18.6 C
Prizren
E premte, 15 Gusht, 2025
Home Blog Page 7822

Lindsay Lohan po i shijon pushimet

0

Lindsay LohanAktorja amerikane Lindsay Lohan është duke shijuar pushimet e saj në plazhet më të bukura të Evropës. Në fillim ajo ishte në ishullin Ibiza për të kaluar pastaj në plazhet e Greqisë.

Në disa foto të bëra, ajo dukej për mrekulli dhe linjat e saj trupore kanë bërë që të bien në sy të të gjithë atyre që gjendeshin në plazh.

Ajo është parë po ashtu duke biseduar me një njëri misterioz me të cilën dukeshin se po kalonin një bisedë të këndshme.

Lohan njihet si një aktore që ka aktruar mbi 27 filma në kinematografinë amerikane po ashtu njihet edhe si modele dhe producente.

Luten që mos t’i ndodhë gjë presidentes

0

thaci jahjagaHartuesit e Kushtetutës të Republikës së Kosovës nuk kanë dhënë shumë alternativa për zëvendësimin e kreut të shtetit. Kështu, akti më i lartë juridik nuk e ka të përcaktuar se kush mund ta marrë timonin e vendit në rast se presidenti/ja nuk mund ta ushtrojë funksionin e saj në një rrethanë kur vendi nuk ka as kryeparlamentar.

Me Kushtetutë, kryetari i Kuvendit është i vetmi zëvendësues i saj. Këtë vakum të krijuar njohësit e çështjeve kushtetuese e shohin si një arsye më shumë për ndryshime kushtetuese. Për profesorin Riza Smakën, mungesa e një zëvendësuesi tjetër të Presidentit, në rast kur vendi mbetet pa kryetar të Kuvendit, mund ta dërgojë vendin në një krizë të thellë institucionale.

Ai përveç tjerash ka një ide se kush do të mund të ishte zëvendësues i Presidentit, “Do të duhej të merrej sipas interpretimit juridik logjik, që kryetari i kuvendit të mëparshëm që edhe ashtu është kryesues për caktimin e agjendës të seancës konstituive, që përkohësisht ta zëvendësonte presidenten”, ka thënë Smaka../tribuna/

Mijëra vetave u rrezikohet puna pas mbylljes së universiteteve në Shqipëri

0

fakultetet tiranPasojat e mbylljes së disa institucioneve private të arsimit të lartë në Shqipëri janë ndier edhe në Kosovë.

Mijëra të diplomuar atje ka rrezik të mbesin pa punë, meqë MASHT-i nuk i konsideron si kuadër profesional.

MASHT-i s’mban përgjegjësi për ish-studentët kosovarë në Shqipëri

Shumë kuadro, kryesisht të fushës së mjekësisë, punojnë në Kosovë me diploma të institucioneve private të arsimit të lartë në Shqipëri, e që nga e mërkura janë mbyllur me vendimin e Qeverisë në Tiranë. Ata ka shumë shanse të humbin vendet e punës, meqë këto kualifikime nuk do të njihen nga institucionet e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë gjë e kanë thënë të mërkurën për gazetën përfaqësues të një grupi të ish-studentëve kosovarë që kanë studiuar në Shqipëri, të cilët prej kohësh kanë kërkuar nostrifikimin e atyre diplomave nga MASHT-i, përcjell koha.net. Ata kanë kërkuar nga MASHT-i që t’i verifikojë dhe t’i publikojë emrat e atyre që morën diploma nëpërmjet rrugëve ilegale dhe të mos i fusin në një thes të gjithë ata që kanë diplomuar në Shqipëri.

Dialogu të kushtëzohet me zbatimin e Marrëveshjes

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselSerbia refuzon t’i zbatojë pikat kryesore të Marrëveshjes së Brukselit.Shumë pika të Marrëveshjes së 19 prillit të vitit të kaluar, të cilat tanimë do të duhej të ishin përmbushur, kanë ngecur për shkak të refuzimit të Serbisë që t’i zbatojë ato.

Analistët thonë se formati aktual i dialogut me Serbinë është shteruar dhe nuk ka logjikë të vazhdojë më tej pa u implementuar pikat më të rëndësishme, të cilat dalin nga Marrëveshja e 19 prillit, sikurse është ajo për shuarjen e strukturave ilegale të Serbisë dhe krijimin e Gjykatës Themelore në veri.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se faj shumë të madh për ngecjet gjithashtu ka edhe Qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi, e cila vazhdon të ketë komunikim me Serbinë, edhe pse kjo e fundit nuk ka zbatuar parimet bazike. Madje, sipas Korenicës, situata vetëm sa është tensionuar edhe më shumë në veriun e Kosovës me vendosjen e barrikadave. Ka përmendur dy gjëra themelore që rrjedhin prej kësaj marrëveshjeje,, shkruan sot Koha Ditore.

Analistët thonë se e ardhmja e dialogut do të varet edhe nga ajo se kush do të udhëheqë Qeverinë e ardhshme dhe nëse aty do të jetë faktor kryesor Lista Serbe

Vendimi në favor të PDK-së krijon ngërç institucional

0

GjykataKushtetuese e KosovesNëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Partisë Demokratike, gjatë shqyrtimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetushmërisë së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, në seancën e 17 korrikut, atëherë sipas ekspertëve, Kosova do të futet në fazën e ngërçit politik dhe institucional. Madje, ata thonë se një vendim i tillë mund edhe ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Kushtetuesja vlerësimin do ta bëjë më 21 gusht.

E nëse shansi i jepet koalicionit LDK-AAK-Nisma, atëherë sipas tyre i hapet rrugë krijimit të shpejtë të institucioneve, pavarësisht se ky proces ndikohet edhe nga mbështetja e lëvizjes “Vetëvendosjes” dhe Listës Serbe.

Analisti politik, Shpend Kursani, ka thënë se e tërë rrjedha e ngjarjeve varet se mbi çfarë baze do të mund të anulohet zgjedhja e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit dhe se çfarë do të sugjerojë pastaj Gjykata Kushtetuese.

Nëse Kushtetuesja e anulon zgjedhjen e Isa Mustafës për shkak të shkeljes së disa procedurave teknike dhe vendimi merret në favor të koalicionit opozitar, Kursani parashikon përsëritje të seancës konstituive dhe votim të sërishëm të Mustafës. Me kryetar Kuvendi të pakontestuar, sipas tij, do të vazhdohet me krijimin e Qeverisë, kuptohet nëse do të ekzistojnë numrat nga VV-ja apo nga Lista Serbe.

Ndërkaq, Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se janë më shumë se dy skenarë që lidhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përcjell koha.net. Sipas Dolit, mosanulimi i vendimit nga ana e Gjykatës do të nënkuptojë që Kuvendi duhet të fillojë procedurat e zgjedhjes së nënkryetarëve të mbetur dhe konstituimin e Kryesisë. “Natyrisht pas propozimit të presidentes të fillojnë procedurat për formimin e Qeverisë së ardhshme sipas udhëzimeve të dhëna në vendimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese”/Koha Ditore/

54 kallëzime penale ndaj zyrtarëve policor

0

policia 7Edhe pse janë të thirrun për me mbrojt rendin dhe ligjin, nuk janë të paktë zyrtarët policor të cilët e shkelin ligjin tue kry vepra të ndryshme penale.

Vetëm në 6 muejt e parë të këtij viti Inspektorati Policor i Kosovës ka ngrit ma shumë se 40 kallëzime penale ndaj zyrtarëve policor të Kosovës, transmeton Rrokum.

Simbas zyrtarëve t’IPK nga 1 Kallnor deri me 30 Qershor të këtij viti, ky institucion ka ngrit 54 kallëzime penale ndaj zyrtarëve policor, 29 prej tyne janë dërgue me raport të veçantë si dhe 33 raste janë në proces të hetimit.

Simbas zhadhansit t’Inspektoratit Policor te Kosoves, Arber Beka, janë 34 raste ku zyrtarët policor dyshohen për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtarë, 22 raste rrezikim i trafikut publik, 18 lëndim i randë trupor, 10 raste kanosje, si dhe 9 falsifikim i dokumentit zyrtar.

Gjatë hetimeve të rasteve penale nga Deparatamenti i Hetimeve t’IPK, simbas Bekes, veprat ma të shpeshta për të cilat dyshohen se i kanë krye këta zyrtar policor janë Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Rrezikimi i Trafikut Publik, Lëndim i Lehtë Trupor, Kanosje, si dhe Falsifikimi i Dokumentit Zyrtar.

Bazue në të dhanat e IPK për gjashtë mujorin e këtij viti në total IPK ka pranue dhe hetue 52 raste të veprave penale me elemente të korrupsionit dhe veprave tjera kundër detyrës zyrtare, ndër të cilat ma të shpeshtat janë 28 raste të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, 7 raste marrje e ryshfetit, 3 raste dhanie e ryshfetit, 3 raste Ushtrim i ndikimit, 2 raste Zbulim i fshehtësisë zyrtare dhe 9 raste Falsifikimi i dokumentit zyrtar.

Trajtimi me prioritet i rasteve me elemente korruptive dhe reduktimi në maksimum i rasteve që janë në pritje asht mbetet si objektivë në vazhdimësi për Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Ndërkohë, në vitin 2013 Inspektorati Policor ka realizue katër inspektime të rregullta dhe dy të jashtëzakonshme ku janë inspektue 81 njisi policore dhe janë inspektue 142 dosje të ndryshme dhe janë intervistue rreth 152 zyrtarë policorë të të gjitha gradave dhe pozitave.

Pirateria vazhdon të jetë e pranishme në treg

0

Pirateria-cd-dvdMbi 35 mijë kopje të materialeve të ndryshme pirate janë konfiskuar nga Task­Forca e themeluar vitin e kaluar nga Ministria e Kulturës.

Nga pirateria në Kosovë kryesisht po e pësojnë produksionet muzikore dhe ato filmike. Probleme në masë më të vogël, po ashtu kanë edhe shtëpitë botuese, transmeton RTK.

Pirateria vazhdon të jetë e pranishme në tregun kosovar. Edhe pse vitin e kaluar Qeveria e Kosovës themeloi Task­Forcën kundër piratërisë, kjo dukuri ende nuk ka mundur të zhduket. E nga kjo më së shumti po pësojnë produksionet muzikore dhe ato filmike me të drejta të autorit. Kurse shtëpitë botuese të librave po e pësojnë në masë më të vogël.

“Ne jemi duke u dëmtuar shumë. Ne i bëjmë të gjitha materialet dhe produktet jashtë Kosovës e paguajmë doganën e paguajmë TVSH, kurse në Kosovë ka produksione të cilat nuk janë as të regjistruara askund. Ne vetëm vitin e kaluar kur hyri e drejta e autorit vetëm për një muaj kemi pagua mbi 5000 euro”, tha drejtori i produksionit Eurolindi, Daut Avdimetaj.

Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës thonë se që nga themelimi i Task ­Forcës janë konfiskuar mbi 35 mijë kopje të materialeve të ndryshme pirate. Sipas Valon Kashtanjevës, pirateria është duke shënuar rënie.

“Mund të ju them me siguri të plotë se pirateria është ulur por ne jemi duke bërë plane të tjera por duhet ditur që kjo dukuri është prezentë që nga paslufta dhe është pak problem të çrrënjosim në tërësi por jemi duke punuar me intensitet të shtuar”, tha drejtori i zyrës për të drejtat e autorit ne MKRS, Valon Kashtanjeva.

Kashtanjeva ka bërë të ditur se në muajt në vijim do të ketë aksione më të shpeshtame qëllim të luftimit të piraterisë. Sipas tij, është e vështirë për ta larguar tërësisht atë nga tregu. Pirateria mbetet shqetësuese për autorët të cilët kërkojnë që Task-Forca të jetë më efektive në këtë drejtim. Në kuadër të Task­Forcës janë të përfshira disa institucione përkatëse ku hyjnë edhe Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut.

Grabovci: Ne nuk jemi linçues

0

AdemGrabovci6-05Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci duke komentuar vendosmërinë e bllokut opozitar, LDK, AAK, Nisma për të refuzuar çfarëdo bashkëpunimi me PDK-në ka thënë se demokracia funksionon mbi parimin e debatit dhe jo të përjashtimit, gjë të cilën sipas tij po e bëjnë LDK, AAK e Nisma.

“Alfa dhe omega e demoracisë është debati, aty ku nuk ka debat nuk ka demokraci dhe emërtimin e dini ju dhe çdo qytetarë i Kosovës, PDK-ja nuk udhëhiqet nga logjika e përjashtimit të askujt, nga linqimi i askujt, por nga logjika e debatit dhe e bashkëpunimit”, ka thënë Grabovci për gazetën “Zëri”.

Ai m ëtej ka shtuars se shqetësimi dhe angazhimi i PDK-së është se si të ndërtojnë institucione kredibile të fuqishme, të cilat do të jenë në gjendje të marrin vendimet e duhura. Grabovci ka thënë se deputetët në Kuvend do të votojnë për zhbllokimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Ne kemi besim tek përfaqësuesit e popullit se ata do ta orientojnë votën e vet në përputhje me besimin e qytetarëve dhe besimi i qytetarëve u është dhënë për të zhbllokuar jetën dhe për krijimin e një jetë më të mirë për qytetarët, e jo për të bllokuar jetën e qytetarëve”, ka deklaruar Grabovci.

Faik Canolli, që 33 vjet pa gjumë

0

Faik Canolli-33 vjet pa gjumeFaik Canolli nga Prishtina tash e 33 vjet nuk ka vënë gjumë në sy.

Ai thotë se nga ky viti 1981, kur e kishte lënduar këmbën, kishte pasur një intervenim kirurgjik në Ohër dhe prej atëherë më nuk ka mundur të flejë, transmeton klan Kosova

Canolli thotë se pagjumësia i shkakton telashe të mëdha. Thotë se ka qenë edhe në Gjermani për të gjetur ilaç, por nuk ia ka dalë.

“Përveç që nuk po mund të flej, tash kam telashe edhe me harresën. Nuk po mund të mbaj mend”, thotë Canolli.

Lily Allen, i nxjerr në skenë…(Foto)

0

Lily Allen-gjoksi1Tashmë për Lily Allen po flitet shumë në Amerikë. Këngëtarja angleze ka hapur koncertet e turit “Bangerz” të Miley Cyrus, por gjatë performancës në Nju Jork pati një incident me veshjen.

Këngëtarja britanike, Lily Allen kishte përzgjedhur një veshje me një hapje të konsiderueshme dhe në momentin që po performonte i është ekspozuar gjoksi.

lilyallen3Allen ka prezantuar diskun e saj të fundit “Sheezus” dhe ka postuar imazhin “hot” në Instagram me një shkrim ironik “Ops”. Është hera e parë pas 5 vjetësh që këngëtarja ka performuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duket se tregu i SHBA-së po e vlerëson muzikën e saj.Lily Allen-brekt

Gjithsesi, një dorë ia ka dhënë edhe mikesha e saj Miley Cyrus për të krijuar këtë zhurmë në rrjetet sociale.

Lily Allen-gjoksi