenderohet biznesmeni Elton Ibrahimi, i cili së fundmi po kalon momente me ish-pop yllin e muzikës, të cilën e ka strehuar tani për tani në një hotel në SHBA, raporton Klankosova.tv

Paralajmërohet edhe rikthimi i saj në muzikë.

“Ju premtoj publikisht që do të kthehem më fuqishëm në muzikë dhe do të këndojmë së bashku këngët e mia më të dashura”, vijojnë vargjet e këtij postimi, për të cilin thuhet se është llogaria e vetme e këngëtares.

“Ju falenderoj me gjithë zemër dhe do të jem mirënjohëse deri në frymën e fundit”, përfundon shkrimi.

Kujtojmë se një kanal televiziv në Amerikë, raportoi për një grua të pastrehë, e cila po merrte ndihma nga fëmijët amerikanë.

Parashqevi Simaku duke pranuar ndihma nga fëmijët amerikanë

Video mori dhenë, duke u bërë virale edhe në Kosovë e Shqipëri, pasi u kuptua se ajo ishte Parashqevi Simaku, transmeton Klankosova.tv

Shumë vullnetmirë shprehën interesimin për ta ndihmuar atë, teksa ende nuk dihet nëse ajo do të kthehet në Shqipëri apo do të vazhdojë të qëndroj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

AKB viziton fabrikën e këpucëve në Suharekë, Shahini: ‘Solid’ është eksportuesi me i madh i këpucëve në Kosovë

0

Ne kuadër të Javës të Biznesit Kosovar 2024 një delegacion i bizneseve kosovare dhe të atyre të diasporës i udhëhequr nga Agim Shahini kryetar i AKB-së vizituan fabrikën e këpucëve Solid në Suharekë.

Kryetari i AKB-së, Shahini gjatë kësaj vizitë tha se është krenar me prodhuesin vendor “Solid” me pronar Ahmet Kuqin nga Suhareka e cila prodhon mbi 2000 modeleve të këpucve, qizmeve, sandaleve dhe patikave për dy gjinitë, për konsumatorët vendor dhe ndërkombëtarë. Shahini tha gjithashtu se ndihet krenar që në ambientet e Solidit në Suharekë është edhe me bizneset nga Gjermania dhe shumë vendeve tjera për të shikuar mundësinë e Eksportit tuaj edhe më shumë vend tjera në EU.

 

Ahmet Kuqi, drejtues i “Solid-it” në Suharekë tha se rreth 80% fabrika e jonë eksporton në EU dhe jemi të interesuar të gjejme treg edhe më shumë sepse kapaciteti i jonë prodhuese është për furnizim të një tregu mbi 100 milionë konsumatorë dhe kemi mbi 300 puntorë femra në këtë fabrik të specializuar për të gjitha të mbathurat.

Banorët e Krushës së Vogël u vranë nga fqinjët serbë

0

Katër të mbijetuarit e masakrës Krushë e Vogël, u mblodhën edhe një herë në oborrin ku i shpëtuan vdekjes 26 vjet më parë. Kjo për ta zbuluar pllakën përkujtimore në Odën e Sejdi Batushës, ku me 26 mars të vitit 1999, forcat serbe të ndihmuar nga banorët serb lokal të këtij fshati, mblodhën shqiptarët para se t’i vritnin 113 prej tyre. Se çka përjetuan atë ditë të kobshme banorët e Krushës së Vogël, e rrëfyen për Tëvë1.

Ky burrë po kthehet edhe një herë aty ku e pa vdekjen në sy.

Në këtë oborr, Bajram Zylfiu e përjetoi ditën më të rëndë të jetës.

Kjo pasi forcat serbe në marsin e vitit 1999, ia mësyn Krushës së Vogël të Prizrenit.

E banorët e saj, i mblodhën në këtë oborr.

”Na i kanë ndarë gratë e fëmijët, edhe burrat veç. Grave ju thanë ndash mbytuni në Dri ose shkoni në Shqipëri. Neve burrave na thanë krejt bëhuni rresht për një dhe nxirrni çka keni në xhepa”, ka thënë i mbijetuari i masakrës, Bajram Zylfiu.

Nga këtu burrat e ndarë nga pjesa tjetër e familjes, i drejtuan për në shtëpinë e Qazim Batushës.

Nga burrat që hynë në të, vetëm 6 arritën të dilnin të gjallë.

Këta shpëtuan vetëm pasi përfunduan nën trupat e vdekur të familjarëve.

“Na jemi ba rresht për tre, edhe na thanë me i lidh duart prapa kokës. Jemi nis prej këtu tek vendi i ngjarjes. Na kanë fut me një shtëpi. Ajo shtëpia ka qenë e Qazim Batushës, me dy dhoma dhe një korridor. Jemi ulë poshtë, na thanë jo çohuni në këmbë. Njëri me mitrolez i thonin Gjoko Gjoko, pseudonimi i tij ka qenë, ai na ka pushkatua krejtve”, ka deklaruar ai.

Vështirë të flas për familjarët e zhdukur, e ka edhe Vezire Batusha.

Kjo me lot në sy kujton ditën kur forcat serbe, nga duart ja morën dy djemtë, njërin 13 e tjetrin 17 vjeçar.

“Djemtë i kisha unë përpara, qysh jemi kanë në mali, katër qebe njëri, katër qebe tjetri. Pak më poshtë se këtu, na i bani stoj ti me djemtë. Unë djemtë i qita përpara thashë ishalla s’i nalin, ky djali tjetër u kanë i rritur 12 vjet, po jaknen e kuqe kanë mëndu që është vajzë. Djemve ju thanë stoj, për mu kthye të burrat, ata nuk dinin, më thanë merri qebet se nuk na bëjnë kurrgjë. As nuk u përshëndeta me ta, nuk e dita që sh*ijet e tanë (fqinjët) e bën këtë, Gjorgji edhe Bora, ata mi morën djemtë nga dora”, ka thënë ajo.

Për fatin e Ahmet Batushës dhe dy djemve të mitur, Burimit dhe Lirimit, nuk dihet gjë as 26 vjet pas masakrës.

Por, dhimbja për ta është e madhe edhe sot.

“Tek Drini i Bardhë ishin disa gra, po unë po kujtoj që janë djemtë e mi, po i thirri, hajde me nënën, që nëna ku jam! Po bërtas sa po mundëm tu qajtë e tu bërtite. Një i katundit, më tha oj Vezire nuk janë djemtë e tu, janë gra!”.

E katër nga gjashtë të mbijetuarit e kësaj masakre, u bën bashkë edhe një herë në oborrin e Sejdi Batushës.

Bashkë me ta, edhe banorët e tjerë të fshatit Krushë e Vogël.

Kjo për ta zbuluar pllakën përkujtimore në nderim të 113 të vrarëve në këtë masakër.

“Jemi këtu për të shënuar një moment i cili ka qenë tragjik, por në një mënyrë është moment krenarie, sepse ndikoi që të vije liria dhe shteti që e kemi sot”, ka thënë kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Në fund u përurua edhe pllaka përkujtimore në Odën e Sejdi Batushës, ku u mblodhën martirët para se të vriteshin.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

22 mijë e 418 foshnja erdhën në jetë në Kosovë nga janari deri në tetor

0

Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 22 mijë e 418 fëmijë.

Kështu thonë të dhënat e publikuara të premten, më 13 dhjetor, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së vazhdojnë të prijnë me numër meshkujt (11 mijë e 651), kundrejt 10 mijë 767 femrave.

Veç gjatë muajit tetor janë regjistruar 2 mijë e 367 lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë saj.

Prej tyre meshkuj 1 mijë e 212 dhe femra 1 mijë 155.

Krahasuar me muajin shtator 2024 ka një barazim të numrit të rasteve të lindjeve, pasi dhe në këtë muaj linden 2 mijë e 370 fëmijë.

Nga ta 1 mijë e 251 meshkuj dhe 1 mijë e 119 femrave, transmeton Klankosova.tv

E në muajin gusht kanë lindur 2 mijë e 346 fëmijë.

Kurse, në korrik numri i fëmijëve të lindur është 2 mijë e 442.

Në qershor lindën 2 mijë e 370, në maj 2 mijë e 300 dhe në prill lindën 2 mijë e 36 fëmijë.

Ndërkaq në mars lindën 2 mijë e 42, në shkurt 1 mijë e 929 dhe në janar 2 mijë e 216 fëmijë.

Mbyllen 34 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

0

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Njerëz, dhe me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe Inspektoratin Qendror të Punës, kanë realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomikë, që ushtrojnë veprimtari tregtare – qendra masazhi dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).

Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ku thuhet se aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 126 subjekteve ekonomike.

“Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 126 subjekteve ekonomike, përkatësisht 69 operatorë ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe 57 operatorë ekonomikë, që ushtrojnë veprimtari tregtare, aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate)”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 34 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.

Ndaj operatorëve ekonomikë, që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 45 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, thotë se konform kompetencave ligjore që ka, do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë si dhe masa të tjera ndëshkuese sipas legjislacionit aktual në fuqi.