Luten që mos t’i ndodhë gjë presidentes

thaci jahjagaHartuesit e Kushtetutës të Republikës së Kosovës nuk kanë dhënë shumë alternativa për zëvendësimin e kreut të shtetit. Kështu, akti më i lartë juridik nuk e ka të përcaktuar se kush mund ta marrë timonin e vendit në rast se presidenti/ja nuk mund ta ushtrojë funksionin e saj në një rrethanë kur vendi nuk ka as kryeparlamentar.

Me Kushtetutë, kryetari i Kuvendit është i vetmi zëvendësues i saj. Këtë vakum të krijuar njohësit e çështjeve kushtetuese e shohin si një arsye më shumë për ndryshime kushtetuese. Për profesorin Riza Smakën, mungesa e një zëvendësuesi tjetër të Presidentit, në rast kur vendi mbetet pa kryetar të Kuvendit, mund ta dërgojë vendin në një krizë të thellë institucionale.

Ai përveç tjerash ka një ide se kush do të mund të ishte zëvendësues i Presidentit, “Do të duhej të merrej sipas interpretimit juridik logjik, që kryetari i kuvendit të mëparshëm që edhe ashtu është kryesues për caktimin e agjendës të seancës konstituive, që përkohësisht ta zëvendësonte presidenten”, ka thënë Smaka../tribuna/

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit