8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Pirateria vazhdon të jetë e pranishme në treg

Pirateria-cd-dvdMbi 35 mijë kopje të materialeve të ndryshme pirate janë konfiskuar nga Task­Forca e themeluar vitin e kaluar nga Ministria e Kulturës.

Nga pirateria në Kosovë kryesisht po e pësojnë produksionet muzikore dhe ato filmike. Probleme në masë më të vogël, po ashtu kanë edhe shtëpitë botuese, transmeton RTK.

Pirateria vazhdon të jetë e pranishme në tregun kosovar. Edhe pse vitin e kaluar Qeveria e Kosovës themeloi Task­Forcën kundër piratërisë, kjo dukuri ende nuk ka mundur të zhduket. E nga kjo më së shumti po pësojnë produksionet muzikore dhe ato filmike me të drejta të autorit. Kurse shtëpitë botuese të librave po e pësojnë në masë më të vogël.

“Ne jemi duke u dëmtuar shumë. Ne i bëjmë të gjitha materialet dhe produktet jashtë Kosovës e paguajmë doganën e paguajmë TVSH, kurse në Kosovë ka produksione të cilat nuk janë as të regjistruara askund. Ne vetëm vitin e kaluar kur hyri e drejta e autorit vetëm për një muaj kemi pagua mbi 5000 euro”, tha drejtori i produksionit Eurolindi, Daut Avdimetaj.

Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës thonë se që nga themelimi i Task ­Forcës janë konfiskuar mbi 35 mijë kopje të materialeve të ndryshme pirate. Sipas Valon Kashtanjevës, pirateria është duke shënuar rënie.

“Mund të ju them me siguri të plotë se pirateria është ulur por ne jemi duke bërë plane të tjera por duhet ditur që kjo dukuri është prezentë që nga paslufta dhe është pak problem të çrrënjosim në tërësi por jemi duke punuar me intensitet të shtuar”, tha drejtori i zyrës për të drejtat e autorit ne MKRS, Valon Kashtanjeva.

Kashtanjeva ka bërë të ditur se në muajt në vijim do të ketë aksione më të shpeshtame qëllim të luftimit të piraterisë. Sipas tij, është e vështirë për ta larguar tërësisht atë nga tregu. Pirateria mbetet shqetësuese për autorët të cilët kërkojnë që Task-Forca të jetë më efektive në këtë drejtim. Në kuadër të Task­Forcës janë të përfshira disa institucione përkatëse ku hyjnë edhe Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut.

Më Shumë

Liberalizimi i vizave, Kurti: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka thënë se prejse ka...

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Lajmet e Fundit