8.4 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

A është ky adresimi i Parashqevi Simakut?

Profili në facebook është i krijuar në emër të saj, më datë 16 dhjetor 2024.

Në të, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila ditëve të fundit është bërë protagoniste si shkak i gjendjes së saj si e pastrehë në Amerikë, shfaqet duke bërë një adresim për të gjithë shqiptarët.

“Dua të filloj me një falënderim të madh për gjithë ju që më keni mbështetur dhe më keni treguar dashurinë tuaj në momentin kur papritmas u shfaqa në një nga televizionet e Amerikës. Kam mbetur e befasuar dhe pa frymë nga të gjitha komentet dhe dashurinë që më keni dhënë, si dhe nga interesimi i madh për të më ndihmuar”, shkruhet në postim, teksa përmenden edhe ata që e paragjykuan, sipas shkrimit, pa e ditur se çfarë ka përjetuar ajo.

Parashqevi Simaku, dhjetor 2024

Ndonëse në paraqitjet e saj të fundit, Simaku tregon se ka probleme me gjuhën shqipe, në adresimin në fjalë, shkruhet rrjedhshëm shqipja.

Në të, falenderohet biznesmeni Elton Ibrahimi, i cili së fundmi po kalon momente me ish-pop yllin e muzikës, të cilën e ka strehuar tani për tani në një hotel në SHBA, raporton Klankosova.tv

Paralajmërohet edhe rikthimi i saj në muzikë.

“Ju premtoj publikisht që do të kthehem më fuqishëm në muzikë dhe do të këndojmë së bashku këngët e mia më të dashura”, vijojnë vargjet e këtij postimi, për të cilin thuhet se është llogaria e vetme e këngëtares.

“Ju falenderoj me gjithë zemër dhe do të jem mirënjohëse deri në frymën e fundit”, përfundon shkrimi.

Kujtojmë se një kanal televiziv në Amerikë, raportoi për një grua të pastrehë, e cila po merrte ndihma nga fëmijët amerikanë.

Parashqevi Simaku duke pranuar ndihma nga fëmijët amerikanë

Video mori dhenë, duke u bërë virale edhe në Kosovë e Shqipëri, pasi u kuptua se ajo ishte Parashqevi Simaku, transmeton Klankosova.tv

Shumë vullnetmirë shprehën interesimin për ta ndihmuar atë, teksa ende nuk dihet nëse ajo do të kthehet në Shqipëri apo do të vazhdojë të qëndroj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Më Shumë

Prevalla me mungesë të energjisë elektrike, pronari i një hoteli: Një ditë pa rrymë na kushton 1 mijë euro

Bizneset në Prevallë, përveç mungesës së investimeve në infrastrukturë, shpeshherë përballen edhe me mungesë të energjisë elektrike, duke iu shkaktuar mijëra euro humbje.  Jahir Hasani,...

106 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit

Sot mbushen 106 vjet nga vdekja e atit të pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarit të madh Ismail Qemali. Ai dyshohet se u helmua.   U lind në...

Ylli pret Bashkimin

Lajmet e Fundit